{"id":65548,"date":"2022-11-06T15:13:31","date_gmt":"2022-11-06T14:13:31","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=65548"},"modified":"2022-11-06T15:13:31","modified_gmt":"2022-11-06T14:13:31","slug":"kujt-i-konvenon-te-kete-destabilitet-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kujt-i-konvenon-te-kete-destabilitet-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Kujt i konvenon t\u00eb ket\u00eb destabilitet n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_65549\" style=\"width: 268px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-65549\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/benjamin-krasniqi.jpg\" alt=\"\" width=\"258\" height=\"195\" class=\"size-full wp-image-65549\" \/><p id=\"caption-attachment-65549\" class=\"wp-caption-text\">Autor: Benjamin Krasniqi<\/p><\/div>\n<p>Kosovari \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb qenje politike. Jo se ka dashur t\u00eb kththet n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb prodhon politik\u00eb, por duke jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb mos ndikohet nga politika. Aq shum\u00eb ka dep\u00ebrtuar ndikimi politik n\u00eb t\u00eb, saq\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb syt\u00eb t\u00eb kthehen nga ajo p\u00ebr t\u00eb zgjidhur gati \u00e7do problem q\u00eb del n\u00eb pah.<br \/>\nDuhet t\u00eb theksoj se, p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb tranzicion, kosovar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb nga popujt e rrall\u00eb ballkanas q\u00eb kan\u00eb treguar pjekuri t\u00eb lart\u00eb politike gjat\u00eb zgjedhjeve (si n\u00eb nivel lokal, ashtu edhe n\u00eb nivel qendror). Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, duke ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn demokratike t\u00eb vot\u00ebs, i kan\u00eb nd\u00ebshkuar partit\u00eb politike, pikerisht p\u00ebr shkak t\u00eb qendrimeve t\u00eb tyre jo konstruktive. K\u00ebto q\u00ebndrime shpesh kan\u00eb gjetur mosaprovim n\u00eb t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke kaluar edhe bazat etnike.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrcaktimi me koh\u00eb i kandidat\u00ebve t\u00eb partive politike p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb nivel lokal dhe q\u00ebndror, dhe mos-shpalosja e programeve zgjedhore t\u00eb cilat k\u00ebta kandidat\u00eb u ofrojne qytetareve, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr votuesit, dhe si rezultat i asaj,  kandidat\u00ebt dhe partit\u00eb e tyre jane nd\u00ebshkuar n\u00eb zgjedhjet e fundit. <\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb zgjidhja merr koh\u00eb dhe energji, por nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur. Nj\u00eb zgjidhje e duhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem do duhej t\u00eb ishte nj\u00eb dokument i hartuar nga qeveria, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb civile, opozit\u00ebn dhe grupet e tjera t\u00eb interesit n\u00eb vend. Nj\u00eb dokument i till\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb plani 25 vje\u00e7ar, me vizion, mision, objektiva, dhe strategji t\u00eb qarta p\u00ebr vendin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, partit\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb rregullonin planprogramet e tyre sipas vijave t\u00eb k\u00ebtij dokumenti t\u00eb madh. N\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, qytetar\u00ebt do kishin nj\u00eb dokument baz\u00eb, t\u00eb detajuar, me an\u00eb t\u00eb cilit do gjykonin planprogramet e ngritura parazgjedhore, si dhe pun\u00ebn kat\u00ebr vjeqare t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb besimin e qytetar\u00ebve. Referendumi do ishte m\u00ebnyra se si qytetar\u00ebt do votonin pro apo kund\u00ebr nj\u00eb dokumenti t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se referendumi do kalonte, t\u00eb gjitha qeverit\u00eb e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs, do ta kishin p\u00ebr obligim ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb plan afatgjat\u00eb i cili n\u00eb b\u00ebrtham\u00ebn e saj do t\u00eb bazohej n\u00eb ruajtjen dhe fuqiziminin e trek\u00ebndeshit: familja, kombi dhe shtetit. Sakt\u00ebsisht, n\u00eb  rruajtjen dhe fuqizimi\u00eb e rolit t\u00eb familjes, n\u00eb procesin e fuqizimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb ngritjes e vet\u00ebdijes kombetare dhe e asaj shterore. <\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb toke e krijuar mbi vendimin e shum\u00eb brezave p\u00ebr t\u00eb luftuar deri n\u00eb flijim. Sot ka nevoj\u00eb t\u00eb ruhet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Jam qytetar i parreshtuar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn an\u00eb t\u00eb ekstremeve politike. Sidoqoft\u00eb, jam i rreshtuar fort\u00eb pas k\u00ebrkimit t\u00eb zgjidhjeve p\u00ebr problemet dhe sfidat shoq\u00ebrore. K\u00ebtu mendoj t\u00eb vazhdoj jet\u00ebn, e t\u00eb rris f\u00ebmij\u00ebt. Prandaj ndihem i obliguar t\u00eb shkruaj lidhur me disa tendenca q\u00eb s\u00eb voni kan\u00eb filluar t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe fuqizimin (ose dob\u00ebsimin) e shtetit. Secila nga k\u00ebto tendenca sulmojn\u00eb diku n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e lartp\u00ebrmendur. Rezultati p\u00ebrfundimtar jan\u00eb p\u00ebrqarjet politike, dhe komb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Sot Kosova, edhe pas 20 vite nga perfundimi i luft\u00ebs, gjendet n\u00eb nj\u00eb situat aspak t\u00eb mir\u00eb. Vitet e fundit, fat\u00ebkeq\u00ebsisht, jan\u00eb karakterizuar me nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb p\u00ebrqarjes s\u00eb shoqeroris\u00eb kosovare, Edhe pse n\u00eb dukje pankartat e grupeve t\u00eb p\u00ebrqara jepen si ideale, ato s\u2019jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se produkte t\u00eb dala nga tensionet politike. K\u00ebto tensione, me burim partit\u00eb opozitare, kan\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb  me \u00e7do kusht\u00eb t\u00eb nxisin popullat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb 20 vite n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa pikerisht k\u00ebto parti t\u00eb cilat tani gjenden n\u00eb opozit\u00eb kan\u00eb qeverisur me vendin, kush m\u00eb pak e kush m\u00eb shum\u00eb, pa pasur nj\u00eb q\u00ebndrim konstruktiv ndaj kauzave publike q\u00eb tani mb\u00ebshtesin dhe p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet ndryshim.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare tentojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes nxitjes s\u00eb k\u00ebtyre protestave, t\u00eb cil\u00ebt fillimishte do t\u00eb jen\u00eb selektive dhe paq\u00ebsore, q\u00eb n\u00eb pranver t\u00eb intensifikohen me mundesi t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb tyre n\u00eb form\u00ebn e nxitjes s\u00eb trazirave sociale apo edhe asaj politike. K\u00ebt\u00eb ata sjellin n\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmes infrastruktur\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebe gjer\u00eb e t\u00eb krijuar gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 vitet t\u00eb qeverisjes s\u00eb tyre, me theks t\u00eb ve\u00e7ant t\u00eb mediave (t\u00eb af\u00ebrta me opoit\u00ebn), analist\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm (publikisht) t\u00eb pavarur dhe disa perfaqesues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebto partit\u00eb.<\/p>\n<p>Strategjia \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Krijo p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb ambienti t\u00eb pasigurt, mbill shqet\u00ebsim n\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb fusha, dhe l\u00ebre panik\u00ebn t\u00eb gjej rrug\u00eb deri tek qytetari i zakonsh\u00ebm kosovar. P\u00ebrderisa kjo panik\u00eb merr dhen\u00eb, p\u00ebrqar\u00ebsit vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb, dhe nga grupe t\u00eb caktuar shihen si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb qytetarit, dhe luft\u00ebtar t\u00eb mir\u00ebqenjes sociale.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrshkall\u00ebzim i siguris\u00eb n\u00eb vend, p\u00ebrderisa procesi i dialogur ka arritur kulmin e intensifikimit, dhe dinamikat e marrdh\u00ebnjeve mes Kosov\u00ebs dhe BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq t\u00eb ndjeshme, \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr interesin afatgjat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Eshte e qart\u00eb, q\u00eb k\u00ebto parti opozitare n\u00eb Kosov\u00eb, i ka goditur fort\u00eb realiteti q\u00eb, pas 20 viteve pushtet, jan\u00eb nd\u00ebshkuar nga votuesit p\u00ebr shkak te mosrealizimit t\u00eb premtive t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Po ashtu, asesi nuk munden t\u00eb pajtohen q\u00eb tani si rezultat i zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb realitet i ri, i cili ka kufizuar aft\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb ndikuar politikat e shtetb\u00ebrjes me metoda t\u00eb cilat i kemi d\u00ebshmuar p\u00ebr dy dekada. Tani kan\u00eb mbetur vet\u00ebm metodat demokratike, dhe ato me m\u00eb pak vende se kurr\u00eb n\u00eb parlament, dhe me gjysm\u00eb-manual veprimi si opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Nxitja e tensioneve, krijimi i k\u00ebsaj ndjenje t\u00eb pasiguris\u00eb, shqet\u00ebsimi dhe panika brenda shoq\u00ebris\u00eb kosovare duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb motivues i madh n\u00eb zgjedhjet e rradh\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike me t\u00eb njejtin zell t\u00eb treguar me 202\u00e7. P\u00ebr shkak se k\u00ebto l\u00ebvizje nga opozita tentojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb individin duke goditur mas\u00ebn, nj\u00eb vet\u00ebshqyrtim nga qytetari \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kur koha e zgjedhjeve t\u00eb vij, n\u00eb t\u00eb t\u00eb mbijetoi ajo vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mos lejuar udh\u00ebheqjen e atyre q\u00eb kan\u00eb qeverisur, bashk\u00eb me biznese t\u00eb caktuara, ashtu si\u00e7 kemi d\u00ebshmuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy q\u00ebllime kryesore p\u00ebrse, nga burime jo t\u00eb mira, jan\u00eb nxitur k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Ato tentojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrq\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb destabilizojn\u00eb rolin e Kosov\u00ebs nga<br \/>\n(a) negociatat ndermjet Kosoves dhe Serbis\u00eb, si dhe nga<br \/>\n(b) operacionet policore, t\u00eb koordinuara me forcat e KFOR-it n\u00eb veri t\u00eb vendit, aty ku ndikimi serb dhe rus \u00ebsht\u00eb i madh si n\u00eb politik\u00eb, por edhe n\u00eb lul\u00ebzimin e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Q\u00ebshtjet ekonomike\/sociale:<\/p>\n<p>Kriza ekonomike globale t\u00eb krijuara nga Covid-\u00e79 dhe lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka pasur ndikim negativ n\u00eb ekonomin\u00eb globale, dhe si rezultat i saj edhe ndikim negativ n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs.  <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, me buxhetin e saj t\u00eb kufizuar, shteti i Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb siguroj\u00eb funksionimin e saj t\u00eb qendruesh\u00ebm, n\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb shfaqen t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat p\u00ebr rritjen e mir\u00ebqenies sociale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dihet se nevojat p\u00ebr ngritjen e mir\u00ebqenies\u00eb sociale e popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb problem i moq\u00ebm, dhe rrethanat momentale e pamundesojn\u00eb q\u00eb t\u00eb adresohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb nga qeveria aktuale. Ky kombinim situatash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb recet\u00eb q\u00eb k\u00ebto grupe n\u00eb prapavij\u00eb e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar n\u00eb maksimumin e potencialit t\u00eb saj.<br \/>\nPrandaj, me an\u00eb t\u00eb nxitjes s\u00eb grev\u00ebs n\u00eb arsim dhe q\u00ebshtjes s\u00eb pensionistave, partit\u00eb opozitare tentojn\u00eb t\u00eb manipolojn\u00eb me arsimtar\u00ebt dhe penzionistet, duke kthyer fokusin e tyre vet\u00ebm nevoj\u00ebn e tyre t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr ngritje pagash\/pensionesh. Realiteti i gjer\u00eb ekonomik, dhe strategjit\u00eb ekonomike afatgjate s\u2019duket t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mendjen e opozit\u00ebs, dhe si pasoje as n\u00eb mendjen e atyre q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e nxitjeve t\u00eb tyre. Tani, le ti shohim m\u00eb n\u00eb detaje, k\u00ebto dy skema, dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>1.\tGreva n\u00eb arsim<\/p>\n<p>Arsimi i mir\u00ebfillt\u00eb, cil\u00ebsor dhe me koh\u00eb i femij\u00ebve tan\u00eb \u00ebsht\u00eb obligimi i secilit n\u00eb vend. Ky koncept i provuar me shekuj \u00ebsht\u00eb bazamenti q\u00eb i jep forc\u00eb shtyllave q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart; familjes, kombit, shtetit. Si i till\u00eb, ai mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si alarm p\u00ebr secilin, kur provohet t\u00eb shuhet, pengohet, apo ndikohet negativisht.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se krahasohet angazhimi, perkushtimi dhe infrasruktura arsimore t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb pasur arsimtar\u00ebt gjat\u00eb arsimimit paralel gjat\u00eb masave t\u00eb dhunshme t\u00eb paraluft\u00ebs me angazhimin dhe p\u00ebrkushtimin e tyre n\u00eb koh\u00ebn e pas luft\u00ebs, v\u00ebrehet nj\u00eb diskrepanc\u00eb. Hendeku nuk \u00ebsht\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kushtet duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb zhilluar m\u00ebsimet, krahasuar me kushtet t\u00eb cilat kan\u00eb pasur arsimtar\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e paraluft\u00ebs dhe r\u00ebnja n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit jan\u00eb nj\u00eb paradoks q\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohet.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, me organizimin e grev\u00ebs, arsimtar\u00ebt kosovar\u00eb kan\u00eb lejuar q\u00eb p\u00ebrmes Sindikat\u00ebs s\u00eb Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs (SBASHK), t\u00eb manipulohen nga partit\u00eb opozitare. Si rezultat i asaj fokusi i tyre nuk q\u00eb organizimi i procesit m\u00ebsimor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e parapar\u00eb. Synimi i tyre p\u00ebr nj\u00eb muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb ishte plot\u00ebsisht individual. Dihet se draft projekti i ligjit p\u00ebr pagat n\u00eb sektorin publik \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e diskutimit publik dhe nuk mund t\u00eb realizohet menj\u00ebher\u00eb deri sa nuk p\u00ebrfundohet s\u00eb pari  nj\u00eb proces i gjat\u00eb i diskutimit. I nj\u00ebjti n\u00eb fund votohet n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb qasje, ata kan\u00eb lejuar t\u00eb shp\u00ebrqendrohen nga misioni i lartvler\u00ebsuar i arsimimit dhe edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinj\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi. Nj\u00eb shp\u00ebrq\u00ebndrim i till\u00eb s\u2019duhet t\u00eb pranohet si i zakonsh\u00ebm dhe i arsyetuesh\u00ebm.<br \/>\nArsimimi, si nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, duhet pasur v\u00ebmendjen e organeve t\u00eb duhura shtet\u00ebrore. Mjerisht, q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk e ka pasur. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs jemi fokusuar vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e infrastruktures shkollore, por asnj\u00ebhere nuk jemi marr\u00eb seriozisht me nivelin p\u00ebrgaditor t\u00eb arsimtar\u00ebve, dhe aft\u00ebsimin e tyre t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr ngritjen e mir\u00ebqenies sociale nuk \u00ebsht\u00eb selektive vet\u00ebm p\u00ebr arsimtar\u00ebt, por p\u00ebr gjith\u00eb sektor\u00ebt dhe gjitha shtresat shoq\u00ebrore. Prandaj, nj\u00eb muaj grev\u00eb n\u00eb arsim ka krijuar d\u00ebme t\u00eb pariparueshme n\u00eb procesin e arsimimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Ndalimi, dhe m\u00eb pas zvarritja e procesit arsimor gjat\u00eb pandemis\u00eb do duhej t\u00eb kishte mjaftuar p\u00ebr t\u00eb mos pranuar as edhe nj\u00eb ndalim a penges\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda kaq pak kohe.<\/p>\n<p>Jodetyrimisht m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb ata q\u00eb duan greva, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e partive opozitare, p\u00ebrmes kryesindikalistit t\u00eb SBAShK-ut, t\u00eb krijohet nj\u00eb ambient i pasiguris\u00eb, shqet\u00ebsimit dhe panik\u00ebs brenda shoq\u00ebris\u00eb kosovare, i orientuar drejt nxitjes s\u00eb krizave dhe trazirave sociale. Gjurm\u00ebt e nj\u00eb ndikimi t\u00eb till\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb jan\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>2.\tPensionist\u00ebt<\/p>\n<p>Pensionist\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb nga shtresat m\u00eb t\u00eb l\u00ebna pas dore q\u00eb nga paslufta e deri me tani. Gjithmon\u00eb t\u00eb anashkaluar dhe t\u00eb harruar nga shteti, me nj\u00eb dallim deri diku t\u00eb duksh\u00ebm viteve t\u00eb fundit. Mund t\u00eb themi me siguri, duke mos dashur ta idealizojm\u00eb trajtimin e tyre t\u00eb tanish\u00ebm, se asnj\u00eb qeveri deri m\u00eb tani nuk i ka trajtuar m\u00eb dinjitetsh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshem edhe vet\u00eb pensionistet, prandaj nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur thirrjeve p\u00ebr t\u00eb dalur dhe protestuar p\u00ebr ngritjen e mir\u00ebqenies sociale t\u00eb tyre. Ky grup i shoq\u00ebris\u00eb duket t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetdijshem p\u00ebr rrethanat ekonomike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn momentalisht gjendet Kosova p\u00ebr shkak t\u00eb buxhetit t\u00eb kufizuar, t\u00eb ndikuar nga kriza ekonomike globale t\u00eb krijuara nga Covid-\u00e79 dhe lufta n\u00eb Ukrain\u00eb.  <\/p>\n<p>3.\tP\u00ebrdorimi i shamive n\u00eb  objektet arsimore nga ana e nx\u00ebn\u00ebseve<\/p>\n<p>Ambienti i cili \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb intensifikimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb partive opozitare p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mjedis t\u00eb pasiguris\u00eb, shqet\u00ebsimit dhe panik\u00ebs brenda shoq\u00ebris\u00eb se Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vrejtur edhe n\u00eb rastin e p\u00ebrdorimit t\u00eb shamive n\u00eb objektet arsimore nga ana e nx\u00ebn\u00ebseve. <\/p>\n<p> Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i vjet\u00ebr, i cili \u00ebshte\u00eb aktualizuar tash s\u00eb voni dhe i ambalazhuar si problem i ri. Ai ka dal\u00eb n\u00eb siperfaqe pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur qeveria dhe shteti po merret me vendosjen e receprocitetit me Serbin\u00eb dhe luftimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb pjes\u00ebn e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo rishp\u00ebrfaqje dhe t\u00eb tjera t\u00eb tilla kan\u00eb tendence p\u00ebr t\u00eb destabilizuar p\u00ebrpjekjen serioze t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr ta kontrolluar sigurin\u00eb e asaj pjese t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrfshirja e sh\u00ebrbimeve serbe dhe ruse n\u00eb rishp\u00ebrfaqje t\u00eb tilla problemesh t\u00eb vjetra s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet. Qudia \u00ebsht\u00eb se si personat q\u00eb ngrisin k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje kaq qart\u00eb t\u00eb nxitura nga n\u00ebntoka, me tendenca shkat\u00ebrruese p\u00ebr Kosov\u00ebn, gjejn\u00eb kaq p\u00ebrkrahje n\u00eb popullsin\u00eb e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. \u00e7\u00ebshtja e perdorimit t\u00eb shamive duhet t\u00eb adresohet nga Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs (BIK) dhe Ministria e Arsimit Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb  (MASHT),  n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 8 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn e garantuar p\u00ebr t\u00eb praktikuar fen\u00eb hapur. P\u00ebr implikimet e k\u00ebtij neni, dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb zbatimin e tij, diskutimi duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur dhe konstruktiv.<\/p>\n<p>Pyetja s\u00ebrish mbetet. Kujt i konvenon t\u00eb ket\u00eb destabilitet n\u00eb Kosov\u00eb? <\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjjen t\u00eb cil\u00ebn secili qytetar i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jep n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive, duke analizuar paraprakisht gjitha rrethanat, dhe siguruar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i ndikuar nga qendrimet sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe emocioanele te disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive politike,  mediumet dhe analist\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse. Vet\u00ebdija e ngritur e qytetarit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen e mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje. <\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe leht\u00eb e plot\u00ebsuar nga secili qytetar. Ajo \u00e7far\u00eb mbetet, kur kriza t\u00eb reja t\u00eb ngriten, dhe nxitje t\u00eb punuara m\u00eb me kujdes t\u00eb shp\u00ebrfaqen, \u00ebsht\u00eb q\u00eb qytetari t\u00eb shqyrtoi vet\u00ebn vazhdimisht, dhe t\u00eb pajiset me nj\u00eb vet\u00ebdije se cili \u00ebsht\u00eb roli i tij i plot\u00eb n\u00eb demokraci, cili \u00ebsht\u00eb vizioni sht\u00ebt\u00ebror i Kosov\u00ebs, si arrihet atje, dhe cili \u00ebsht\u00eb hapi q\u00eb mund t\u00eb hedh\u00eb q\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, ai mund t\u00eb mbrohet nga ndikimet q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me k\u00ebto tri p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb shtetb\u00ebrjes. Me p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale dhe familjare, vet\u00ebdije komb\u00ebtare, dhe besim n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn afatgjate t\u00eb vendit ai kthehet n\u00eb nj\u00eb ndikues pozitiv politik; nj\u00eb pengues dhe zbrap\u00ebs i \u00e7do ndikimi q\u00eb me apo pa q\u00ebllim s\u2019ka t\u00eb mir\u00ebn e vendit si synim.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosovari \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb qenje politike. Jo se ka dashur t\u00eb kththet n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb prodhon politik\u00eb, por duke jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb mos ndikohet nga politika. Aq shum\u00eb ka dep\u00ebrtuar ndikimi politik n\u00eb t\u00eb, saq\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb syt\u00eb t\u00eb kthehen nga ajo p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65549,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2797],"class_list":["post-65548","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-benjamin-krasniqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65548"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65548\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65550,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65548\/revisions\/65550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}