{"id":60677,"date":"2020-09-10T15:02:19","date_gmt":"2020-09-10T13:02:19","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=60677"},"modified":"2021-06-25T16:16:34","modified_gmt":"2021-06-25T14:16:34","slug":"lugina-e-diellit-apo-kolonia-serbe-e-ndertuar-pa-leje-se-shpejti-e-banueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/lugina-e-diellit-apo-kolonia-serbe-e-ndertuar-pa-leje-se-shpejti-e-banueshme\/","title":{"rendered":"\u201cLugina e Diellit\u201d apo &#8220;Kolonia serbe&#8221; e nd\u00ebrtuar pa leje, s\u00eb shpejti e banueshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/zvecan-kolonizimi.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-60678\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/zvecan-kolonizimi.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/zvecan-kolonizimi-600x338.jpg 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/zvecan-kolonizimi-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/zvecan-kolonizimi-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>ZVE\u00c7AN &#8211; N\u00eb Zve\u00e7an, komun\u00eb kjo e banuar me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 15 hektar\u00ebsh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe jan\u00eb duke e p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimin e 300 nj\u00ebsive banesore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vendbanimit \u201cLugina e Diellit\u201d. K\u00ebto nj\u00ebsi banesore jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr personat e zhvendosur nga Kosova, t\u00eb komunitetit serb. Lidhur me nd\u00ebrtimin e vendbanimit, q\u00eb kap vler\u00ebn e rreth 14 milion\u00eb eurove, pak kush pranon q\u00eb t\u00eb flas\u00eb ose di t\u00eb flas\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Prishtina zyrtare thot\u00eb q\u00eb nuk ka prova q\u00eb ky vendbanim ka marr\u00eb lejet e nevojshme nga qeveria lokale.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e kthimit t\u00eb personave t\u00eb zhvendosur pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999, \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e bisedimeve n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, n\u00eb takimin e 7 shtatorit, jan\u00eb pajtuar, por nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura detajet.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb UNHCR-s\u00eb, t\u00eb vitit 2016, besohet q\u00eb t\u00eb zhvendosur jasht\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb rreth 107 mij\u00eb njer\u00ebz, prej t\u00eb cil\u00ebve 88 mij\u00eb n\u00eb Serbi, m\u00eb shum\u00eb se 1.400 n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe mbi 600 persona n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Liljana Periq nga Fush\u00eb Kosova, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00eb nga viti 1999, bashk\u00eb me familjen e saj jeton si person i zhvendosur n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, komun\u00eb kjo e banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb ajo thekson q\u00eb banesa e saj n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e uzurpuar. Ajo shton q\u00eb u \u00ebsht\u00eb drejtuar gati se t\u00eb gjitha institucioneve kompetente, p\u00ebr ta ndihmuar lidhur me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb banimit. Por, si\u00e7 thot\u00eb ajo, deri m\u00eb tash askush nuk ka dashur t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb problemet e saj.<\/p>\n<p>Periq, gjithashtu, tregon q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Komisariatit p\u00ebr refugjat\u00eb dhe migrim t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organeve t\u00eb p\u00ebrkohshme komunale t\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit t\u00eb Serbis\u00eb dhe q\u00eb nga autoritetet e Kosov\u00ebs konsiderohen si institucione paralele, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb i kan\u00eb vizituar personat e zhvendosur n\u00eb qendr\u00ebn kolektive n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb. Kjo vizit\u00eb, sipas saj, ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb regjistruar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb banimit q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vendbanimit p\u00ebr t\u00eb kthyerit, \u201cLugina e Diellit\u201d n\u00eb Zve\u00e7an.<\/p>\n<p>\u201cPyet\u00ebn se kush d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr atje. Un\u00eb u paraqita. Pse t\u00eb mos shkoja t\u00eb jetoj atje? A e dini ju se n\u00eb \u00e7far\u00eb kushtesh jetojm\u00eb ne k\u00ebtu\u201d, tha Periq.<\/p>\n<p>Si u nd\u00ebrtua \u201cLugina e Diellit\u201d<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vendbanimit p\u00ebr t\u00eb kthyerit \u201cLugina e Diellit\u201d ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2015 nga Zyra p\u00ebr Kosov\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Dioqeza e Rashk\u00ebs dhe Prizrenit e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe dhe organi i p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Zve\u00e7an, q\u00eb funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit serb.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij organi \u00ebsht\u00eb Ivan Todosijeviq, ish-minist\u00ebr i Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nga radh\u00ebt e List\u00ebs Serbe, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Vlera e projektit \u00ebsht\u00eb rreth 14 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Vendbanimi \u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar q\u00eb nga viti 2016 dhe deri m\u00eb tash jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi 250 nj\u00ebsi banesore, nd\u00ebrkaq q\u00eb jan\u00eb duke p\u00ebrfunduar punimet edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u00e7erdheve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, kish\u00ebs dhe objekteve p\u00ebrcjell\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb informatave t\u00eb qasshme n\u00eb faqen e internetit t\u00eb k\u00ebtij vendbanimi, lokacioni m\u00eb i gjer\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn prej 24 hektar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs, por p\u00ebr sip\u00ebrfaqen prej 15 hektar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb planifikuar nd\u00ebrtimi i rreth 300 nj\u00ebsive t\u00eb banimit, n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb vendosen rreth 1.500 perona t\u00eb zhvendosur nga Kosova dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb strehim apo q\u00ebndrim n\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb shtetet tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsit\u00eb banesore n\u00eb \u201cLugin\u00ebn e Diellit\u201d, me t\u00eb cilat menaxhon organi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit, nuk shiten, por u jepen personave t\u00eb zhvendosur, me q\u00ebllim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb banimit t\u00eb personave me nevoja sociale dhe t\u00eb zhvendosur nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, gjat\u00eb ritualit kishtar, shenjt\u00ebrimit t\u00eb gur themelit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tempullit n\u00eb \u201cLugin\u00ebn e Diellit\u201d, n\u00eb fillim t\u00eb qershorit, peshkopi i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, Teodosije, ka theksuar q\u00eb vendbanimi po nd\u00ebrtohet p\u00ebr ata serb\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb mbesin p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Kosov\u00ebs, si dhe p\u00ebr ata \u201cq\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb ikin nga pjes\u00eb t\u00eb ndryshme dhe nuk mund t\u00eb kthehen m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Nga Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Ambientit e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebn kompetenca t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe planifikimi hap\u00ebsinor, thon\u00eb q\u00eb punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vendbanimit \u201cLugina e Diellit\u201d po b\u00ebhen pa lejen e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeinspektori n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe t\u00eb Ambientit, Bedri Halimi, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se ministria ka k\u00ebrkuar dokumente nga drejtoria p\u00ebr urbaniz\u00ebm n\u00eb Zve\u00e7an, por ajo p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb dokument. Pasi drejtoria apo komuna nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave, procesi ka kaluar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse kjo drejtori nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur urdh\u00ebres\u00ebs s\u00eb Inspektoratit me dokumentacionin p\u00ebr nd\u00ebrtim, Inspektorati ndaj k\u00ebsaj drejtorie ka b\u00ebr\u00eb inicim n\u00eb gjykat\u00eb\u201d, tha Halimi.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse tashm\u00eb kan\u00eb kaluar dy vjet qysh kur gjykat\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar rasti. Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Ambientit ende nuk ka marr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Shefi i Zyr\u00ebs p\u00ebr komunitete dhe kthim n\u00eb Komun\u00ebn e Zve\u00e7anit, e cila funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit t\u00eb Kosov\u00ebs, Lulzim Peci, vler\u00ebson q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e nd\u00ebrtimit t\u00eb vendbanimit \u201cLugina e Diellit\u201d, tashm\u00eb ka kaluar n\u00eb nivel qendror.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e ministris\u00eb. Ministria dhe qeveria jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb gjitha. Pra, kjo \u00e7\u00ebshtje i ka tejkaluar kompetencat e nivelit lokal\u201d, thot\u00eb Lulzim Peci p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sqaron q\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt jan\u00eb duke e realizuar strukturat paralele serbe dhe se Zyra p\u00ebr komunitete dhe kthim nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes organeve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Thirrjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur as Vu\u00e7ina Jankoviq, kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit, dhe as Ivan Todosijeviq, kryetari i organit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Zve\u00e7anit, institucion ky paralel serb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka asnj\u00eb koment, pra, as nga Zyra e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe as nga Ministria p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryeministri aktual i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, n\u00eb fund t\u00eb korrikut t\u00eb k\u00ebtij viti, ka deklaruar q\u00eb nuk do t\u00eb lejoj\u00eb zbatimin e projekteve n\u00eb veri, t\u00eb cilat i financon Serbia dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet e Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, ai kishte vler\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs ka pasur mjaft aksione q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cE di se kemi v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr zbatimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ligjit n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit, por nga kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk do t\u00eb heqim dor\u00eb kurr\u00eb dhe nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb situata t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb at\u00eb drejtim\u201d, pati theksuar Hoti.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur kishte nisur nd\u00ebrtimi i vendbanimit \u201cLugina e Diellit\u201d n\u00eb Zve\u00e7an, n\u00eb vitin 2016, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, kishte theksuar se nuk do t\u00eb lejohej ky nd\u00ebrtim, sepse p\u00ebr t\u00eb nuk ekziston leja. Por, punimet kan\u00eb vazhduar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor e Kosov\u00ebs, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs at\u00ebher\u00eb ishte Ferid Agani, kishte deklaruar q\u00eb askush nuk i kishte informuar dhe konsultuar lidhur me nd\u00ebrtimin e vendbanimit dhe se vendimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij ishte i paligjsh\u00ebm, p\u00ebr shkak se organet kompetente komunale nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb lejen p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj, ka theksuar q\u00eb nd\u00ebrtimi i vendbanimit p\u00ebr t\u00eb kthyerit \u201cLugina e Diellit\u201d n\u00eb Komun\u00ebn e Zve\u00e7anit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr \u201ckolonizim\u201d dhe ndryshim t\u00eb struktur\u00ebs etnike n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSerbia po vazhdon me projektet e kolonizimit, me t\u00eb cilat ndryshohet struktura etnike n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebto aksione t\u00eb rrezikshme krijojn\u00eb tension, jostabilitet dhe p\u00ebrplasje etnike, BE-ja duhet q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb dhe bllokoj\u00eb veprimet e tilla\u201d, ka theksuar Hoxhaj.<\/p>\n<p>Kush po e nd\u00ebrton \u201cLugin\u00ebn e Diellit\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2016, tre muaj para fillimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb vendbanimit p\u00ebr t\u00eb kthyerit, \u201cLugina e Diellit, \u00ebsht\u00eb regjistruar kompania me em\u00ebr \u201cLugina e Diellit D.O.O\u201d, gjegj\u00ebsisht Shoq\u00ebri me P\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb Kufizuar \u201cLugina e Diellit\u201d n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Agjencin\u00eb e regjistrave t\u00eb biznesit n\u00eb Serbi, \u201cLugina e Diellit D.O.O\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Dioqez\u00ebs s\u00eb Rashk\u00ebs dhe Prizrenit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Si veprimtari e kompanis\u00eb, theksohet \u201cMarrje me qira e pasurive t\u00eb patundshme, vetanake ose me qira dhe menaxhimi me to\u201d.<\/p>\n<p>Drejtor i kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb Slobodan Mihajloviq, i cili \u00ebsht\u00eb drejtor edhe i projektit \u201cLugina e Diellit\u201d, nd\u00ebrkaq, kryetar i k\u00ebshillit mbik\u00ebqyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb Teodosije Shibaliq ( peshkopi Teodosije), kurse an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebshillit jan\u00eb Alekasandar Radovanoviq, Borisllav Tajiq, Savo Shmigiq, Milosav Gvozdoviq.<\/p>\n<p>Nga Dioqeza e Rashk\u00ebs dhe Prizrenit kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb q\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb mbi kompanin\u00eb \u201cLugina e Diellit D.O.O\u201d do t\u00eb p\u00ebrgjigjet ekipi i tyre ligjor, por deri n\u00eb koh\u00ebn e publikimit t\u00eb k\u00ebtij teksti, p\u00ebrgjigja nuk ka ardhur.<\/p>\n<p>Sipas Dokumentit t\u00eb Marti Ahtisaarit p\u00ebr zgjidhjen e statusit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb vitit 2007, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb shpallur pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008, Kisha Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cpronar i vet\u00ebm i pron\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb, me diskrecion ekskluziv p\u00ebr t\u00eb menaxhuar pron\u00ebn e saj dhe p\u00ebr t\u2019iu qasur objekteve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>Profesori dhe eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese, Riza Smaka, thot\u00eb se n\u00eb rast se kisha nd\u00ebrton objekte q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kish\u00ebs ose riteve fetare, ajo mund edhe t\u00eb veproj\u00eb. Por, sipas tij, kisha nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb lagje banimi.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb abuzim se nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr objekte t\u00eb kultit, nd\u00ebrsa ato nd\u00ebrtesa nuk jan\u00eb t\u00eb tilla. Ato jan\u00eb p\u00ebr interesa civile individuale, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast grupore. Insistohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kolonizim, t\u00eb nd\u00ebrtohen koloni serbe aty-k\u00ebtu n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb\u201d, tha Smaka.<\/p>\n<p>Kah mesi i vitit 2019, n\u00eb baz\u00eb vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Komisioni p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e p\u00ebrfituesve ka shpallur thirrje publike p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb banimit n\u00eb vendbanimin p\u00ebr t\u00eb kthyerit \u201cLugina e Diellit\u201d, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr personat e zhvendosur me nevoja sociale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto sht\u00ebpi ende nuk jan\u00eb futur n\u00eb funksion p\u00ebr banim, njofton Telegrafi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZVE\u00c7AN &#8211; N\u00eb Zve\u00e7an, komun\u00eb kjo e banuar me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 15 hektar\u00ebsh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe jan\u00eb duke e p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimin e 300 nj\u00ebsive banesore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vendbanimit \u201cLugina e Diellit\u201d. K\u00ebto nj\u00ebsi banesore jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr personat e zhvendosur nga Kosova, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60678,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[2793,3803,48,2929,2930],"class_list":["post-60677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-abedin-rakipi","tag-aktuale","tag-kosove","tag-lugina-e-diellit","tag-zvecan"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60677"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60681,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60677\/revisions\/60681"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}