{"id":62180,"date":"2021-01-12T12:11:53","date_gmt":"2021-01-12T11:11:53","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=62180"},"modified":"2021-06-25T17:05:14","modified_gmt":"2021-06-25T15:05:14","slug":"qeveria-ne-detyre-vazhdon-me-nguti-perpjekjet-qe-te-kape-institucionin-e-policise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/qeveria-ne-detyre-vazhdon-me-nguti-perpjekjet-qe-te-kape-institucionin-e-policise\/","title":{"rendered":"Qeveria n\u00eb detyr\u00eb vazhdon me nguti p\u00ebrpjekjet q\u00eb t\u00eb kap\u00eb institucionin e Policis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/D48489DC-BB91-4EA9-82AC-F7AAC81B221A.jpeg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-62181\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/D48489DC-BB91-4EA9-82AC-F7AAC81B221A.jpeg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/D48489DC-BB91-4EA9-82AC-F7AAC81B221A-300x169.jpeg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/D48489DC-BB91-4EA9-82AC-F7AAC81B221A-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>PRISHTIN\u00cb &#8211; Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) ka reaguar ndaj vazhdimit t\u00eb procesit t\u00eb rekrutimit p\u00ebr Pozit\u00ebn e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (PK), t\u00eb shpallur me konkursin e dat\u00ebs 18 n\u00ebntor 2020 nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB), respektivisht nga Qeveria n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebrderisa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkurs ka nj\u00eb procedur\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb proces, ku seanca p\u00ebr rishqyrtim dhe rivendosje t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar m\u00eb 20 janar 2021.<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Avdullah Hoti m\u00eb 16 tetor 2020, kishte liruar nga detyra Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, Rashit Qalaj dhe kishte em\u00ebruar n\u00eb vend t\u00eb tij si ushtrues detyre, Samedin Mehmetin.<\/p>\n<p>Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Kryeministri Hoti kishte liruar nga detyra edhe ushtruesin e detyr\u00ebs s\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Xhaka dhe Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ATK-s\u00eb Ilir Murtezaj.<\/p>\n<p>\u201cPas lirimit nga detyra t\u00eb Rashit Qalajt, MPB m\u00eb 18 n\u00ebntor 2020 kishte shpallur konkurs p\u00ebr pozit\u00ebn Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PK-s\u00eb. Ndaj vendimit p\u00ebr shkarkim nga pozita e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, Rashit Qalaj, kishte ngritur padi civile, nd\u00ebrsa p\u00ebr konkursin e shpallur nga MPB, i kishte propozuar Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, caktimin e mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr ta ndaluar vazhdimin e procedurave p\u00ebr rekrutim p\u00ebr pozit\u00ebn e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 2 dhjetor 2020, sipas propozimit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb t\u00eb iniciuar nga ish-Drejtori i PK-s\u00eb, Rashit Qalaj, kishte marr\u00eb vendim p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit me t\u00eb cil\u00ebn ia kishte ndaluar Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, respektivisht MPB-s\u00eb, vazhdimin e procedurave p\u00ebr zgjedhjen e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb sipas konkursit t\u00eb shpallur m\u00eb 18 n\u00ebntor 2020, thuhet n\u00eb njoftimin e IKD-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdaj vendimit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkurs, ishte ankuar Qeveria e Kosov\u00ebs, Zyra e Kryeministrit dhe MPB, t\u00eb cil\u00ebn ankes\u00eb e kishte aprovuar Gjykata e Apelit m\u00eb 24 dhjetor 2020. Apeli kishte kthyer l\u00ebnd\u00ebn p\u00ebr rishqyrtim dhe rivendosje n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb. Kjo e fundit, m\u00eb 8 janar 2021 kishte filluar seanc\u00ebn p\u00ebr rishqyrtim dhe rivendosje, e cila me propozimin e pal\u00ebve ishte shtyr\u00eb dhe ricaktuar m\u00eb 20 janar 2021\u201d.<\/p>\n<p>IKD thekson se MPB kishte vendosur q\u00eb ta vazhdoj\u00eb procesin e rekrutimit n\u00eb konkursi p\u00ebr zgjedhjen e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb procedur\u00eb dhe kishte qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur m\u00eb 8 janar 2021, ku ishte shtyr\u00eb seanca dhe ricaktuar p\u00ebr 20 janar 2021, p\u00ebr rishqyrtim dhe rivendosje te mas\u00ebs p\u00ebr konkursin e shpallur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb rekrutimit, IKD \u00ebsht\u00eb informuar se Komisioni respektiv ka p\u00ebrfunduar intervistimin e kandidat\u00ebve, madje duke shfryt\u00ebzuar dit\u00ebt e vikendit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi t\u00eb rekrutimit ka qen\u00eb edhe Ambasada Britanike p\u00ebrmes Projektit p\u00ebr Rekrutimin e Pozitave t\u00eb Larta, nd\u00ebrsa n\u00eb rolin e monitoruesve kan\u00eb qen\u00eb ICITAP, Zyra e Bashkimit Evropian dhe OJQ.<\/p>\n<p>IKD vler\u00ebson se vazhdimi i procesit p\u00ebr rekrutim p\u00ebr pozit\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Pergjithshem t\u00eb PK-s\u00eb nga Qeveria n\u00eb detyr\u00eb, respektivisht MPB, n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe ka nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, d\u00ebshmon q\u00ebllimin e saj p\u00ebr t\u00eb vazhduar kapjen e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke synuar em\u00ebrimin e personave t\u00eb af\u00ebrt me politik\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e IKD-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPraktikisht, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebrmes vazhdimit t\u00eb procesit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, tenton q\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn e caktuar m\u00eb 20 janar 2021 p\u00ebr vendosje lidhur me mas\u00ebn siguris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkurs, t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ri juridik p\u00ebrmes nj\u00eb gjendje t\u00eb re faktike, duke pamund\u00ebsuar kontrollin gjyq\u00ebsor mbi nj\u00eb proces t\u00eb kontestuar si dhe duke nd\u00ebrhyr\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb si pushtet ekzekutiv n\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor, rrjedhimisht duke krijuar pasiguri juridike.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ka pozita e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, n\u00eb sistemin e siguris\u00eb n\u00eb vend, Ligji p\u00ebr Policin\u00eb n\u00eb nenin 37 paragrafi 3, ka p\u00ebrcaktuar se: \u201cN\u00ebse Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Z\u00ebvend\u00ebsdrejtor\u00ebve t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb iu p\u00ebrfundon mandati n\u00eb vitin kalendarik t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, at\u00ebher\u00eb q\u00ebndrimi i tyre n\u00eb detyr\u00eb do t\u00eb zgjatet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike p\u00ebr nj\u00eb (1) vit pas certifikimit t\u00eb zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>IKD vler\u00ebson se q\u00ebllimi i k\u00ebtij neni \u00ebsht\u00eb ruajtja e integritetit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, duke pamund\u00ebsuar keqp\u00ebrdorimin e pozit\u00ebs nga Qeverit\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb zgjedhin t\u00eb preferuarit e tyre.<\/p>\n<p>IKD vler\u00ebson se kjo qasje e Qeveris\u00eb Hoti, d\u00ebshmon tendenc\u00ebn e vazhdimit t\u00eb politizimit dhe kapjes s\u00eb sistemit e drejt\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa, pjes\u00ebmarrja e Ambasad\u00ebs Britanike n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, reflekton tentimin e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb ta legjitimoj\u00eb nj\u00eb proces, t\u00eb cilit i mungon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi legjitimiteti.<\/p>\n<p>\u201cQasja e Qeveris\u00eb Hoti \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me vet Projekt ligjin p\u00ebr Qeverin\u00eb, proces ky i udh\u00ebhequr dhe finalizuar nga Qeveria Hoti n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2020. Gjat\u00eb muajit dhjetor t\u00eb vitit 2020, kishte dh\u00ebn\u00eb komente edhe Komisioni i Venecias sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.  N\u00eb nenin 31 t\u00eb Projekt-Ligjit p\u00ebr Qeverin\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se Qeveria n\u00eb dor\u00ebheqje kryen vet\u00ebm aktivitetet e domosdoshme dhe t\u00eb planifikuara me Planin vjetor t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb dhe me ligjin vjetor p\u00ebr buxhetin, me p\u00ebrjashtim t\u00eb aktiviteteve t\u00eb listuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen. Neni 31 paragrafi 1.3, ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative se Qeveria n\u00eb detyr\u00eb  \u201cNuk mund t\u00eb inicion procedura t\u00eb reja p\u00ebr em\u00ebrimin n\u00eb pozitat publike p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse sipas ligjeve t\u00eb aplikueshme\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb, Komisioni i Venecias, kishte dh\u00ebn\u00eb opinionin e saj, duke konstatuar se kufizimet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr Qeverit\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Ligjin p\u00ebr Qeverin\u00eb nuk ngrisin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim m\u00eb parimet e sundimit t\u00eb ligjit dhe qeverisjes s\u00eb mir\u00eb q\u00eb e nj\u00ebjta Qeveri, e cila ka miratuar nj\u00eb Projekt ligj t\u00eb till\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr se i nj\u00ebjti ende nuk \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend, t\u00eb shkel\u00eb parimet dhe standardet e mish\u00ebruara lidhur me kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Qeverive n\u00eb detyr\u00eb. Nj\u00eb qasje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe cenon r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb pavarur, paansh\u00ebm dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes dhe em\u00ebrimit t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas IKD-s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00ebllimit q\u00eb ta p\u00ebrmbyll\u00eb konkursin p\u00ebr zgjedhjen e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb, me hapa t\u00eb ngutsh\u00ebm, me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, \u00ebsht\u00eb duke udh\u00ebhequr disa procese t\u00eb rekrutimit n\u00eb pozita t\u00eb larta t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb disa institucione dhe nd\u00ebrmarrje publike.<\/p>\n<p>IKD k\u00ebrkon nga Qeveria Hoti, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vazhduar procesin e p\u00ebrzgjedhjes t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb PK-s\u00eb dhe t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb kontrollit gjyq\u00ebsor t\u00eb k\u00ebtij procesi, duke respektuar parimet dhe standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, duke garantuar sigurin\u00eb juridike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>IKD po ashtu k\u00ebrkoi nga Ambasada Britanike q\u00eb t\u00eb sqaroj\u00eb publikun p\u00ebr rolin dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar procesi i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PK-s\u00eb, n\u00eb koh\u00eb kur ka nj\u00eb kontestim t\u00eb k\u00ebtij konkursi n\u00eb procedur\u00eb gjyq\u00ebsore, si dhe udh\u00ebheqjen e nj\u00eb procesi p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebr pozitat e larta m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga nj\u00eb Qeverie n\u00eb detyr\u00eb, raporton Telegrafi. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb &#8211; Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) ka reaguar ndaj vazhdimit t\u00eb procesit t\u00eb rekrutimit p\u00ebr Pozit\u00ebn e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (PK), t\u00eb shpallur me konkursin e dat\u00ebs 18 n\u00ebntor 2020 nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB), respektivisht nga Qeveria n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebrderisa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkurs ka nj\u00eb procedur\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62181,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[3803,4852,48,741,5611],"class_list":["post-62180","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aktuale","tag-instituti-i-kosoves-per-drejtesi","tag-kosove","tag-policia","tag-qeveria-hoti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62180"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62180\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62182,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62180\/revisions\/62182"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}