{"id":57483,"date":"2020-01-12T17:24:33","date_gmt":"2020-01-12T16:24:33","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=57483"},"modified":"2021-06-25T15:31:50","modified_gmt":"2021-06-25T13:31:50","slug":"kurti-po-u-afruam-edhe-pak-do-te-bejme-marreveshje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-po-u-afruam-edhe-pak-do-te-bejme-marreveshje\/","title":{"rendered":"Kurti: Po u afruam edhe pak do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/kurti.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-57484\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/kurti.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/kurti-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/kurti-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>PRISHTIN\u00cb &#8211; L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, t\u00eb diel\u00ebn ka mbajtur mbledhjen me Qendrat e saja n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i LVV-s\u00eb, Albin Kurti, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka folur p\u00ebr bisedimet me LDK-n\u00eb dhe se sa jan\u00eb gjasat q\u00eb t\u00eb arrihet koalicioni p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje.<\/p>\n<p>Kurti ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se po e pret LDK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb ri t\u00eb VV-s\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se jemi afruar, dhe po u afruam edhe pak, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje. Vullnet e interes kemi, por garancion nuk mund t\u00eb jap sepse nuk varet nga un\u00eb. Jam i gatsh\u00ebm t\u00eb takohemi p\u00ebrdit\u00eb, edhe t\u00eb mbyllemi n\u00eb ndonj\u00eb vend derisa t\u00eb merremi vesh, por k\u00ebt\u00eb mund ta them p\u00ebr veten, jo p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJam i gatsh\u00ebm t\u00eb takohemi p\u00ebrdit\u00eb, edhe t\u00eb mbyllemi n\u00eb ndonj\u00eb vend derisa t\u00eb merremi vesh, por k\u00ebt\u00eb mund ta them p\u00ebr veten, jo p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb e mundshme q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 popullit t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt, t\u00eb dy subjektet tona, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 qytetar\u00ebve, edhe t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e preferojn\u00eb koalicionin LVV-LDK\u201d, ka deklaruar Kurti. <\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb i LVV-s\u00eb n\u00eb Facebook:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar kryetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Qendrave t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj. Po e nis duke adresuar menj\u00ebher\u00eb elefantin n\u00eb dhom\u00eb. Ka shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme politike n\u00eb aktualitetin ton\u00eb, por ato jan\u00eb ve\u00e7se orendit\u00eb e vjetra t\u00eb dhom\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetjen kryesore q\u00eb keni n\u00eb mendje, at\u00eb se kur do t\u00eb krijohet qeveria e re, nuk ka fytyr\u00eb q\u00eb nuk e thot\u00eb dhe nuk ka q\u00ebndrim q\u00eb arrin ta fsheh\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresa e madhe e fitores dhe entuziazmi i tret\u00eb pas \u00e7lirimit dhe shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nuk po rezulton ende me nj\u00eb qeveri t\u00eb re. Prandaj e kuptoj q\u00eb ndjeheni t\u00eb frustruar.<\/p>\n<p> E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ne nuk po presim.<\/p>\n<p> N\u00eb frym\u00ebn e fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 6 tetorit ku VET\u00cbVENDOSJE! kishte premtuar se nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb koalicion me partit\u00eb e PAN-it dhe duke u bazuar n\u00eb fushat\u00ebn e LDK-s\u00eb se ku ata k\u00ebrkonin koalicion vet\u00ebm me VET\u00cbVENDOSJE!-n, un\u00eb kam filluar menj\u00ebher\u00eb jet\u00ebsimin e k\u00ebtyre premtimeve zgjedhore.<\/p>\n<p> Ne kemi filluar kontaktet, komunikimin dhe takimet me 7 tetor me LDK-n\u00eb, vet\u00ebm disa or\u00eb pas shpalljes s\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve preliminare, pa u vonuar dhe pa hezituar q\u00eb shpres\u00ebn dhe fitoren e madhe ta kthejm\u00eb sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb qeverisje, por ajo q\u00eb n\u00eb dukej leht\u00eb e arritshme doli t\u00eb jet\u00eb e mundimshme.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ju tashm\u00eb e dini:<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me rezultatin zgjedhor, ne ofruam gjysm\u00ebn e programit qeveris\u00ebs dhe gjysm\u00ebn e qeveris\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ecim m\u00eb hapa t\u00eb shpejt\u00eb drejt jet\u00ebsimit t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p> Kemi qen\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr publikun si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Negociatat p\u00ebr koalicionin qeveris\u00ebs i kemi mbajtur n\u00eb ambiente publike sikurse zyrat e partive dhe n\u00eb institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb republik\u00ebs, n\u00eb parlament.<\/p>\n<p> Mediat, e p\u00ebrmes tyre qytetar\u00ebt, e kan\u00eb ditur kur ne shkojm\u00eb n\u00eb takim, ku mbahet takimi dhe kur dalim nga takimi. Natyrisht ajo \u00e7ka nuk kemi mundur t\u00eb ofrojm\u00eb \u00ebsht\u00eb transmetim direkt t\u00eb negociatave p\u00ebr koalicionin, kjo pasi do t\u00eb ishte kund\u00ebr-produktive.<\/p>\n<p> Kemi ofruar transparenc\u00eb t\u00eb veprimeve tona p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebr secilin veprim q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb. \u00c7do p\u00ebrpjekje e \u00e7do l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p> Kam theksuar q\u00eb takimet nuk mund t\u00eb jen\u00eb lajm, se vet\u00ebm rezultatet jan\u00eb lajm. Se p\u00ebr pyetjet e vjetra nuk mund t\u00eb kem p\u00ebrgjigje t\u00eb reja, p\u00ebrderisa nuk ka marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p> Kam publikuar emrat e ministrave tan\u00eb, t\u00eb ministrave nga radh\u00ebt e VET\u00cbVENDOSJE!-s q\u00eb publiku ta dij\u00eb e t\u2019i njoh\u00eb paraprakisht.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebsaj transparence, sot \u00e7do qytetar e din se ku jemi dhe \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb, prandaj edhe nuk kam shum\u00eb sekrete p\u00ebr t\u00eb treguar sepse k\u00ebrkesat tona i kemi b\u00ebr\u00eb publike dhe kemi trajtuar k\u00ebrkesat e partnerit n\u00eb negociata me konfidencialitetin e duhur e t\u00eb k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019i ruajm\u00eb nervat. T\u00eb punojm\u00eb e t\u00eb angazhohemi, por me durim. K\u00ebto bisedime nuk jan\u00eb t\u00eb lehta. Edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda na presin bisedimet n\u00eb t\u00eb ardhmen si qeveri me faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kemi mundur e \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb arrijm\u00eb marr\u00ebveshje deri m\u00eb tash. Pasnes\u00ebr b\u00ebhen 100 dit\u00eb prej zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit. Mir\u00ebpo, prej k\u00ebtyre 98 dit\u00ebve, p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb ne kemi biseduar vet\u00ebm pas certifikimit t\u00eb rezultateve. 52 dit\u00eb ne i kemi humbur, duke pritur a po ia kalojn\u00eb pragun nj\u00eb partie ndon\u00ebse e kemi ditur q\u00eb kjo nuk luan fare rol n\u00eb renditjen e subjekteve tona, se kjo nuk mund ta ndryshoj\u00eb fitoren e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!. S\u00eb fundmi, un\u00eb jam ekspozuar dy her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrezikshme: me 26 dhjetor jam ekspozuar para dy milion\u00eb qytetar\u00ebve dhe gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, pa pasur marr\u00ebveshje me LDK-n\u00eb; dhe, mandej n\u00eb takimin te Presidenti s\u00ebrish u detyrova t\u00eb shkoj pa marr\u00ebveshje me LDK-n\u00eb, por s\u00eb paku kisha gjysm\u00ebn e kabinetit tim t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, un\u00eb e di se ajo q\u00eb ju jeni t\u00eb interesuar sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb dini se ku ndodhemi tash dhe \u00e7far\u00eb na pret n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e mbajtur t\u00eb m\u00ebrkuren, t\u00eb dyja pal\u00ebt kemi b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb propozim. Pra, kishte l\u00ebvizje. T\u00eb enjten, ne si L\u00ebvizje VET\u00cbVENDOSJE! kemi b\u00ebr\u00eb edhe dy propozime t\u00eb reja. P\u00ebr propozimin ton\u00eb t\u00eb fundit na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb trajtojn\u00eb n\u00eb organet e tyre, meqen\u00ebse ky propozim ishte risi. Derisa nuk mund t\u00eb flas se cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e tij dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, pasi q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e negociatave, un\u00eb mund t\u00eb flas p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ne nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb pretendojm\u00eb sikur asgj\u00eb nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Gj\u00ebrat kan\u00eb ndodhur, takimet dhe p\u00ebrpjekjet tona kan\u00eb ndodhur, ofertat tona kan\u00eb ndodhur, afatet kushtetuese kan\u00eb ndodhur, seanca konstituive e Kuvendit ka ndodhur. Pra, nuk mund t\u00eb shtiremi se k\u00ebto ngjarje e k\u00ebto afate nuk kan\u00eb ndodhur e nuk i ka par\u00eb i gjith\u00eb populli.<\/p>\n<p>Prandaj tash duhet t\u00eb fokusohemi n\u00eb t\u00eb tashmen dhe \u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb, sepse \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se jemi afruar, dhe po u afruam edhe pak, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje. Vullnet e interes kemi, por garancion nuk mund t\u00eb jap sepse nuk varet nga un\u00eb. Jam i gatsh\u00ebm t\u00eb takohemi p\u00ebrdit\u00eb, edhe t\u00eb mbyllemi n\u00eb ndonj\u00eb vend derisa t\u00eb merremi vesh, por k\u00ebt\u00eb mund ta them p\u00ebr veten, jo p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e mundshme q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 popullit t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt, t\u00eb dy subjektet tona, L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 qytetar\u00ebve, edhe t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e preferojn\u00eb koalicionin LVV-LDK.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb un\u00eb dua ta ritheksoj \u00ebsht\u00eb se qytetar\u00ebt me 6 tetor kan\u00eb votuar p\u00ebr ndryshim, jo p\u00ebr vazhdim\u00ebsi dhe p\u00ebrs\u00ebritje, por p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ne duhet t\u00eb themi, e q\u00eb nuk po e themi sa duhet, \u00ebsht\u00eb se ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr \u00e7ka q\u00ebndrojm\u00eb. Jo vet\u00ebm si lider\u00eb e si udh\u00ebheq\u00ebs por edhe si qytetar\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ne nuk mund t\u00eb kthehemi prapa, se ne nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kompromis me t\u00eb ardhmen dhe se asnj\u00ebher\u00eb nuk lodhemi e nuk do t\u00eb lodhemi duke mbrojtur q\u00ebndrimet dhe parimet tona.<\/p>\n<p>Ndryshimi me 6 tetor nuk ishte thjesht nj\u00eb fitore e nj\u00eb subjekti politik.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen me 7 tetor, qytetar\u00ebt nuk thoshin se ka fituar Albini apo se ka fituar VET\u00cbVENDOSJE!-a, ata thoshin se m\u00eb n\u00eb fund fituam ne, pra fituam NE.<\/p>\n<p>Ne, qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, pa biznese t\u00eb m\u00ebdha, pa daj\u00eb t\u00eb fort\u00eb, pa oligark\u00eb mbrapa, pa media private, pa kontroll t\u00eb shtetit e pa para t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Ne, qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kemi dijen dhe guximin, dinjitetin dhe integritetin, idealet dhe vet\u00ebbesimin por nuk fitonim dot n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kapur.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt e policia mbeten ende t\u00eb kapur nga politika, e politikan\u00ebt ende t\u00eb lidhur me krimin e korrupsionin. Vet\u00ebm tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, u shpall i zhdukur shoku i dhom\u00ebs i Astrit Deharit duke na u rikujtuar se \u00e7far\u00eb sistemi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kemi. Kurse, vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ju b\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrlarje speciale Klanit Pronto n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimet e familjar\u00ebve n\u00eb administrat\u00ebn e shtetit pa dije e pa dinjitet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe sistemin ton\u00eb diplomatik nuk kan\u00eb pushuar, kurdisja e vjedhja nga tender\u00ebt e nga paraja publike nuk ka mbaruar.<\/p>\n<p>Pra, le t\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb momenti ndodhemi. Ky \u00ebsht\u00eb moment historik dhe definues i cili do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se \u00e7far\u00eb republike dhe \u00e7far\u00eb t\u00eb ardhme do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr veten por edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb e brezat q\u00eb vijn\u00eb pas nesh.<\/p>\n<p>Fitorja e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! me 6 tetor \u00ebsht\u00eb fitorja e qytetar\u00ebve ndaj shtetit t\u00eb kapur.<\/p>\n<p>Por ne nuk e marrim fitoren me 6 tetor si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb dhe t\u00eb garantuar. N\u00eb VET\u00cbVENDOSJE!, m\u00eb shum\u00eb se cilindo subjekt tjet\u00ebr, e kuptojm\u00eb se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga drejt fitores dhe drejt ndryshimit.<\/p>\n<p>Prandaj lodhjen nga pritja dhe frustrimin nga vonesat le t\u2019i kthejm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesa, jo p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt\u00eb dhe me \u00e7do kusht, por p\u00ebr marr\u00ebveshjen e drejt\u00eb q\u00eb na duhet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin q\u00eb duam.<\/p>\n<p>Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb marr\u00ebveshje. Por, gjithnj\u00eb p\u00ebrbrenda kornizave t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe ligjit, t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb rendit republikan, t\u00eb vullnetit t\u00eb popullit t\u00eb shprehur n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit 2019.<\/p>\n<p>Ju falemnderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb &#8211; L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, t\u00eb diel\u00ebn ka mbajtur mbledhjen me Qendrat e saja n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb. Kreu i LVV-s\u00eb, Albin Kurti, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka folur p\u00ebr bisedimet me LDK-n\u00eb dhe se sa jan\u00eb gjasat q\u00eb t\u00eb arrihet koalicioni p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje. Kurti ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se po e pret LDK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb propozim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57484,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[3803,877,2183,48,1418,2367],"class_list":["post-57483","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aktuale","tag-albin-kurti","tag-koalicioni","tag-kosove","tag-ldk","tag-levizja-vetevendosje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57483"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57483\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57485,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57483\/revisions\/57485"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57484"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}