{"id":7541,"date":"2014-06-14T18:01:29","date_gmt":"2014-06-14T16:01:29","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=7541"},"modified":"2019-03-01T14:43:53","modified_gmt":"2019-03-01T13:43:53","slug":"rama-evropa-eshte-bere-taktike-jo-strategjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/rama-evropa-eshte-bere-taktike-jo-strategjike\/","title":{"rendered":"Rama: Evropa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb taktike, jo strategjike"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/rama-2.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-53996\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/rama-2.jpg 566w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/rama-2-300x184.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 566px) 100vw, 566px\" \/><\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ish-komunist q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb statusin e kandidatit n\u00eb Bashkimin Europian n\u00eb samitin e ardhsh\u00ebm m\u00eb 26-27 qershor.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje ztr. Edi Rama! Po ju kujtoj q\u00eb para se t\u00eb b\u00ebheshit Kryetar i Qeveris\u00eb shqiptare ju ishit artist, piktor, ju ishit kryebashkiak i Tiran\u00ebs, socialist ta theksoj. P\u00ebrse sot marrja e statusit t\u00eb kandidatit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se projekti i Bashkimit Europian i projektuar nga themeluesit \u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb civilizimi yn\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb imagjinuar. Shqip\u00ebria ashtu si dhe Ballkani b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Nd\u00ebrkoh\u00eb d\u00ebshira e popullit shqiptar, ashtu si e t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u2019ju bashkuar Familjes Europiane.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: Ztr. Rama Komisioni Europian rekomandon q\u00eb t\u2019ju jepet ky status, por i takon  28 shefave t\u00eb shteteve t\u00eb vendosin n\u00eb samitin e ardhsh\u00ebm dhe nga eksperienca e 2009 keni pasur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh bllokimesh, jeni optimist k\u00ebsaj here?<\/strong><\/p>\n<p>Po! Mendoj se Shqip\u00ebria duhej ta kishte marr\u00eb statusin n\u00eb muajin dhjetor. Nuk i ka b\u00ebr\u00eb aspak mir\u00eb as Shqip\u00ebris\u00eb, as rajonit, q\u00eb nuk e mori menj\u00ebher\u00eb. Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit statusi nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim. An\u00ebtar\u00ebsimi do t\u00eb jet\u00eb pas 10 vjet\u00ebsh, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb etap\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb filluar nga puna seriozisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces modernizimi. Nj\u00eb proces, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i nj\u00eb cil\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb fal\u00eb negociatave dhe k\u00ebtij instrumenti integrimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb unik dhe i pa\u00e7muesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: T\u00eb kujtojm\u00eb n\u00eb 2013, Franca, Gjermania, Anglia dhe Holanda q\u00eb ju kund\u00ebrvun\u00eb k\u00ebtij statusi me justifikim e nivelit t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Ju jeni t\u00eb 116-t\u00ebt nga 177-t\u00eb n\u00eb list\u00ebn e  Transparenc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb jem shum\u00eb i sinqert\u00eb, pasi nuk di t\u00eb jem ndryshe.<br \/>\nS\u00eb pari, refuzimi i dhjetorit ishte i lidhur me zgjedhjet e Bashkimit Europian. \u00cbsht\u00eb ky problemi m\u00eb i madh i projektit europian sot, sepse Evropa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb taktike, e lidhur me fatin e zgjedhjeve t\u00eb vendeve an\u00ebtare, dhe zgjedhje pas zgjedhjesh, b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb pak strategjike.<br \/>\nGjithashtu, n\u00eb muajin dhjetor ne ishim n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb prej tre muajsh pas zgjedhjeve q\u00eb fituam nga vota e lir\u00eb e popullit dhe rezultati ishte i qart\u00eb, por vendet an\u00ebtare kishin nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb dhe iu k\u00ebrkua Komisionit t\u00eb ndiqte k\u00ebt\u00eb proces deri n\u00eb qershor dhe t\u00eb paraqiste nj\u00eb Raport Progresi pak t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e luft\u00ebs ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: Ju keni th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb pushoni disa polic\u00eb, por edhe do t\u00eb ndiqni disa ish ministra, ish p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi nga prokuroria, por a do ta zgjidhin k\u00ebto hetime problemin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend ku zakonisht hetimet nuk arrijn\u00eb t\u00eb nxjerrin rezultate. Dhe ka disa detyra q\u00eb ju jan\u00eb caktuar. A jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i realizoni k\u00ebto detyra q\u00eb u jan\u00eb v\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb qeveria ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb hetime. Por, ne kemi nj\u00eb objektiv t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb realizuar reform\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, e cila duhet t\u00eb bazohet n\u00eb vlerat dhe parimet e mekanizmat e nj\u00eb vendi europian q\u00eb respekton standardet europiane dhe kriteret p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb edhe kjo nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb p\u00ebr statusin kandidat; P\u00ebr t\u00eb filluar projektin e madh t\u00eb reformave, q\u00eb do marr\u00eb koh\u00eb, por padyshim do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: M\u00eb lejoni t\u00eb theksoj q\u00eb ju jeni socialist, ztr. Kryeminist\u00ebr dhe kur ishit n\u00eb opozit\u00eb, nj\u00eb opozit\u00eb tep\u00ebr aktive ndaj zotit Sali Berisha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Dhe ju i refuzonit ligjet e integrimit p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, p\u00ebr punonj\u00ebsit civil\u00eb dhe funksionimin e parlamentit, tashm\u00eb ligjet kan\u00eb kaluar, fatmir\u00ebsisht. Kjo klim\u00eb tep\u00ebr e ashp\u00ebr verbalisht n\u00eb Shqip\u00ebri a nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb negative p\u00ebr integrimin?<\/strong><\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksionimin e demokracis\u00eb dhe, si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt, ne ishim n\u00eb nj\u00eb pozicion ku ishim t\u00eb bindur se duhej t\u00eb mbronim demokracin\u00eb dhe vlerat e demokracis\u00eb, sepse p\u00ebr mua Shqip\u00ebria europiane dhe Shqip\u00ebria n\u00eb Evrop\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb, vet\u00ebm nxjerrja e ligjeve \u00e7do dit\u00eb, por \u00e7ka zbatohet n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi nd\u00ebrmjet nesh, socialist\u00ebve t\u00eb mazhorac\u00ebs sot dhe qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme. M\u00eb par\u00eb b\u00ebheshin ligjet, por nuk zbatoheshin.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: P\u00ebr sa i p\u00ebrket jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme dhe reformave. Ekonomia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme tek ju. Banka Bot\u00ebrore ka  paraqitur q\u00eb keni nj\u00eb rritje me 2% q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr 2014. FMN ju ka dh\u00ebn\u00eb hua 330 milion euro p\u00ebr t\u00eb forcuar ekonomin\u00eb tuaj. Po rimbursoni borxhet tuaja, por si do t\u00eb dilni nga situata e vendit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb vend goxha i pasur p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimeve. Jemi nj\u00eb vend goxha i ri p\u00ebr sa i p\u00ebrket popullsis\u00eb. Po ashtu jemi krenar\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb program me FMN, nj\u00eb program p\u00ebr rritjen ekonomike dhe jo p\u00ebr masa shtr\u00ebnguese. Jemi krenar\u00eb q\u00eb kemi fituar besimin e tregut dhe, n\u00eb fund, jemi nj\u00eb vend q\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb form\u00ebn q\u00eb duhet n\u00ebse investojm\u00eb n\u00eb edukim dhe kultur\u00eb. Sepse kemi bindjen se vendet nuk jan\u00eb t\u00eb zhvilluara ose m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb din\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje n\u00eb studio nga Noelle Lenoir, Presidente e Institutit  t\u00eb Europ\u00ebs: Zoti Kryeminist\u00ebr prej disa vitesh vendi  juaj d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb kandidat n\u00eb Bashkimin Europian, mund t\u00eb themi q\u00eb ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u00eb rregullohen, por tani momenti i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs erdhi, pasi jo m\u00eb von\u00eb se muajin e ardhsh\u00ebm lider\u00ebt e Europ\u00ebs do t\u00eb vendosin t\u00eb mir\u00ebpresin kandidatur\u00ebn tuaj zyrtare n\u00eb Bashkimin Europian. Shumica e shqiptar\u00ebve jan\u00eb proeuropian\u00eb, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb k\u00ebnaq personalisht. Por n\u00ebse shohim n\u00eb Europ\u00eb sidomos pas zgjedhjeve europiane, gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb rritur euroskepticizmi n\u00eb popullsin\u00eb europiane. \u00cbsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqet\u00ebsuese sidomos n\u00eb Franc\u00eb, partia nacionaliste, partit\u00eb antieuropiane. Nd\u00ebrkoh\u00eb  q\u00eb vendi i fundit q\u00eb iu bashkua Europ\u00ebs, Kroacia q\u00eb ishte nj\u00eb vend euroentuziast ka treguar q\u00eb kishte nj\u00eb lloj mosinteresi n\u00eb popullsi, pasi sipas vot\u00ebs mb\u00ebshtetja ishte vet\u00ebm 25 %.<br \/>\nPyetja ime \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb;<br \/>\nA mendoni se shqiptar\u00ebt  jan\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb shock-un e nj\u00eb hyrjeje n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi si ajo e Bashkimit Europian? A mendoni se shteti juaj \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i fort\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb dhe a nuk mendoni dhe ju se do ket\u00eb nj\u00eb lloj deziluzioni pasi t\u00eb jeni pranuar n\u00eb Bashkimin Europian?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gazetarja: P\u00ebrgjigja juaj ztr. Kryeminist\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00eb s\u00eb pari, mbi t\u00eb gjitha Europa q\u00eb ne \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Europa q\u00eb ne kemi. Rritja e antieuropianizmit dhe rritja e k\u00ebtij negativiteti lidhet me nevoj\u00ebn e nj\u00eb Europe t\u00eb ndryshme, t\u00eb nj\u00eb Bashkimi Europian q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb projektit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb imagjinuar nga themeluesit e tij; t\u00eb nj\u00eb Europe m\u00eb tep\u00ebr politike, m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb bashkuar, dhe, n\u00eb fund, ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Europ\u00ebs. Kjo Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes, dhe kjo vendosje n\u00eb mes \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb argument kund\u00ebr Bashkimit Europian sesa nj\u00eb argument pro Bashkimin Europian.<br \/>\nS\u00eb dyti, m\u00eb lejoni t\u2019ju them q\u00eb Ballkani \u00ebsht\u00eb identifikuar gjithmon\u00eb me luft\u00ebn, konfliktet, urrejtjen, armiq\u00ebsin\u00eb. Sot n\u00eb 2014, n\u00eb p\u00ebrvjetorin 100-t\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Ballkan, \u00ebsht\u00eb viti i par\u00eb q\u00eb ka paqe, nuk ka asnj\u00eb konflikt. P\u00ebrse? Sepse t\u00eb gjith\u00eb popujt e Ballkanit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00ebp\u00ebrmjet lider\u00ebve t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb paqe p\u00ebr Europ\u00ebn, p\u00ebr t\u2019iu bashkuar k\u00ebtij projekti t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm si ai i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: Europa \u00ebsht\u00eb zgjeruar shum\u00eb shpejt. P\u00ebr 10 vjet kemi kaluar nga 15 n\u00eb 28 an\u00ebtar\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb procesi i zgjerimit duket sikur ngadal\u00ebsohet, pranimi i Serbis\u00eb u b\u00eb n\u00eb janar, por Mali i Zi, Maqedonia, Kosova  kan\u00eb m\u00eb pak perspektiva s\u00eb fundmi. A nuk besoni n\u00eb nj\u00eb lodhje nga zgjerimi i k\u00ebsaj Europe mbi k\u00ebt\u00eb projekt?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse Europa \u00ebsht\u00eb zgjeruar shpejt apo jo, por ajo nuk di akoma t\u00eb p\u00ebrshtatet me sfid\u00ebn e re t\u00eb nj\u00eb bote q\u00eb ka ndryshuar m\u00eb shpejt sesa Europa, sesa vet\u00eb Bashkimi Europian. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb Europ\u00eb, se sa jo p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kjo rritje ekstremizmi t\u00eb frik\u00ebson, nga m\u00ebnyra se si ndjenjat e thjeshta t\u00eb njer\u00ebzve jan\u00eb manipuluar dhe se si argumentet totalisht t\u00eb gabuara kan\u00eb gjetur terren. Dhe kjo, duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb shtys\u00eb e madhe drejt asaj q\u00eb ne nuk kemi arritur si projekt europian dhe jo si kthim mbrapsht q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebvras\u00ebs- pasi jam totalisht dakord me Presidentin Hollande kur thot\u00eb q\u00eb \u2018n\u00ebse dilet nga Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh nga Historia\u2019.<br \/>\nP\u00ebr ne, t\u00eb dalim nga nj\u00eb tradit\u00eb konflikti \u00ebsht\u00eb t\u00eb hym\u00eb n\u00eb Histori p\u00ebr Europ\u00ebn dhe me Europ\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: P\u00ebr ta p\u00ebrfunduar ju keni shpesh ndjesin\u00eb q\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb e favorizuar n\u00eb raport me Shqip\u00ebrin\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e lidhur me faktin q\u00eb ju jeni nj\u00eb vend mysliman, si shpjegohet.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu kam di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb sqaruar. Ne nuk jemi nj\u00eb vend mysliman, por jemi nj\u00eb vend europian, ku ka mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb bashk\u00eb. Jemi nj\u00eb vend unikal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb kuptimin q\u00eb, t\u00eb krishter\u00ebt festojn\u00eb Ramazanin dhe p\u00ebr Krishtlindje mysliman\u00ebt festojn\u00eb si t\u00eb krishter\u00ebt. P\u00ebr Europ\u00ebn kjo Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri. E, t\u00eb prezantohet thjesht si nj\u00eb vend mysliman \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gabuar, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb myslimane si nj\u00eb histori q\u00eb na pengon q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, at\u00ebher\u00eb m\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb m\u00eb vjen keq p\u00ebr injoranc\u00ebn tuaj dhe kapacitetin p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb Europa nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klub i krishter\u00eb, por \u00ebsht\u00eb diccka shum\u00eb m\u00eb e madhe, m\u00eb humane dhe m\u00eb e mrekullueshme se kjo. Un\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar kurr\u00eb t\u00eb thuhet Franca kristiane, kam d\u00ebgjuar Franca laike, por sigurisht ka t\u00eb krishter\u00eb dhe mysliman\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju faleminderit ztr. Rama!<\/strong>\/shekulli\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ish-komunist q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb statusin e kandidatit n\u00eb Bashkimin Europian n\u00eb samitin e ardhsh\u00ebm m\u00eb 26-27 qershor. P\u00ebrsh\u00ebndetje ztr. Edi Rama! Po ju kujtoj q\u00eb para se t\u00eb b\u00ebheshit Kryetar i Qeveris\u00eb shqiptare ju ishit artist, piktor, ju ishit kryebashkiak i Tiran\u00ebs, socialist ta theksoj. P\u00ebrse sot marrja e statusit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53996,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[369,52],"class_list":["post-7541","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-edi-rama","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7541\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}