{"id":61037,"date":"2020-11-05T12:48:50","date_gmt":"2020-11-05T11:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=61037"},"modified":"2021-06-25T16:16:32","modified_gmt":"2021-06-25T14:16:32","slug":"kadri-veselit-i-konfirmohet-aktakuza-nga-specialja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kadri-veselit-i-konfirmohet-aktakuza-nga-specialja\/","title":{"rendered":"Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/veseli.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-56588\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/veseli.jpg 1600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/veseli-300x225.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/veseli-768x576.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/veseli-1024x768.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p><strong>PRISHTIN\u00cb &#8211; Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, ish an\u00ebtar i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga vet kryetari i PDK-s\u00eb, Kadri Veseli p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr media.<\/p>\n<p>\u201cDje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara se gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake ka konfirmuar aktakuz\u00ebn kund\u00ebr meje. P\u00ebrmes k\u00ebsaj deklarate, dua t\u2019i informoj qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se kam b\u00ebr\u00eb aranzhimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar vullnetarisht drejt Hag\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019iu p\u00ebrgjigjem k\u00ebtyre akuzave. Nuk do t\u00eb komentoj m\u00eb shum\u00eb k\u00ebsaj radhe\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kjo \u00ebsht\u00eb deklarata e plot\u00eb e Veselit:<\/strong><\/p>\n<p>Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara se gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake ka konfirmuar aktakuz\u00ebn kund\u00ebr meje. P\u00ebrmes k\u00ebsaj deklarate, dua ti informoj qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se kam b\u00ebr\u00eb aranzhimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar vullnetarisht drejt Hag\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019iu p\u00ebrgjigjem k\u00ebtyre akuzave. Nuk do t\u00eb komentoj m\u00eb shum\u00eb k\u00ebsaj radhe.<\/p>\n<p>Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ka njer\u00ebz n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se Dhomat e Specializuara jan\u00eb nj\u00eb fyerje e luft\u00ebs son\u00eb historike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin e Kosov\u00ebs nga krimet e regjimit t\u00eb Millosheviqit. Por un\u00eb nuk e shoh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, un\u00eb e shoh si nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrgjigjem ndaj k\u00ebtyre dyshimeve dhe thashethemeve t\u00eb rrejshme t\u00eb cilat kan\u00eb qarkulluar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra. Q\u00eb kur Dick Marty publikoi raportin e tij t\u00eb pabazuar, ishte e pashmangshme q\u00eb kjo dit\u00eb do t\u00eb vinte. Ishte e pashmangshme q\u00eb akuzat e tij t\u00eb padrejta do t\u00eb duhej t\u00eb testoheshin n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb tu jepej fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb un\u00eb e kam p\u00ebrkrahur themelimin e k\u00ebtij tribunali, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb un\u00eb tani jam i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb luaj rolin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet vite kan\u00eb p\u00ebrfunduar q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs \u00e7lirimtare. Kosova tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e sigurt p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i Kombeve t\u00eb Bashkuara. Pasi q\u00eb aspirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb trajtohemi si partner t\u00eb barabart\u00eb me shtetet e tjera, lider\u00ebt tan\u00eb politik\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj sfide dhe t\u00eb sillen si burr\u00ebshtetas t\u00eb kalibrit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kur lider\u00ebt e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm thirren p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb tribunal nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ne duhet t\u00eb veprojm\u00eb k\u00ebshtu pa hezitim. Edhe n\u00ebse ka akuza t\u00eb b\u00ebra kund\u00ebr nesh, atyre ju duhet dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigja n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur, me faktet e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.  Un\u00eb k\u00ebt\u00eb jam duke e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb objektivitetin dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e gjykat\u00ebsve, dhe k\u00ebrkoj nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb gjithmon\u00eb respektin e duhur p\u00ebr autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb. Ky proces ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb arrij\u00eb tek e v\u00ebrteta. Nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb pasur frik\u00eb nga e v\u00ebrteta. Nuk duhet nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb minuar pun\u00ebn e tribunalit,  e as p\u00ebr t\u00eb penguar dhe nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Gjykata duhet t\u00eb lejohet t\u00eb kryej detyr\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ne i kemi besuar. Integriteti i k\u00ebtij procesi duhet t\u00eb respektohet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe nga \u00e7do kush. Drejt\u00ebsia nuk i sh\u00ebrben interesit t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs an\u00eb apo tjetr\u00ebs, por i sh\u00ebrben interesit t\u00eb popullit. Prandaj n\u00ebse ju k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ndihmoni Dhomat e Specializuara, ju lutem pranojeni pa hezitim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ne t\u00eb gjith\u00eb do ia dalim t\u00eb arrijm\u00eb tek e v\u00ebrteta. Prandaj, do t\u00eb k\u00ebrkoja nga t\u00eb gjitha segmentet e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me qet\u00ebsi dhe dinjitet, t\u00eb bindur se gjyqtar\u00ebt do t\u00eb japin nj\u00eb verdikt t\u00eb drejt n\u00eb fund t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Ju lutem t\u00eb keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit. Ajo \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrimi i parimit se nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe pa drejt\u00ebsi, dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi pa paqe. Edhe pse e ka selin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit ton\u00eb ligjor. Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb hat\u00ebr mbetje drejtuar ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tribunal. Ata jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn q\u00eb populli i Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb. Ky tribunal \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit t\u00eb shtet\u00ebnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe ne duhet ti shkojm\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>E vler\u00ebsoj faktin q\u00eb Dhomat e Specializuara kan\u00eb treguar mir\u00ebsjellje duke m\u00eb nisur nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb vend se t\u00eb m\u00eb arrestonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pa dinjitetshme. Un\u00eb i jam p\u00ebrgjigjur k\u00ebtij akti mir\u00ebsjelljeje, duke u pajtuar q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj k\u00ebt\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tribunalit, ku formalisht do t\u00eb paraqitem para trupit gjykues p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur akuzave t\u00eb b\u00ebra dhe p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb mbrojtjes. Kjo gj\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb angazhimin dhe p\u00ebrqendrimin tim t\u00eb plot\u00eb, dhe prandaj kam vendosur q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqem nga t\u00eb gjitha aktivitetet publike e politike p\u00ebr sa koh\u00eb zgjat\u00eb ky proces. Nuk do t\u00eb b\u00ebj deklarata t\u00eb tjera publike apo paraqitje zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi gjyq\u00ebsor vazhdon. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin, jam nj\u00eb qytetar privat. Deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij procesi, do t\u00eb k\u00ebrkoja q\u00eb ky q\u00ebndrim i imi t\u00eb respektohet nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht nga ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb media apo n\u00eb jet\u00ebn publike dhe politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit, nganj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen edhe sakrifica personale. Shum\u00eb nga njer\u00ebzit tashm\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe sakrific\u00ebn sublime. Procesi q\u00eb po fillon para Dhomave t\u00eb Specializuara \u00ebsht\u00eb hapi i fundit n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb historik drejt shet nd\u00ebrtimit t\u00eb plot\u00eb. Duhet konsideruar si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ne kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb drejt dhe t\u00eb pabarabart\u00eb, dhe e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse ka pasur gabime, personat e p\u00ebrfshir\u00eb duhet t\u00eb japin llogari p\u00ebr veprimet e tyre. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i sundimit t\u00eb ligjit p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb ri si i yni. Un\u00eb jam i bindur se pasi gjykat\u00ebsi do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb gjitha faktet, kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm, se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb l\u00ebvizje e popullit, nj\u00eb kryengritje p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje me burra dhe gra trima, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn maksimumin e tyre n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Pa struktura formale p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullsin\u00eb civile kundrejt nj\u00eb masakre ushtarake gjenocidiale t\u00eb planifikuar me kujdes prej forcave serbe. Sot, n\u00eb nderim dhe p\u00ebrkujtim t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10 mij\u00eb viktimave t\u00eb pafajshme t\u00eb regjimit t\u00eb Millosheviqit, ne duhet t\u00eb ngrihemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb tregojm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Un\u00eb do ngrihem n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb tregoj historin\u00eb time. N\u00eb duhet t\u00eb ngrihemi p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e tyre. Ne duhet t\u2019i qart\u00ebsojm\u00eb t\u00eb gjitha faktet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb historia ta njeh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb &#8211; Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, ish an\u00ebtar i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara. Kjo \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga vet kryetari i PDK-s\u00eb, Kadri Veseli p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr media. \u201cDje pasdite, jam informuar nga Zyra e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56588,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[773,1477,706,48],"class_list":["post-61037","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aktakuza","tag-gjykata-speciale","tag-kadri-veseli","tag-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61037","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61037"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61038,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61037\/revisions\/61038"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}