{"id":58447,"date":"2020-05-10T21:45:30","date_gmt":"2020-05-10T19:45:30","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=58447"},"modified":"2021-06-25T16:16:40","modified_gmt":"2021-06-25T14:16:40","slug":"dita-e-fitores-ne-beder-dhe-rendesia-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dita-e-fitores-ne-beder-dhe-rendesia-e-saj\/","title":{"rendered":"Dita e fitores n\u00eb Bed\u00ebr dhe r\u00ebnd\u00ebsia e saj!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/beteja-e-bedrit.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-58448\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/beteja-e-bedrit.jpg 899w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/beteja-e-bedrit-300x182.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/beteja-e-bedrit-768x466.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 899px) 100vw, 899px\" \/><\/p>\n<p><strong>Pas shp\u00ebrnguljes s\u00eb Muhammedit a.s. dhe musliman\u00ebve nga Meka n\u00eb Medin\u00eb, n\u00eb vitin 622 pas lindjes s\u00eb Isait a.s. filloi epoka e madhe e formimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb par\u00eb muslimane.<\/strong><\/p>\n<p>Islami kishte dep\u00ebrtuar thell\u00eb n\u00eb ndjenjat e njer\u00ebzve, ai ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pandashme e jet\u00ebs s\u00eb tyre. Musliman\u00ebt, bashk\u00ebsia e par\u00eb islame, plot\u00ebsisht i ishin p\u00ebrkushtuar fes\u00eb islame dhe ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb jetonin vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i jet\u00ebs s\u00eb Ensar\u00ebve dhe Muhaxhir\u00ebve ishte q\u00eb qenien e tyre ta shnd\u00ebrronin n\u00eb qenie islame. T\u00eb gjith\u00eb urdhrat e All-llahut zbatoheshin plot\u00ebsisht dhe pa kund\u00ebrshtim. Edhe njer\u00ebzit, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, plot vese e t\u00eb meta, filluan t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb kah e mira. Krahas pun\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb islame, ata edukonin edhe veten e tyre sipas normave q\u00eb u shpalleshin nga All-llahu xh.sh. Mundoheshin q\u00eb edhe v\u00ebllez\u00ebrit, motrat dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre ti edukonin sipas k\u00ebtyre parimeve.<\/p>\n<p>Feja n\u00eb Nj\u00eb t\u00eb Vetmin Zot, e shpallur bot\u00ebrisht:<\/p>\n<p>\u201cS\u2019ka Zot tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 All-llahut\u201d i p\u00ebrshkonte t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje dhe l\u00ebvizje t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb par\u00eb islame. T\u00eb besuarit n\u00eb Nj\u00eb t\u00eb Vetmin Zot, me t\u00ebr\u00eb qenien, shpirtin dhe vepra, ishte baz\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb musliman\u00ebve.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia islame nuk u gjend vet\u00ebm brenda mureve t\u00eb Medin\u00ebs, ajo nuk u ndal para pluhurit t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs. Si lum\u00eb i cili rritet dhe shtrihet jasht\u00eb shtratit edhe bashk\u00ebsia islame filloi t\u00eb shtrihet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala islame shkonte prej goj\u00ebs n\u00eb goj\u00eb, prej zemr\u00ebs n\u00eb zem\u00ebr, prej shpirtit n\u00eb shpirt. Fjal\u00ebt e dashura dhe t\u00eb k\u00ebrkuara nga \u00e7do njeri: \u201ces selamu alejkum\u201d (paqa dhe shp\u00ebtimi qoft\u00eb me ju) dhe fjal\u00ebt: \u201cv\u00eblla e mot\u00ebr\u201d barteshin n\u00ebp\u00ebrmjet karvan\u00ebve, n\u00ebp\u00ebr oaze dhe \u00e7adrat e shkret\u00ebtir\u00ebs.<\/p>\n<p>Islami njer\u00ebzve u ofroi n\u00eb vend t\u00eb urrejtjes-dashurin\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb-v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb diferencimit klasor-solidaritetin e plot\u00eb, e mbi t\u00eb gjitha Islami ofroi prehjen, shpres\u00ebn, paqen dhe kuptimin e jet\u00ebs. Ishte e qart\u00eb, se k\u00ebto ide s\u2019kishin pengesa, arritjet e tyre s\u2019kishin kufi, ato shtoheshin si tallaz i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kishte filluar t\u00eb vendosej sundimi i All-llahut n\u00eb Tok\u00eb. Ishte formuar bashk\u00ebsia e par\u00eb islame. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjeve, me vullnetin e All-llahut, q\u00ebndronte i d\u00ebrguari i Tij i fundit, njeriu i zakonsh\u00ebm, robi i All-llahut, biri i njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm, Abdullahut dhe Amines s\u00eb ndershme, Muhammedi a.s.<\/p>\n<p>Modest, i qet\u00eb, jo egoist, trim, i patrembur, fisnik, shndriste me fuqin\u00eb e shpirtit e vepr\u00ebs dhe fuqin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Fuqia e Islamit rritej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur dhe t\u00eb pandalshme.<\/p>\n<p>Mushrik\u00ebt(idhujtar\u00ebt) n\u00eb Mek\u00eb brengoseshin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Pronar\u00ebt e skllev\u00ebrve, tiran\u00ebt mendjem\u00ebdhenj, t\u00eb pasurit dhe despot\u00ebt dridheshin p\u00ebrpara madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj ideje, e cila shndriste Medin\u00ebn. Ata \u00e7do dit\u00eb humbnin \u00e7ka. Kishin kuptuar se n\u00ebse nuk rezistonin kund\u00ebr p\u00ebrhapjes s\u00eb Islamit, s\u00eb shpejti musliman\u00ebt do t\u00eb gjendeshin para Mek\u00ebs, e at\u00ebher\u00eb pushteti i tyre do t\u00eb zhdukej s\u00eb bashku me idhujt q\u00eb ata adhuronin. Prandaj, ata kishin vendosur q\u00eb ta pengonin Islamin dhe ta shkat\u00ebrronin bashk\u00ebsin\u00eb e par\u00eb islame.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb mira materiale p\u00ebr marshim ushtarak, ata d\u00ebrguan n\u00eb Siri nj\u00eb karvan t\u00eb madh me n\u00eb krye t\u00eb parin e Mek\u00ebs, Ebu Sufjanin, me p\u00ebrcjelljen e 40-50 t\u00eb armatosurve. Shpresonin n\u00eb fitim t\u00eb madh, i cili do t\u2019ua leht\u00ebsonte fitoren. Lajmet e para mbi karvanin Muhammedi a.s. i mori nga xhaxhai i tij Abasi, q\u00eb kishte mbetur n\u00eb Mek\u00eb dhe s\u2019ishte shp\u00ebrngulur n\u00eb Medine. Ai ishte tregtar dhe bankar i njohur, dhe si i till\u00eb g\u00ebzonte prestigj t\u00eb madh. Shum\u00eb her\u00eb e njoftonte Muhammedin a.s. me shkrim mbi gjendjen e Mek\u00ebs, pas shkuarjes s\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb Medin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe u formua ushtria marshuese islame, e cila num\u00ebronte 314 luft\u00ebtar\u00eb, 70 deve dhe 2 kalor\u00ebs. Arm\u00ebt dhe pajisjet e k\u00ebtij grupi t\u00eb vog\u00ebl ishin shum\u00eb t\u00eb pakta. Mir\u00ebpo entuziazmi p\u00ebr luft\u00eb ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Zemrat e tyre nuk e njihnin frik\u00ebn. Askush nuk donte t\u00eb mungonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtria islame e disiplinuar dhe n\u00eb qet\u00ebsi u nis n\u00eb drejtim t\u00eb Mek\u00ebs, p\u00ebr n\u00eb Bed\u00ebr, q\u00eb t\u2019ia priste rrug\u00ebn karvanit, q\u00eb ishte nisur me shpejt\u00ebsi nga Siria p\u00ebr n\u00eb Mek\u00eb. Ishte muaji Ramazan. Gjat\u00eb dit\u00ebs, dielli digjte shum\u00eb, temperatura ishte shum\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ushtria t\u00eb l\u00ebvizte pa u diktuar, Muhammedi a.s. urdh\u00ebron q\u00eb t\u00eb gjitha zilet q\u00eb i kishin devet\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, t\u00eb hiqen. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, karvani i mushrik\u00ebve me kujdes ecte n\u00eb drejtim t\u00eb Bedrit. Aty zakonisht karvan\u00ebt furnizoheshin me ushqim dhe pushonin. Kjo zon\u00eb pjes\u00ebrisht ishte n\u00ebn ndikimin e musliman\u00ebve dhe Ebu Sufjani i frik\u00ebsuar pyet mbi mund\u00ebsin\u00eb e ecjes s\u00eb m\u00ebtejshme. Karvani l\u00ebvizte dit\u00ebn, kurse nat\u00ebn pushonte. Nj\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt arriti n\u00eb Bed\u00ebr.<\/p>\n<p>Lajmi mbi marshimin e ushtris\u00eb islame n\u00eb Mek\u00eb, shkaktoi panik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb frik\u00ebsoheshin p\u00ebr pasurin\u00eb dhe namin e tyre.<\/p>\n<p>Humbja e karvanit do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb papara p\u00ebr ekzistimin dhe ndikimin e mushrik\u00ebve n\u00eb Mek\u00eb dhe n\u00eb rrethinat e saj, madje dhe n\u00eb rrethin\u00ebn e fiseve arabe. E t\u00ebr\u00eb Mekka ishte ngritur, e alarmuar dhe e frik\u00ebsuar. Tubonin arm\u00ebt, pajisjet\u2026. E gjith\u00eb paria e Mek\u00ebs ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Bed\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Ebu Lehebit t\u00eb cilin e nd\u00ebrroi El As bin Hisham, borxhliu i tij.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb Mekka ishte ngritur kund\u00ebr Islamit. Aradha marshuese num\u00ebronte rreth 950 luft\u00ebtar\u00eb, 700 deve dhe 100 kalor\u00ebs. Krahas k\u00ebsaj kishin pajisje t\u00eb mira, helmeta, k\u00ebmisha prej hekuri dhe arm\u00eb t\u00eb ndryshme. Superioriteti i tyre n\u00eb njer\u00ebz dhe armatime ndaj musliman\u00ebve ishte shum\u00eb m\u00eb i madh. Ishin nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Bedrit, n\u00eb p\u00ebrcjellje t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh karvan\u00ebsh me fishk\u00ebllima dhe k\u00ebng\u00eb q\u00eb k\u00ebndoheshin nga femrat.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e ushtris\u00eb muslimane e kishin informuar Muhammedin a.s. mbi ushtrin\u00eb idhujtare e cila ishte nisur nga Meka p\u00ebr n\u00eb Bed\u00ebr. Musliman\u00ebt ende nuk e dinin numrin e sakt\u00eb t\u00eb armikut, por ishin t\u00eb sigurt\u00eb se ata jan\u00eb shum\u00eb. I D\u00ebrguari i All-llahut, menj\u00ebher\u00eb me pranimin e k\u00ebtij lajmi, fton k\u00ebshillin e as\u2019hab\u00ebve q\u00eb t\u00eb merren vesh se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Ishte shtruat pyetja: A t\u00eb vazhdohej ndjekja e karvanit, duke u t\u00ebrhequr n\u00eb drejtim t\u00eb Medin\u00ebs, apo t\u2019i dilnin n\u00eb prit\u00eb dhe t\u00eb luftonin kund\u00ebr ushtris\u00eb jobesimtare e cila ishte duke ardhur. Vendosm\u00ebrisht u pranua zgjidhja e v\u00ebshtir\u00eb dhe heroike:<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse jemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, do t\u00eb pranojm\u00eb luft\u00eb me mushrik\u00ebt, me ndihm\u00ebn e All-llahut.\u201d<br \/>\nHazreti Ebu Bekri, gjat\u00eb konsultimit n\u00eb t\u00eb folurit e tij i shpreh p\u00ebrkrahjen dhe lojalitetin e tij t\u00eb plot\u00eb Muhammedit a.s. Hazreti Umeri po ashtu, pastaj ngrihet El Mikdadi dhe thot\u00eb: \u201cO i D\u00ebrguari iAll-llahut, shko rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb ka treguar All-llahu. Ne do t\u00eb ecim me ty. Ne s\u2019do t\u00eb themi si\u00e7 i than\u00eb Beni Israil\u00ebt, Musait a.s,: \u2018Shko ti dhe Zoti yt dhe lufto, kurse ne k\u00ebtu qo t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb\u2019, por do t\u00eb themi: Lufto me ndihm\u00ebn e Zotit dhe ne do t\u00eb luftojm\u00eb s\u00eb bashku me ty!\u201d<\/p>\n<p>Muhammedi a.s. me lot n\u00eb sy e fal\u00ebnderon at\u00eb e i drejtohet Ensar\u00ebve:<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb k\u00ebshilloni o njer\u00ebz!\u201d At\u00ebher\u00eb ngitet Sad bin Muadh dhe thot\u00eb: \u201cNe e besojm\u00eb pejgamberin\u00eb t\u00ebnde, t\u00eb shprehim lojalitet, d\u00ebshmojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb na ke sjell\u00eb nga All-llahu xh. sh. Ta kemi dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn dhe t\u00eb kemi premtuar se do t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb dhe do t\u00eb ndjekim \u2026 Shko atje ku d\u00ebshiron dhe ne do t\u00eb jemi me ty. P\u00ebr All-llahun, n\u00ebse k\u00ebrkon q\u00eb ta kalojm\u00eb detin, ne do ta kalojm\u00eb dhe do t\u00eb zhytemi s\u00eb bashku me ty. Asnj\u00ebri s\u2019do t\u00eb mbetet. Ne nuk i frik\u00ebsohemi p\u00ebrleshjes me armikun. Ne kemi p\u00ebrvoj\u00eb dhe jemi fatlum\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Na \u00e7o p\u00ebrpara n\u00eb luft\u00eb me ndihm\u00ebn e All-llahut!\u201d<\/p>\n<p>I D\u00ebrguari i All-llahut i ngaz\u00eblluar, e fal\u00ebnderoi Sadin dhe pastaj iu drejtua t\u00eb tjer\u00ebve: \u201cShkojm\u00eb p\u00ebrpara me trim\u00ebri. All-llahu m\u00eb ka premtuar nj\u00ebr\u00ebn nga t\u00eb dyjat (humbjen e ushtris\u00eb s\u00eb mushrik\u00ebve ose marrjen e karvanit A.S.).\u201d<\/p>\n<p>Ushtria islame pastaj u drejtua nga Xhafrani, n\u00ebp\u00ebrmjet kalimit t\u00eb quajtur Asafir, dhe duke shkuar pran\u00eb vendit El Dabba do t\u00eb ndalej n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bedrit. Aty do t\u00eb priste ardhjen e ushtris\u00eb mushrike.<\/p>\n<p>Dy p\u00ebrgjues musliman\u00eb duke l\u00ebvizur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bedrit, rob\u00ebrojn\u00eb dy uj\u00ebmbart\u00ebs mushrik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pranojn\u00eb se i p\u00ebrkasin ushtris\u00eb s\u00eb Mek\u00ebs. Meq\u00eb nuk e dinin numrin e mushrik\u00ebve, Muhammedi a.s. i pyet se sa deve i thernin n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb. Ata thon\u00eb se numri i tyre sillej rreth 9-10. K\u00ebshtu i d\u00ebrguari i All-llahut kupton se numri i mushrik\u00ebve sillej nd\u00ebrmjet 900-1000. Nga k\u00ebta uj\u00ebmbart\u00ebs kupton se t\u00eb gjitha fiset e Mek\u00ebs ishin ngitur n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr musliman\u00ebve. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe karvani i Ebu Sufjanit ishte larguar nga Bedri, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt\u00eb, ku s\u2019kishte m\u00eb rrezik nga musliman\u00ebt. Ebu Sufjani e lajm\u00ebroi ushtrin\u00eb mushrike se ajo mund t\u00eb t\u00ebrhiqej p\u00ebr n\u00eb Mek\u00eb, sepse karvani s\u2019kishte m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb sugjerim e refuzoi Ebu Xhehli me q\u00ebllim q\u00eb ushtria mushrike t\u00eb q\u00ebndronte tri dit\u00eb ku do t\u00eb festonte me pije dhe k\u00ebng\u00eb shp\u00ebtimin e karvanit. Me q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb Bed\u00ebr d\u00ebshironin t\u00eb tregonin fuqin\u00eb e tyre ushtarake.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ushtria islame me kujdes vazhdonte l\u00ebvizjen, sepse s\u00eb shpejti pritej ballafaqimi, dhe kur arrin te burimi i Bedrit, i d\u00ebrguari i All-llahut, urdh\u00ebron q\u00eb ushtria t\u00eb ndalet. Nj\u00ebri nga muxhahidin\u00ebt musliman\u00eb, El Hubab bin El Mundhir e pyet Muhammedin a.s. p\u00ebr at\u00eb vend, se a e kishte caktuar All-llahu p\u00ebr ushtrin\u00eb apo ishte veprim taktik. E kur Muhammedi a.s. i p\u00ebrgjigjet se s\u2019ishte as nj\u00ebra e as tjetra, El Hubabi propozon q\u00eb t\u00eb shkohet sa m\u00eb af\u00ebr armikut, t\u00eb merren t\u00eb gjitha burimet, t\u00eb mbyllen ato e m\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet \u00e7isterna me uj\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb armiku s\u2019do t\u00eb kishte uj\u00eb, kurse ushtria islame do t\u00eb kishte me boll\u00ebk. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb arrin ushtria mushrike dhe z\u00eb pozicionet p\u00ebrball\u00eb musliman\u00ebve. I ngul\u00ebn \u00e7adrat, filluan t\u00eb thernin deve, t\u00eb pin\u00eb raki, t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb orgji me muzik\u00eb dhe ti bien daulleve. Festonin sikur fitorja t\u00eb ishte e sigurt\u00eb ndaj musliman\u00ebve. S\u2019mund t\u00eb besonin se ky grup i vog\u00ebl musliman\u00ebsh i pap\u00ebrgatitur dhe i armatosur dob\u00ebt mund ti b\u00ebnte ndonj\u00eb d\u00ebm.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs bie nj\u00eb shi i fort\u00eb, i cili e freskoi tok\u00ebn dhe ajrin, edhe luftetar\u00ebt musliman\u00eb t\u00eb rraskapitur nga rruga e gjat\u00eb, u pastruan. P\u00ebr shkak t\u00eb shiut, toka e shkrif\u00ebt u ngjesh dhe u forcua n\u00eb vendin ku q\u00ebndronte ushtria muslimane, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme ua leht\u00ebsoi l\u00ebvizjen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs n\u00eb ushtrin\u00eb muslimane d\u00ebgjohej leximi i Kur\u2019anit. Yjet gradualisht shuheshin. Kishte filluar t\u00eb agoj\u00eb dita e shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (17) e Ramazanit, viti i dyt\u00eb sipas Hixhretit. Ishte dit\u00eb e premte. Dat\u00eb e cila me shkronja t\u00eb ndritura mbeti e sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb islame. Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes musliman\u00ebt e fal\u00ebn namazin e sabahut dhe u p\u00ebrgatit\u00ebn p\u00ebr luft\u00eb. Fjal\u00ebt e Zotit p\u00ebrhapeshin me drit\u00ebn, dhe frym\u00ebzonin zemrat dhe gjokset e musliman\u00ebve. Besimi i thell\u00eb n\u00eb All-llah i trim\u00ebronte muxhahidin\u00ebt, i b\u00ebnte krenar\u00eb dhe fatlum. Ata e dinin se ishin ushtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb islame, t\u00eb cil\u00ebt me gjakun dhe jet\u00ebn e tyre do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb mbrojtjen e islamit. Dielli kishte filluar t\u00eb lind\u00eb dhe t\u00eb ngrihej mbi kod\u00ebr dhe fal\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb musliman\u00ebve dielli ia verbonte syt\u00eb ushtris\u00eb mushrike.<\/p>\n<p>N\u00eb Arabi, at\u00ebher\u00eb ishte tradit\u00eb, q\u00eb para betej\u00ebs t\u00eb dalin n\u00eb dyluftim m\u00eb t\u00eb fort\u00ebt e ushtris\u00eb kund\u00ebrshtare. Nga ushtria myslimane u paraqit\u00ebn tre ensar\u00eb, mir\u00ebpo Utbeja nuk i pranoi duke k\u00ebrkuar tre nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e musliman\u00ebve. At\u00ebher\u00eb i d\u00ebrguari i All-llahut th\u00ebrret:<br \/>\n\u201cDil, ti Ubejde, Hamza dhe Ali!\u201d<\/p>\n<p>Utbeja i pranoi k\u00ebta luft\u00ebtar\u00eb. Ubejdi i cili ishte m\u00eb i moshuar, q\u00ebndroi p\u00ebrball\u00eb Utbes, Hamza p\u00ebrball\u00eb Shuajbit, kurse Aliu p\u00ebrball\u00eb El Velidit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr me shpat\u00eb, Hamza e mbyt Shuajbin, kurse Aliu El Velidin. Ubejde dhe Utbe k\u00ebmbyen goditjet dhe q\u00eb t\u00eb dy u plagosen. At\u00ebher\u00eb Hamza dhe Aliu i drejtojn\u00eb shpatat e tyre nga Utbe duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur. V\u00ebllaun musliman t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb ata t\u00eb dy e bart\u00ebn tek musliman\u00ebt dhe Muhammedi a.s&#8230; K\u00ebmba e tij ishte prer\u00eb dhe rridhte gjak. Ubejdi m\u00eb von\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb duart e muxhahidin\u00ebve.<\/p>\n<p>Para fillimit t\u00eb betej\u00ebs, i d\u00ebrguari i All-llahut i drejton rreshtat e luft\u00ebtar\u00ebve musliman\u00eb dhe i k\u00ebshillon muxhahidin\u00ebt q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe durimtar\u00eb gjat\u00eb betej\u00ebs, t\u00eb mos gjuajn\u00eb me shigjeta derisa t\u00eb mos afrohet armiku, e kur t\u00eb afrohet t\u00eb gjuajn\u00eb me gur\u00eb, pastaj me shtiza dhe m\u00eb pas t\u00eb luftojn\u00eb me shpat\u00eb dhe thika.<\/p>\n<p>\u00c7do luft\u00ebtar musliman patjet\u00ebr duhet t\u00eb tubonte para vetes nj\u00eb grumbull gur\u00ebsh p\u00ebr luft\u00eb. Kjo qe shum\u00eb e q\u00eblluar, sepse musliman\u00ebt n\u00eb fillim ishin n\u00eb mbrojtje, kurse armiku s\u2019mund t\u00eb barte me vete m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb apo dy gur\u00eb. Pastaj u thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cAll-llahu u ka obliguar q\u00eb t\u00eb silleni mir\u00eb me \u00e7do gj\u00eb, e kur duhet t\u00eb mbytni-mbytni n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb (d.m.th. duke mos masakruar).\u201d<\/p>\n<p>S\u2019kishte frik\u00eb&#8230; Para k\u00ebsaj Muhammedi a.s. t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn e kishte kaluar n\u00eb namaz, duke e lutur All-llahun xh.sh. p\u00ebr fitoren e k\u00ebsaj ushtrie t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb musliman\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e mushrik\u00ebve kishte filluar l\u00ebvizja. Ishte ngritur pluhuri, d\u00ebgjohej vring\u00ebllima e arm\u00ebve dhe trokitja e k\u00ebmb\u00ebve, hing\u00ebllima e deveve dhe e kuajve. Radh\u00ebt e mushrik\u00ebve afroheshin. <\/p>\n<p>Muri musliman i muxhahidin\u00ebve q\u00ebndronte. Muhammedi a.s. lutje me z\u00eb:<br \/>\n\u201cO All-llah, ja Kurejshit\u00ebt kah vijn\u00eb me mburrje dhe mendjemadh\u00ebsi. Ata t\u00eb mohojn\u00eb Ty dhe m\u00eb quajn\u00eb mua- t\u00eb d\u00ebrguarin T\u00ebnd, g\u00ebnjeshtar. M\u00eb dhuro ndihm\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn ma ke premtuar. Shkat\u00ebrroi ata n\u00eb ket\u00eb m\u00ebngjes.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb zbritur n\u00eb suren El Enfal:<br \/>\n\u201cKur k\u00ebrkonit ndihm\u00eb nga Zoti juaj, ai u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u2018Do t\u2019iu d\u00ebrgoj n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb mij\u00eb engj\u00ebjt q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit.\u201c (El Enfal, 9)<\/p>\n<p>Shigjetat e para kishin filluar t\u00eb binin mbi radh\u00ebt e musliman\u00ebve. Musliman\u00ebt u p\u00ebrgjigjeshin&#8230; Muslimani i par\u00eb q\u00eb ra n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb \u00ebsht\u00eb Mihxha ish skllav i liruar nga Omeri r.a., i q\u00eblluar nga nj\u00eb shigjet\u00eb.<\/p>\n<p>Muhammedi a.s. doli p\u00ebrpara muxhahidin\u00ebve dhe thirri, q\u00eb ta d\u00ebgjonin t\u00eb gjith\u00eb:<br \/>\n\u201cPasha All-llahun, n\u00eb duart e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb shpirti i Muhammedit, asnj\u00eb njeri s\u2019do t\u00eb mbytet sot n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr mushrik\u00ebve, n\u00ebse lufton me trim\u00ebri, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb duke mos ia kthyer shpin\u00ebn armikut, e All-llahu t\u00eb mos e fus n\u00eb xhenet!\u201d<\/p>\n<p>Musliman\u00ebt i p\u00ebrmbaheshin udh\u00ebzimeve t\u00eb Muhammedit a.s. Shpatat shndrisnin, shigjetat thyheshin, d\u00ebgjohej hing\u00ebllima e kuajve dhe deveve, gj\u00ebmimi p\u00ebr t\u00eb plagosurit dhe t\u00eb vdekurit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr q\u00ebndronin kush\u00ebrir\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm. Musab bin Umer e kishte v\u00ebllaun- Azisin n\u00eb an\u00ebn e mushrik\u00ebve, i biri i Ebu Bekrit, gjithashtu ishte n\u00eb an\u00ebn e armikut&#8230;<\/p>\n<p>Shpresa shoq\u00ebrohej me jehon\u00ebn e thirrjes islame:<br \/>\n\u201cAll-llahu Ekber\u201d, \u201cAll-llahu Ekber\u201d.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Muhammedit a.s. n\u00ebp\u00ebrmjet rr\u00ebmuj\u00ebs dhe vring\u00ebllim\u00ebs d\u00ebgjohej: \u201cP\u00ebrpara! Hidhuni p\u00ebrpara kund\u00ebr armikut t\u00eb fes\u00eb suaj.\u201d<\/p>\n<p>Si stuhi v\u00ebrsuleshin muxhahid\u00ebt n\u00eb drejtim t\u00eb armikut. Luftonin si luan\u00eb, sikur t\u00eb kishin krah\u00eb, nj\u00eb fuqi e pap\u00ebrmbajtur i shtynte ata. Sulmi i muxhahidin\u00ebve ishte i pap\u00ebrmbajtur. Thyenin \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrpara vetes, hapnin rrug\u00ebn e mposhtin. Dushman\u00ebt binin sikurse bari nga kositja p\u00ebrpara shpatave t\u00eb musliman\u00ebve, kurse flamuri n\u00eb duart e Musab bin Umerit n\u00eb mesin e atij zjarri val\u00ebvitej duke paralajm\u00ebruar fitoren e af\u00ebrt&#8230;<\/p>\n<p>Ebu Xhehli me djemt\u00eb e tij n\u00eb deve shpejton nga vendi ku ishte i d\u00ebrguari i All-llahut. Me t\u00eb hyn n\u00eb luft\u00eb Afv bin Abdurrahman dhe e plagos at\u00eb. Aty q\u00ebllon edhe Sad bin Muadhi i cili sulet mbi Ebu Xhehlin, mir\u00ebpo ai e q\u00ebllon me shpat\u00eb aq fort sa q\u00eb Sadit ia pret nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb. I v\u00ebllai i shkon n\u00eb ndihm\u00eb Sadit. Sadi me shpat\u00ebn n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb vazhdonte luft\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb moment shkatht\u00ebsish i afrohet Ebu Xhehlit dhe ia fut shpat\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr. Armiku i madh i t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb All-llahut bie i vdekur p\u00ebrdhe. Si furtun\u00eb u p\u00ebrhap lajmi midis dy ushtrive. Musliman\u00ebt v\u00ebrsuleshin edhe m\u00eb fort, m\u00eb fuqish\u00ebm, saq\u00eb asgj\u00eb e k\u00ebsaj bote s\u2019mund ti ndalte.<\/p>\n<p>Mushrik\u00ebt i hidhnin arm\u00ebt dhe ikin t\u00ebr\u00eb frik\u00eb e panik. Thirrjet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cAll-llahu Ekber\u201d ia futnin frik\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, gjaku u ishte ngrir\u00eb n\u00eb vena.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn e luft\u00ebs, Abdullah bin Mesudi e gjen trupin e Ebu Xhehlit. Kur Muhammedi a.s. e pa trupin e vdekur t\u00eb Ebu Xhehlit, me gjak e pluhur, atij dushmani t\u00eb madh, i tronditur nga pamja tha:<\/p>\n<p>\u201cFal\u00ebnderuar qoft\u00eb All-llahu! Ky njeri ishte mallkim i popullit tim!\u201d<br \/>\nMushrik\u00ebt rezistuan edhe pak dhe s\u00eb shpejti edhe kjo rezistenc\u00eb u mposht.<br \/>\nN\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs ran\u00eb 14 shehid\u00eb, q\u00eb me luft\u00ebn dhe dh\u00ebnien e jet\u00ebs s\u00eb tyre i penguan mushrik\u00ebt tiran\u00eb, q\u00eb t\u00eb zhduknin shtetin islam-shtetin n\u00eb t\u00eb cilin ishte vendosur pushteti i All-llahut n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebshira e All-llahut qoft\u00eb mbi shpirtin e k\u00ebtyre trimave shehid\u00eb islam\u00eb. All-llahu le ti shp\u00ebrblej\u00eb me xhennete. P\u00ebr ta n\u00eb Kur\u2019anin fisnik \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cKurrsesi mos i llogarit t\u00eb vdekur ata, q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e All-llahut! Jo, ata jan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb te Zoti i tyre dhe t\u00eb furnizuar. T\u00eb g\u00ebzuar p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka u ka dh\u00ebn\u00eb All-llahu nga mir\u00ebsia e vet dhe g\u00ebzohen p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ka aspak frik\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb pik\u00eblohen.\u201d (Ali Imran: 170)<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs ran\u00eb 70 mushrik\u00eb dhe 70 t\u00eb tjer\u00eb u zun\u00eb rob. T\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb \u00e7oroditur ik\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Mek\u00eb.<\/p>\n<p>Ebu Sufjani arriti q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb karvanin e tij. Muhammedi a.s. me muxhahidin\u00ebt ua falin namazin shehid\u00ebve e pastaj i varrosi ata.<\/p>\n<p>Gjithashtu edhe kufomat e armikut i varrosen. N\u00eb varret e tyre i d\u00ebrguari i All-llahut pyet\u201d<br \/>\n\u201cO Utbe, o Shuajb, o Umejje, o Ebu Xhehel, (duke i em\u00ebruar me radh\u00eb)- a d\u00ebshmoni tani se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb shpalli All-llahu?\u201d<\/p>\n<p>E kur e pyet\u00ebn musliman\u00ebt, se si i flet t\u00eb vdekurve, ai u p\u00ebrgjigj:<br \/>\n\u201cJu s\u2019m\u00eb d\u00ebgjoni m\u00eb mir\u00eb se ata, ve\u00e7se ata s\u2019mund t\u00eb flasin.\u201d<\/p>\n<p>Muhammedi a.s. urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb veprohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb humane me t\u00eb z\u00ebn\u00ebt rob, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb plagosurve pa marr\u00eb parasysh a jan\u00eb musliman\u00eb apo mushrik\u00eb t\u2019iu afrohet ndihma e plot\u00eb. Harroi tortur\u00ebn dhe hakmarrjen. T\u00eb gjitha pla\u00e7kat e luft\u00ebs u grumbulluan n\u00eb nj\u00eb vend, nj\u00eb e pesta e saj u caktuan p\u00ebr q\u00ebllime bamir\u00ebsie, kurse pjesa e tjet\u00ebr barabart\u00eb iu nda luft\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Fitorja n\u00eb Bed\u00ebr ia hapi gjer\u00ebsisht dyert daljes s\u00eb m\u00ebtejme n\u00eb sken\u00eb t\u00eb islamit. R\u00ebnd\u00ebsia e saj q\u00ebndronte n\u00eb at\u00eb sepse ajo ishte fitorja e par\u00eb e ushtris\u00eb islame, me \u00e7ka iu pengua marshimi forcave t\u00eb err\u00ebta dhe u shp\u00ebtua shteti islam.<\/p>\n<p>Bedri nuk simbolizon vet\u00ebm fitoren e ushtris\u00eb s\u00eb armatosur muslimane, mbi t\u00eb gjitha ai simbolizon fitoren e zemr\u00ebs, bindjes, fuqis\u00eb s\u00eb shpirtit, fitoren e fes\u00eb n\u00eb Nj\u00eb Zot t\u00eb Vet\u00ebm, ndaj idhujtar\u00ebve, sistemit tiran dhe skllavopronar\u00ebve mendjem\u00ebdhenj. Heronjt\u00eb n\u00eb Bed\u00ebr shp\u00ebtuan Islamin me gjakun, jet\u00ebn dhe sakrific\u00ebn e tyre. Ata hap\u00ebn nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Vepr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb madhe, besimit t\u00eb tyre t\u00eb pamas\u00eb n\u00eb Nj\u00eb Zot t\u00eb vet\u00ebm, shpirtrave t\u00eb tyre fisnik\u00eb u jan\u00eb drejtuar mendimet dhe fjal\u00ebt m\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb musliman\u00ebve, nga dita e fitores, e deri m\u00eb sot, madje deri sa t\u00eb jet\u00eb kjo bot\u00eb. P\u00ebr shpirtrat e tyre, e lusim All-llahun xh.xh. p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb dhe xhenet.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthim: Ajni Sinani<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas shp\u00ebrnguljes s\u00eb Muhammedit a.s. dhe musliman\u00ebve nga Meka n\u00eb Medin\u00eb, n\u00eb vitin 622 pas lindjes s\u00eb Isait a.s. filloi epoka e madhe e formimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb par\u00eb muslimane. Islami kishte dep\u00ebrtuar thell\u00eb n\u00eb ndjenjat e njer\u00ebzve, ai ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pandashme e jet\u00ebs s\u00eb tyre. Musliman\u00ebt, bashk\u00ebsia e par\u00eb islame, plot\u00ebsisht i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58448,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[3803,3137,1035,1978],"class_list":["post-58447","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-aktuale","tag-beteja-e-bedrit","tag-muslimanet","tag-ramazani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58447"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58447\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58449,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58447\/revisions\/58449"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58448"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}