{"id":5848,"date":"2014-03-12T17:38:48","date_gmt":"2014-03-12T16:38:48","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=5848"},"modified":"2021-01-18T11:19:59","modified_gmt":"2021-01-18T10:19:59","slug":"nishani-bllokon-dy-dokumente-te-ushtrise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nishani-bllokon-dy-dokumente-te-ushtrise\/","title":{"rendered":"Nishani bllokon dy dokumente t\u00eb ushtris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/keshilliisigurise12mars2014lsa.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-62811\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/keshilliisigurise12mars2014lsa.jpg 700w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/keshilliisigurise12mars2014lsa-300x155.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb, 12 mars &#8211; \u201cLufta e ftoht\u00eb\u201d mes presidentit dhe qeveris\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe ushtrin\u00eb. U duk sikur gjith\u00e7ka shkoi e qet\u00eb dje, n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (KSK), por ja se \u00e7far\u00eb po ndodh.<\/strong> <\/p>\n<p>Surpriza \u201cBasha\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje me dyer t\u00eb mbyllura nuk ishte e vetmja. Nishani, ashtu si\u00e7 ka vepruar edhe me ambasador\u00ebt, ka bllokuar duke mos i firmosur, dokumentet strategjike t\u00eb hartuara nga Ministria e Mbrojtjes, pa t\u00eb cilat nuk ka vler\u00eb Strategjia e Mbrojtjes. <\/p>\n<p>Nishani njeh vet\u00ebm shkresat e Berish\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p> Para dy vjet\u00ebsh gazeta \u201cShekulli\u201d denoncoi aferat korruptive dhe interesat private q\u00eb fshihte Plani i ri i P\u00ebrhapjes i Forcave t\u00eb Armatosura (FA) dhe Struktura e re e FA. Synoheshin tjet\u00ebrsimi i pronave dhe bazave ushtarake dhe realizimi i interesave personale t\u00eb ishministrit t\u00eb Mbrojtjes, Arben Imamit dhe t\u00eb disa gjeneral\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion edhe nga raportet e Ambasad\u00ebs Amerikane t\u00eb publikuara nga \u201cWikileaks\u201d. Plani i P\u00ebrhapjes nuk   u miratua edhe nga nj\u00eb pjes\u00eb e ushtarak\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt Imami m\u00eb pas i liroi. Ish- Presidenti Topi i ka firmosur k\u00ebto akte, megjith\u00ebse nuk kaluan rrug\u00ebn ligjore t\u00eb miratimit sipas hierarkive. N\u00eb k\u00ebto kushte, por edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Rishikimit t\u00eb Strategjis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes (hartuar m\u00eb 2013 nga qeveria \u201cBerisha\u201d me insistimin e NATO-s), u rib\u00ebn\u00eb k\u00ebto dy dokumente.<\/p>\n<p> Por, Presidenti Nishani, duket se njeh vet\u00ebm shkresat e Berish\u00ebs. Ai i mban n\u00eb sirtar dhe nuk i firmos dy dokumentet e d\u00ebrguara nga ministrja Kodheli. \u201cFakti q\u00eb ne kemi \u00e7uar pran\u00eb presidentit Struktur\u00ebn e FA dhe Planin e P\u00ebrhapjes ose planin e vendosjes s\u00eb FA dhe prej m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb muaj nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje, megjith\u00ebse jemi rikthyer disa her\u00eb k\u00ebrkesave edhe t\u00eb panevojshme teknike nga institucioni i presidentit, na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besojm\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e cila k\u00ebrkon t\u00eb pengohet nga presidenca, i cili n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm miratues i asaj \u00e7ka Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministri propozojn\u00eb pran\u00eb institucionit t\u00eb Presidentit\u201d, k\u00ebshtu shprehet Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pas   mbledhjes s\u00eb KSK-s\u00eb. Duket se plani i ri i p\u00ebrhapjes prish planet turistike p\u00ebr privatizimin e baz\u00ebs s\u00eb Bishtpall\u00ebs dhe pikave t\u00eb tjera strategjike t\u00eb bregdetit, nga njer\u00ebzit e Berish\u00ebs dhe t\u00eb Imamit, prandaj presidenti ndodhet n\u00eb llogoren e tij bllokuese. <\/p>\n<p>Strategjia e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (SSK)<\/p>\n<p> Presidenti Nishani n\u00eb fjalimin e tij u mundua ta paraqiste gjith\u00e7ka si nj\u00eb vazhdim t\u00eb asaj q\u00eb kryer kryeministri Berisha. N\u00eb fakt, kjo ishte nj\u00eb iniciativ\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb majt\u00eb. M\u00eb 2 dhjetor Kryeministri Edi Rama urdh\u00ebroi ngritjen e grupit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb re komb\u00ebtare, kurse Presidenti i Republik\u00ebs, Bujar Nishani, dje ka mbledhur K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare. Duke shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsir\u00ebn ligjore, ai ka vendosur n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me Ram\u00ebn edhe kreun e PD-s\u00eb. \u201cN\u00eb funksion t\u00eb zgjerimit t\u00eb audienc\u00ebs tradicionale kam ftuar kryetarin e opozit\u00ebs, zotin Lulzim Basha. E fal\u00ebnderoj me k\u00ebt\u00eb rast Bash\u00ebn dhe i them se e mir\u00ebpres kontributin e tij n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare&#8221;, tha Nishani. Kjo iniciativ\u00eb vjen pas dhjet\u00eb vjet\u00ebsh, kur u hartua dokumenti strategjik nga Qeveria \u201cNano\u201d. SSK-ja do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb: &#8220;Mir\u00ebfunksionimin e Forcave t\u00eb Armatosura, ruajtjen e Rendit, Sh\u00ebrbimit Informativ, masat p\u00ebr ruajtjen nga terrorizmi, luft\u00ebn kund\u00ebr trafiqeve t\u00eb paligjshme dhe krimit t\u00eb organizuar, ruajtjen e kufijve t\u00eb vendit, paprekshm\u00ebrin\u00eb tok\u00ebsore   dhe komb\u00ebtare, kujdesin p\u00ebr ekonomin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si dhe kujdesin p\u00ebr ruajtjen e burimeve energjetike, bizneseve strategjike, monedh\u00ebn, sh\u00ebndetin e shtetasve&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb, 12 mars &#8211; \u201cLufta e ftoht\u00eb\u201d mes presidentit dhe qeveris\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe ushtrin\u00eb. U duk sikur gjith\u00e7ka shkoi e qet\u00eb dje, n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (KSK), por ja se \u00e7far\u00eb po ndodh. Surpriza \u201cBasha\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje me dyer t\u00eb mbyllura nuk ishte e vetmja. Nishani, ashtu si\u00e7 ka vepruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62811,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5848","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5848"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5848\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62812,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5848\/revisions\/62812"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}