{"id":61109,"date":"2020-11-16T13:36:35","date_gmt":"2020-11-16T12:36:35","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=61109"},"modified":"2021-06-25T16:16:31","modified_gmt":"2021-06-25T14:16:31","slug":"ceshtja-e-shqiptareve-ne-jug-te-serbise-te-perfshihet-ne-dialog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ceshtja-e-shqiptareve-ne-jug-te-serbise-te-perfshihet-ne-dialog\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb dialog"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/kamberi.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"aligncenter size-full wp-image-61110\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/kamberi.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/kamberi-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/kamberi-768x432.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/kamberi-600x338.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>PRESHEV\u00cb &#8211; Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci, kryetar i grupit t\u00eb vet\u00ebm opozitar n\u00eb parlamentin serb kritikon politik\u00ebn e Vu\u00e7iqit ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb i diskriminon ata n\u00eb t\u00eb drejtat e tyre si dhe ekonomikisht.<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti i opozit\u00ebs n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb, Shaip Kamberi, thot\u00eb se politika e Serbis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht, n\u00ebse Beogradi k\u00ebrkon paqe n\u00eb rajon. Deklaratat e Kamberit n\u00eb disa seanca t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb e kan\u00eb kthyer at\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb opinionin serb. Kamberi u kritikua e sulmua pasi p\u00ebrmendi krimet, diskriminimin, por edhe gjendjen e politik\u00ebs n\u00eb Serbi. Shum\u00eb serb\u00eb e lavd\u00ebruan duke e quajtur liderin e ri t\u00eb opozit\u00ebs serbe, pasi replikat kryesore n\u00eb Kuvend zhvillohen mes Shaip Kamberit dhe deputet\u00ebve q\u00eb shumica i takojn\u00eb maxhoranc\u00ebs. Pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 21 qershorit, qeveria u formua kat\u00ebr muaj me vones\u00eb dhe me paralajm\u00ebrimin, se kjo qeveri do t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb limituar prej nj\u00eb viti e gjysm\u00eb. Serb\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb votojn\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr parlamentin dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr presidentin e vendit n\u00eb prill t\u00eb vitit 2022. Shum\u00eb parti opozitare i bojkotuan zgjedhjet pasi ishin t\u00eb mendimit, se nuk ka kushte t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe demokratike, duke akuzuar presidentin serb, Alleksandar Vu\u04abiq p\u00ebr kontroll total t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>DW: Zoti Kamberi, si deputet n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb e keni quajtur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb Sllobodan Millosheviqit p\u00ebr shkak se vet\u00ebm grupi juaj parlamentar \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Si mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet nj\u00eb gjendje e till\u00eb dhe n\u00eb \u04abfar\u00eb rrethanash po zhvillohet p\u00ebrb\u00ebrja e re e kuvendit?<\/p>\n<p>Shaip Kamberi: Vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e kuvendit d\u00ebshmon nj\u00eb absolutiz\u00ebm t\u00eb pashoq n\u00eb parlamentarizmin e Serbis\u00eb, nj\u00eb situat\u00eb, q\u00eb tejkalon edhe p\u00ebrmasat q\u00eb kishte krijuar Millosheviqi me partin\u00eb e vet, sepse nga 250 deputet\u00eb, vet\u00ebm gjasht\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb opozit\u00eb dhe ata jan\u00eb nga dy parti politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pakicat. Nj\u00eb munges\u00eb absolute e toleranc\u00ebs ndaj k\u00ebrkesave tona politike dhe ndaj gjith\u04abkaje q\u00eb shtrojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb jemi peng t\u00eb nj\u00eb situate dhe raporti q\u00eb Serbia e ka karshi Kosov\u00ebs duke i konsideruar shqiptar\u00ebt armiq t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe numri nj\u00eb i k\u00ebtij shteti i mohon t\u00eb drejtat tona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb garantuara me vet\u00eb kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb duke refuzuar t\u00eb vazhdoj\u00eb dialogun e nisur n\u00eb vitin 2013, por t\u00eb cilin vet\u00eb qeveria e Serbis\u00eb e kishte nd\u00ebrprer\u00eb me shuarjen e gjykat\u00ebs n\u00eb Preshev\u00eb dhe me disa masa q\u00eb kthejn\u00eb pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retrograde.<\/p>\n<p>DW: Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ju tha q\u00eb ju jeni vet\u00eb fajtor pasi diskriminoni vetveten, tha se ju \u00ebsht\u00eb ofruar nj\u00eb vend i z\u00ebvend\u00ebsministrit. Si e keni par\u00eb dhe p\u00ebrse nuk e keni mb\u00ebshtetur qeverin\u00eb e re t\u00eb Serbis\u00eb, e cila megjithat\u00eb ka personazhe t\u00eb njohura n\u00eb politik\u00eb?<\/p>\n<p>Shaip Kamberi: E para se ne nuk kemi pasur kurrfar\u00eb oferte. Ne kemi pasur nj\u00eb takim konsultativ me presidentin Vu\u04abiq para caktimit t\u00eb mandatarit. Dhe, pas atij takimi nuk kemi pasur asnj\u00eb ofert\u00eb dhe bisedime. As presidenti dhe as mandatarja p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb, zonja Brnabiq nuk ka pasur takim me ne. \u04aa\u00ebshtja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se kjo qeveri u deklarua edhe vet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri kontinuiteti, e q\u00eb n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb qeveri e vazhdimit t\u00eb nj\u00eb diskriminimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Ajo q\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar \u00ebsht\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb bisedimet p\u00ebr planin shtat\u00eb pik\u00ebsh dhe t\u00eb merren masat, t\u00eb cilat parashihen n\u00eb at\u00eb dokument q\u00eb duhet t\u00eb afirmojn\u00eb pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet me nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr, sekretar shtet\u00ebror apo funksion tjet\u00ebr. Me nj\u00eb kozmetik\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, kur n\u00eb esenc\u00eb ke munges\u00eb totale tolerance ndaj pakic\u00ebs, nj\u00eb munges\u00eb e elementeve kryesore t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb p\u00ebrbuzur nd\u00ebr vite. Qoft\u00eb n\u00eb aspektin e diskriminimit t\u00eb t\u00eb drejtave apo diskriminimit ekonomik q\u00eb zbatohet ndaj nesh. Ndaj ne nuk mund t\u00eb jemi kozmetik\u00eb e k\u00ebsaj qeverie, e cila nuk ka program t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>DW: Si mund ta p\u00ebrshkruani sken\u00ebn politike n\u00eb Serbi duke qen\u00eb q\u00eb pati shum\u00eb reagime pas deklarimeve nga ana juaj, deri tek presidenti dhe n\u00eb shum\u00eb media. Ju nuk mund t\u00eb flisni shqip n\u00eb parlament dhe si\u04ab u tha n\u00eb mediat n\u00eb Serbi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme, ju jeni lider i opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Shaip Kamberi: Mjerisht atmosfera politike n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb e till\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb faji t\u00eb madh q\u00eb mban opozita aktuale. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb alternativ\u00eb e regjimit absolutist t\u00eb Aleksandar Vu\u04abiqit, nj\u00eb opozit\u00eb e till\u00eb. Nj\u00eb opozit\u00eb, e cila sjell turm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar me parullat Vu\u04abiq shqiptar, q\u00eb d.m.th edhe ata bartin me mesazhet e veta nj\u00eb urrejtje anti-shqiptare dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb denj\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. Serbis\u00eb i nevojitet nj\u00eb opozit\u00eb e re, nj\u00eb opozit\u00eb, e cila duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shk\u00ebputje totale me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj t\u00eb dhunshme, t\u00eb pranoj\u00eb dhe b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkim falje ndaj popujve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Ballkan ndaj t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij shteti dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij populli jan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb fillim t\u00eb ri n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb proces t\u00eb pajtimit, i cili normal q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb i dhimbsh\u00ebm pasi jan\u00eb luftra, krime lufte, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ideologjie shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>DW: Shqiptar\u00ebt shum\u00eb shpesh kan\u00eb firmosur marr\u00ebveshje me Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr integrim n\u00eb Serbi, por nuk ka pasur shum\u00eb l\u00ebvizje. Ekziston kjo gatishm\u00ebri ende apo mendoni, se kjo mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm duke negociuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u04ab\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Shaip Kamberi: Ne kemi tri marr\u00ebveshje politike t\u00eb n\u00ebnshkruara me qeverit\u00eb e Serbis\u00eb. Kemi marr\u00ebveshjen e vitit 2001, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb konfliktit, n\u00eb vitin 2009 kemi nj\u00eb rikonfirmim t\u00eb asaj marr\u00ebveshjeje me prezenc\u00ebn e OSBE-s\u00eb dhe n\u00eb vitin 2013, kemi planin shtat\u00eb pik\u00ebsh, t\u00eb cilin Qeveria e Serbis\u00eb e kishte aprovuar pa asnj\u00eb ndryshim. Nj\u00eb dokument, t\u00eb cilin e kishin hartuar partit\u00eb politike shqiptare p\u00ebr avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, n\u00eb praktik\u00eb nuk kemi l\u00ebvizje pozitive, thash\u00eb se kemi l\u00ebvizje retrograde me mbylljen e gjykat\u00ebs, prokuroris\u00eb, me mbylljen e institucioneve t\u00eb shumta rajonale duke centralizuar skajsh\u00ebm gjith\u04abka. Pra mungesa e vullnetit politik k\u00ebtu n\u00eb Beograd \u00ebsht\u00eb fajtori kryesor p\u00ebr mos integrimin e shqiptar\u00ebve. Kemi nj\u00eb pakic\u00eb, e cila jeton e koncentruar n\u00eb tri komuna dhe e cila n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb 18 vitet e fundit shpreh vullnet p\u00ebr t\u2018u integruar. Dhe, kemi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nj\u00eb shtet i cili refuzon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebrkesat tona p\u00ebr integrim. Duke qen\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer me k\u00ebt\u00eb proces, ne shohim si t\u00eb vet\u00ebm zgjidhje mund\u00ebsin\u00eb e ky\u04abjes s\u00eb tem\u00ebs s\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb bisedimet Kosov\u00eb-Serbi, n\u00eb form\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb reciprociteti me t\u00eb drejtat e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia nuk mund t\u00eb insistoj\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe t\u00eb luaj\u00eb me standarde t\u00eb dyfishta duke k\u00ebrkuar standarde q\u00eb jan\u00eb mbi standardet e Bashkimit Evropian sa i p\u00ebrket t\u00eb drejtave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne na i mohon ato t\u00eb drejta q\u00eb jan\u00eb t\u00eb garantuara me legjislacionin e brendsh\u00ebm. Pra mund\u00ebsia e vetme dhe e fundit e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb shtruarja e \u04ab\u00ebshtjes s\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb bisedimet n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>DW: Cila \u00ebsht\u00eb gjendja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs aktualisht?<\/p>\n<p>Shaip Kamberi: Un\u00eb i p\u00ebrmenda edhe n\u00eb seanc\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb qeveris\u00eb. Gjendja n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kemi prezenc\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb forcave militare atje q\u00eb jep imazhin e nj\u00eb gjendjeje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nj\u00eb munges\u00eb totale e integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb institucionet e shtetit, komuna ekonomikisht t\u00eb varf\u00ebruara, nj\u00eb privatizim kriminal, i cili kishte shkat\u00ebrruar ekonomin\u00eb e m\u00ebhershme, e ka sjell\u00eb rajonin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, jo vet\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve por edhe serb\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb atje, n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb pa shpres\u00eb. Shum\u00eb t\u00eb rinj largohen nga ai rajon dhe ne na k\u00ebrc\u00ebnohet nj\u00eb shpopullim i plot\u00eb dhe nj\u00eb zvog\u00eblim drastik i substanc\u00ebs ton\u00eb komb\u00ebtare, e cila po rrezikon edhe Bujanovcin, por ndoshta edhe Preshev\u00ebn mund ta gjej\u00eb fati i nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me Medvegj\u00ebn. Nj\u00eb spastrim me politika moderne t\u00eb diskriminimit, t\u00eb cilat Serbia po i zbaton n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>DW: Nj\u00ebkoh\u00ebsisht flitet p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal, p\u00ebr mini-Shengenin, pjes\u00ebmarrje edhe t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Vu\u04abiq \u04abon ndonj\u00ebher\u00eb edhe mesazhe t\u00eb paqes me shqiptar\u00ebt, por ju nj\u00ebkoh\u00ebsisht keni edhe shum\u00eb ankesa. Si i shihni k\u00ebto dhe a mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zgjidhjen e \u04ab\u00ebshtjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs?<\/p>\n<p>Shaip Kamberi: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb kontradiktore pasi her\u00eb pas her\u00eb \u04abohen mesazhe t\u00eb paqes dhe d\u00ebshira p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb kompromisi me shqiptar\u00ebt, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi deklarata t\u00eb zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt i konsiderojn\u00eb kriminel\u00eb. Kishim para pak koh\u00ebsh deklarat\u00ebn e vet kryeministres aktuale Ana Brnabiq, se shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz nga mali. Kemi \u04abdo dit\u00eb fyerje nga ministri aktual i Policis\u00eb, Alleksandar Vullin, n\u00eb drejtim t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo politik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e sinqert\u00eb. Nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pajtim me shqiptar\u00ebt p\u00ebrderisa nuk kemi nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb at\u00eb drejtim, derisa nuk kemi nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb pranon krimet e kryera n\u00eb Kosov\u00eb dhe derisa nuk kemi nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb zbardh fatin e t\u00eb zhdukurve shqiptar\u00eb dhe varrezat masive p\u00ebr t\u00eb cilat flitet k\u00ebtu n\u00eb Serbi. Prandaj d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kompromis nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb me politika t\u00eb tilla t\u00eb standardeve t\u00eb dyfishta. \u04aa\u00ebshtja e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb tem\u00eb, e cila do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb raportet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por edhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi raportet shqiptaro-serbe. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb me Kosov\u00eb, n\u00ebse Serbia vazhdon t\u00eb diskriminoj\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Pra duhet rr\u00ebnj\u00ebsisht t\u00eb ndryshoj\u00eb politika serbe karshi shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por ve\u04aban\u00ebrisht n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>DW: Ju besoni se ende \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb tema e p\u00ebrkufizimit, ndarjes, shk\u00ebmbimit t\u00eb kufijve. Dhe, n\u00eb rast se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb till\u00eb apo zgjidhje p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebrgjith\u00ebsisht, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i shqiptar\u00ebve dhe \u04abfar\u00eb do t\u00eb b\u00ebni Ju?<\/p>\n<p>Shaip Kamberi: Besoj se tema e rip\u00ebrkufizimit sidomos me zgjedhjet e fundit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me presidentin e ri, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve. Ajo q\u00eb p\u00ebr ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb ne insistojm\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb tek institucionet n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve t\u00eb shtrohet n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb n\u00eb form\u00ebn e aprovimit dhe aplikimit t\u00eb parimit t\u00eb reciprocitetit n\u00eb t\u00eb drejta. Kosova e ka k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb morale politike dhe komb\u00ebtare, sepse ajo me standardet e veta t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb kushtetut\u00eb dhe ligjet e tjera ka garantuar t\u00eb drejta q\u00eb nuk i g\u00ebzon asnj\u00eb pakic\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe as n\u00eb Evrop\u00eb. Ka t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb, q\u00eb standardet e nj\u00ebjta ose t\u00eb ngjashme t\u00eb zbatohen edhe n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Shaip Kamberi dikur ka qen\u00eb gazetar dhe aktivist p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ai \u00ebsht\u00eb deputet nga Bujanovci n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb dhe kryetar i grupit t\u00eb vet\u00ebm parlamentar n\u00eb opozit\u00eb bashk\u00eb me disa deputet\u00eb boshnjak\u00eb. Fjalimet e tij n\u00eb kuvendin serb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur Kamberin, sepse ai nxiti reagime t\u00eb ashpra politike deri tek vet\u00eb presidenti serb, Aleksandar Vu\u04abiq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRESHEV\u00cb &#8211; Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci, kryetar i grupit t\u00eb vet\u00ebm opozitar n\u00eb parlamentin serb kritikon politik\u00ebn e Vu\u00e7iqit ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb i diskriminon ata n\u00eb t\u00eb drejtat e tyre si dhe ekonomikisht. Deputeti i opozit\u00ebs n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb, Shaip Kamberi, thot\u00eb se politika e Serbis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61110,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[3803,1791,5764],"class_list":["post-61109","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-aktuale","tag-presheva","tag-shaip-kamberi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61109"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61111,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61109\/revisions\/61111"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}