{"id":6434,"date":"2014-05-02T09:56:46","date_gmt":"2014-05-02T07:56:46","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=6434"},"modified":"2018-11-29T09:49:18","modified_gmt":"2018-11-29T08:49:18","slug":"veliaj-ndaj-serbise-superiore-moralisht-dhe-ushtarakisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/veliaj-ndaj-serbise-superiore-moralisht-dhe-ushtarakisht\/","title":{"rendered":"Veliaj: Ndaj Serbis\u00eb superior\u00eb moralisht dhe ushtarakisht"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/veliaj-1.jpg\" alt=\"\" width=\"260\" height=\"200\" class=\"alignleft size-full wp-image-48511\" \/><\/p>\n<p><strong>\u201cFuqia jon\u00eb negociuese \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Ballkan. Sot jemi nj\u00eb an\u00ebtar i NATO-s dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktikisht e pamundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet n\u00eb territorin e saj. Jemi n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me nj\u00eb superioritet moral dhe sigurisht edhe ushtarak n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ndaj gjykoj q\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri duhet t\u00eb avancojm\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie\u201d, ka theksuar Ministrit i Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb, Erion Veliaj<\/strong><\/p>\n<p>Intervistoi: Denion Ndrenika<\/p>\n<p>Redio Kosova: U kam d\u00ebgjuar shpesh t\u00eb flisni p\u00ebr tregun e pun\u00ebs, p\u00ebr heqjen e lejeve nga Mitrovica n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Un\u00eb kam tri n\u00ebn pika, t\u00eb cilat mund t\u2019i p\u00ebrmblidhni n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vetme. E para sa shpresoni dhe besoni se do t\u00eb jet\u00eb numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve? E dyta, si do t\u00eb hiqen lejet e pun\u00ebs, mbi \u00e7\u2019procedura? E treta, cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb Ju, apo bashkarisht me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, i keni identifikuar?<\/p>\n<p>Erion Veliaj: P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teknike ka nj\u00eb ekip jurist\u00ebsh q\u00eb po punon. S\u00eb shpejti ne do t\u00eb ratifikojm\u00eb marr\u00ebveshjen dhe do ta kalojm\u00eb edhe n\u00eb qeverin\u00eb ton\u00eb dhe n\u00eb parlamentin ton\u00eb dhe pastaj edhe n\u00eb ato t\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb disa fusha profesionesh, n\u00eb t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka nj\u00eb sufi\u00e7it. Ne kemi nj\u00eb inflacion jurist\u00ebsh. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye q\u00eb ka shum\u00eb jurist\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr institucionet e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb gjykoj q\u00eb Kosova ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb arsimin profesional. Kemi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb sot punojn\u00eb si softuer dizajn dhe njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb soft dhe n\u00eb programim kompjuter\u00ebsh, pra q\u00eb Kosova i ka pasur m\u00eb me boll\u00ebk vitet e fundit se sa Shqip\u00ebria. Jan\u00eb disa profesione dhe un\u00eb mora vet\u00ebm dy p\u00ebr shembull, ku secili prej vendeve ka nj\u00eb avantazh. Dhe, se sa t\u00eb presim nj\u00eb gjenerat\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbejm\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi pun\u00ebtore. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb krijuar fiktivisht vende t\u00eb reja pune, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur njer\u00ebzit e duhur p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka nevoj\u00eb tregu. Ne sot n\u00eb Shqip\u00ebri ka vende pune. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne nuk kemi mjaftuesh\u00ebm njer\u00ebz me arsim profesional p\u00ebr vendet q\u00eb k\u00ebrkohen nga k\u00ebto kompani. Portali yn\u00eb www.puna.gov.al\u201d ka sot rreth 3 mij\u00eb vende pune. Kryesisht k\u00ebrkohen njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb mbaruar kimi ushqimore, inxhineri nd\u00ebrtimi, inxhineri tekstile, industri ushqimore, pra gj\u00ebra q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb arsim profesional. Fatkeq\u00ebsisht k\u00ebto nuk i kemi, por fatmir\u00ebsisht ka n\u00eb Kosov\u00eb njer\u00ebz me bekgraund t\u00eb till\u00eb. Sot shum\u00eb prej projekteve tona t\u00eb nd\u00ebrtimit kan\u00eb inxhiner\u00eb kosovar\u00eb, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb Gjermani, n\u00eb Austri. Ndaj dhe gjykoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment ideal p\u00ebr ta koordinuar m\u00eb mir\u00eb ofert\u00ebn ton\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit. Kur vjen puna pastaj, p\u00ebr pun\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb kualifikim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sektori fason, k\u00ebto shum\u00eb shpejt me nj\u00eb trajnim disaditor apo disajavor dikush kualifikohet. Por, p\u00ebr pun\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb kuot\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgatitjeje, gjykoj q\u00eb tregu kosovar i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dobish\u00ebm.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Zoti minist\u00ebr, bashk\u00ebpunimi me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb quajtur m\u00eb shum\u00eb se \u201ci mir\u00eb\u201d p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore. Megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme, pavar\u00ebsisht konjukturave t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, sot realiteti \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm dhe ju po e pohoni. Cilat jan\u00eb konkretet projekte t\u00eb p\u00ebrfunduara?<\/p>\n<p>Erion Veliaj: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb 6 vjet\u00ebt e par\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kemi pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb. Sot kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyer. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb. Un\u00eb gjykoj q\u00eb kemi kaluar nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qokash mes t\u00eb dy qeverive, n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebpunimi konkret dhe praktik mes t\u00eb dyja qeverive. Mund t\u00eb filloj duke folur p\u00ebr projektet e k\u00ebsaj ministrie. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis Sh\u00ebrbimit Komb\u00ebtar t\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. Takova homologun Rashiq dhe n\u00ebnshkruam marr\u00ebveshjen e unifikimit t\u00eb sistemit ton\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb vendet nuk kan\u00eb m\u00eb barriera, nuk kan\u00eb m\u00eb dogan\u00eb, nuk kan\u00eb m\u00eb kufij kur vjen puna p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete si lejet e pun\u00ebs. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb dikush mund t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb nga Mitrovica n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe t\u00eb mos ndikohet aspak nga burokracia q\u00eb k\u00ebrkon leje q\u00ebndrimi dhe lejet e pun\u00ebs p\u00ebr shtetasit respektiv\u00eb. Ne sot tashm\u00eb kemi nj\u00eb kalendar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturor q\u00eb tashm\u00eb ka filluar t\u00eb vihet n\u00eb veprim dhe q\u00eb ministria e Kultur\u00ebs po e drejton. Gjykoj q\u00eb autostrada energjetike q\u00eb quhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb se si ne do t\u00eb kompensojm\u00eb mungesat q\u00eb ne kemi n\u00eb ver\u00eb apo mungesat q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb dim\u00ebr, duke qen\u00eb se kemi cikle t\u00eb ndryshme t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb, dikush me termocentrale, dikush me hidro. Po funksionojm\u00eb me gj\u00ebra logjike q\u00eb jan\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe jo me butafori t\u00eb tipit \u201cpassaporta p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb\u201d n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve dhe \u00e7udira t\u00eb tilla, sepse ky patriotizmi folklorik n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs nuk prodhon asnj\u00eb t\u00eb mir\u00eb materiale p\u00ebr mir\u00ebqenien e shtetasve tan\u00eb. Ndaj dhe gjykoj q\u00eb qasja q\u00eb kemi tani dhe nga mbledhja e fundit n\u00eb Kuk\u00ebs, edhe pse nuk ishte mbledhje formale qeverie, u fol shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar doganat n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme. U fol shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar disa leht\u00ebsira kryesisht n\u00eb sektorin ekonomik, p\u00ebr t\u00eb evituar taksimin e dyfisht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb aeroportin e Kuk\u00ebsit. Ne kemi kaluar vite t\u00eb t\u00ebra kur patatet e Shqip\u00ebris\u00eb apo qep\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb derdheshin n\u00eb lumenj nga mungesa e tregut, nd\u00ebrsa tani kemi nj\u00eb realitet t\u00eb ri, kemi nj\u00eb treg konkret q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb dyfishuar. Dje, aty ku jeni ulur ju, ishte ulur Dhimo Kote, i cili pranon q\u00eb nuk kan\u00eb koh\u00eb as ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pik\u00eb grumbullimi, sepse kamion\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb n\u00eb ferm\u00ebn e tij n\u00eb Xar\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mbushur me agrumet qe ai prodhon\u201d.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Me Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, ku jeni p\u00ebrqendruar?<\/p>\n<p>Erion Veliaj: Un\u00eb gjykoj q\u00eb detyra e nj\u00eb qeverie shqiptare nuk mund t\u00eb limitohet vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kjo jo sepse ka nj\u00eb pasion nacionalist patetik, por se ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb gjenuine p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb detyrim kushtetues p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb qeveria e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshi edhe t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<br \/>\nPati shum\u00eb ciniz\u00ebm rreth shum\u00ebs q\u00eb u akordua (100 mij\u00eb euro nga qeverit\u00eb e Ship\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. v.j.). N\u00eb fakt ishte shuma q\u00eb u k\u00ebrkua. N\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb kishte edhe m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu, q\u00eb m\u00ebnyra se si kemi funksionuar pas atij projekti t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb quhet \u201cp\u00ebrgjigje sipas nevoj\u00ebs\u201d. Pra, n\u00eb \u00e7do mbledhjeje t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb me gjas\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb dy her\u00eb n\u00eb vit dhe mbledhjen tjet\u00ebr e kemi n\u00eb fund t\u00eb majit ose n\u00eb fund t\u00eb qershorit n\u00eb Vlor\u00eb, ne do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkesash ka t\u00eb tjera nga komunat dhe nga autoritetet n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkes\u00ebn e radh\u00ebs. Ka m\u00eb shum\u00eb se sa thjesht nevoja financiare Lugina e Preshev\u00ebs. Pra, q\u00eb ka nevoj\u00eb edhe t\u00eb shk\u00ebmbehen artist\u00ebt, t\u00eb shk\u00ebmbehen t\u00eb rinjt\u00eb dhe argumenti i fundit q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne kemi nevoj\u00eb gjithashtu edhe p\u00ebr shk\u00ebmbim m\u00eb t\u00eb madh ekonomik. Njer\u00ebzit nuk mund t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend dhe t\u00eb popullojn\u00eb nj\u00eb qytet vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr atdheun. Sepse, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs duhet t\u00eb pagujn\u00eb faturat, t\u00eb rrisin f\u00ebmij\u00eb, duhet t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb kan\u00eb financa t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze. Disa gj\u00ebra i kemi filluar. Kemi filluar procesin e ndryshimit t\u00eb legjislacionit q\u00eb heq lejet e pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb mobilitetin ekonomik dhe mobilitetin e pun\u00ebs di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Un\u00eb gjykoj q\u00eb duhet t\u00eb synojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur investimet dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ata q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Gjykoj q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb Ballkan. Kryeministri shqiptar (Edi Rama. v.j.) po p\u00ebrgatitet p\u00ebr udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Serbi. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb  vizit\u00eb historike e nj\u00eb kryeministri shqiptar kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb viteve \u201840. K\u00ebshtu, q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjykoj se fitojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb dhe duke k\u00ebrkuar n\u00eb tryez\u00ebn e vendimmarrjes m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr interesat tan\u00eb se sa duke e deleguar vendimmarrjen vet\u00ebm n\u00eb autoritetet serbe dhe duke pritur l\u00ebmosh\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje fondesh, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje investimesh apo p\u00ebr politika zhvilluese. Parimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr sa jet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kur je n\u00eb tavolin\u00eb, negocion m\u00eb mir\u00eb fatin t\u00ebnd se sa kur nuk je. Ky argument mjafton p\u00ebr t\u00eb inkurajuar jo n\u00ebnshtrim, por pjes\u00ebmarrje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb maksimumin, por t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punsojm\u00eb. Gjykojm\u00eb se do t\u00eb jen\u00eb edhe disa pika t\u00eb bised\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Beograd, kauza e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejtave dhe respektimit t\u00eb atyre \u00e7\u00ebshtjeve sensitive p\u00ebr qytetar\u00ebt e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Ju e p\u00ebrmend\u00ebt dy her\u00eb vizit\u00ebn e kryeministrin n\u00eb Beograd. Do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb Ju prisni ndryshim t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Erion Veliaj: Ndryshimi i q\u00ebndrimit nuk varet m\u00eb shum\u00eb nga vendimet politike, por edhe nga realiteti q\u00eb kemi sot n\u00eb Ballkan. Sot realiteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm. Sot realiteti i forcimit t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb Ballkan politikisht dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me statusin e pritsh\u00ebm \u201ckandidat\u201d \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm. Fakti q\u00eb kryeministrat e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishin bashk\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb konferenc\u00ebn e BERZH-it p\u00ebr ekonomin\u00eb, p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare dhe jo p\u00ebr luft\u00eb e p\u00ebr paqe, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb de facto ne jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re. Un\u00eb gjykoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe derisa Serbia t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri. Me gjas\u00eb edhe Greqia, Rumania, Sllovakia me shenjat q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, jan\u00eb gati t\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs. Gjykoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u201ca do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, por \u201ckur do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d. Dhe, besoj q\u00eb p\u00ebr t\u00eb afruat k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb hequr k\u00ebto barriera le t\u00eb themi paragjykimesh me njeri-tjetrin, ndaj e vler\u00ebsoj historike vizit\u00ebn e kryeministrit.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Natyrisht, ju nuk jeni kryeminist\u00ebr dhe ndoshta duhet t\u2019ia drejtoja pyetjen zotit Rama. P\u00ebrs\u00ebri ishin serb\u00ebt ata q\u00eb ndez\u00ebn kat\u00ebr luft\u00ebra n\u00eb Ballkan. Pse duhet t\u00eb besojm\u00eb tani?<\/p>\n<p>Erion Veliaj: Sot jemi n\u00eb rrethana t\u00eb tjera. Fuqia jon\u00eb negociuese \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Ballkan. Sot jemi nj\u00eb an\u00ebtar i NATO-s dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktikisht e pamundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet n\u00eb territorin e saj. Jemi n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me nj\u00eb superioritet moral dhe sigurisht edhe ushtarak n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ndaj gjykoj q\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri duhet t\u00eb avancojm\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit mbi vizit\u00ebn e zotit Rama. \u00c7far\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoni?<\/p>\n<p>Erion Veliaj: Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb po p\u00ebrgatitet nga agjenda e kryeministrit dhe nuk jemi ende gati p\u00ebr t\u00eb publikuar detaje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFuqia jon\u00eb negociuese \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Ballkan. Sot jemi nj\u00eb an\u00ebtar i NATO-s dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktikisht e pamundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet n\u00eb territorin e saj. Jemi n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me nj\u00eb superioritet moral dhe sigurisht edhe ushtarak n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ndaj gjykoj q\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb realitet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48511,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[2341,799,370],"class_list":["post-6434","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-erion-veliaj","tag-serbia","tag-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}