{"id":6685,"date":"2014-05-12T13:01:18","date_gmt":"2014-05-12T11:01:18","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=6685"},"modified":"2019-02-05T10:54:59","modified_gmt":"2019-02-05T09:54:59","slug":"23-dinastite-me-te-fuqishme-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/23-dinastite-me-te-fuqishme-ne-shba\/","title":{"rendered":"23 dinastit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rockefeller, Ford, Bush e deri tek Clinton-\u00ebt, ja familjet q\u00eb kontrollojn\u00eb Amerik\u00ebn dhe bot\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/johnd-rockefeller.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-52606\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/johnd-rockefeller.jpg 620w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/johnd-rockefeller-300x188.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/p>\n<p><strong>Nga Melissa Stanger &#038; Paige Cooperstein, Businessinsider<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebp\u00ebrmjet parave, talentit apo thjesht publicitetit t\u00eb mir\u00eb, disa familje dominojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn amerikane. Ata jan\u00eb dinastit\u00eb e vjetra legjendare, dinastit\u00eb industriale t\u00eb shekullit 20, dinastit\u00eb e sportit dhe zbavitjes, dhe dinastit\u00eb politike q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb sasi surprizuese pushteti p\u00ebr nj\u00eb vend demokratik. Ne mor\u00ebm n\u00eb shqyrtim dinastit\u00eb m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse amerikane dhe i rendit\u00ebm ato, duke pasur parasysh trash\u00ebgimin\u00eb historike, ndikimin aktual dhe pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>23. Familja Trump-Kushner <\/p>\n<p>Manjat\u00ebt e pasurive t\u00eb patundshme<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga manjat\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme sot, Donald Trump, e filloi karrier\u00ebn e tij si nj\u00eb investitor i pronave t\u00eb patundshme n\u00eb kompanin\u00eb e babait t\u00eb tij. Nd\u00ebrsa luftonte falimentimin n\u00eb vitet 90\u2019, Trump rithemeloi veten si nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm, dhe sot njihet p\u00ebr reality-shown e tij \u201cThe Apprentice\u201d. Vajza e tij Ivanka ka treguar se \u00ebsht\u00eb po aq e zgjuar dhe e shkath\u00ebt n\u00eb biznes. Ajo fitoi rezortin The Doral dhe kursin e golfit Blue Monster n\u00eb Majemi p\u00ebr 150 mln dollar\u00eb, dhe sipas Forbes po planifikon t\u00eb shpenzoj\u00eb 200 mln dollar\u00eb p\u00ebr ta rinovuar at\u00eb. Ajo gjithashtu ka nj\u00eb biznes k\u00ebpuc\u00ebsh dhe bizhuterish shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm. Bashk\u00ebshorti i Ivankas, biznesmeni Jared Kushner, drejton firm\u00ebn e zhvillimit t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme t\u00eb familjes s\u00eb tij, Kushner Properties. Ai ka n\u00eb zot\u00ebrim gazet\u00ebn The New York Observer, t\u00eb cil\u00ebn e bleu n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr 10 mln dollar\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt e tyre kan\u00eb nj\u00eb perandori p\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguar. Donald Trump ka nj\u00eb pasuri me vler\u00eb rreth 3.9 bilion dollar\u00eb, nd\u00ebrsa Ivanka dhe Jared s\u00eb bashku 350 mln dollar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>22. Familja Kardashian <\/p>\n<p>Biznesmenet e arg\u00ebtimit<\/strong><\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm nga njerku i tyre olimpik Bruce Jenner dhe nga video fam\u00ebkeqe e seksit t\u00eb Kim Kardashian. Familja Kardashian arriti ta mbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb fam\u00eb me reality-shown \u201cKeeping Up with the Kardashians\u201d q\u00eb portretizon pasurin\u00eb dhe jet\u00ebn e tyre t\u00eb luksit. Bruce Jenner \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr fitoren e medaljes s\u00eb art\u00eb n\u00eb Loj\u00ebrat Olimpike t\u00eb vitit 1976. Ai u martua me Kris Houghton Jenner, q\u00eb kishte disa f\u00ebmij\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj i m\u00ebparsh\u00ebm Robert Kardashian. Sot Kris \u00ebsht\u00eb presidente e kompanis\u00eb s\u00eb saj Jenner Communications. F\u00ebmij\u00ebt Kardashian jan\u00eb jo pak her\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, pavar\u00ebsisht roleve t\u00eb tyre n\u00eb reality-shown \u201cKeeping Up\u201d, marr\u00ebdh\u00ebniet dramatike, paraqitjet n\u00eb publik, dhe shpeshher\u00eb skandaleve. Kim Kardashian thuhet se \u00ebsht\u00eb femra m\u00eb e paguar e televizionit, duke fituar 18 mln dollar\u00eb n\u00eb vit fal\u00eb reklamave. Nj\u00eb ikon\u00eb e papritur e mod\u00ebs, Kim sapo i dha jet\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb ri t\u00eb familjes me t\u00eb dashurin dhe tani t\u00eb fejuarin Kayne West. \u00c7ifti u shfaq disa her\u00eb n\u00eb kopertinat e revistave me veshjet e dasm\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>21. Familja Barrymore<\/p>\n<p>Legjendat e filmit dhe sken\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>E ashtuquajtura \u201cFamilja e par\u00eb hollivudiane\u201d, Barrymore hodhi industrin\u00eb e zbavitjes nga ekrani n\u00eb sken\u00eb qysh p\u00ebrpara Luft\u00ebs Revolucionare Amerikane. Familja filloi me Maurice Barrymore \u2013 emri i tij i sken\u00ebs \u2013 q\u00eb i dha jet\u00eb aktor\u00ebve si Lionel, Ethel dhe John Barrymore. John, i njohur si \u201cProfili Madh\u00ebshtor\u201d, p\u00ebr pamjen e tij aristokratike, ishte nj\u00eb nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb shekullit 20. S\u00eb bashku me gruan e tij t\u00eb dyt\u00eb, Dolores Costello, ata i dhan\u00eb jet\u00eb djalit John Drew Barrymore. John sapo prind\u00ebrit u divorcuan, u rebeleua kund\u00ebr d\u00ebshirave t\u00eb mamas\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr ta mbajtur jasht\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb v\u00ebmendjes dhe firmosi kontrat\u00ebn e par\u00eb si aktor n\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7are. Vajza e John Drew, m\u00eb e reja dhe m\u00eb e mir\u00ebnjohura e familjes Barrymore, ka filluar t\u00eb aktroj\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 3 vje\u00e7are. Ajo \u00ebsht\u00eb e adoptuara e regjisorit Steven Spielberg. Drew Barrymore ka nj\u00eb pasuri prej 125 mln dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>20. Familja Ford <\/p>\n<p>Manjat\u00ebt e automobilave<\/strong><\/p>\n<p>Henry Ford themeloi Kompanin\u00eb Ford n\u00eb vitin 1903, dhe Ford ishte familja e par\u00eb amerikane e automobilave. Djali i tij i vet\u00ebm, Edsel, mori kontrollin e kompanis\u00eb n\u00eb vitin 1919 n\u00eb mosh\u00ebn 26 vje\u00e7are dhe ka marr\u00eb t\u00eb gjitha kreditet e popullaritetit t\u00eb mark\u00ebs. Djali i Edsel, Henry i dyt\u00eb, mori n\u00eb dor\u00eb Kompanin\u00eb Ford n\u00eb vitin 1943 n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7are, dhe ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb arriti t\u00eb rigjall\u00ebronte kompanin\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Edhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij kishin poste t\u00eb larta dhe t\u00eb fuqishme. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, familja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kompani: Djali i Henrit t\u00eb dyt\u00eb, Edsel i dyt\u00eb, vazhdon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e bordit t\u00eb drejtuesve. Mbesa e tij Elena \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebs-presidente e kompanis\u00eb. Pasardh\u00ebsit e Henry Ford vazhdojn\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb Kompanin\u00eb Ford edhe pse kan\u00eb nj\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pak\u00ebt prej 2%. Familja Ford ka nj\u00eb vler\u00eb aksionesh prej 1.2 bilion dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>19. Familja Marsalis<\/p>\n<p>Manjat\u00ebt e muzik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pianisti i xhazit, Ellis Marsalis, udh\u00ebhoqi nj\u00eb dinasti muzikore n\u00eb Nju Orlins, n\u00eb vendin ku lindi dhe u rrit. I shtyr\u00eb nga babai i tij, q\u00eb ishte nj\u00eb biznesmen dhe muzik\u00eb-dash\u00ebs, Ellis studioi p\u00ebr muzik\u00eb n\u00eb kolegj dhe luajti p\u00ebr kuartetin e xhazit Corps Four. Ai performoi si profesionist n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Patriarku i klanit Marsalis, Ellis Jr, u b\u00eb pjes\u00eb e Hall of Fame (Muze n\u00eb kujtim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb dalluar) n\u00eb Luiziana. Brandford, djali i madh i Ellis, saksofonisti i cili mori \u00e7mimin Grammy, themeloi grupin Marsalis Music n\u00eb vitin 2002, dhe ka luajtur me Filarmonik\u00ebn e Nju Jorkut dhe Simfonin\u00eb Australiane vitet e fundit. Wynton, ndoshta pjes\u00ebtari m\u00eb i njohur i familjes Marsalis, u b\u00eb i pari artist xhazi q\u00eb fitoi \u00e7mimin Pulitzer n\u00eb Muzik\u00eb, p\u00ebr kompozimin e \u201cBlood on the fields\u201d n\u00eb 1997-n. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompozitor, performues, dhe muzikant i suksessh\u00ebm. Ellis ka kat\u00ebr djem t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu kan\u00eb vazhduar n\u00eb gjurm\u00ebt e suksesshme t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p><strong>18. Familja Mellon <\/p>\n<p>Manjat\u00ebt financiar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kjo familje emigrante irlandeze nga Pitsburgu i Pensilbanis\u00eb, njihet p\u00ebr Bank\u00ebn e Nju Jorkut \u2018Mellon\u2019, Chevron, Kompanin\u00eb Amerikane t\u00eb Aluminit, Kompanin\u00eb e Nd\u00ebrtimit t\u00eb Anijeve n\u00eb Nju Jork, si dhe nj\u00eb numri t\u00eb madh kompanish t\u00eb tjera. Pasuria e familjes filloi kur Gjykat\u00ebsi Thomas Mellon themeloi n\u00eb Nju Jork bank\u00ebn Mellon n\u00eb vitin 1869. Djemt\u00eb e tij Andre\u00eb dhe Richard m\u00eb von\u00eb mor\u00ebn kontrollon e kompanis\u00eb dhe e shum\u00ebfishuan pasurin\u00eb e familjes. Andrew krijoi kompanin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7elikut n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrsa Richard investoi n\u00eb qymyr dhe alumin. Me pasurin\u00eb e tyre n\u00eb kulm, Andrew u caktua Sekretar i Thesarit, nd\u00ebrsa Richard u b\u00eb president i bank\u00ebs. T\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit ishin gjithashtu filantropist\u00eb shum\u00eb bujar\u00eb, ata themeluan Institutin Mellon p\u00ebr K\u00ebrkime Industriale. Brezat e ardhsh\u00ebm vazhduan t\u00eb menaxhonin pasurin\u00eb e familjes dhe t\u00eb dhuronin bamir\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>17. Familja Manning <\/p>\n<p>Familja e par\u00eb e futbollit<\/strong><\/p>\n<p>Familja Manning rrjedh nga breza krenar\u00eb futbollist\u00ebsh amerikan\u00eb. Archie Manning e filloi trash\u00ebgimin\u00eb familjare t\u00eb futbollit n\u00eb Universitetin Misisipi n\u00eb fund t\u00eb viteve 60\u2019. Ai luante si qend\u00ebrmbrojt\u00ebs p\u00ebr skuadrat e New Orleans Saints, Houston Oilers dhe Minnesota Vikings p\u00ebrpara se t\u00eb t\u00ebrhiqej n\u00eb vitin 1985. Papa Manning tha se kurr\u00eb nuk i kishte shtyr\u00eb tre djemt\u00eb e tij q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin futbollist\u00eb profesionist\u00eb por ata e dashuronin k\u00ebt\u00eb loj\u00eb. Peyton dhe Eli, t\u00eb dy e kan\u00eb fituar Kampionatin dhe kan\u00eb marr\u00eb \u00e7mime nderi si lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vitit n\u00eb fund t\u00eb sezonit. Peyton e filloi karrier\u00ebn e tij qend\u00ebrmbrojt\u00ebs p\u00ebr skuadr\u00ebn Indianopolis Colts dhe m\u00eb von\u00eb kaloi tek Denver Broncos n\u00eb 2012-n. Ai e udh\u00ebhoqi skuadr\u00ebn e Denverit drejt fitimit t\u00eb kup\u00ebs. N\u00eb vitin 2013, Peyton \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb atlet\u00ebve m\u00eb t\u00eb paguar me 30 mln dollar\u00eb. V\u00ebllai i tij m\u00eb i vog\u00ebl Eli, renditet m\u00eb posht\u00eb me 26,6 mln dollar\u00eb. Nd\u00ebrsa v\u00ebllai m\u00eb i madh i familjes, Cooper, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb folur m\u00eb pak, kurr\u00eb nuk arriti t\u00eb luante si futbollist profesionist p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullimi t\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore, por ai pati nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb fush\u00ebn e investimeve.<\/p>\n<p><strong>16. Familja Hearst <\/p>\n<p>Manjat\u00ebt e medias<\/strong><\/p>\n<p>Familja Hearst ishte nj\u00eb familje e pasur shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ishte pjes\u00eb e medias. Publikimet e William Randolph t\u00eb njohura si \u201cgazetaria e verdh\u00eb\u201d paraqisnin historit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura, ndonj\u00ebher\u00eb thashetheme por gjithnj\u00eb zbavit\u00ebse. Ai e filloi perandorin\u00eb e tij me nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb San Francisco p\u00ebrpara se ta p\u00ebrhapte n\u00eb Nju Jork dhe m\u00eb pas n\u00eb qytetet e m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sot Kompania Hearst \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani partnere e disa nga revistave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 1903 William Randolph Hearst u martua me Millicent Wilson dhe kishin s\u00eb bashku 5 djem. T\u00eb pest\u00eb ata punuan n\u00eb media. William Jr u b\u00eb reporter i gazet\u00ebs Haearst dhe u vler\u00ebsua me \u00e7mimin Pulitzer p\u00ebr pun\u00ebn e tij, dhe mori kontrollin e kompanin\u00eb kur babai i vdiq. Sot, familja Hearts \u00ebsht\u00eb akoma e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb menaxhimin e shum\u00eb revistave.<\/p>\n<p><strong>15. Familja Pritzker<\/p>\n<p>Legjendat ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Nicholas Pritzker nd\u00ebrtoi nj\u00eb trash\u00ebgimi ligjore p\u00ebr familjen e tij. Ai erdhi nga Kievi pa asnj\u00eb qindark\u00eb, m\u00ebsoi anglishten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autodidakte dhe punonte dit\u00ebn q\u00eb t\u00eb paguante shkoll\u00ebn e ligjit nat\u00ebn. Ai filloi nj\u00eb praktik\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb profesion, nd\u00ebrsa djemt\u00eb e tij Harry, Abram dhe Jack u drejtuan nga biznesi, duke investuar n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme dhe kompani t\u00eb vogla t\u00eb cilat rrit\u00ebn pasurin\u00eb e familjes. Abram ndihmoi n\u00eb themelimin e Shkoll\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin e \u00c7ikagos. Tani familja Pritzker \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr e famshme p\u00ebr kontrollin e perandoris\u00eb s\u00eb hoteleve Hyatt fal\u00eb djemve t\u00eb Abram, Jay, Robert dhe Donald. N\u00eb vitin 1957 ata blen\u00eb Hotelin e vog\u00ebl Hyatt n\u00eb Los Anxheles dhe me kalimin e viteve investuan sasi t\u00eb m\u00ebdha parash duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga hotelet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb. Ata gjithashtu themeluan konglomeratin industrial Marmon Group, t\u00eb cil\u00ebn ia shit\u00ebn n\u00eb vitin 2008 Warren Buffett dhe Berkshire Hatha\u00ebay p\u00ebr 4.8 bilion dollar\u00eb. Edhe f\u00ebmij\u00ebt e Jay Pritzker kan\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb suksesshme, djemt\u00eb e tij Daniel dhe John jan\u00eb muzikant\u00eb xhazi, nd\u00ebrsa vajza Jean, \u00ebsht\u00eb producente filmash.<\/p>\n<p><strong>14. Familja Murdoch<\/p>\n<p>Monark\u00ebt e medias<\/strong><\/p>\n<p>Murdoch \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje manjate australiano-amerikane q\u00eb drejton nj\u00eb konglomerat masiv mediatik. Familja filloi t\u00eb fitoj\u00eb pushtet n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1900 n\u00eb Melburn, Australi kur Keith Murdoch themeloi zinxhirin e par\u00eb komb\u00ebtar mediatik, t\u00eb quajtur News Limited. Keith kishte 4 f\u00ebmij\u00eb, por djali i tij Keith Rupert mori p\u00ebrsip\u00ebr biznesin familjar pasi i vdiq i ati. The Economist krediton at\u00eb p\u00ebr shpikjen e tabloidit modern. Ai arriti t\u00eb fitonte miliarda dollar\u00eb n\u00eb vitin 1969 n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb familja e tij t\u00eb renditej si e 33-ta m\u00eb e pasur n\u00eb bot\u00eb. Edhe pse i lindur n\u00eb Australi, Rupert Murdoch l\u00ebvizi n\u00eb Nju Jork n\u00eb vitin 1974 ku dhe mori n\u00ebnshtet\u00ebsi amerikane. Familja u p\u00ebrball me disa hetime n\u00eb 2011 p\u00ebr shkak t\u00eb disa p\u00ebrgjimeve telefonike ku thuhej se redaktor\u00ebt e kompanis\u00eb Murdoch p\u00ebrdornin mjete t\u00eb tjera t\u00eb paligjshme p\u00ebr marrjen e informacioneve. Shum\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt e Rupert dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb media.<\/p>\n<p><strong>13. Familja Coppola <\/p>\n<p>Manjat\u00ebt e industris\u00eb s\u00eb zbavitjes<\/strong><\/p>\n<p>Disa njer\u00ebz besojn\u00eb se filmi klasik \u201cThe Godfather\u201d, nj\u00eb film i drejtuar dhe shkruar nga Francis Ford Coppola, \u00ebsht\u00eb i bazuar pjes\u00ebrisht n\u00eb historin\u00eb e vet\u00eb familjes s\u00eb tyre. Prind\u00ebrit e Francis Ford ishin muzikant\u00eb, por ai shkoi n\u00eb Hollywood duke b\u00ebr\u00eb filma si \u201cGodfather\u201d, \u201cThe Great Gatsby\u201d dhe \u201cApocalypse Now\u201d me t\u00eb cilat fitoi tre \u00e7mime Oskar dhe dy \u00e7mime Golden Globe. Motra e tij, Talia Coppola Shire dhe v\u00ebllai August Floyd Coppola, gjithashtu merren me filma dhe i dhan\u00eb jet\u00eb brezave t\u00eb rinj t\u00eb kinemas\u00eb, si Nicolas Cage. Edhe familja e Francis Ford iu drejtua industris\u00eb s\u00eb kinemas\u00eb: gruaja e tij \u00ebsht\u00eb dokumentariane, Roman \u00ebsht\u00eb producent dhe skenarist dhe Sofia, q\u00eb e b\u00ebri debutimin e saj si f\u00ebmij\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb filmit \u201cGodfather\u201d. An\u00ebtar\u00ebt e familjes Coppola \u00eb kan\u00eb nj\u00eb duzin\u00eb me nominime dhe fitore \u00e7mimesh n\u00eb karrier\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p><strong>12. Familja Koch <\/p>\n<p>Manjat\u00ebt e biznesit<\/strong><\/p>\n<p>E kryesuar nga Charles Koch dhe v\u00ebllai i tij, David Koch industria Koch \u00ebsht\u00eb kompania private e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Amerik\u00eb. Pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes Koch jan\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb bot\u00eb, fal\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tyre sip\u00ebrmarr\u00ebse. Biznesi familjar filloi nga Fred Koch, q\u00eb e lan\u00e7oi karrier\u00ebn e tij n\u00eb Kompanin\u00eb e Teksasit, duke punuar gjat\u00eb derisa bashk\u00ebpunoi n\u00eb themelimin e Kompanis\u00eb s\u00eb prodhimit dhe rafinimit t\u00eb vajit n\u00eb mesin e shekullit 20. Djemt\u00eb e Fred, Charles dhe David, sot jan\u00eb fytyrat e Industris\u00eb Koch, por ata kan\u00eb gjithashtu dy v\u00ebllez\u00ebr, Bill dhe Frederick q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kompani. Pati nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb sh\u00ebmtuar ligjore ku Bill dhe Frederick padit\u00ebn v\u00ebllez\u00ebrit e tyre, por \u00e7\u00ebshtja u anullua. Por z\u00ebrat n\u00eb shtyp p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Koch nuk jan\u00eb aspak pozitive. Disa i konsiderojn\u00eb k\u00ebta v\u00ebllez\u00ebr si shtyp\u00ebsit e demokracis\u00eb, ose anti-amerikan\u00eb. Gjithsesi Charles dhe David kan\u00eb lidhje t\u00eb forta politike, t\u00eb cilat qofshin p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq, p\u00ebrs\u00ebri jan\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p><strong>11. Familja Sulzberger-Ochs<\/p>\n<p>T\u00eb dalluarit e gazetave<\/strong><\/p>\n<p>Gazeta New York Times \u00ebsht\u00eb biznes i familjes Sulzberger. Arthur Hays Sulzberger, \u201cGjyshi i gazet\u00ebs Times\u201d, mori pjes\u00eb n\u00eb Universitetin e Kolumbias n\u00eb vitin 1918 dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas u martua me Iphigene Ochs, vajz\u00ebn e botuesit Adolph Ochs. Arthur Hays pa zhvillimin e gazet\u00ebs ku punonte, si n\u00eb sasi ashtu dhe n\u00eb reputacion, gjat\u00eb mesit t\u00eb viteve 1900. Kur njerku i tij vdiq ai mori kontrollin si botues dhe president i gazet\u00ebs, dhe arriti t\u00eb dyfishonte tirazhin e saj si dhe numrit e stafit. Dy vjet pasi doli n\u00eb pension, djali i tij u b\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i gazet\u00ebs. Duke vazhduar tradit\u00ebn familjare, Arthur Jr u b\u00eb botues i gazet\u00ebs \u201cNew York Times\u201d. Ai ka marr\u00eb t\u00eb gjitha kreditet e zhvillimit t\u00eb operimeve dixhitale t\u00eb k\u00ebsaj gazete. N\u00eb vitin 2009 djali i tij Arthur Gregg, hyri n\u00eb biznes duke u b\u00ebr\u00eb reporter. Q\u00eb nga marsi i vitit 2012 ai \u00ebsht\u00eb redaktor n\u00eb gazet\u00ebn New York Times.<\/p>\n<p><strong>10. Familja Ellison<\/p>\n<p>T\u00eb dalluarit e teknologjis\u00eb dhe filmit<\/strong><\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb person tep\u00ebr i p\u00ebrulur, nd\u00ebrsa sot Larry Elison \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur dhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb teknologji. Ai lindi nga nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e pamartuar hebreje, familja e s\u00eb cil\u00ebs mori mbiemrin Ellison nga ishulli Ellis. Mamaja e Larry-t ia dha f\u00ebmij\u00ebn e saj (Larry-n) disa t\u00eb af\u00ebrmve p\u00ebr adoptim n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, dhe ai arriti ta takonte at\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb. Djali q\u00eb braktisi kolegjin, sot 69 vje\u00e7, nd\u00ebrtoi nj\u00eb perandori t\u00eb madhe nga asgj\u00ebja duke arritur nj\u00eb pasuri prej 49.3 bilion dollar\u00ebsh. Ai gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manjat i pasurive t\u00eb patundura, q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb ishullin e Hauait. Nisma e tij e fundit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zhdukjen e s\u00ebmundjes s\u00eb poliomielitit, dhe ka shpenzuar nj\u00eb sasi prej 100 mln dollar\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb. Ky investim mund t\u00eb sjell\u00eb zhdukjen e poliomielitit n\u00eb vitin 2018. Martesa e tret\u00eb e Larry-t rezultoi me lindjen e dy f\u00ebmij\u00ebve, David dhe Megan. T\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt e Ellison iu drejtuan industris\u00eb s\u00eb filmit dhe secili nga ata zot\u00ebron nj\u00eb kompani t\u00eb suksesshme prodhimi filmash. Filma q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga kompanit\u00eb e tyre jan\u00eb American Hustle, Her, Star Trek etj.<\/p>\n<p><strong>9. Familja Lauren<\/p>\n<p>Sunduesit e shitjes me pakic\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e familjes Lauren sot p\u00ebrfshijn\u00eb shitjen me pakic\u00eb, filantropin\u00eb dhe filmin dhe secila prej tyre mban dometh\u00ebnien e paharrueshme t\u00eb emrit Lauren. Ralph Lauren lindi n\u00eb nj\u00eb familje emigrante hebrenjsh n\u00eb Nju Jork. Ai kishte nj\u00eb mani q\u00eb t\u00eb vishej dhe t\u00eb dukej sa m\u00eb mir\u00eb, dhe paguante p\u00ebr edukimin e tij. Ralph dizajnonte kollaret e gj\u00ebra \u2013 nj\u00eb kontrast i madh me kravatat e holla t\u00eb asaj kohe \u2013 dhe k\u00ebshtu lindi etiketa Polo. Ralph Lifschitz e ndryshoi mbiemrin duke e v\u00ebn\u00eb Lauren, dhe marka e tij u zhvillua duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese n\u00eb stilin e veshjeve amerikane. Ralph u martua me Ricky Anne dhe kishin s\u00eb bashku dy djem dhe nj\u00eb vajz\u00eb. Nj\u00eb nga djemt\u00eb e tij, David, \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb vazhdoi biznesit e babait t\u00eb tij. Tani ai \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebs-president n\u00eb Korporat\u00ebn e Marketingut, Komunikimit dhe Reklam\u00ebs tek Ralph Lauren. David u martua me mbes\u00ebn e Presidentit Xhorxh W. Bush, Lauren Bush q\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluese e organizat\u00ebs bamir\u00ebse FEED. Nd\u00ebrsa djali tjet\u00ebr Andrew \u00ebsht\u00eb aktor dhe producent filmash. Ralph, sot 74 vje\u00e7, ka nj\u00eb pasuri prej 6.9 bilion\u00ebsh dollar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>8. Familja Lauder <\/p>\n<p>Shefat e Kozmetik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Estee Lauder nd\u00ebrtoi perandorin\u00eb e kozmetik\u00ebs nga hi\u00e7i q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete miliona ndjek\u00ebs besnik\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sot, kompania dhe pasardh\u00ebsit e saj, vlejn\u00eb miliarda. Estee Lauder lindi nga prind\u00ebr emigrant\u00eb n\u00eb Nju Jork. Ajo filloi t\u00eb b\u00ebnte kozmetik\u00ebn e saj personale dhe t\u2019i shiste ato n\u00ebp\u00ebr sallonet e bukuris\u00eb s\u00eb zon\u00ebs. Me ndihm\u00ebn financiare t\u00eb babait t\u00eb saj, Estee hapi dyqanin e saj n\u00eb Manhatan n\u00eb mesin e viteve 1940. Bashk\u00ebshorti i saj e ndihmoi q\u00eb t\u00eb drejtonte biznesin, madje dhe djemt\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb, Leonard dhe Ronald. Sot, kompania akoma drejtohet nga f\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit e familjes Lauder. Leonard \u00ebsht\u00eb Presidenti i Kompanis\u00eb Estee Lauder Cosmetics. Ronaldi \u00ebsht\u00eb Presidenti i Klinik\u00ebs, nd\u00ebrsa vajzat e tij, kan\u00eb poste t\u00eb fuqishme n\u00eb kompani. Leonard ka nj\u00eb pasuri prej 8,1 bilion\u00ebsh dollar\u00eb nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tij Ronald 3,8 bilion. Familja gjithashtu \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr filantropike. Ajo ka fondacionin Lauder Foundation q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb bamir\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>7. Familja Tisch<\/p>\n<p>Perandor\u00ebt e arteve<\/strong><\/p>\n<p>Familja Tisch \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me Korporat\u00ebn Loews dhe filantropin\u00eb e arteve, por Laurence Allen Tisch dhe v\u00ebllai i tij i vog\u00ebl Preston Robert themeloi perandorin\u00eb e hoteleve. Investimi i tyre i par\u00eb nisi kur Larry bindi prind\u00ebrit e tij ta ndihmonin p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb hotel rezort n\u00eb Nju Xh\u00ebrsi. Bob shum\u00eb shpejt iu bashkua biznesit dhe v\u00ebllez\u00ebrit Tisch mor\u00ebn Korporat\u00ebn Loews nga Studiot MGM. Sot, kjo korporat\u00eb merret me sigurime, naft\u00ebn dhe transportin n\u00ebp\u00ebrmjet tubacioneve, p\u00ebrve\u00e7 hoteleve. Larry \u00ebsht\u00eb investitor kryesore n\u00eb CBS, ku fitoi nj\u00eb post n\u00eb bordin drejtues, nd\u00ebrsa Bob bleu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aksioneve t\u00eb skuadr\u00ebs New York Giants n\u00eb vitin 1991. Familja \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr filantropike. Ajo jep shum\u00eb bamir\u00ebsi si n\u00eb Parkun Zoologjik Qendror, shkolla arti, dhe n\u00eb fusha sporti n\u00eb qytetin e Nju Jorkut. Kunatat Joan dhe Wilma Tisch tani kontrollojn\u00eb pasurin\u00eb e familjes t\u00eb nd\u00ebrtuar nga bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre Bob dhe Larry. Wilma ka nj\u00eb pasuri prej 1,5 bilion dollar\u00ebsh, nd\u00ebrsa Joan ka 2,9 bilion. Djali i Larry-t, Andrew \u00ebsht\u00eb s\u00eb fundmi Kryetari i Komitetit Ekzekutiv t\u00eb bordit Loews. Edhe brezat e rinj t\u00eb k\u00ebsaj familje po tregojn\u00eb vler\u00ebn e tyre n\u00eb biznesin familjar.<\/p>\n<p><strong>6. Familja Vanderbilt <\/p>\n<p>Industria<\/strong><\/p>\n<p>Vanderbilt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga familjet e vjetra m\u00eb t\u00eb pasura. Familja ka prejardhje hollandeze, dhe u b\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit t\u00eb shekullit 19. Comelius Vanderbilt, lindur n\u00eb 1794, u rrit n\u00eb varf\u00ebri, por arriti ta linte m\u00ebnjan\u00eb at\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re punoi n\u00eb biznesit e anijeve t\u00eb babait t\u00eb tij, dhe arriti t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb perandori t\u00eb prodhimit t\u00eb anijeve. Ai dhe pasardh\u00ebsit e tij e zgjeruan biznesin e tyre n\u00eb industri t\u00eb tjera p\u00ebrfshi dhe biznesin hekurudhor. Billy, djali i Comelius trash\u00ebgoi 95% t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb babait t\u00eb tij, dhe vazhdoi t\u00eb investonte n\u00eb hekurudhat. Ai ka marr\u00eb kreditet e nd\u00ebrtimit t\u00eb Terminalit Qendror n\u00eb Nju Jork. Por pas Billy-t, pjesa m\u00eb e madhe e familjes Vanderbilts shpenzoi shum\u00eb para n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme. Gloria Vanderbilt, pasardh\u00ebse e Comelius-it nga ana e babait, ishte nj\u00eb dizenjatore e blu xhinseve. Djali i saj, Anderson Cooper, punon si spiker tek CNN.<\/p>\n<p><strong>5. Familja Walton <\/p>\n<p>Sulltan\u00ebt e qendrave tregtare<\/strong><\/p>\n<p>Familja m\u00eb e pasur n\u00eb vend e nd\u00ebrtoi pasurin\u00eb e saj n\u00eb nj\u00eb fondacion t\u00eb patundur: \u201c\u00c7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta kudo, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb\u201d. Sam Walton dhe v\u00ebllai i tij Bud hap\u00ebn dyqanin e par\u00eb n\u00eb vitin 1945 n\u00eb Arkansas. Familja Walton solli nj\u00eb qend\u00ebr tregtare me r\u00ebnd\u00ebsi. Pas suksesit t\u00eb modelit t\u00eb biznesit p\u00ebr Walmart, v\u00ebllez\u00ebrit Walton themeluan Klubin Sam n\u00eb vitin 1983. Jim Walton, djali i vog\u00ebl i Sam-it, ka nj\u00eb pasuri prej 36,8 bilion\u00ebsh dollar\u00eb duke e future n\u00eb list\u00ebn e revist\u00ebs Forbes n\u00eb 10-shen m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb bot\u00eb. Motra m\u00eb e madhe e Jim-it, Alice, ndodhet n\u00eb list\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb posht\u00eb se ai me nj\u00eb pasuri prej 36,4 bilion\u00eb. Ajo e investon paran\u00eb e saj n\u00eb Muzeun Artistik Amerikna \u201cCrystal Bridges\u201d n\u00eb Arkansas, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb edhe drejtore. Alice \u00ebsht\u00eb gjithashtu filantropiste q\u00eb ka krijuar nj\u00eb komitet veprimi politik n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtimit t\u00eb Hillary Clinton. 4 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Walton \u2013 Christy, Alice, Jim dhe Robson \u2013 s\u00eb bashku arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pasuri prej 136 bilion\u00eb dollar\u00ebsh. B\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb 10 familjet m\u00eb t\u00eb pasura amerikane.<\/p>\n<p><strong>4. Familja Rockefeller<\/p>\n<p>Miliarder\u00ebt bankar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rokfeller\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb familje amerikane me nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb industrin\u00eb bankare dhe vitet e fundit, ata kan\u00eb pasur hyrje edhe n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs. Nd\u00ebrsa shum\u00eb prej familjeve t\u00eb pasura kan\u00eb humbur pushtetin e tyre p\u00ebrgjat\u00eb viteve, familja Rockfeller e ka b\u00ebr\u00eb perandorin\u00eb e saj edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Kjo familje erdhi n\u00eb Shtete t\u00eb Bashkuara, nga Gjermania dikur rreth viteve 1720. Pasuria e John D. Rockefeller filloi kur themeloi nj\u00eb biznes prodhues q\u00eb ushqente trupat e Unionit gjat\u00eb Luft\u00ebs Civile. Pas Luft\u00ebs, ai filloi t\u00eb investonte n\u00eb vaj dhe themeloi kompanin\u00eb Standard Oil n\u00eb vitin 1870 me nj\u00eb kapital prej 1 mln dollar\u00ebsh, duke e b\u00ebr\u00eb kompanin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb asaj kohe n\u00eb vend. John D. gjithashtu investoi n\u00eb projekte madh\u00ebshtore t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb qytetin e Nju Jorkut, ku dhe jetonte me familjen. Djali i John-it investoi edhe ai n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb patundshme dhe n\u00eb fund u b\u00eb aksioneri kryesor n\u00eb Chase Bank. Djali tjet\u00ebr i John-it, Nelson vendosi t\u2019i hynte politik\u00ebs, duke sh\u00ebrbyer 4 mandate si Guvernator i Nju Jorkut. V\u00ebllai i tij John i tret\u00eb dhuroi 175 mln dollar\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Lincoln Center. Sot djali i John-it t\u00eb Tret\u00eb, Jay aktualisht sh\u00ebrben si senator i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Virxhinian Per\u00ebndimore dhe ka punuar k\u00ebtu q\u00eb nga viti 1984.<\/p>\n<p><strong>3. Familja Kennedy<\/p>\n<p>T\u00eb fuqishmit e politik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Familja Kennedy q\u00eb vjen nga nj\u00eb familje emigrant\u00ebsh irlandez\u00eb \u00ebsht\u00eb shembull thelb\u00ebsor i \u201c\u00ebndrr\u00ebs amerikane\u201d. Kennedy-t e par\u00eb emigruan nga Irlanda n\u00eb Boston n\u00eb vitin 1848, dhe pas nj\u00eb brezi, nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes hyri n\u00eb politik\u00eb, kur Patrick Joseph sh\u00ebrbeu si P\u00ebrfaq\u00ebsues i Shtetit dhe m\u00eb pas Guvernator i Masa\u00e7usets. Djali i Patrick Joseph, u b\u00eb ambasador i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe kishte 9 f\u00ebmij\u00eb. Tre nga djemt\u00eb e tij, John, Robert dhe Ted u b\u00ebn\u00eb figura politike t\u00eb qeveris\u00eb amerikane. John Kennedy u b\u00eb president i SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 1961 dhe sh\u00ebrbeu deri n\u00eb vitin 1963 pasi u vra. Edhe v\u00ebllai i tij, Robert, u vra pak koh\u00eb pasi fitoi zgjedhjet e para t\u00eb Kalifornis\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale. Q\u00eb nga viti 1962 deri n\u00eb 2009-n, Ted ishte Senator i Masa\u00e7usets, duke qen\u00eb k\u00ebshtu i treti p\u00ebr periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore t\u00eb sh\u00ebrbimit si senator. Ai vdiq n\u00eb 2009 pas luft\u00ebs me kancerin e trurit. Por shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes Kennedy kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb aktivizuar. Vajza e John Kennedy-t \u00ebsht\u00eb ambasadore e SHBA-s\u00eb n\u00eb Japoni. M\u00eb s\u00eb shumti familja Kennedy \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb i kan\u00eb ndodhur. Ka disa variante p\u00ebr tragjedit\u00eb e familjes Kennedy. Familja Kennedy, \u00ebsht\u00eb e njohur dhe p\u00ebr fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb e kan\u00eb pllakosur at\u00eb duke e reduktuar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb grusht pasardh\u00ebsish t\u00eb mbijetuar, q\u00eb tashm\u00eb mund t\u00eb num\u00ebrohen me gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb, duke u cil\u00ebsuar madje edhe si \u201ce mallkuar\u201d. Nj\u00eb familje e shquar politike irandezo-amerikane, ajo kishte marr\u00eb parashikime se do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb prej dinastive m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb vendit. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 1960, analist\u00ebt e cil\u00ebsuan presidenc\u00ebn e John Kennedy-t si t\u00eb parin e nj\u00eb dinastie n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Por pas vrasjes s\u00eb Presidentit dhe pas vrasjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, Robert Kennedy, pes\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1968, kjo ide do t\u00eb venitej nga mendja e publikut. Historia e gjat\u00eb e tragjedis\u00eb n\u00eb familjen Kennedy nuk sh\u00ebnon vet\u00ebm k\u00ebto dy vdekje t\u00eb parakohshme. V\u00ebllai i tyre i madh, Xhozef, ishte vrar\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb motra e tyre, Kethlin, kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aksident ajror. N\u00eb vitet \u201980 dhe \u201990 dy prej f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Robert Kennedy-t dhe djali i vet\u00ebm i John Kennedy-tu ndan\u00eb nga jeta n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re n\u00eb aksidente t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>2. Familja Bush<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e familjet Bush kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe n\u00eb deg\u00ebn ekzekutive dhe legjislative t\u00eb qeveris\u00eb. Familja nxorri dy president\u00eb dhe guvernator\u00eb shteti nga rradh\u00ebt e saj n\u00eb SHBA. Pasuria e Familjes Bush vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb 60 mln dollar\u00eb. Duke njohur lidhjet e forta n\u00eb Teksas, Familja Bush pritet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm manjate e naft\u00ebs dhe vajit, por nafta nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja industri nga e cila kjo familje ka p\u00ebrfitim. Ajo \u00ebsht\u00eb e shquar edhe n\u00eb bot\u00ebn e investimit. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nd\u00ebrmarrjet e biznesit t\u00eb Samuel Bush e ndihmuan at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb pasurin\u00eb e familjes. Djali i Samuel, Prescott, u b\u00eb i pasur me an\u00eb t\u00eb financave, n\u00eb Union Banking Corp por edhe fal\u00eb vajit, si an\u00ebtar i Industris\u00eb ku filloi edhe djali i tij Xhorxh W Bush. Xhorxh Bush u martua me Barbara Pierce, dhe kan\u00eb 6 f\u00ebmij\u00eb. Ai u zgjodh President n\u00eb vitin 1988. M\u00eb pas djali i tij George W. e pasoi n\u00eb vitin 2000. Tani ai i g\u00ebzohet pensionit t\u00eb tij si nj\u00eb gjysh i p\u00ebrkushtuar.<\/p>\n<p><strong>1. Familja Clinton <\/p>\n<p>Veteran\u00ebt e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si familje e re, e madhe, politike, Familja Clinton vazhdoi t\u2019i zgjeroj\u00eb arritjet e saj n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs dhe filantropis\u00eb. Ish-Presidenti Bill Clinton d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebhej muzikant p\u00ebrpara se t\u00eb takonte John Kennedy-n dhe t\u00eb frym\u00ebzohej e shtyhej nga ai drejt fush\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs. Duke e filluar si guvernator i Arkansasit n\u00eb vitin 1976, Bill nd\u00ebrtoi rrug\u00ebn e tij drejt Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb vitin 1992 p\u00ebr dy mandate t\u00eb suksesshme. Gruaja e tij Hillary Clinton, ishte m\u00ebsuese dhe avokate p\u00ebrpara se t\u00eb merrte titullin Zonja e Par\u00eb. Ajo ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb madh mb\u00ebshtet\u00ebs dhe k\u00ebshillues p\u00ebr Bill-in gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtonte t\u00eb vet\u00ebn. Nj\u00eb avokate e madhe e reformave t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi, ajo u zgjodh Senatore e Nju Jorkut n\u00eb vitin 2000, dhe tani sh\u00ebrben si Sekretare e Shtetit. Eksperienca e saj e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr presidenc\u00ebn n\u00eb vitin 2016. Vajza e Clinton-\u00ebve, Chelsea po ndjek gjurm\u00ebt e babait t\u00eb saj, si nj\u00eb korrespondente e zonja n\u00eb NBC. Ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj po presin f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb. T\u00eb shohim n\u00ebse edhe ai do l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb politik\u00eb. \/TO\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rockefeller, Ford, Bush e deri tek Clinton-\u00ebt, ja familjet q\u00eb kontrollojn\u00eb Amerik\u00ebn dhe bot\u00ebn. Nga Melissa Stanger &#038; Paige Cooperstein, Businessinsider &#8211; N\u00ebp\u00ebrmjet parave, talentit apo thjesht publicitetit t\u00eb mir\u00eb, disa familje dominojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn amerikane. Ata jan\u00eb dinastit\u00eb e vjetra legjendare, dinastit\u00eb industriale t\u00eb shekullit 20, dinastit\u00eb e sportit dhe zbavitjes, dhe dinastit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52606,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[1036],"class_list":["post-6685","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kuriozitete","tag-amerike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6685","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6685"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6685\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6685"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6685"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6685"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}