{"id":65108,"date":"2022-09-12T11:20:30","date_gmt":"2022-09-12T09:20:30","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=65108"},"modified":"2022-09-12T11:20:30","modified_gmt":"2022-09-12T09:20:30","slug":"vetem-nje-automjet-i-regjistruar-me-targa-rks-ne-veri-serbet-te-frikesuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/vetem-nje-automjet-i-regjistruar-me-targa-rks-ne-veri-serbet-te-frikesuar\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebm nj\u00eb automjet i regjistruar me targa RKS n\u00eb veri, serb\u00ebt t\u00eb frik\u00ebsuar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/targat.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-65109\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/targat.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/targat-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/targat-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>MITROVICE &#8211; Derisa zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb konfirmuar se deri tani vet\u00ebm nj\u00eb automjet \u00ebsht\u00eb regjistruar me targa RKS n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb vendit, qytetar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb asaj pjese kryesisht nuk preferojn\u00eb t\u00eb flasin publikisht rreth zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr regjistrimin e automjeteve q\u00eb posedojn\u00eb targa ilegale KM, PR etj, me targa RKS.<\/strong><\/p>\n<p>Shumica prej tyre frik\u00ebsohen t\u00eb shprehin lirsh\u00ebm mendimin e tyre rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Prapa kamer\u00ebs pranojn\u00eb se me d\u00ebshir\u00eb do t\u2019i kishin regjistruar automjetet, por megjithat\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar nga grupe t\u00eb caktuara t\u00eb mos e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb sipas urdhrave t\u00eb Beogradit, andaj thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar dhe nuk din\u00eb si t\u00eb veprojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dy qytetar\u00eb serb\u00eb nga rajoni i Pej\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt KosovaPress-i, i ka takuar n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs, duke folur n\u00eb kushte anonimiteti, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se serb\u00ebt n\u00eb jug dhe veri t\u00eb Kosov\u00ebs, fatkeq\u00ebsisht nuk po trajtohen nj\u00ebsoj nga shteti.<\/p>\n<p>Sipas tyre, serb\u00ebt e veriut jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb privilegjuar sesa serb\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr zonat tjera.<\/p>\n<p>\u201cKa koh\u00eb q\u00eb ne nuk mundemi t\u00eb vozisim automjetet tona me targa t\u00eb vjetra PE, por jemi detyruar t\u2019i regjistrojm\u00eb ato n\u00eb RKS \u2013 03, nd\u00ebrsa k\u00ebtu shohim pothuajse t\u00eb gjith\u00eb vozisin me KM. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, dhe mendojm\u00eb se serb\u00ebt e veriut po tolerohen m\u00eb shum\u00eb sesa duhet. \u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb kjo pun\u00eb, jemi duke jetuar n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs dhe n\u00ebse duam t\u00eb vazhdojm\u00eb jet\u00ebn k\u00ebtu, at\u00ebher\u00eb duhet t\u2019i respektojm\u00eb ligjet e k\u00ebtij shteti\u201d, than\u00eb k\u00ebta dy qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ata qytetar\u00eb t\u00eb pak\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt pranuan t\u00eb flasin publikisht, jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb mendime n\u00ebse duhet ose jo t\u2019i regjistrojn\u00eb automjetet me targa t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre me emrin Zoran nga veriu i Mitrovic\u00ebs, u shpreh i vendosur se nuk do t\u2019i nd\u00ebrroj\u00eb targat KM.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndon\u00ebse q\u00ebndrimi i Beogradit p\u00ebr t\u2019i mos nd\u00ebrruar targat, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet, megjithat\u00eb ai do ta zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, duke i mbajtur targat e vjetra KM n\u00eb automjetin e tij.<\/p>\n<p>Ai shton n\u00ebse policia ia marrin automjetin pas afatit t\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr regjistrim, do t\u00eb vozis\u00eb trotinet.<\/p>\n<p>\u201cPo flas n\u00eb emrin tim, un\u00eb nuk do t\u2019i nd\u00ebrroj\u00eb targat, jo nuk dua\u2026 Leht\u00ebsimet financiare jan\u00eb vet\u00ebm \u00e7am\u00e7ak\u00ebz p\u00ebr fshatar (karem v.j.), nuk dua thjesht\u00eb\u2026Edhe n\u00ebse Beogradi urdh\u00ebron t\u00eb mos i regjistrojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse me kok\u00eb muri nuk shtyhet, por ta regjistroj\u00eb me vetiniciativ\u00eb, as q\u00eb m\u00eb shkon mendja\u2026 N\u00ebse ma marrin automjetin do t\u00eb vozis\u00eb trotinet\u201d, theksoi p\u00ebr KosovaPress Zorani.<\/p>\n<p>Rafet Shaboviq, student i mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs, thot\u00eb se targat duhet t\u00eb nd\u00ebrrohen dhe vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb respektohet.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb relativisht neutral. Un\u00eb jam krejt\u00ebsisht pacifist dhe nuk kam q\u00ebndrime t\u00eb ashpra. Mendoj se vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, por n\u00ebse dikujt nuk i konvenon, \u00e7ka t\u00eb b\u00ebhet. Targat mund t\u00eb nd\u00ebrrohen, pse jo, mendoj se duhet dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Pra, mendoj se vendimi duhet t\u00eb respektohet\u201d, u shpreh Shaboviq.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb qytetare tjet\u00ebr nga veriu i Mitrovic\u00ebs, e cila u prezantua me emrin Kruga, ka n\u00ebnvizuar se do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb gjitha targat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, duke aluduar n\u00eb ato RKS.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb p\u00ebrket mua, un\u00eb kisha dashur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 duhet dhe t\u00eb gjitha targat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Jeta Tela-Shema, shefe e kabinetit t\u00eb ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur p\u00ebr KosovaPress, se deri n\u00eb dit\u00ebn e gjasht\u00eb prej kur ka filluar procesi, jan\u00eb regjistruar me targa RKS gjithsej tre automjete, nj\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Dragashit, nj\u00eb n\u00eb Prizren dhe nj\u00eb n\u00eb Leposaviq.<\/p>\n<p>Sipas saj, rasti n\u00eb Leposaviq \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me incident pasi pronarit t\u00eb automjetit t\u00eb regjistruar me targa RKS, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtar i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb djegur nj\u00eb pjes\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo potencoi se n\u00eb veri t\u00eb vendit p\u00ebrkund\u00ebr interesimit t\u00eb qytetar\u00ebve, po zhvillohet nj\u00eb propagand\u00eb nga Beogradi, e q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim frik\u00ebsimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shtoi ajo se Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pakompromis n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me sukses, nd\u00ebrsa ka b\u00ebr\u00eb thirrje te qytetar\u00ebt p\u00ebr bashk\u00ebpunim me organet e rendit dhe rastet e k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u2019i raportojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat ka pasur interesim t\u00eb qytetar\u00ebve, por natyrisht interesimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e komunave n\u00eb veri, ku konsiderohet se mund t\u00eb ket\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb targave ilegale q\u00eb duhet t\u00eb kthehen n\u00eb targa RKS. Sot \u00ebsht\u00eb dita e gjasht\u00eb e pun\u00ebs dhe kemi tre automjete t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb targa RKS, nj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Dragashit, nj\u00eb n\u00eb Prizren dhe nj\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Leposaviqit\u2026M\u00eb duhet t\u00eb theksoj se n\u00eb veri p\u00ebrkund\u00ebr interesimit t\u00eb qytetar\u00ebve shihet q\u00eb ka nj\u00eb propagand\u00eb e cila vjen direkt edhe nga Serbia dhe fatkeq\u00ebsisht ne kemi nj\u00eb incident, do t\u00eb thot\u00eb vetura e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb veri, konkretisht n\u00eb Leposaviq, nj\u00eb rreshter policor i Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb kthimin n\u00eb targa RKS dhe t\u00eb nj\u00ebjtit n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes i \u00ebsht\u00eb sulmuar sht\u00ebpia, i \u00ebsht\u00eb djegur nj\u00eb pjes\u00eb e saj, dhe kjo padyshim ka p\u00ebr q\u00ebllim frik\u00ebsimin e qytetar\u00ebve t\u00eb asaj ane. Por ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe t\u00eb pakompromis q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb me sukses k\u00ebt\u00eb proces, duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje edhe qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb nga strukturat e ndryshme kriminale q\u00eb t\u00eb mos i regjistrojn\u00eb targat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Tela-Shema.<\/p>\n<p>Ajo nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb automjeteve me targa ilegale t\u00eb cilat aktualisht qarkullojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore disa prej tyre jan\u00eb regjistruar me targa t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket automjeteve t\u00eb cilat do t\u00eb mbeten t\u00eb paregjistruara edhe pas afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs, Shema tha se ato nuk do t\u00eb lejohen t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe pik\u00ebkalimet kufitare.<\/p>\n<p>\u201cFokusi i MPB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u2019i marrim t\u00eb gjitha veprimet dhe t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr informim t\u00eb drejt\u00eb dhe transparent p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb targave q\u00eb do t\u00eb kthehen n\u00eb targa RKS, por natyrisht ky proces ka edhe nj\u00eb fund q\u00eb \u00ebsht\u00eb data 31 tetor dhe pas k\u00ebsaj date \u00ebsht\u00eb legjislacioni n\u00eb fuqi q\u00eb parasheh se t\u00eb gjitha automjetet t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruara nuk do t\u2019iu mund\u00ebsohet qarkullimi n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs apo n\u00eb pikalimet kufitare\u201d, theksoi p\u00ebr KosovaPress Tela-Shema.<\/p>\n<p>Ndryshe, vendimi i ekzekutivit p\u00ebr targat ka filluar t\u00eb zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetar\u00ebt serb\u00eb kan\u00eb koh\u00eb deri m\u00eb 31 tetor t\u2019i rikthejn\u00eb targat e tyre t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia n\u00eb ato t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse ky vendim do t\u00eb zbatohet nga ana e qytetar\u00ebve apo afati do t\u00eb shtyhet s\u00ebrish. \/kp\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MITROVICE &#8211; Derisa zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb konfirmuar se deri tani vet\u00ebm nj\u00eb automjet \u00ebsht\u00eb regjistruar me targa RKS n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb vendit, qytetar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb asaj pjese kryesisht nuk preferojn\u00eb t\u00eb flasin publikisht rreth zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr regjistrimin e automjeteve q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65109,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[48,1158,2268,5283],"class_list":["post-65108","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-kosove","tag-serbet","tag-targat","tag-veri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65110,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65108\/revisions\/65110"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}