{"id":65770,"date":"2022-12-30T14:28:01","date_gmt":"2022-12-30T13:28:01","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=65770"},"modified":"2023-05-29T19:29:59","modified_gmt":"2023-05-29T17:29:59","slug":"a-po-shkon-veriu-drejte-zgjidhjes-perfundimtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/a-po-shkon-veriu-drejte-zgjidhjes-perfundimtare\/","title":{"rendered":"A po shkon Veriu drejt\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare?!"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Editorial: <strong>Jetmir Maloku<\/strong><br \/>\n<em>Prizren Post &#8211; Kryeredaktor<\/em> <\/p><\/blockquote>\n<p>Muajt e fundit situata n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe n\u00eb \u00e7ar\u00e7et zyrtare shqiptare, serbe dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo v\u00ebmendje vjen pas sulmeve dhe incidenteve t\u00eb vazhdueshme nga grupet kriminale serbe q\u00eb b\u00ebn\u00eb ndaj organeve t\u00eb rendit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Situata n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs u tensionua koh\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr shkak se Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi q\u00eb t\u00eb largoj\u00eb nga qarkullimi targat ilegale me akronimin KM si dhe akronime tjera PR, GL, PE etj., t\u00eb cilat l\u00ebshoheshin p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb e m\u00ebhershme t\u00eb Kosov\u00ebs b\u00ebnin dialog t\u00eb vazhduesh\u00ebm me qeverit\u00eb serbe me nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb Bashkimit Europian. Nga k\u00ebto takime kishin dalur shum\u00eb marr\u00ebveshje, por q\u00eb zbatimi i tyre \u00ebsht\u00eb ende i mang\u00ebt. Qeveria momentale e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e determinuar q\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebrpara zbatimin e k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve, nd\u00ebr to dhe at\u00eb t\u00eb riregjistrimit t\u00eb targave t\u00eb makinave me denominime serbe n\u00eb RKS. Kjo edhe meq\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e padiskutueshme q\u00eb shteti i Kosov\u00ebs duhej ta kishte zbatuar q\u00eb nga viti 2011, u shty p\u00ebrpara nga kjo qeveri. Pas disa shtyrjeve t\u00eb afateve p\u00ebr riregjistrim dhe presioneve e intervenimeve t\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb huaj mbi qeverin\u00eb, u arrit nj\u00eb &#8220;marr\u00ebveshje&#8221; n\u00eb Bruksel p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e targave dhe e moszbatimit t\u00eb urdh\u00ebrave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme nga drejtori i Policis\u00eb p\u00ebr rajonin e Mitrovic\u00ebs Veriore, ai u suspendua. Si protest\u00eb ndaj k\u00ebtij suspendimi zyrtar\u00ebt serb t\u00eb institucioneve kosovare dhan\u00eb dor\u00ebheqje kolektive nga pozitat q\u00eb ata mbanin n\u00eb k\u00ebto institucione.<\/p>\n<p>Barrikadimi, \u00ebsht\u00eb ky element i mish\u00ebruar me qenien e kombit serb, u p\u00ebrdor p\u00ebrs\u00ebri nga serb\u00ebt e pjes\u00ebs veriore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i bllokuar rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb pikave kufitare veriore. Barrikadat filluan t\u00eb mbijn\u00eb si k\u00ebpurdhat pas shiut n\u00eb veri t\u00eb vendit, pas arrestimit t\u00eb nj\u00eb krimineli serb, q\u00eb kishte sulmuar zyrat e KQZ-s\u00eb dhe q\u00eb deri para nj\u00eb muaji ishte pjes\u00ebtar aktiv i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ata q\u00eb i vendos\u00ebn barrikadat, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk i pranojn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, jan\u00eb dhe do t\u00eb mbesin \u00e7do her\u00eb t\u00eb kontrolluar e t\u00eb manipuluar nga bandat e krimit t\u00eb organizuar, e ato nga organet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore nga Beogradi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime mesjetare, serb\u00ebt arsyetohen kinse shteti i Kosov\u00ebs po ushtron dhun\u00eb dhe keqtrajtime mbi ta. Komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb minoritet me t\u00eb drejtat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb! T\u00eb drejtat e tyre politike dhe minoritare ky komunitet ka vite q\u00eb ia beson (List\u00ebs Serbe), nj\u00eb partie politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e kontrolluar nga Beogradi. Kjo organizat\u00eb politiko-kriminale viteve t\u00eb fundit margjinalizon \u00e7do qytetar serb t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebse ata nuk i p\u00ebrmbahen bindjeve t\u00eb tyre politike t\u00eb orkestruara nga Serbia. Ndon\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb partia me e madhe serbe n\u00eb Kosov\u00eb, ajo ka vepruar \u00e7do her\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr \u00e7udi deri n\u00eb qeverin\u00eb e kaluar kishte nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb p\u00ebrcaktimin e zgjedhjes s\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsia serbe n\u00eb Beograd dhe Prishtin\u00eb n\u00eb muajt e fundit ka marr\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb hartuar nga Franca dhe Gjermania. Ky propozim q\u00eb p\u00ebrmbajtja e tij pjes\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb publikuar p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka si q\u00ebllim kryesor zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve Kosov\u00eb-Serbi. Kjo nism\u00eb u pa si e mir\u00eb n\u00eb parim nga kryeministri i Kosov\u00ebs, por jo e favorshme nga presidenti i Serbis\u00eb. Pas k\u00ebsaj Serbia filloi intensivisht k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave Serbe, k\u00ebrkes\u00eb kjo q\u00eb ishte pranuar nga qeveria e at\u00ebhershme e udh\u00ebhequr nga Isa Mustafa por e refuzuar si anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs. Kjo k\u00ebrkes\u00eb vazhdoi t\u00eb k\u00ebrkohej nga serb\u00ebt q\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb barrikadim pothuajse p\u00ebr tri jav\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij ng\u00ebr\u00e7i komunikimesh 3 javore mes pal\u00ebve dialoguese, Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb e pret nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr vendimtare p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje finale.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, rrug\u00ebt kryesore q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt Jarinj\u00ebs dhe B\u00ebrnjakut \u2013 pikat kufitare q\u00eb lidhin Kosov\u00ebn me Serbin\u00eb \u2013 ishin bllokuar q\u00eb nga 10 dhjetori. Barrikadat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs u ngrit\u00ebn nga disa grupe serb\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar arrestimin e nj\u00eb ish-polici serb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dejan Pantiq u arrestua n\u00ebn dyshimet p\u00ebr sulm ndaj zyrtar\u00ebve kosovar\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 dhjetor, \u00e7udit\u00ebrisht Pantiqit iu z\u00ebvend\u00ebsuar masa e paraburgimit me arrest sht\u00ebpiak me urdh\u00ebr t\u00eb nj\u00eb prokurori kosovar dhe t\u00eb nes\u00ebrmen filloi heqja e barrikadave nga grupet e maskuara-kriminale serbe!<\/p>\n<p>P\u00ebr barrikadat, Kosova ka faj\u00ebsuar bandat kriminale q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e Serbis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Editorial: Jetmir Maloku Prizren Post &#8211; Kryeredaktor Muajt e fundit situata n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe n\u00eb \u00e7ar\u00e7et zyrtare shqiptare, serbe dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo v\u00ebmendje vjen pas sulmeve dhe incidenteve t\u00eb vazhdueshme nga grupet kriminale serbe q\u00eb b\u00ebn\u00eb ndaj organeve t\u00eb rendit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":82139,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6212],"tags":[6045,3772],"class_list":["post-65770","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial","tag-editorial","tag-jetmir-maloku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65770"}],"version-history":[{"count":13,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65957,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65770\/revisions\/65957"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82139"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}