{"id":62204,"date":"2021-01-13T13:33:49","date_gmt":"2021-01-13T12:33:49","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=62204"},"modified":"2021-06-25T17:05:13","modified_gmt":"2021-06-25T15:05:13","slug":"shkaqet-pse-ndiheni-vazhdimisht-te-lodhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shkaqet-pse-ndiheni-vazhdimisht-te-lodhur\/","title":{"rendered":"Shkaqet pse ndiheni vazhdimisht t\u00eb lodhur"},"content":{"rendered":"<p>A mendoni q\u00eb m\u00eb nuk mund t\u00eb arrini aq gj\u00ebra sa keni mundur m\u00eb her\u00ebt? A ndiheni vazhdimisht t\u00eb lodhur dhe t\u00eb rraskapitur, madje edhe kur keni fjetur mjaftuesh\u00ebm? A e faj\u00ebsoni pun\u00ebn tuaj dhe vitet p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj? A mendoni q\u00eb nuk mund t\u00eb arrini aq gj\u00ebra sa keni menduar m\u00eb her\u00ebt? A e dini se nga vjen e gjith\u00eb kjo lodhje t\u00eb cil\u00ebn e ndjeni?<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/image.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"1200\" class=\"alignleft size-full wp-image-62205\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/image.jpg 1200w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/image-300x300.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/image-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/image-150x150.jpg 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/image-768x768.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/image-100x100.jpg 100w\" sizes=\"(max-width: 1200px) 100vw, 1200px\" \/><\/p>\n<p>Njer\u00ebzit shpesh ndihen k\u00ebshtu sikurse edhe ju. Sot ekzistojn\u00eb madje edhe s\u00ebmundja e cila quhet lodhje kronike. Ka shum\u00eb shpjegime t\u00eb ndryshme mjek\u00ebsore p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb ndjeni.<\/p>\n<p>N\u00ebse flini mjaftuesh\u00ebm nat\u00ebn, respektivisht, n\u00ebse flini n\u00eb mes shtat\u00eb dhe n\u00ebnt\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb por ende jeni t\u00eb lodhur, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb koha ta vizitoni mjekun tuaj dhe t\u00eb b\u00ebni disa analiza p\u00ebr t\u00eb zbuluar shkakun e lodhjes suaj.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb lodhja \u00ebsht\u00eb simptom\u00eb e s\u00ebmundjes serioze, edhe pse n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb leht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb largohet dhe sh\u00ebrohet leht\u00eb.<\/p>\n<p>Anemia mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto arsye. Anemia \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i lodhjes tek femrat. Deri tek ajo vjen kur gjat\u00eb ciklit menstrual femra humb shum\u00eb gjak, dhe k\u00ebshtu edhe shum\u00eb hemoglobin\u00eb. Hemoglobina \u00ebsht\u00eb protein\u00eb e pasur me hekur e cila bart oksigjenin nga mushk\u00ebrit\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00ebse keni munges\u00eb t\u00eb hemoglobin\u00ebs n\u00eb organiz\u00ebm, organet dhe indet tuaja nuk marrin mjaft oksigjen p\u00ebr \u00e7\u2019arsye ju ndiheni t\u00eb lodhur. Shkaqet tjera mund t\u00eb jen\u00eb gjakderdhja e brendshme, mungesa e hekurit, acidit folik ose vitamin\u00ebs B12. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse keni anemi, mjafton t\u00eb b\u00ebni analizat e gjakut.<\/p>\n<p>N\u00ebse e keni mundeni q\u00eb ta zgjidhni k\u00ebt\u00eb problem leht\u00eb. Mjafton t\u00eb merrni disa shtesa dhe p\u00ebrmes ushqimit t\u00eb konsumoni mjaftuesh\u00ebm vitamina dhe minerale. Me terapi adekuate, lodhja do t\u00eb zhduket p\u00ebr m\u00eb s\u00eb shumti nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Arsyeja e dyt\u00eb me radh\u00eb e lodhjes \u00ebsht\u00eb hipotireoza. N\u00ebse ndiheni t\u00eb lodhur, dembel dhe pak depresiv\u00eb, kjo mund t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb e funksionit t\u00eb reduktuar t\u00eb gj\u00ebndr\u00ebs tiroide. Gj\u00ebndra tiroide \u00ebsht\u00eb gj\u00ebnd\u00ebr e vog\u00ebl n\u00eb form\u00eb fluture e cila gjendet n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb qaf\u00ebs ton\u00eb dhe kontrollon metabolizmin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb mosh\u00ebn gjasht\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb jet\u00ebs gati \u00e7do e pesta fem\u00ebr s\u00ebmuret nga hipotireoza, nd\u00ebrsa m\u00eb s\u00eb shpeshti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje ndonj\u00eb s\u00ebmundje autoimune. Ajo shpesh \u00ebsht\u00eb e pranishme me vite dhe nuk sh\u00ebrohet sepse simptomat e hipotireoz\u00ebs i shpjegojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra tjera. At\u00eb n\u00eb fakt mund ta zbulojm\u00eb leht\u00eb, vet\u00ebm duhet t\u00eb kontrollohet niveli i hormoneve T3 dhe T4 n\u00eb gjak. Aplikimi i hormoneve sintetike do t\u00eb na e zgjidh\u00eb shpejt problemin dhe lodhja do t\u00eb zhduket si me magji.<\/p>\n<p>Infeksionet e traktit urinar po ashtu jan\u00eb nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb lodhjes kronike. N\u00eb fakt, ndonj\u00ebher\u00eb lodhja \u00ebsht\u00eb edhe simptoma e vetme e k\u00ebsaj s\u00ebmundje. K\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje e shkaktojn\u00eb bakteret q\u00eb i marrim nga ndonj\u00eb sip\u00ebrfaqe e ndotur si kapaku i tualetit ose nga duart e ndotura. Marr\u00ebdh\u00ebnia seksuale po ashtu mund t\u00eb jet\u00eb arsye e shfaqjes s\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundje sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bakteret arrijn\u00eb deri tek uretra. Aplikimi i antibiotik\u00ebve mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb gjendjen shpejt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket s\u00ebmundjeve tjera, apnea si edhe s\u00ebmundjet e ndryshme t\u00eb z\u00ebmr\u00ebs mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb deri te shfaqja e lodhjes. Shum\u00eb kan\u00eb apne n\u00eb gjum\u00eb dhe nuk e din\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. N\u00ebse keni apne, gjumi juaj \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrprer\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk pushoni mjaftuesh\u00ebm gjat\u00eb nat\u00ebs. At\u00eb e shkakton pengimi i sistemi respirator, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se nuk flini edhe nuk merrni mjaft oksigjen gjat\u00eb nat\u00ebs. N\u00ebse nuk e sh\u00ebroni apnen\u00eb rreziku nga sulmi n\u00eb tru ose zem\u00ebr rritet. Terapia adekuate si dhe ndryshimi i stilit t\u00eb jetes\u00ebs dhe nd\u00ebrprerja e duhanit mund t\u2019ju ndihmoj\u00eb tek kjo s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00ebse keni ndonj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb zemr\u00ebs, me siguri do t\u00eb ndjeni lodhje si dhe dhimbje n\u00eb gjoks. M\u00eb s\u00eb miri \u00ebsht\u00eb t\u00eb kontaktoni mjekun tuaj p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebhet fjal\u00eb. Secila s\u00ebmundje e zemr\u00ebs, n\u00ebse nuk sh\u00ebrohet mund t\u00eb ket\u00eb pasoja fatale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, konsumimi i sasis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb kafein\u00ebs si dhe ushqimi i keq mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb nga shkaqet e lodhjes kronike. N\u00ebse keni testuar gjith\u00e7ka dhe keni kuptuar q\u00eb organizmi juaj funksionin si duhet, por ende jeni t\u00eb lodhur, kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrroni shprehit\u00eb tuaja dhe t\u2019i ktheheni stilit m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm t\u00eb jetes\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa gjat\u00eb flini, por kur shkoni n\u00eb shtrat.<\/p>\n<p>Reduktoni konsumimin e kafein\u00ebs, ndaleni duhanin, ushqehuni m\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, merruni me ndonj\u00eb aktivitet fizik dhe do t\u00eb keni mjaft energji p\u00ebr \u00e7do pun\u00eb ose detyr\u00eb q\u00eb ju pret.\/eo\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A mendoni q\u00eb m\u00eb nuk mund t\u00eb arrini aq gj\u00ebra sa keni mundur m\u00eb her\u00ebt? A ndiheni vazhdimisht t\u00eb lodhur dhe t\u00eb rraskapitur, madje edhe kur keni fjetur mjaftuesh\u00ebm? A e faj\u00ebsoni pun\u00ebn tuaj dhe vitet p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj? A mendoni q\u00eb nuk mund t\u00eb arrini aq gj\u00ebra sa keni menduar m\u00eb her\u00ebt? A [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62205,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-62204","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendetesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62204"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62204\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62206,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62204\/revisions\/62206"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62205"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}