{"id":64854,"date":"2022-08-08T13:14:17","date_gmt":"2022-08-08T11:14:17","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=64854"},"modified":"2022-08-08T13:14:17","modified_gmt":"2022-08-08T11:14:17","slug":"receta-e-djathit-te-sharrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/receta-e-djathit-te-sharrit\/","title":{"rendered":"Receta e Djathit t\u00eb Sharrit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/djathi-i-sharrit.webp\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-64855\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/djathi-i-sharrit.webp 650w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/djathi-i-sharrit-300x200.webp 300w\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" \/><\/p>\n<p><strong>T\u00eb sigurosh me koh\u00eb prodhimin e Djathit t\u00eb Sharrit, \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e nikoqir\u00ebve t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb rr\u00ebz\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Sharrit n\u00eb Kosov\u00eb. Pas k\u00ebsaj, ata m\u00eb nuk ia bartin dertin fillimit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ftohta t\u00eb dimrit, t\u00eb cilat mund t\u00eb zgjasin deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj.<\/strong><\/p>\n<p>Ky rregull i pashkruar n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs, konkretisht n\u00eb komunat: Dragash, Prizren dhe Sht\u00ebrpc\u00eb, \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm me shekuj. N\u00eb Bjeshk\u00ebt e Sharrit kan\u00eb kullotur qindra mij\u00ebra dele dhe rrjedhimisht, ka pasur gjithmon\u00eb edhe djath\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, situata \u00ebsht\u00eb mjaft m\u00eb ndryshe, por Djathi i Sharrit edhe m\u00eb tej p\u00ebrgatitet, gati se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Qytetar\u00ebt e duan k\u00ebt\u00eb djath\u00eb dhe e sigurojn\u00eb qysh n\u00eb muajt e ver\u00ebs. Mjaft prej tyre konsiderojn\u00eb se ka veti sh\u00ebruese.<\/p>\n<p>Delet kullosin barin dhe bim\u00ebt me veti sh\u00ebruese, si dhe pin\u00eb ujin n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb mbidetare prej 2.000 metra. E gjith\u00eb kjo, qum\u00ebshtit dhe djathit u jep shije t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb cilave shum\u00ebkush nuk mund t\u2019u rezistoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i shijuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse delet mbahen n\u00eb vath\u00eb ose ahur, nga qum\u00ebshti i nj\u00eb deleje mund t\u00eb prodhohen deri n\u00eb 18 kilogram\u00eb djath\u00eb n\u00eb vit, nd\u00ebrsa n\u00ebse ato mbahen n\u00eb male, nga nj\u00eb dele mund t\u00eb prodhohen maksimalisht 14 kilogram\u00eb djath\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb stane (vendbanim i atyre q\u00eb ruajn\u00eb bag\u00ebtin\u00eb n\u00eb rajone malore), jo larg nga trek\u00ebnd\u00ebshi kufitar nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, familja Bale nga Restelica e Komun\u00ebs s\u00eb Dragashit, n\u00eb 200 vjet\u00ebt e fundit merret me prodhimin e Djathit t\u00eb Sharrit. Aktualisht kjo familje ka 750 dele. Pas qum\u00ebshtit t\u00eb sapo mjel\u00eb, djathi b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebngjes dhe n\u00eb mbr\u00ebmje. I gjith\u00eb prodhimi b\u00ebhet me duar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb kilogram t\u00eb djathit t\u00eb fort\u00eb, nevojiten gjasht\u00eb litra qum\u00ebsht, nd\u00ebrkaq p\u00ebr nj\u00eb kilogram t\u00eb djathit t\u00eb but\u00eb nevojiten tri litra qum\u00ebsht t\u00eb deles. \u00c7do vit, m\u00eb sakt\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs kur jemi n\u00eb stane, mund t\u00eb prodhojm\u00eb rreth 10 ton\u00eb djath\u00eb\u201d, thot\u00eb Abdulmexhid Bale, derisa po e p\u00ebrgatiste qum\u00ebshtin p\u00ebr procesin e prodhimit t\u00eb djathit.<\/p>\n<p>N\u00eb qendr\u00ebn e fshatit Restelic\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi n\u00eb rajonin e Gor\u00ebs, familja Bale ka shitoren, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bler\u00ebsit shkoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb djathin.<\/p>\n<p>Abdulmexhidi, 21-vje\u00e7ar, thekson q\u00eb i gjith\u00eb djathi i prodhuar \u00ebsht\u00eb i shitur paraprakisht.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb ata duhet t\u00eb blejn\u00eb qum\u00ebsht nga barinjt\u00eb e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e klient\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas tij, po t\u00eb kishin edhe sasin\u00eb e dyfisht\u00eb t\u00eb djathit q\u00eb prodhojn\u00eb, shitja do t\u00eb b\u00ebhej pa ndonj\u00eb problem.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, e gjith\u00eb familja \u00ebsht\u00eb e angazhuar. Tre v\u00ebllez\u00ebrit me bashk\u00ebshortet e tyre, f\u00ebmij\u00ebt, si dhe n\u00ebna dhe babai. T\u00eb gjith\u00eb punojn\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si p\u00ebrgatitet Djathi i Sharrit?<\/strong><\/p>\n<p>Bale thot\u00eb se qum\u00ebshti i deles, i sapo mjel\u00eb dhe i kulluar, ngrohet n\u00eb nj\u00eb temperatur\u00eb prej 35 deri n\u00eb 37 grad\u00eb celsius. Pas k\u00ebsaj, var\u00ebsisht nga sasia, i shtohet maja ose tharmi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahet pjesa yndyrore e qum\u00ebshtit dhe hirr\u00ebs. P\u00ebr 40 litra qum\u00ebsht shtohet nj\u00eb lug\u00eb mesatare nga ky l\u00ebng.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrzierje duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr rreth 40 minuta. E gjith\u00eb kjo m\u00eb pas p\u00ebrzihet dhe hidhet n\u00eb nj\u00eb en\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe me nap\u00eb dhe kullohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb djathi i past\u00ebr t\u00eb mbetet n\u00eb form\u00eb t\u00eb poga\u00e7es.<\/p>\n<p>Djathi i till\u00eb vendoset n\u00eb nj\u00eb d\u00ebrras\u00eb ahu, q\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb ndonj\u00eb arom\u00eb. Pas tre dit\u00ebsh zverdhet dhe m\u00eb pas thyhet ose pritet n\u00eb copa.<\/p>\n<p>M\u00eb pas lihet t\u00eb thahet, var\u00ebsisht nga vendi ku ruhet. N\u00ebse ruhet n\u00eb stan at\u00ebher\u00eb aty duhet t\u00eb ket\u00eb rrymim t\u00eb ajrit, nd\u00ebrkaq n\u00ebse ruhet n\u00eb sht\u00ebpi ose n\u00eb fabrik\u00eb, at\u00ebher\u00eb ky proces b\u00ebhet me makin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk p\u00ebrfundon puna. Djathi i thyer ose i prer\u00eb q\u00eb vendoset n\u00eb kavanoz ose n\u00eb ndonj\u00eb en\u00eb tjet\u00ebr, duhet t\u00eb njomet me l\u00ebng t\u00eb kripur, i cili mund t\u00eb zihet ose me uj\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. K\u00ebshtu lihet p\u00ebr 10 dit\u00eb. Vet\u00ebm pas k\u00ebsaj procedure djathi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p><strong>Procesi i njelm\u00ebsimit, tem\u00eb e shpesht\u00eb e polemikave<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i njelm\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb shkak p\u00ebr grindje midis admiruesve t\u00eb djathit. Kritik\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njelm\u00ebt dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shum\u00eb njer\u00ebzve nuk u p\u00eblqen, sidomos n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Idriz Qusaj nga fshati Pllajnik i komun\u00ebs s\u00eb Dragashit, p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoqat\u00ebs s\u00eb prodhuesve t\u00eb Djathit t\u00eb Sharrit, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se k\u00ebshtu mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb, por se tani ka ndryshuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb 10 litra uj\u00eb, paraardh\u00ebsit tan\u00eb vendosnin nj\u00eb kilogram krip\u00eb t\u00eb trash\u00eb ose t\u00eb jodizuar. K\u00ebshtu duhej t\u00eb ishte sepse nuk kishte frigorifer, nd\u00ebrkaq njelm\u00ebsia e mir\u00ebmban djathin. Un\u00eb tani hedh 500 deri n\u00eb 600 gram\u00eb krip\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi uji\u201d, thot\u00eb Qusaj, i cili n\u00eb baza ditore p\u00ebrpunon deri n\u00eb 300 litra qum\u00ebsht dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prodhuesit m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Djathit t\u00eb Sharrit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Qusaj, me profesion m\u00ebsues, jeton n\u00eb bashk\u00ebsi familjare prej 21 an\u00ebtar\u00ebsh. T\u00eb gjith\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Ai prodhon djath\u00eb mjaft kualitativ. Delet i mban\u00eb n\u00eb stane, nd\u00ebrkaq qum\u00ebshtin e shet n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb dyqane t\u00eb m\u00ebdha ose qendra tregtare.<br \/>\nN\u00eb mesin e klient\u00ebve t\u00eb tij, ka edhe nga Franca, Gjermania dhe Anglia.<\/p>\n<p>Sipas Qusajt, n\u00eb komunat: Dragash, Prizren dhe Sht\u00ebrpce, jan\u00eb rreth 20 prodhues t\u00eb Djathit t\u00eb Sharrit burimor.<\/p>\n<p>Rreth 20 prej tyre jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb prodhimin e djathit origjinal t\u00eb Sharrit n\u00eb komunat e Dragashit, Prizrenit dhe Sht\u00ebrpc\u00ebs. Ata mund t\u00eb prodhojn\u00eb deri n\u00eb 2000 kg djath\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Var\u00ebsisht nga vendi ku p\u00ebrgatitet, me p\u00ebrjashtim t\u00eb k\u00ebtij q\u00eb familja Qusaj e prodhon n\u00eb sht\u00ebpi, gjithnj\u00eb e m\u00eb rrall\u00eb i gjith\u00eb procesi zhvillohet n\u00eb stane. Megjithat\u00eb, n\u00eb 30 vjet\u00ebt e fundit, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb prodhimi i k\u00ebtij djathi b\u00ebhet n\u00eb fabrika.<\/p>\n<p><strong>Djathi nga qum\u00ebshti i lop\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se Djathi burimor i Sharrit, prodhohet vet\u00ebm nga qum\u00ebshti i deleve q\u00eb merret nga kullotja n\u00eb k\u00ebt\u00eb bjeshk\u00eb. Por, ka mjaft t\u00eb till\u00eb q\u00eb djathin e b\u00ebjn\u00eb edhe nga qum\u00ebshti i lop\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb amviset e shumta n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, por edhe n\u00eb kushte industriale apo gjysm\u00eb-industriale.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Prizren jan\u00eb dhjet\u00ebra prodhues t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebtij djathi nga qum\u00ebshti i lop\u00ebs. Disa prej tyre i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se kan\u00eb hequr dor\u00eb nga qum\u00ebshti i deleve, sepse \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb m\u00eb i yndyrsh\u00ebm\u201d dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shum\u00ebkush e shmang\u00eb ngr\u00ebnien e atij djathi.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i tij aktual \u00ebsht\u00eb rreth tet\u00eb euro p\u00ebr kilogram, ose dy euro m\u00eb shum\u00eb se vitin e kaluar. Megjithat\u00eb, shitja nuk ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie, por \u00ebsht\u00eb rritur.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: Bekim Bislimi\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb sigurosh me koh\u00eb prodhimin e Djathit t\u00eb Sharrit, \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e nikoqir\u00ebve t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb rr\u00ebz\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Sharrit n\u00eb Kosov\u00eb. Pas k\u00ebsaj, ata m\u00eb nuk ia bartin dertin fillimit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ftohta t\u00eb dimrit, t\u00eb cilat mund t\u00eb zgjasin deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj. Ky rregull i pashkruar n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64855,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[6067,6068],"class_list":["post-64854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kuzhina","tag-djathi","tag-djathi-i-sharrit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64854"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64856,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64854\/revisions\/64856"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}