{"id":65808,"date":"2022-12-13T21:12:58","date_gmt":"2022-12-13T20:12:58","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=65808"},"modified":"2023-02-01T09:53:58","modified_gmt":"2023-02-01T08:53:58","slug":"shba-ja-kategorikisht-kunder-kthimit-te-forcave-serbe-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shba-ja-kategorikisht-kunder-kthimit-te-forcave-serbe-ne-kosove\/","title":{"rendered":"SHBA-ja kategorikisht kund\u00ebr kthimit t\u00eb forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/escobar.webp\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-65809\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/escobar.webp 1597w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/escobar-300x200.webp 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/escobar-1024x683.webp 1024w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/escobar-768x512.webp 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/escobar-1536x1024.webp 1536w\" sizes=\"(max-width: 1597px) 100vw, 1597px\" \/><\/p>\n<p>PRISHTIN\u00cb &#8211; I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, thot\u00eb se Kosova ka garanci shum\u00eb t\u00eb forta t\u00eb siguris\u00eb nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>SHBA-ja, thot\u00eb ai, e kund\u00ebrshton dhe e refuzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike k\u00ebrkes\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr kthimin e forcave t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Escobar thot\u00eb se barrikadat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb hiqen nga njer\u00ebzit q\u00eb i kan\u00eb ngritur ato, por k\u00ebrkon nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet e komunitetit serb n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Escobar, po ashtu, thot\u00eb se formimi i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb obligim, si p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr BE-n\u00eb q\u00eb e ka nd\u00ebrmjet\u00ebusar negocimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cNe do ta kemi Asociacionin, ne do t\u00eb jemi pjes\u00eb e procesit, dhe ai proces duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00ebse jo, ne mund ta zhvillojm\u00eb at\u00eb diskutim me partner\u00eb alternativ\u00eb, me shoq\u00ebrin\u00eb civile, me grupet e t\u00eb rinjve, me komunitetin e biznesit, me t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb shihnin Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn duke dal\u00eb nga ky cik\u00ebl i jostabilitetit\u201d, thot\u00eb Escobar.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Escobar, faleminderit p\u00ebr intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb! Si ka qen\u00eb vizita juaj deri m\u00eb tash n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Sikurse t\u00eb gjitha vizitat e mia n\u00eb Kosov\u00eb, ka qen\u00eb shum\u00eb produktive. Dua t\u00eb filloj duke th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej intervistave t\u00eb mia t\u00eb fundit. Ne e konsiderojm\u00eb Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor pjes\u00eb t\u00eb komunitetit transatlantik. Ju, thjesht, nuk jeni pjes\u00eb e strukturave formale, por, n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb, ju konsiderojm\u00eb si partner\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe si an\u00ebtar\u00eb produktiv\u00eb t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb vij k\u00ebtu, takohem me udh\u00ebheq\u00ebs biznesi, takohem me shoq\u00ebrin\u00eb civile, takohem me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb rinjsh. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb. Ata, v\u00ebrtet, kan\u00eb p\u00ebrforcuar mendimin tim dhe t\u00eb Qeveris\u00eb son\u00eb se Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Shtetet e Bashkuara sesa nj\u00eb rrezik. Ne vet\u00ebm duhet ta b\u00ebjm\u00eb realitet k\u00ebt\u00eb aspirat\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Dua t\u00eb filloj me situat\u00ebn aktuale n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00eb e shihni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr barrikadat?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Ajo q\u00eb dua t\u00eb them ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb pak me faj\u00ebsim dhe m\u00eb shum\u00eb me rrug\u00ebn p\u00ebrpara. Realiteti \u00ebsht\u00eb se ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb proces dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebsaj krize aktuale. Un\u00eb v\u00ebrtet besoj se barrikadat duhet t\u00eb hiqen nga njer\u00ebzit q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Por, ne gjithashtu duhet t\u2019u ofrojm\u00eb atyre nj\u00eb rrug\u00eb diplomatike p\u00ebr t\u2019i adresuar ankesat &#8211; p\u00ebrmes kanaleve politike dhe p\u00ebrmes kanaleve diplomatike. K\u00ebshtu po e shohim ne kriz\u00ebn aktuale. Dhe p\u00ebrtej kriz\u00ebs, ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb korniz\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn komunitetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend mund t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kryeministri [i Kosov\u00ebs, Albin Kurti] ka th\u00ebn\u00eb se barrikadat jan\u00eb t\u00eb ndikuara nga Beogradi. A e ndani k\u00ebt\u00eb mendim?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: E ndaj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij mendimi. Megjithat\u00eb, nisur nga diskutimet e mia me komunitetin [serb] atje, ata i kan\u00eb disa ankesa q\u00eb duhen d\u00ebgjuar. Nuk mendoj se bojkoti dhe barrikadat jan\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por, un\u00eb mendoj se komunikimi i hapur, dialogu dhe pranimi se ka munges\u00eb besimi mes dy komuniteteve, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara me sukses.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A mendoni se nuk ka dialog t\u00eb mjaftuesh\u00ebm me komunitetin lokal nga Prishtina zyrtare?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: E kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb prej tyre. E kam d\u00ebgjuar edhe prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe prej njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lidhur politikisht, se n\u00eb shum\u00eb raste, ata ndihen t\u00eb izoluar nga qeveria qendrore. Tani, n\u00eb disa raste, ata ndihen t\u00eb frik\u00ebsuar edhe nga disa njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me Beogradin. Pra, ne duhet t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga ky kurth. Dhe, rruga p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes koordinimit t\u00eb kujdessh\u00ebm, dialogut t\u00eb hapur dhe angazhimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb dialogun q\u00eb e leht\u00ebson BE-ja.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pasi q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs u larguan nga institucionet, a mendoni se \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb integrohet s\u00ebrish veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb sistemin institucional t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Sigurisht q\u00eb shpresoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb, dhe shpresoj q\u00eb kur t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb zgjidhje, e cila shpresoj t\u00eb ndodh\u00eb shpejt \u2013 homologu im Mirosllav Laj\u00e7ak \u00ebsht\u00eb sot k\u00ebtu \u2013 do t\u00eb shohim largimin e barrikadave dhe do t\u00eb shohim nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr riintegrimin. I b\u00ebj thirrje Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t&#8217;i pranoj\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb kthehen, ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kthehen, t\u2019i lejojn\u00eb t\u00eb kthehen. Dhe, m\u00eb pas t\u00eb l\u00ebvizim p\u00ebrpara n\u00eb diskutimet p\u00ebr normalizim.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Jeni takuar me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Serbe&#8230;<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Po, jam takuar.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A mendoni se ata do ta mb\u00ebshtesin kthimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Mendoj se ata duan t\u00eb kthehen. Mendoj se askush nuk p\u00ebrfiton nga bojkoti. Mendoj se t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb angazhohemi n\u00eb procesin e pajtimit dhe mendoj se ata mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A po i shfryt\u00ebzon Beogradi barrikadat si justifikim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar pozicionin e tij negociues n\u00eb dialog?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Kjo mbetet t\u00eb shihet. Por, m\u00eb duhet t\u00eb them se ka ende elemente t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb besimit mes atij komuniteti dhe qeveris\u00eb qendrore. Dhe, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb besim mes komuniteteve, p\u00ebrpara se t\u00eb kemi nj\u00eb zgjidhje t\u00eb suksesshme.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse banor\u00ebt lokal\u00eb nuk i largojn\u00eb barrikadat, kryeministri [Kurti] i ka b\u00ebr\u00eb thirrje KFOR-it q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. A prisni ju q\u00eb KFOR-i t\u2019i largoj\u00eb barrikadat?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Ne presim q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i kan\u00eb ngritur ato, t\u2019i largojn\u00eb. Por, ne gjithashtu presim q\u00eb atyre t\u2019u ofrohet nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019i adresuar disa \u00e7\u00ebshtje. Tani, ka aq shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb jemi t\u00eb vendosur. Disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me sundimin e ligjit, me urdh\u00ebrarreste legjitime&#8230; ato duhet t\u00eb gjykohen n\u00eb gjykata dhe jo n\u00eb rrug\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procedura administrative, si targat e makinave, z\u00ebri i tyre [komunitetit serb] duhet t\u00eb d\u00ebgjohet. Ne e kemi inkurajuar Qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i afrojm\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe ta p\u00ebrqendrojm\u00eb v\u00ebmendjen e tyre n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb se, m\u00eb 15 dhjetor, Serbia do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga KFOR-i kthimin e forcave t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb. Si e sheh SHBA-ja k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Ne e kund\u00ebrshtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike. Ne e refuzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike. Nuk e mb\u00ebshtesim fare. Dhe, po ashtu, dua t\u00eb them se Kosova ka garanci shum\u00eb t\u00eb forta t\u00eb siguris\u00eb nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Cila do t\u00eb ishte p\u00ebrgjigjja e SHBA-s\u00eb n\u00ebse Beogradi do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb inkursion t\u00eb armatosur?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Para s\u00eb gjithash, nuk e pres k\u00ebt\u00eb. Por, s\u00eb dyti, do t\u00eb ritheksoj se Kosova ka garanci t\u00eb forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, t\u00eb manifestuara me pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb KFOR.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si mund t\u00eb kontribuoj\u00eb SHBA-ja, ose ju personalisht, n\u00eb uljen e tensioneve?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb komunitetit [serb] se jam i hapur t\u2019i d\u00ebgjoj shqet\u00ebsimet e tyre. Ata kan\u00eb disa shqet\u00ebsime legjitime. Ne, po ashtu, po k\u00ebrkojm\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr ta ndihmuar k\u00ebt\u00eb qeveri q\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb pozicionin e saj n\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. Por, gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb SHBA-ja do, \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh\u00eb krijimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. Un\u00eb u kam th\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri q\u00eb ta zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nga pozicioni yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ligj\u00ebrisht i obliguesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb obligim p\u00ebr Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb obligim p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb obligim p\u00ebr BE-n\u00eb q\u00eb ka ndihmuar n\u00eb negocimin e tij [Asociacionit]. Dhe, pasi q\u00eb ne e mb\u00ebshtesim dialogun, \u00ebsht\u00eb edhe angazhim yni. Tani, nj\u00eb politikan i vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb vetme politike nuk mund t\u00eb largohet nga ky detyrim. Pra, ne do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr Asociacionin. Ky do t\u00eb jet\u00eb kontributi yn\u00eb n\u00eb procesin e dialogut.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A duhet t\u00eb formohet Asociacioni para arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes finale?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: T\u00eb jem i sinqert\u00eb, un\u00eb mendoj se duhet t\u00eb punohet menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Asociacionin. Duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb agjend\u00eb p\u00ebr diskutimin e radh\u00ebs. Ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb se si ta p\u00ebrdorim at\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar besim n\u00eb mes t\u00eb Qeveris\u00eb dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Serbin\u00eb. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb dhe komunitetit minoritar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb struktur\u00ebs kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs dhe plot\u00ebsisht sipas ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb e shoh k\u00ebt\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet grupeve, dhe jo si mund\u00ebsi e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, nj\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, beson se kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes finale dhe q\u00eb nuk duhet diskutuar para marr\u00ebveshjes finale.<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Tashm\u00eb ekziston si obligim. Ne besojm\u00eb se t\u00eb gjitha obligimet ekzistuese duhet t\u00eb zbatohen sa m\u00eb shpejt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: E ndani shqet\u00ebsimin e nj\u00ebjt\u00eb me lider\u00ebt e Kosov\u00ebs se Asociacioni mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kopje e Republik\u00ebs S\u00ebrpska?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Jo, absolutisht jo. Nuk \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb do t\u2019i imponohet Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kosova mund t\u00eb punoj\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe me komunitetin e prekur, p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn fitore p\u00ebr dy pal\u00ebt, q\u00eb mund\u00ebson mbrojtjen e t\u00eb drejtave kolektive, duke e mund\u00ebsuar ruajtjen e funksionalitetit dhe kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij shteti t\u00eb pavarur dhe sovran.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Do t\u00eb doja t\u00eb flisnim p\u00ebr planin franko-gjerman. Vet\u00eb plani nuk p\u00ebrmend njohje reciproke, nuk p\u00ebrmend an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara dhe as nuk e p\u00ebrmend Asociacionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite. A mund t\u00eb jet\u00eb ky nj\u00eb nivel koncesioni p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr arritje eventuale t\u00eb marr\u00ebveshjes?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Bisedimet p\u00ebr at\u00eb propozim, q\u00eb ne e mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht, jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjeshme. Jemi n\u00eb faz\u00eb shum\u00eb preliminare t\u00eb diskutimit. [I d\u00ebrguari i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun] Mirosllav Laj\u00e7ak do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebtu sot [13 dhjetor] p\u00ebr t\u00eb nisur diskutimet se si t\u00eb ecet p\u00ebrpara sa i p\u00ebrket k\u00ebtij propozimi. Por, s\u00ebrish, ne e mb\u00ebshtesim at\u00eb. Mendojm\u00eb se p\u00ebrb\u00ebn fitore p\u00ebr t\u00eb dyja shtetet dhe krijon mund\u00ebsi p\u00ebr to q\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb zgjidhjen e kontesteve, mbrojtjen e komuniteteve pakic\u00eb, mbrojtjen e zonave fetare dhe atyre kulturore, dhe shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb do t\u2019iu ndihmojn\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb thellohen n\u00eb integrimet evropiane.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Qeveria e Kosov\u00ebs nuk e ka pranuar t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb plan, mir\u00ebpo ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrb\u00ebn baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr negociatat n\u00eb t\u00eb ardhmen. Fokusi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 thot\u00eb ajo, \u00ebsht\u00eb q\u00eb njohja reciproke t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes, derisa p\u00ebr Serbin\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb Asociacioni. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr marr\u00ebveshja finale?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: N\u00eb qend\u00ebr duhet t\u00eb jen\u00eb integrimet evropiane p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e mir\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnie e q\u00ebndrueshme mes t\u00eb gjitha shteteve t\u00eb rajonit. Dhe n\u00eb fund, njohja e plot\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjitha shteteve p\u00ebr t\u00eb ekzistuar, e pavar\u00ebsis\u00eb dhe sovranitetit t\u00eb tyre. Pozicioni yn\u00eb nuk ka ndryshuar kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, q\u00eb njohja duhet t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sekuenca e hapave dhe m\u00ebnyra se si arrijm\u00eb deri aty \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb diskutohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut. Q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se shtetet e k\u00ebtij rajoni \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00eb rajoni t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara \u2013 duhet t\u00eb ken\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb barabarta, t\u00eb respektueshme dhe paq\u00ebsore me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Edhe njohje reciproke?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Po, absolutisht.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Do t\u00eb doja t\u00eb ktheheshim s\u00ebrish n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e veriut. Kosova i ka shtyr\u00eb zgjedhjet deri n\u00eb prill. \u00c7far\u00eb prisni q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb deri at\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Ajo se \u00e7far\u00eb pres t\u00eb ndryshoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb fillimisht t\u00eb nisin me urgjenc\u00eb diskutimet p\u00ebr normalizim. Shpresoj q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nisur deri at\u00ebher\u00eb. S\u00eb dyti, q\u00eb deri n\u00eb prill ve\u00e7se t&#8217;i kemi t\u00eb nisura diskutimet p\u00ebr Asociacionin. M\u00eb duhet t\u00eb jem i qart\u00eb, ne do ta kemi Asociacionin, ne do t\u00eb jemi pjes\u00eb e procesit, dhe ai proces duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00ebse jo, ne mund ta zhvillojm\u00eb at\u00eb diskutim me partner\u00eb alternativ\u00eb, me shoq\u00ebrin\u00eb civile, me grupet e t\u00eb rinjve, me komunitetin e biznesit, me t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb shihnin Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn duke dal\u00eb nga ky cik\u00ebl i jostabilitetit. \u00cbsht\u00eb duke u d\u00ebmtuar biznesi, \u00ebsht\u00eb duke u d\u00ebmtuar e ardhmja e t\u00eb rinjve, t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb shohin q\u00eb k\u00ebto dy shtete t\u00eb ecin p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kur prisni t\u00eb arrihet marr\u00ebveshja finale?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Nuk do t\u00eb flas me afate kohore dhe nuk mund ta parashikojm\u00eb, por urgjentisht.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb k\u00ebrkuar kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb disa raste, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga vendimet e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandaloj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs n\u00eb terren. Kryeministri Kurti ka vepruar ashtu, ndon\u00ebse ka rezistuar p\u00ebr pak koh\u00eb. A e konsideron at\u00eb SHBA-ja si partner kredibil q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb negocioj\u00eb me mir\u00ebbesim?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: M\u00eb duhet t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb mes t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. Jan\u00eb t\u00eb forta. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie jan\u00eb me njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs, jo me nj\u00eb person konkret apo me nj\u00eb pal\u00eb. Ne jemi t\u00eb hapur p\u00ebr partneritet me Qeverin\u00eb k\u00ebtu. Kjo nuk n\u00ebnkupton q\u00eb nuk do t\u00eb kemi dallime taktike. Njer\u00ebzit duhet ta presin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Mir\u00ebpo, kjo nuk n\u00ebnkupton q\u00eb SHBA-ja \u00ebsht\u00eb duke braktisur mb\u00ebshtetjen e fuqishme p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, po e forcon retorik\u00ebn e tij nacionaliste p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Por, ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me kritik\u00eb publike nga BE-ja apo SHBA-ja. Cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtrimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur&#8230;?<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Absolutisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur, absolutisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur. Dhe, ato kritika kan\u00eb prodhuar rezultate. Keni par\u00eb Serbin\u00eb q\u00eb ka votuar dy her\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Evropian p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut dhe ka votuar p\u00ebr ta pezulluar Rusin\u00eb nga BERZH-i.<\/p>\n<p>Pra, ata po p\u00ebrballen me kritika dhe, meq\u00eb ra fjala, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar nga Qeveria juaj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatur politikat dhe veprimet e tuaja p\u00ebr t\u00eb krijuar stabilitet rajonal, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ia kemi k\u00ebrkuar edhe Serbis\u00eb. Dhe kemi arritur rezultate. Zgjidhja p\u00ebr let\u00ebrnjoftimet ka qen\u00eb nj\u00eb koncesion i nj\u00ebansh\u00ebm nga Serbia. Dhe, n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera ne kemi marr\u00eb koncesion p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb krijuar stabilitet rajonal. Prandaj, un\u00eb dua t\u00eb theksoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk jemi t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe po k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb zgjidhje nga e cila fitojn\u00eb t\u00eb dyja shtetet.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Megjithat\u00eb, Serbia ende refuzon q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb sanksione ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Mendoj se ata do t\u00eb duhej [t\u00eb vendosin sanksione]. Mendoj se kan\u00eb disa obligime q\u00eb dalin nga procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten me Bashkimin Evropian dhe ky \u00ebsht\u00eb diskutimi q\u00eb ata po e zhvillojn\u00eb me Evrop\u00ebn. Un\u00eb i inkurajoj q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A do ta hapni k\u00ebt\u00eb diskutim me presidentin Vu\u00e7iq n\u00ebse vizitoni Beogradin?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Po, ne kemi nj\u00eb diskutim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me presidentin Vu\u00e7iq p\u00ebr nismat rajonale, stabilitetin bot\u00ebror dhe p\u00ebr integritetin territorial evropian. Dhe, m\u00eb duhet t\u00eb them, nuk kemi q\u00ebndrime shum\u00eb t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase \u00ebsht\u00eb ndikimi rus n\u00eb Ballkan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Serbi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr jostabilitet n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tri shtete t\u00eb Ballkanit?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: M\u00eb duhet t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ka bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sistemet politike t\u00eb s\u00eb paku tri shteteve. Ka dezinformat\u00eb t\u00eb madhe ruse n\u00eb sfer\u00ebn informative n\u00eb gjith\u00eb rajonin. M\u00eb duhet t\u00eb them se Rusia nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjidhje, ajo thjesht duhet t\u00eb krijoj\u00eb probleme p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara agjend\u00ebn e saj. Prandaj, ne duhet t\u00eb jemi vigjilent\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe ne e luftojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ndikim malinj kudo dhe kurdo q\u00eb e shohim.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si e vler\u00ebsoni p\u00ebrgjigjen e rajonit ndaj k\u00ebsaj sjelljeje t\u00eb Rusis\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Rajoni, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive. \u00c7do shtet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ka votuar p\u00ebr d\u00ebnimin e agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb. \u00c7donj\u00ebri prej tyre. \u00c7donj\u00ebri prej tyre ka ofruar nj\u00eb lloj ndihme p\u00ebr ukrainasit q\u00eb ikin nga dhuna. Dhe, \u00e7do shtet [i Ballkanit Per\u00ebndimor] i njeh, dhe t\u00eb pakt\u00ebn respekton \u2013 n\u00eb rastin e Rusis\u00eb \u2013 masat q\u00eb ka vendosur Evropa.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Dua t\u00eb flasim p\u00ebr Malin e Zi. A e mb\u00ebshtesni kryeministrin e Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazoviq, n\u00eb n\u00ebnshkrimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb Ballkanin e Hapur n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Q\u00ebndrimi yn\u00eb sa i p\u00ebrket Ballkanit t\u00eb Hapur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, ne mb\u00ebshtesim t\u00eb gjitha nismat p\u00ebr integrim ekonomik rajonal, me dy kushte. E para, q\u00eb ato t\u2019ju sjellin m\u00eb af\u00ebr Evrop\u00ebs dhe t\u00eb mos bien ndesh me obligimet tuaja evropiane, qoft\u00eb t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit apo \u00e7far\u00ebdo nisme t\u00eb udh\u00ebhequr nga BE-ja. Dhe e dyta, q\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb lejohen q\u00eb t\u2019iu bashkohen [nismave] si an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota. Deri m\u00eb tani, Ballkani i Hapur kualifikohet n\u00eb k\u00ebto dy kategori. Tani, n\u00ebse d\u00ebshton q\u00eb t&#8217;i respektoj\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto dy kushte, ne absolutisht q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrheqim mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ballkanin e Hapur.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Duket se n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi nuk ka mb\u00ebshtetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. A mendoni se kjo gj\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb destabilizimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shteti?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Jo, nuk mendoj, sepse t\u00eb jem i qart\u00eb, nisma e Ballkanit t\u00eb Hapur po p\u00ebrfiton nga trend\u00ebt ekzistues t\u00eb integrimit rajonal. Dhe COVID-i e ka p\u00ebrshpejtuar k\u00ebt\u00eb integrim n\u00eb rajon, sepse njer\u00ebzit nuk mund t\u00eb udh\u00ebtonin p\u00ebrmes transportit ajror, ata udh\u00ebtonin me vetura, udh\u00ebtonin m\u00eb shum\u00eb me vetura n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Keni par\u00eb serb\u00ebt duke shkuar n\u00eb bregdetin shqiptar, keni par\u00eb biznesmen\u00ebt shqiptar\u00eb duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb biznes n\u00eb Beograd, duke shkuar atje p\u00ebr t\u2019u vaksinuar. Keni par\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb energjis\u00eb dhe transportit midis Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb rajonit. Pra, kjo ve\u00e7se po ndodh. Pyetja \u00ebsht\u00eb se si t\u00eb krijohet m\u00eb s\u00eb miri momentumi p\u00ebr t&#8217;i larguar barrierat p\u00ebr tregti t\u00eb lir\u00eb. Prandaj, qoft\u00eb Proces i Berlinit, Ballkan i Hapur, CEFTA, K\u00ebshill p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Rajonal apo treg i p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, ne i mb\u00ebshtesim t\u00eb gjitha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb &#8211; I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, thot\u00eb se Kosova ka garanci shum\u00eb t\u00eb forta t\u00eb siguris\u00eb nga Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja, thot\u00eb ai, e kund\u00ebrshton dhe e refuzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike k\u00ebrkes\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr kthimin e forcave t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb. Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65809,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[3803,5914,1521],"class_list":["post-65808","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-aktuale","tag-gabriel-escobar","tag-interviste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65808"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65808\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80968,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65808\/revisions\/80968"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}