{"id":63474,"date":"2021-03-23T23:26:30","date_gmt":"2021-03-23T22:26:30","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=63474"},"modified":"2021-06-25T17:06:27","modified_gmt":"2021-06-25T15:06:27","slug":"qytete-te-qendrueshme-bazuar-ne-kujdesin-per-mjedis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/qytete-te-qendrueshme-bazuar-ne-kujdesin-per-mjedis\/","title":{"rendered":"Qytete t\u00eb q\u00ebndrueshme, bazuar n\u00eb kujdesin p\u00ebr mjedis"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_61134\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-61134\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/erling-haaland.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-61134\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/erling-haaland.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/erling-haaland-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/erling-haaland-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/erling-haaland-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-61134\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>EC MA NDRYSHE<\/b><\/p><\/div>\n<p>Qytetet n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu sikurse qytetet tjera t\u00eb bot\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme. Ky trend i zhvillimit sjell\u00eb me vete edhe mjaft sfida. Nd\u00ebr kryesoret jan\u00eb ruajtja e mjedisit dhe hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra. Prandaj orientimi i politikave publike lokale duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb krijimin e qyteteve m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, me nj\u00eb kujdes t\u00eb shtuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet mjedisore.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb e ndryshme t\u00eb OKB-s\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar se pjesa m\u00eb e madhe e zgjerimit urban \u00ebsht\u00eb e paplanifikuar dhe jokoherente, dhe se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb krijon zbraz\u00ebti n\u00eb aspektin e mbrojtjes s\u00eb mjedisit, si dhe kufizime n\u00eb qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb.   <\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebsaj organizate, mbi gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs tani jeton n\u00eb qytete, dhe duke qen\u00eb se ky num\u00ebr deri n\u00eb vitin 2050 pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb dy t\u00eb tretat e popullsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se urbanizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tendencat m\u00eb transformuese n\u00eb bot\u00eb. Dhe kjo p\u00ebrhapje, sipas p\u00ebrvojave bot\u00ebrore, po ndodh n\u00eb kurriz t\u00eb burimeve natyrore dhe hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra, duke rritur ndjeshm\u00ebrin\u00eb e komuniteteve urbane ndaj efekteve t\u00eb ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Karta e Re e Lajpcigut thekson se qeverisja e mir\u00eb urbane \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb gjitha qytetet t\u00eb zhvillojn\u00eb sisteme urbane t\u00eb drejta, t\u00eb gjelbra dhe produktive. Pos tjerash, n\u00ebnvizon se politikat, planet dhe projektet parashikuese dhe parandaluese duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb skenar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb parashikuar sfidat mjedisore dhe klimatike dhe rreziqet ekonomike, si dhe transformimin shoq\u00ebror dhe shqet\u00ebsimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebrvojat nga periudha e pasluft\u00ebs n\u00eb qytetet e Kosov\u00ebs, sidomos n\u00eb qendrat kryesore, shpalosin nj\u00eb realitet t\u00eb urbanizimit t\u00eb vrazhd\u00eb, ku kujdesi p\u00ebr mjedisin dhe hap\u00ebsirat e gjelbra kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb neglizhuara skajshm\u00ebrisht. Parimet e gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes n\u00eb hartimin e zbatimin e politikave publike jan\u00eb anashkaluar, duke prodhuar rezultate q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrputhur me aspiratat e qytetar\u00ebve.  <\/p>\n<p>Raporti i fundit i Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah faktin se politikb\u00ebrja ad hoc, n\u00eb raste e ndikuar edhe nga interesat e ve\u00e7anta, paraqet nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr politikb\u00ebrjen gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb bazuar n\u00eb prova, prandaj dhe ka rekomanduar gjith\u00eb administrat\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave administrative dhe p\u00ebrdorimin sistematik t\u00eb tyre p\u00ebr hartimin e politikave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebrgjat\u00eb vitesh kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen se mos grumbullimi i rregullt i t\u00eb dh\u00ebnave nga institucionet dhe mos publikimi i tyre ka v\u00ebshtir\u00ebsuar gjetjen e informacioneve t\u00eb besueshme p\u00ebr t\u00eb matur progresin n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb ambientin jet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb sfidat aktuale, Ministria e Pushtetit Lokal n\u00eb bashk\u00ebpunim me donator\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, po orvaten p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime duke nxitur komunat q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebrmes Sistemit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Performanc\u00ebs Komunale, n\u00eb t\u00eb cilin sistem jan\u00eb harmonizuar nj\u00eb num\u00ebr i treguesve p\u00ebr t\u00eb kontribuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb arritjen e Objektivave t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, MPL ka theksuar se pushteti lokal \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u2019i trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lindin nga OZHQ-t\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb drejt progresit t\u00eb k\u00ebrkuar, pasi detyrat si planifikimi hap\u00ebsinor, mir\u00ebqenia sociale, mir\u00ebmbajtja e rrug\u00ebve lokale, transporti publik, menaxhimi i mbeturinave, ujit dhe kanalizimit etj., q\u00eb jan\u00eb detyrat m\u00eb t\u00eb zakonshme p\u00ebr pothuajse \u00e7do nivel lokal; dhe derisa qeveria qendrore duhet t\u00eb siguroj\u00eb burime p\u00ebr adresimin e nevojave, p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi pushtetin lokal q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb ato burime t\u00eb p\u00ebrdoren<br \/>\np\u00ebr arritjen e OZHQ-ve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe efektive.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ekziston nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim global se beteja p\u00ebr arritjen e OZHQ-ve do t\u00eb fitohet ose humbet n\u00eb qytete; por se nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe rritja e qyteteve i shton mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme; dhe n\u00ebse synojm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb qytete m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb natyrisht se duhet t\u00eb rivler\u00ebsojm\u00eb edhe m\u00ebnyr\u00ebn aktuale t\u00eb funksionimit t\u00eb qyteteve tona.<\/p>\n<p>Natyrisht, secila komun\u00eb i ka karakteristikat e veta, prandaj dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me komunitetin dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile duhet t\u00eb gjej\u00eb dhe zbatoj\u00eb politika sa m\u00eb unike q\u00eb jan\u00eb miq\u00ebsore me mjedisin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e saj.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetet n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu sikurse qytetet tjera t\u00eb bot\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme. Ky trend i zhvillimit sjell\u00eb me vete edhe mjaft sfida. Nd\u00ebr kryesoret jan\u00eb ruajtja e mjedisit dhe hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra. Prandaj orientimi i politikave publike lokale duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb krijimin e qyteteve m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, me nj\u00eb kujdes t\u00eb shtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61134,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2097],"class_list":["post-63474","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ec-ma-ndryshe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63474"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63474\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63475,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63474\/revisions\/63475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}