{"id":5863,"date":"2014-03-13T16:43:59","date_gmt":"2014-03-13T15:43:59","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=5863"},"modified":"2021-01-18T11:16:27","modified_gmt":"2021-01-18T10:16:27","slug":"hasi-te-besojme-te-kualifikimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/hasi-te-besojme-te-kualifikimi\/","title":{"rendered":"Hasi: T\u00eb besojm\u00eb te kualifikimi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Hasi.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-62799\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Hasi.jpg 800w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Hasi-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Hasi-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/p>\n<p><strong>Ish-numri 6: N\u00eb Shqip\u00ebri kushdo qoft\u00eb kund\u00ebrshtari mund ta mposhtim, kurse jasht\u00eb kemi shembullin e Portugalis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb marrim pik\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kapiteni i komb\u00ebtares shqiptare, Besnik Hasi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar trajner i skuadr\u00ebs m\u00eb t\u00eb suksesshme belge, Anderleht. Ai k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e morri pas shkarkimit t\u00eb ish-trajnerit De Brum t\u00eb cilit i munguan rezultatet. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201cGazet\u00ebn e Sportit\u201d, Hasi tregon m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr em\u00ebrimin e tij duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk ishte e befasishme, pasi skuadr\u00ebs i mungoj\u00eb vazhdim\u00ebsia n\u00eb kampionat. Ish-mesfushori u shpreh se Anderlehti ka nevoj\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb mentalitetin e fituesit dhe lojtar\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb pesh\u00ebn e fanell\u00ebs q\u00eb ka 32 her\u00eb kampioni i Belgjik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai nuk l\u00eb pa komentuar edhe shortin p\u00ebr eliminatoret e Evropianit t\u00eb Franc\u00ebs, ku Shqip\u00ebria b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb grupin I. 42-vje\u00e7ari thot\u00eb se komb\u00ebtarja ka pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por mendon se duhet t\u00eb besohet n\u00eb kualifikim. P\u00ebr pun\u00ebn e trajnerit De Biazi, Hasi ka vet\u00ebm fjal\u00eb t\u00eb mira. Sipas tij, italiani ka rritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb baz\u00ebn e skuadr\u00ebs p\u00ebr vitet n\u00eb vazhdim q\u00eb ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pas largimit t\u00eb disa nga senator\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjakovari mendon se trajneri aktual i Shqip\u00ebris\u00eb ka mbledhur af\u00ebr ekipit lojtar\u00eb cil\u00ebsor\u00eb, sidomos n\u00eb repartin e mesfush\u00ebs. Ish-numri 6 i komb\u00ebtares ka komentuar edhe debatet Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb dhe faktin n\u00ebse lojtar\u00ebt m\u00eb origjin\u00eb nga Kosova duhet t\u00eb braktisin Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai mendon se zyrtaret e federatave duhet t\u00eb ulen dhe t\u00eb bisedojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dy skuadrat t\u00eb mos d\u00ebmtohen, nd\u00ebrsa ka pasur edhe nj\u00eb mesazh p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb sulmuan Lorikun pas deklaratave t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb komb\u00ebtare duke ju th\u00ebn\u00eb ta l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>Si e prit\u00ebt em\u00ebrimin tuaj si trajner?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Me th\u00ebn\u00eb drejt\u00ebn nuk ishte di\u00e7ka q\u00eb nuk e prisja. Skuadra pati nj\u00eb periudh\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb ku na munguan rezultatet dhe shkarkimi i De Brum ishte \u00e7\u00ebshtje dit\u00ebsh. Un\u00eb nuk do doja ta merrja n\u00eb drejtim skuadr\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, pasi do preferoja para fillimit t\u00eb kampionatit, por n\u00eb momentin kur mu propozua ky post at\u00ebher\u00eb nuk mund ta refuzoja. Klubi vendosi p\u00ebr mua duke pasur parasysh edhe faktin q\u00eb jam vite k\u00ebtu dhe njoh shum\u00eb mir\u00eb lojtar\u00ebt dhe ambientin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb objektivat tuaj me Anderlehtin?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Fillimisht skuadra ka nevoj\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb vet\u00ebbesimin dhe mentalitetin e fituesit. Djemt\u00eb duhet ta din\u00eb q\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb madhe, fanella e s\u00eb cil\u00ebs peshon shum\u00eb. Ne nuk kemi pasur vazhdim\u00ebsi n\u00eb rezultate dhe synoj q\u00eb t\u00eb rikthej ekipin n\u00eb rrug\u00ebn e fitoreve. Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kujdes sepse skuadrat q\u00eb kemi pas jan\u00eb shum\u00eb af\u00ebr me pik\u00eb dhe nuk tolerohen gabimet. N\u00eb k\u00ebto jav\u00eb t\u00eb mbetura duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb maksimumin.<\/p>\n<p>Ju jeni n\u00eb vendin e tret\u00eb aktualisht, mendoni se mund t\u00eb arrini Championsin?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Nuk e di n\u00ebse do arrijm\u00eb apo jo, por, si\u00e7 e thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, skuadra ka nevoj\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb besimin n\u00eb vetvete dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion n\u00eb klasifikim nga skuadrat q\u00eb kemi mbrapa. Anderlehti meriton t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shkak se ka historin\u00eb. Do t\u00eb shohim n\u00eb vazhdim n\u00ebse do ia dalim apo jo.<\/p>\n<p>Flasim pak p\u00ebr komb\u00ebtaren. Besoj e keni ndjekur shortin e EURO 2016, sa mendoni se kemi shanse p\u00ebr kualifikim?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Me th\u00ebn\u00eb sinqerisht, kur kuptova q\u00eb UEFA kishte ndryshuar rregullat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Evropian duke rritur numrin e skuadrave pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb plus tet\u00eb, jam g\u00ebzuar sepse mendova q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb arrinte kualifikimin, por kur pash\u00eb shortin prap\u00eb u b\u00ebra pesimist. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet v\u00ebshtir\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb, por asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur. Duhet ta dim\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kushdo qoft\u00eb kund\u00ebrshtari, ne mund t\u00eb fitojm\u00eb pasi kemi edhe p\u00ebrkrahjen shum\u00eb t\u00eb madhe. Kemi treguar se mund t\u00eb marrim pik\u00eb edhe jasht\u00eb fush\u00ebs son\u00eb p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Portugalia dhe mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim historin\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoni q\u00eb kualifikimi \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr apo objektiv?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Do t\u00eb thosha q\u00eb ta kemi objektiv dhe ta \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Ne duhet t\u00eb besojm\u00eb tek skuadra dhe tek kualifikimi sepse kjo \u00ebsht\u00eb primare. Skuadra ka lojtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe kas pasur rezultate, por lojtar\u00ebt duhet t\u00eb karikohen n\u00eb mas\u00ebn e duhur dhe t\u00eb mos ngat\u00ebrrojm\u00eb me pasionin, sepse pasioni i madh mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb d\u00ebshtim. Duhet t\u00eb luajm\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb fush\u00eb dhe t\u00eb mos krijojm\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha sepse edhe zhg\u00ebnjimi m\u00eb pas mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Si e shihni komb\u00ebtaren e De Biazit, tashm\u00eb kur italiani ka l\u00ebn\u00eb dy vite pun\u00eb n\u00eb bankin\u00ebn kuqezi?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: De Biazi ka b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mendoj se ai erdhi n\u00eb momentin e duhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga komb\u00ebtarja at\u00ebher\u00eb u larguan disa nga lojtar\u00ebt kryesor\u00eb si Skela e Lala, dhe ai nisi pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur pasardh\u00ebsit e tyre. Un\u00eb kam par\u00eb ndeshjen e fundit me Malt\u00ebn dhe m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer shum\u00eb. De Biazi ka grumbulluar af\u00ebr vetes disa individ\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb shum\u00eb komb\u00ebtaren n\u00eb t\u00eb ardhmen, me pak fjal\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb krijuar baza e skuadr\u00ebs. N\u00ebse shihni edhe eliminatoret p\u00ebr Bot\u00ebrorin e k\u00ebtij viti at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria ka pasur paraqitje t\u00eb mira, p\u00ebrjashtim kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm tre ndeshjet e fundit ku na munguan dhe rezultatet.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt lojtar\u00eb mendoni se duhet udh\u00ebheqin Shqip\u00ebrin\u00eb drejt EURO 2016?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Padyshim se kapiteni Lorik Cana. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu i duhur p\u00ebr t\u00eb prir\u00eb komb\u00ebtaren sepse ka shpirtin luftarak dhe cil\u00ebsit\u00eb e duhura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Deri m\u00eb tani e kemi par\u00eb se \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren sepse luan me zem\u00ebr. M\u00eb ka p\u00eblqyer edhe Migjen Basha kund\u00ebr Malt\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qet\u00eb n\u00eb fush\u00eb, si\u00e7 m\u00eb kan\u00eb befasuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb edhe partner\u00ebt e tij n\u00eb mesfush\u00eb, Ka\u00e7e dhe Rama. P\u00ebrgjith\u00ebsisht reparti i mesfush\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel, pasi historikisht k\u00ebtu kemi qen\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, nuk e diskutoj se t\u00eb gjith\u00eb lojtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por kur mesfusha \u00ebsht\u00eb mir\u00eb at\u00ebher\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb siguri n\u00eb skuad\u00ebr. Mendoj se edhe mbrojtja \u00ebsht\u00eb solide dhe e q\u00ebndrueshme. Ekipi \u00ebsht\u00eb rinuar dhe ka m\u00eb tep\u00ebr cil\u00ebsi, na nevojiten disa lojtar\u00eb edhe p\u00ebr repartin e sulmit dhe kompletohemi.<\/p>\n<p>Kur jemi tek Loriku, ai u kryq\u00ebzua nga mediet kosovare p\u00ebr disa deklarata t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb komb\u00ebtare, si i keni par\u00eb ju k\u00ebto debate?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Un\u00eb them q\u00eb Lorikun duhet ta l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Ne jemi nj\u00eb dhe duhet ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. E mira ishte t\u00eb kishim nj\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vetme, por rrethanat e krijuara tashm\u00eb n\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi dy skuadra. Secili lojtar\u00eb \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjen e tij se p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb, por kjo nuk duhet q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur kam luajtur un\u00eb nuk kemi pasur debate t\u00eb tilla dhe jemi fokusuar vet\u00ebm tek loja, prandaj do ishte mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrfundonin sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb mos krijohet ndonj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e panevojshme.<\/p>\n<p>Kush mendoni se \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<\/p>\n<p>Besnik Hasi: Zgjidhjen e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb dy federatat, ajo e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e Kosov\u00ebs. Ata duhet t\u00eb ulen dhe t\u00eb bisedojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rregullohen gj\u00ebrat. E thash\u00eb q\u00eb lojtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb vendosin p\u00ebr fatin e tyre, por nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime t\u00eb cilat do t\u00eb d\u00ebmtonin nj\u00ebr\u00ebn ose tjetr\u00ebn skuad\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-numri 6: N\u00eb Shqip\u00ebri kushdo qoft\u00eb kund\u00ebrshtari mund ta mposhtim, kurse jasht\u00eb kemi shembullin e Portugalis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb marrim pik\u00eb. Ish-kapiteni i komb\u00ebtares shqiptare, Besnik Hasi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar trajner i skuadr\u00ebs m\u00eb t\u00eb suksesshme belge, Anderleht. Ai k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e morri pas shkarkimit t\u00eb ish-trajnerit De Brum t\u00eb cilit i munguan rezultatet. N\u00eb intervist\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62799,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18,7],"tags":[1893],"class_list":["post-5863","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","category-sport","tag-besnik-hasi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5863"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5863\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62800,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5863\/revisions\/62800"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}