{"id":61194,"date":"2020-11-30T14:01:55","date_gmt":"2020-11-30T13:01:55","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=61194"},"modified":"2021-06-25T16:58:21","modified_gmt":"2021-06-25T14:58:21","slug":"leka-i-mbret-i-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/leka-i-mbret-i-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Leka I &#8211; Mbret i Shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_61195\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-61195\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/princ-leka.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-61195\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/princ-leka.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/princ-leka-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/princ-leka-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/princ-leka-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-61195\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Princ Leka II<\/b><\/p><\/div>\n<p>Sot po kujtoj jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e babait tim. Bashk\u00ebngjitur po ndaj me ju nj\u00eb shkrim p\u00ebrmbledhes t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Mbretit Leka:<\/p>\n<p>Leka I &#8211; Mbret i Shqiptar\u00ebve<\/p>\n<p>Moto: \u201cPaqe, bashkim dhe v\u00ebllaz\u00ebrim\u201d.<\/p>\n<p>Lartmadh\u00ebria e Tij, Mbreti Leka i Shqiptar\u00ebve, lindi m\u00eb 5 prill 1939 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pallatin mbret\u00ebror. Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 30 n\u00ebntor 2011, n\u00eb mosh\u00ebn 72-vje\u00e7are, n\u00eb Spitalin N\u00ebn\u00eb Tereza, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Leka I ishte djali i Madh\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Mbretit Zog dhe Mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldine. Ai lindi m\u00eb 5 prill 1939, vet\u00ebm dy dit\u00eb para pushtimit fashist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dit\u00ebn e s\u00eb Premtes s\u00eb Zez\u00eb, m\u00eb 7 prill 1939.<\/p>\n<p>Lindja e trash\u00ebgimtarit t\u00eb fronit u festua me ngaz\u00ebllim t\u00eb madh dhe Roja Mbret\u00ebrore p\u00ebrsh\u00ebndeti me 101 goditje me pushk\u00eb.<\/p>\n<p>Princi Leka e filloi jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebrgim n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Pasi udh\u00ebtoi n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, Familja Mbret\u00ebrore u vendos n\u00eb Angli, fillimisht n\u00eb \u201cHotelin Ritz \u201d n\u00eb Lond\u00ebr. M\u00eb pas u zhvendos p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb vitin 1941 n\u00eb Askotin jugor n\u00eb B\u00ebrkshir dhe m\u00eb pas n\u00eb vil\u00ebn \u201cParmoorHouse\u201d, n\u00eb Parmor, pran\u00eb fshatit Frith n\u00eb rrethin Bakingamshir.<br \/>\nPas luft\u00ebs Mbreti Zog, Mbret\u00ebresha Geraldine dhe Princ Leka u zhvendos\u00ebn n\u00eb Egjipt, ku jetuan n\u00ebn mbrojtjen e Mbretit Faruk I.<\/p>\n<p>Princ Leka u shkollua n\u00eb \u201cParmoor House\u201d. N\u00eb vitin 1946 ai vazhdoi studimet n\u00eb \u201cBritish Boys School\u201d, ku q\u00ebndroi deri n\u00eb vitin 1954. N\u00eb Aleksandri, Egjipt, ai vazhdoi studimet n\u00eb \u201cVictoria College\u201d p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb pas n\u00eb \u201cAiglon College\u201d n\u00eb qytez\u00ebn Vijar Syr Olon t\u00eb Zvicr\u00ebs, ku edhe u diplomua n\u00eb vitin 1956.<br \/>\nN\u00eb vitin 1958, pasi studioi dy vite n\u00eb \u201cRoyal Military Academy Sandhurst\u201d n\u00eb Angli, ai u mandatua n\u00eb postin \u201cToger i dyt\u00eb\u201d n\u00eb Ushtrin\u00eb Britanike. Ai studioi gjithashtu ekonomik, shkenca politike dhe gjuh\u00eb orientale n\u00eb Universitetin e Sorbon\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb deri n\u00eb vitin 1961.<br \/>\nAi fliste rrjedhsh\u00ebm disa gjuh\u00eb, si shqip, fr\u00ebngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht dhe arabisht dhe italisht.<\/p>\n<p>Princi Leka u b\u00eb zyrtarisht trash\u00ebgimtar i fronit dhe mori titullin \u201cPrinc i Kuror\u00ebs\u201d n\u00eb 5 prill 1957, kur mbushi 18 vje\u00e7. Princi Leka u kuror\u00ebzua Mbret pas vdekjes s\u00eb babait t\u00eb tij. Mbreti Zog vdiq n\u00eb 9 prill 1961.<\/p>\n<p>Betimi si Mbret i Shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn Mbret\u00ebrore t\u00eb vitit 1928:<br \/>\nPrinci i Kuror\u00ebs, Leka I, b\u00ebri betimin si Mbret i Shqiptar\u00ebve n\u00eb hotel \u201cBristol\u201d n\u00eb Paris, m\u00eb 15 prill 1961. Ai u betua p\u00ebrpara qeveris\u00eb mbret\u00ebrore n\u00eb m\u00ebrgim, ish-deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe 70 delegat\u00ebve zyrtar\u00eb t\u00eb zgjedhur si p\u00ebrfaq\u00ebsues nga diaspora e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nAsambleja Komb\u00ebtare u mblodh sipas neneve 51 dhe 55 t\u00eb Kushtetut\u00ebs Mbret\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vitit 1928, ku u vendos se Princi i Kuror\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhej Mbret i Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Madh\u00ebria e Tij b\u00ebri betimin n\u00eb Bib\u00ebl dhe Kuran p\u00ebrpara Asambles\u00eb Komb\u00ebtare dhe personaliteteve t\u00eb ftuara, si sovrani Leka I, Mbreti i Shqiptar\u00ebve.<br \/>\nLufta e Fsheht\u00eb<br \/>\nNga viti 1961 dhe n\u00eb vazhdim, Mbreti Leka vazhdoi l\u00ebvizjen e rezistenc\u00ebs n\u00eb m\u00ebrgim. Ai gjithashtu mbajti aktive qeverin\u00eb mbret\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim, q\u00eb u njoh nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht me t\u00eb gjitha privilegjet p\u00ebrkat\u00ebse, deri n\u00eb kthimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2002.<br \/>\nM\u00eb 1962, Familja Mbret\u00ebrore u zhvendos nga Franca n\u00eb Spanj\u00eb, Madrid, asokohe n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Gjeneralit Francisko Franko. Mbreti Leka krijoi miq\u00ebsi me Mbretin Juan Carlos t\u00eb Spanj\u00ebs dhe m\u00eb pas me Shahun e Iranit, Muhamed Reza Pahlavi.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1960 ai k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen e kumbarit t\u00eb tij, Mbretit Faisal bin Abdul Azizi Al Saud t\u00eb Arabis\u00eb Saudite. Mbreti Faisal e ndihmoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte karrier\u00eb si tregtar i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para. Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb tjera, Mbreti Leka do t\u00eb krijonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sip\u00ebrmarrjesh t\u00eb suksesshme n\u00eb Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Larg\u00ebt, duke hapur zyra n\u00eb Madrid, Lond\u00ebr dhe Hong Kong. Me parat\u00eb e fituara, Mbreti Leka k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetje p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe mblodhi mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00eb dhe n\u00eb vjesht\u00eb 1967, Madh\u00ebria e Tij vizitoi Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Mbreti Leka b\u00ebri homazhe n\u00eb varrin e Imzot Fan Nolit dhe t\u00eb ish-ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Faik Konic\u00ebs. Ai u takua me udh\u00ebheq\u00ebsit e shoqat\u00ebs \u201cVatra\u201d, krer\u00ebt e Partis\u00eb \u201cLegaliteti\u201d dhe t\u00eb Frontit Komb\u00ebtar, i njohur ndryshe si \u201cBalli Komb\u00ebtar\u201d. Kjo vizit\u00eb ishte fillimi i nj\u00eb fushate n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mobilizuar dhe bashkuar shqiptar\u00ebt kund\u00ebr diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1966-1967, ai vajti me detyr\u00eb operative si v\u00ebzhgues i Tajvanit n\u00eb Vietnam. M\u00eb pas ai udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Tajland\u00eb dhe me mb\u00ebshtetjen e ushtris\u00eb tajlandeze rekrutoi ushtar\u00eb nga Tajlanda dhe Birmania, p\u00ebr t\u00eb st\u00ebrvitur vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb taktika guerile.<\/p>\n<p>Mbreti Leka u takua dhe krijoi miq\u00ebsi me Guvernatorin e Kalifornis\u00eb Ronald Regan, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej President i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb vitin 1967 i dhuroi guvernatorit nj\u00eb elefant bebe, si simbol i Partis\u00eb Republikan\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo dhurat\u00eb e pazakont\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte buj\u00eb n\u00eb shtypin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve 1960, p\u00ebrpjekja e Mbretit Leka p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb kamp st\u00ebrvitor n\u00eb Libi p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb d\u00ebshtoi, p\u00ebr shkak t\u00eb grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb shtatorit 1969 dhe r\u00ebnies s\u00eb Mbretit Idris bin Muhammadal-Mahdi as-Senussi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1975, Mbreti Leka d\u00ebrgoi nj\u00eb memorandum n\u00eb Konferenc\u00ebn e Helsinkit, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje sovranitetin e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb qershor 1977, Mbreti Leka dha nj\u00eb mesazh t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Beograd, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb paqe dhe mir\u00ebkuptim n\u00eb Ballkan, n\u00ebse nuk njihet integriteti territorial shqiptar i Kosov\u00ebs dhe i \u00c7am\u00ebris\u00eb\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, rezistenca e Mbretit Leka, propaganda dhe operacionet ushtarake q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedoni u intensifikuan.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00eb n\u00eb vitin 1979, Familja Mbret\u00ebrore u detyrua t\u00eb largohej nga Europa dhe t\u00eb shkonte n\u00eb Rodezi. Mbreti Leka dhe Familja Mbret\u00ebrore gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Rodezi ran\u00eb peng i qeveris\u00eb s\u00eb Gabonit, e cila i mbajti me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hara\u00e7 nga qeveria komuniste. Presidenti Omar Bongo e l\u00ebshoi Familjen Mbret\u00ebrore dhe an\u00ebtar\u00ebt e Oborrit Mbret\u00ebror, pasi m\u00ebsoi, n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Rodezis\u00eb, Pieter Kenyon Fleming-Voltelyn Vander Byl, se Mbreti Leka ishte nj\u00eb Mbret mysliman dhe kjo do tu krijonte probleme me bot\u00ebn arabe.<br \/>\nFamilja Mbret\u00ebrore jetoi n\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Hararit gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Rodezi. Pas \u201cMarr\u00ebveshjes Lankaster\u201d, Familja Mbret\u00ebrore u k\u00ebshillua q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, pasi m\u00ebsuan se Presidenti i ri, Robert Mugabe, ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i Regjimit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Klima politike n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut filloi t\u00eb ndryshoj\u00eb me fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1999, pasi Afrika e Jugut mb\u00ebshteti hapur qeverin\u00eb serbe t\u00eb Slobodan Miloshevi\u00e7it. Mbreti Leka po p\u00ebrgatitej t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb negociatat e Rambujes\u00eb kur, n\u00eb m\u00ebngjesin e 5 shkurtit 1999, z\u00ebvend\u00ebsministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut njoftoi Familjen Mbret\u00ebrore se u ishte hequr imuniteti diplomatik. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, policia e Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut arrestoi Mbretin dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb stafit t\u00eb tij, si edhe sekuestroi koleksionin mbret\u00ebror t\u00eb arm\u00ebve. Nd\u00ebrsa ndodhej n\u00eb burg Leka I u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb dhe u shtrua n\u00eb spital. Familjes nuk iu dha asnj\u00eb shpjegim mbi \u00e7far\u00eb e shkaktoi k\u00ebt\u00eb ndryshim drastik t\u00eb sh\u00ebndetit. T\u00eb gjitha dyshimet \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb helmim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm. Mbreti Leka nuk e mori kurr\u00eb veten. Brenda tre muajsh, t\u00eb gjitha akuzat e policis\u00eb u rr\u00ebzuan nga autoritetet dhe me urdh\u00ebr t\u00eb gjykat\u00ebs koleksioni i arm\u00ebve u kthye n\u00eb kompleksin mbret\u00ebror n\u00eb Brodek\u00ebrs, pran\u00eb Johanesburgut.<\/p>\n<p>Konferenca e Madridit (1975) ishte nj\u00eb veprim i suksessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bashkuar komunitetin politik dhe jo politik n\u00ebn sloganin \u201cKombi mbi t\u00eb gjitha\u201d dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb krijohej nj\u00eb front shqiptar nd\u00ebrkomb\u00ebtar kund\u00ebr regjimit komunist.<br \/>\nKonferenca kishte p\u00ebr synim q\u00eb t\u00eb gjendej nj\u00eb zgjidhje politike dhe ushtarako-diplomatike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund komunizmit dhe p\u00ebr t\u00eb bashkuar kombin shqiptar.<br \/>\nKonferenca aplikoi nj\u00eb pozicion t\u00eb panegociuesh\u00ebm mbi sovranitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrkrahu filozofin\u00eb e vazhdimit t\u00eb rezistenc\u00ebs.<br \/>\nMbreti Leka garantoi aktmarr\u00ebveshjen e unifikimit dhe koordinimit t\u00eb aktiviteteve politike dhe diplomatike t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, n\u00ebp\u00ebrmjet miratimit nga K\u00ebshilli i P\u00ebrkohsh\u00ebm, duke sjell\u00eb krijimin e Ushtris\u00eb Kombetare p\u00ebr \u00c7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb Ethnike. Ushtria \u00c7lirimtare e Shqip\u00ebris\u00eb Ethnike do t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol qendror n\u00eb zhvillimin e operacioneve kund\u00ebr diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 tetor 1975, Mbreti Leka u martua me Susan Cullen Ward n\u00eb nj\u00eb ceremoni civile n\u00eb bashkin\u00eb e Biarric\u00ebs, n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb komunitetit shqiptar. Franca u zgjodh p\u00ebr shkak t\u00eb ngjashm\u00ebrive juridike me ligjet e monarkis\u00eb shqiptare, pasi t\u00eb dyja bazoheshin n\u00eb kodin civil t\u00eb Napoleonit.<br \/>\nM\u00eb 10 tetor u zhvillua nj\u00eb ceremoni e madhe p\u00ebrpara klerit n\u00eb Toledo, Spanj\u00eb. Kler\u00ebt mysliman\u00eb, ortodoks\u00eb, katolik\u00eb dhe anglikan\u00eb bekuan t\u00eb sapomartuarit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga familje t\u00eb ndryshme mbret\u00ebrore dhe komuniteti shqiptar.<\/p>\n<p>Rikthimi i Mbretit dhe referendumi:<br \/>\nMbreti Leka u kthye p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1993, por u lejua t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb vend p\u00ebr vet\u00ebm 24 or\u00eb, para se t\u00eb njoftohej nga Sh\u00ebrbimi Informativ Komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb, SHIK-u, se duhej t\u00eb largohej. N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890, Ministri i Oborrit Mbret\u00ebror, Abedin Mulosmanaj dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Oborrit Mbret\u00ebror udh\u00ebtuan n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin. N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb Geraldine dhe Mbret\u00ebresha Susan do t\u00eb d\u00ebrgonin asistenc\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb vend.<br \/>\nMadh\u00ebria e Tij u rikthye m\u00eb 12 prill 1997, pas 58 vitesh n\u00eb m\u00ebrgim. Ai u mir\u00ebprit nga rreth 10 000 mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb aeroportin e Rinasit. Mbreti p\u00ebrsh\u00ebndeti popullin me fraz\u00ebn \u201cPaqe, bashkim dhe v\u00ebllaz\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hyri n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb zgjatur t\u00eb anarkis\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb skemave piramidale. Shteti kishte r\u00ebn\u00eb, bashk\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb dhe rendin. Mbreti Leka ishte i vetmi lider, q\u00eb ishte i lir\u00eb t\u00eb vizitonte qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb pa pasur paragjykime, nd\u00ebrsa lider\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb l\u00ebviznin vet\u00ebm n\u00eb zona q\u00eb i kishin bastione elektorale.<\/p>\n<p>Takimet e organizuara nga Mbreti Leka thith\u00ebn pjes\u00ebmarrje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. N\u00eb Burrel kishte mbi 15 000 pjes\u00ebmarr\u00ebs, n\u00eb Burgajet mbi 12 500, n\u00eb Tiran\u00eb 20 000, n\u00eb Vlor\u00eb 10 000, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb 12 500, n\u00eb Lushnj\u00eb 10 000 dhe n\u00eb Shkod\u00ebr u arrit nj\u00eb rekord prej 60 000 personash.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme parlamentare m\u00eb 29 qershor 1997 u zhvillua paralelisht edhe nj\u00eb referendum mbi form\u00ebn e sistemit mes Mbret\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sondazhet paraprake, rezultatet e para dhe rezultatet e q\u00ebndrave t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, t\u00eb gjitha jepnin nj\u00eb fitore t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Kushtetuese, me nj\u00eb luhatshm\u00ebri t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb votave mes 55% dhe 75% n\u00eb favor. Kjo nxiti disa media nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shpallin fitoren n\u00eb favor t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb. K\u00ebto rezultate t\u00eb hershme u konfirmuan gjithashtu nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit para se flet\u00ebt e votimit t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nKat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb Komisionin Qendror Zgjedhor u votua kund\u00ebr Mbret\u00ebris\u00eb n\u00eb raportin 8 me 6 dhe shpall\u00ebn fitoren e Republik\u00ebs (vendimi nr. 1355, dat\u00eb 13\/07\/1997). Ky vendim i diskutuesh\u00ebm dhe i nj\u00ebansh\u00ebm ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin elektoral, sipas t\u00eb cilit duhen 2\/3 e shumic\u00ebs s\u00eb Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe kishte parregullsi t\u00eb tjera. Treqind mij\u00eb vota t\u00eb mbret\u00ebror\u00ebve ishin zhdukur.<br \/>\nSipas rezultateve zyrtare t\u00eb KQZ-s\u00eb, 1 423 209 persona votuan, nga t\u00eb cil\u00ebt 450 478 n\u00eb favor t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, ku 61 630 vota t\u00eb mbret\u00ebror\u00ebve ishin shpallur t\u00eb pavlefshme.<\/p>\n<p>Oborri Mbret\u00ebror dhe Partia \u201cLegaliteti\u201d e d\u00ebrguan vendimin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Paneli p\u00ebrb\u00ebhej nga 9 gjyqtar\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt 5 votuan kund\u00ebr Mbret\u00ebris\u00eb, 4 n\u00eb favor t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Kushtetuese, nd\u00ebrsa nj\u00eb gjyqtar nuk ishte i pranish\u00ebm. Vendimi (nr. 44, dat\u00eb 27\/08\/1997 V-44\/97) ishte shum\u00eb i politizuar. Kryegjyqtari, Rustem Gjata, votoi n\u00eb favor t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese u pranua se kishte shum\u00eb abuzime n\u00eb procesin e num\u00ebrimit t\u00eb votave kund\u00ebr Mbret\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ushtrimin e forc\u00ebs dhe t\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr zyrtar\u00ebve elektoral\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim p\u00ebrmendet edhe nj\u00eb shembull nga referendumi i zhvilluar n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs, q\u00eb ishte humbur krejt\u00ebsisht, si edhe votat pro Mbret\u00ebris\u00eb n\u00eb qytete t\u00eb tjera, q\u00eb ishin shpallur t\u00eb pavlefshme ose ishin humbur, p\u00ebr shkak t\u00eb pro\u00e7edurave burokratike. Sipas vendimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs, u pranua q\u00eb numri i votave t\u00eb rritej vet\u00ebm me 6% n\u00eb favor, p\u00ebr nj\u00eb total prej 39,25%, q\u00eb nuk do t\u00eb kishte efekt n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Disa muaj pas referendumit, vota pro Mbret\u00ebris\u00eb u gjet\u00ebn nga media dhe publiku t\u00eb hedhura n\u00ebp\u00ebr lumenj dhe kosha plehrash.<\/p>\n<p>Mbreti Leka vendosi t\u00eb largohet nga vendi, p\u00ebr t\u00eb parandaluar rritjen e presionit politik dhe t\u00eb tensioneve publike, q\u00eb do t\u00eb ndikonin negativisht n\u00eb situat\u00ebn e vendit dhe do t\u00eb fusnin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb civile t\u00eb drejtuar nga interesat e disa entiteteve politike.<\/p>\n<p>Dr. Sali Berisha, i cili ishte President n\u00eb koh\u00ebn e referendumit, pranoi publikisht se \u201creferendumi ishte zhvilluar n\u00ebn kontekstin e rebelimit komunist dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbyllur. Parimi stalinist \u201cnuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kush voton, por r\u00ebnd\u00ebsi ka kush num\u00ebron\u201d u aplikua n\u00eb at\u00eb referendum. Fakti q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt votuan n\u00eb mas\u00eb p\u00ebr Mbretin e tyre&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb Partis\u00eb \u201cL\u00ebvizja e Legalitetit\u201d, ka qen\u00eb kthimi i Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb atdhe. Momentii par\u00eb, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i k\u00ebtij procesi, ishte hartimi dhe firmosja e nj\u00eb rezolute n\u00eb 04.06.1998 nga kryetar\u00ebt e t\u00eb gjitha partive (t\u00eb djathta dhe qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb) opozitare parlamentare dhe joparlamentare, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera k\u00ebrkojn\u00eb: \u201c&#8230;i b\u00ebjm\u00eb thirrje Mbretit Leka I p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb atdhe, pasi edhe procesi gjyq\u00ebsor i ngritur ndaj tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fars\u00eb politike e koalicionit t\u00eb majt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb vjen dhe momenti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ta realizuar kthimin e Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb atdhe. N\u00eb vitet 2001-2005, Partia \u201cL\u00ebvizja e Legalitetit\u201d ishte n\u00eb pikun e fuqis\u00eb s\u00eb saj politike dhe me nj\u00ebkredibilitet t\u00eb madh n\u00eb elektorat, jo thjesht\u00eb seishte parti parlamentare, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb qendrimeve t\u00eb mbajtura dhe kompakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb grupit parlamentar.<\/p>\n<p>Me nism\u00ebn e grupitparlamentart\u00eb PLL, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2002, filloi p\u00ebrgatitja e infrastruktur\u00ebs s\u00eb duhur institucionale p\u00ebr kthimin e Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb lobimi t\u00eb fuqish\u00ebm me drejtuesit e partive parlamentare, u arrit nj\u00eb marr\u00ebveshje politike kukryetar\u00ebt e 9 grupeve parlamentare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 17 qershor 2002, firmos\u00ebn nj\u00eb dokument t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kund\u00ebr t\u00eb tjera shkruhej: \u201dDuke respektuar Familjen Mbret\u00ebrore Shqiptare, jemi t\u00eb bindur se respektojm\u00eb themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb atdhe, merr fund nj\u00eb padrejt\u00ebsi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste\u201d.<\/p>\n<p>Deklarata e grupeve parlamentare u shoq\u00ebrua me k\u00ebrkes\u00ebn e 74 deputet\u00ebve firm\u00ebtar\u00eb (nga 140 q\u00eb kishte Kuvendi), ku k\u00ebrkohej: \u201cNe, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsimin q\u00eb kemi p\u00ebr historin\u00eb e Shtetit Shqiptar dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e tij juridike, si dhe n\u00eb zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb q\u00eb N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb Geraldina dhe Familja Mbret\u00ebrore Shqiptare t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<br \/>\nM\u00eb 28 qershor 2002, dit\u00eb e premte, n\u00eb ora 11.15, ulet n\u00eb Rinas avioni &#8220;Boeing727&#8221; i kompanis\u00eb &#8220;Million Air&#8221;, q\u00eb transportoi nga aeroporti \u201cLanceria\u201d i Johanesburgut, Familjen Mbret\u00ebrore Shqiptare t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga: N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb Geraldin\u00eb, Mbreti Leka I, Mbret\u00ebresha Suzan, Princi trash\u00ebgimtar i kuror\u00ebs Leka II dhe Kontesha Virxhinia (motra e N\u00ebn\u00ebs Mbret\u00ebresh\u00eb Geraldin\u00eb). Me flamuj komb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb Legalitetit, me pankarta n\u00eb duar, me kostume t\u00eb larmishme komb\u00ebtare, n\u00ebn muzik\u00ebn e orkestr\u00ebs frymore dhe asaj popullore, me k\u00ebng\u00eb e valle, t\u00eb pranishmit festonin dhe i uronin mir\u00ebseardhjen Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>Mbreti Leka, sapo zbriti n\u00eb Rinas u shpreh p\u00ebr mediat e shumta: \u201cDua t\u00eb fal\u00ebnderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar q\u00eb na dha k\u00ebt\u00eb rast me u kthye n\u00eb atdheun ton\u00eb\u201d.<br \/>\nKarvani i gjat\u00eb i makinave t\u00eb simpatizant\u00ebve t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb shoq\u00ebroi nga aeroporti \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d e deri n\u00eb Tiran\u00eb, pjes\u00ebtar\u00ebt e Familjes Mbret\u00ebrore, q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeteshin nga qytetar\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs. Ekzaltimi arriti kulmin kur Familja Mbret\u00ebrore mb\u00ebrriti n\u00eb Vil\u00ebn Nr. 4 dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes zbrit\u00ebn nga makinat p\u00ebr t\u2019u akomoduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezidenc\u00eb, q\u00eb ishte fill pas Hotel &#8220;Rogner&#8221;, 100 metra larg selis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb modernet nd\u00ebrtesa n\u00eb kryeqytet.<br \/>\nK\u00ebshtu, pas 63 vitesh m\u00ebrgimi t\u00eb detyruar n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, Familja Mbret\u00ebrore shqiptare u kthye p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Mbreti Leka u p\u00ebrfshi n\u00eb aktivitetet e kombit dhe kund\u00ebrshtoi fuqish\u00ebm t\u00eb gjitha aktet e korrupsionit dhe t\u00eb keqqeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Ai punoi fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar mir\u00ebqenien dhe lirin\u00eb e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Mbreti Leka besonte se Shqip\u00ebria duhej t\u00eb q\u00ebndronte si nj\u00eb ur\u00eb mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit. Ai ishte nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i fuqish\u00ebm i unitetit komb\u00ebtar shqiptar.<br \/>\nN\u00eb vitin 2005 Mbreti Leka u b\u00eb lideri shpirt\u00ebror i \u201cL\u00ebvizjes p\u00ebr Zhvillim Komb\u00ebtar\u201d, nj\u00eb koalicion i gjer\u00eb partish politike, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit. Fatkeq\u00ebsisht, sh\u00ebndeti i dob\u00ebsuar e detyroi q\u00eb t\u2019u jap\u00eb fund aktiviteteve politike n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Mbreti Leka nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 30 n\u00ebntor 2011. Qeveria shqiptare e shpalli k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Dit\u00eb Zie Komb\u00ebtare, dhe urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb flamujt e institucioneve t\u00eb ulen n\u00eb gjysm\u00eb shtiz\u00eb. Homazhet shtet\u00ebrore u zhvilluan n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb personalitete shqiptare dhe t\u00eb huaja, si dhe publiku i gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, z. LulzimBasha, mbajti nj\u00eb panegjirik p\u00ebrpara godin\u00ebs s\u00eb Parlamentit. Ceremonia u zhvillua sipas tradit\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb shqiptare, nga t\u00eb kat\u00ebrt klerik\u00ebt fetar\u00eb (mysliman, katolik, bektashi dhe ortodoks shqiptar), s\u00eb bashku me nderimet ushtarake.<\/p>\n<p>Ai fillimisht u varros pran\u00eb bashk\u00ebshortes dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb varrezat e Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, Mbreti Leka u vendos t\u00eb prehet n\u00eb paqe n\u00eb Mauzoleun Mbret\u00ebror n\u00eb kodrat e liqenit.<\/p>\n<p><em>Autori \u00ebsht\u00eb Princ Leka II &#8211; Trash\u00ebgimtar i Fronit Mbret\u00ebror Shqiptar.<\/em><br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot po kujtoj jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e babait tim. Bashk\u00ebngjitur po ndaj me ju nj\u00eb shkrim p\u00ebrmbledhes t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Mbretit Leka: Leka I &#8211; Mbret i Shqiptar\u00ebve Moto: \u201cPaqe, bashkim dhe v\u00ebllaz\u00ebrim\u201d. Lartmadh\u00ebria e Tij, Mbreti Leka i Shqiptar\u00ebve, lindi m\u00eb 5 prill 1939 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pallatin mbret\u00ebror. Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 30 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61195,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[3909],"class_list":["post-61194","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-princ-leka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61194"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61194\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61196,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61194\/revisions\/61196"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}