{"id":8015,"date":"2014-06-29T15:48:05","date_gmt":"2014-06-29T13:48:05","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=8015"},"modified":"2016-09-05T15:36:39","modified_gmt":"2016-09-05T13:36:39","slug":"dora-e-zeze-dhe-terroristi-i-quajtur-gavrillo-princip","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dora-e-zeze-dhe-terroristi-i-quajtur-gavrillo-princip\/","title":{"rendered":"Dora e Zez\u00eb dhe terroristi i quajtur Gavrillo Princip"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_8016\" style=\"width: 210px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-8016\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dauti.jpg\" alt=\"Daut DAUTI\" width=\"200\" height=\"193\" class=\"size-full wp-image-8016\" \/><p id=\"caption-attachment-8016\" class=\"wp-caption-text\">Daut DAUTI<\/p><\/div>\n<p>Nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb, me 28 qershor 1914, mij\u00ebra njer\u00ebz duke q\u00ebndruar dy an\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs kryesore n\u00eb Sarajev\u00eb, pritnin ardhjen e Franc Ferdinandit, trash\u00ebgimtarin e fronit austro-hungarez. N\u00eb mesin e turm\u00ebs, n\u00eb pozita t\u00eb ndryshme ishin vendosur Muhamed Mehmedbashiq, Vaso Qubriloviq, Nedelko Qabrinoviq, Cvjetko Popoviq dhe Trifun Grabezh. Ata kishin p\u00ebr detyr\u00eb ta vrisnin Franc Ferdinandin. N\u00eb mesin e k\u00ebtij grupi, t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs Mlada Bosna, ishte edhe Gavrillo Principi. Ai, edhe pse i ri nga mosha, kishte nj\u00eb histori t\u00eb begatshme t\u00eb dhun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb e kishin p\u00ebrjashtuar edhe nga shkolla. Ecte r\u00ebnd\u00eb nga pafuqia e trupit t\u00eb tij t\u00eb sulmuar r\u00ebnd\u00eb nga tuberkulozi, e cila s\u00ebmundje shihej edhe n\u00eb syt\u00eb dhe fytyr\u00ebn e tij. Por, Gavrillo, para se t\u00eb vdiste, kishte vendosur q\u00eb ta b\u00ebnte nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb. Me nj\u00eb vrasje, natyrisht.<\/p>\n<p>Kolona e automjeteve q\u00eb e shoq\u00ebronte trash\u00ebgimtarin e fronit austro-hungarez kaloi pran\u00eb atentator\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, d\u00ebshtuan t\u00eb kryenin \u201cdetyr\u00ebn\u201c. T\u00eb mposhtur si qyqar\u00eb nga d\u00ebshtimi, ata, si \u00e7do kriminel, po k\u00ebrkonin m\u00ebnyr\u00ebn e largimit nga vendi i ngjarjes. Por, mund\u00ebsia e ikjes, si\u00e7 e dinin, ishte minimale. Madje, Qabrinoviqi tentoi ta vriste veten, por nuk ishte i denj\u00eb ta b\u00ebnte as k\u00ebt\u00eb krim.<\/p>\n<p>Kur mendohej se gjith\u00e7ka mori fund dhe kur atentator\u00ebt po iknin si minjt\u00eb nga bukla, automobili i Franc Ferdinandit po kthehej nga nd\u00ebrtesa e bashkis\u00eb. At\u00ebher\u00eb ndodhi momenti q\u00eb sh\u00ebnoi histori. Shoferi e kishte humbur rrug\u00ebn. Si pasoj\u00eb automobili u ndal mu para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb Gavrillos i cili ia kishte mbathur nga pozita e m\u00ebparshme. Kjo mjaftoi q\u00eb ai instiktivisht t\u00eb nxirrte revolen dhe ta q\u00ebllonte Franc Ferdinandin dhe gruan e tij Sofien. Dhe, si\u00e7 thuhet, ajo q\u00eb pasoi \u00ebsht\u00eb histori sikur q\u00eb jan\u00eb edhe ngjarjet q\u00eb i paraprin\u00eb k\u00ebtij momenti.<\/p>\n<p>Kongresi i Berlinit (1878) e zgjeroi territorin e Serbis\u00eb edhe p\u00ebrtej aspiratave t\u00eb saja. Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ia njoh\u00ebn Serbis\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr zgjerim t\u00eb k\u00ebsaj \u00ebndrre. Si pasoj\u00eb, Serbia nuk vonoi t\u00eb planifikonte zgjerim territorial n\u00eb drejtim t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs n\u00eb Per\u00ebndim dhe n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb n\u00eb jug.<\/p>\n<p>Vrasja n\u00eb Sarajev\u00eb ka qen\u00eb akt terrorist i planifikuar nga organizata serbe terroriste &#8220;Bashkim ose Vdekje&#8221;, e cila organizat\u00eb ndryshe \u00ebsht\u00eb quajtur edhe &#8220;Crna Ruka&#8221; (Dora e Zez\u00eb). N\u00eb realitet, vrasja e Franc Ferdinandit nuk ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e qeveris\u00eb serbe, pasi q\u00eb &#8220;Dora e Zez\u00eb&#8221; ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Megjithat\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb qeveria serbe ka pas q\u00ebndrim miq\u00ebsor ndaj Austro-Hungaris\u00eb. Q\u00eb t\u00eb dy vendet kan\u00eb pas pretendime territoriale ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Por, pasi q\u00eb Vjena ishte superfuqi, ajo edhe printe me iniciativa.<\/p>\n<p>Serbia, q\u00eb nga krijimi e deri sot, \u00ebsht\u00eb ballafaquar me dilem\u00ebn e aleanc\u00ebs: me Per\u00ebndimin apo Lindjen (Evrop\u00ebn apo Rusin\u00eb)? Nga viti 1903 Serbia filloi t&#8217;i shmangej influenc\u00ebs austro-hungareze. M\u00eb par\u00eb, n\u00ebn Obrenoviq\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbanin aleanc\u00eb me Austro-Hungarin\u00eb, serb\u00ebt kishin hequr dor\u00eb nga k\u00ebrkesat territoriale ndaj Austro-Hungarsis\u00eb dhe ushqenin vet\u00ebm ato n\u00eb drejtim t\u00eb shtrirjes n\u00eb jug. Prandaj, kjo gj\u00eb nuk u p\u00eblqente nacionalist\u00ebve serb\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u rreshtuan pas &#8220;Dor\u00ebs s\u00eb Zez\u00eb&#8221;, pasi q\u00eb ata d\u00ebshironin shtrirje n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt dhe lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit e tyre rus. Ky ishte shkaku q\u00eb terrorist\u00ebt e Dor\u00ebs s\u00eb Zez\u00eb m\u00eb 1903 vran\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb mizore mbretin e tyre Aleksandar Obrenoviqin dhe kthyen n\u00eb pushtet dinastin\u00eb e karagjorgjeviq\u00ebve, e cila sipas disa fakteve, \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>&#8220;Mlada Bosna&#8221; (Bosna e Re) ka qen\u00eb organizat\u00eb q\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb kishte student\u00eb dhe rini radikale e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shum\u00eb nacionalitete, por t\u00eb cil\u00ebn e dominonin serb\u00ebt. Ajo n\u00eb fillim ishte p\u00ebr \u00e7lirim t\u00eb tokave t\u00eb sllav\u00ebve t\u00eb jugut dhe p\u00ebr krijim t\u00eb nj\u00eb shteti jugosllav n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb rehatoheshin sllav\u00ebt, si\u00e7 ishin serb\u00ebt, kroat\u00ebt dhe mysliman\u00ebt. Gj\u00ebrat ndryshuan kur kjo organizat\u00eb ra n\u00ebn &#8220;Dor\u00ebn e Zez\u00eb&#8221; dhe kur kjo u b\u00eb organizat\u00eb nacionaliste serbe e udh\u00ebhequr nga oficer\u00ebt serb\u00eb, Dragutin Dimitrijeviq Apisi dhe Vojislav Tankosiqi.<\/p>\n<p>&#8220;Mlada Bosna&#8221; sot mund t\u00eb krahasohet me organizat\u00ebn &#8220;V\u00ebllaz\u00ebria Myslimane&#8221; n\u00eb Egjipt e cila n\u00eb fillim ishte organizat\u00eb e gjer\u00eb dhe bamir\u00ebse, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb infrastruktura e saj u zaptua nga mysliman\u00ebt radikal\u00eb. Me fjal\u00eb tjera, &#8220;Mlada Bosna&#8221; u shnd\u00ebrrua n\u00eb &#8220;Dor\u00ebn e Zez\u00eb&#8221; apo n\u00eb nj\u00eb Al Kaid\u00eb t\u00eb sotme. Si shtes\u00eb, Apisi, i cili ishte tmerr\u00ebsisht kund\u00ebr Per\u00ebndimit, mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb Bin Laden serb i dit\u00ebve t\u00eb fillimit t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n<p>&#8220;Dora e Zez\u00eb&#8221; organizonte trajnime ushtarake t\u00eb tipit t\u00eb gueriles p\u00ebr serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata individ\u00eb, apo nj\u00ebsi guerile, t\u00eb angazhoheshin n\u00eb aktivitete terroriste n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb. Si\u00e7 u pa, vrasja e Franc Ferdinandit \u00ebsht\u00eb organizuar nga Apisi dhe Tankosiqi dhe u ekzekutua nga agjenti i &#8220;Dor\u00ebs s\u00eb Zez\u00eb&#8221; q\u00eb ishte Gavrillo Principi.<\/p>\n<p>Para fillimit t\u00eb luft\u00ebrave ballkanike (1912), &#8220;Dora e Zez\u00eb&#8221; ka ushtruar aktivitet politik (por edhe terrorist) edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Apisi, shefi i &#8220;Dor\u00ebs s\u00eb Zez\u00eb&#8221;, sipas dokumenteve serbe, \u00ebsht\u00eb takuar edhe me Isa Boletinin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim Apisi \u00ebsht\u00eb munduar ta shnd\u00ebrroj\u00eb Isa Boletinin n\u00eb aleat, por duket se nuk ka pas sukses. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se Isa Boletini ka shtruar nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb begatshme p\u00ebr &#8220;mysafirin&#8221;.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb komentuar shum\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjarja q\u00eb ka ndodhur pas dark\u00ebs. Apisi \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb ngrit\u00eb nga shtrati gjasht\u00eb muaj rresht. Mjek\u00ebt n\u00eb Serbi kan\u00eb konstatuar se s\u00ebmundja ka ardhur si rezultat i nj\u00eb virusi q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb qum\u00ebshtin e dhis\u00eb t\u00eb cilin Apisi e kishte pir\u00eb me \u00ebndje. Natyrisht, nacionalist\u00ebt serb\u00eb edhe sot besojn\u00eb se ky ka qen\u00eb nj\u00eb akt i helmimit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Isa Boletini ndaj Apisit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse ajo q\u00eb mendojn\u00eb nacionalist\u00ebt serb\u00eb \u00ebsht\u00eb e vertet, at\u00ebher\u00eb Isa Boletini \u00ebsht\u00eb dashur t&#8217;i jepte m\u00eb shum\u00eb qum\u00ebsht dhie Apisit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb do t\u00eb ndodhnin n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb bot\u00eb do t\u00eb ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Vrasja n\u00eb Sarajev\u00eb, e cila u b\u00eb shkas p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn humb\u00ebn jet\u00ebn miliona njer\u00ebz, e ndryshoi edhe gjeografin\u00eb e Evrop\u00ebs, sidomos at\u00eb t\u00eb Ballkanit. Serb\u00ebt ishin ata t\u00eb cil\u00ebt e iniciuan k\u00ebt\u00eb vrasje masive duke u thirrur n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e rregullimit t\u00eb kufijve e cila gj\u00eb n\u00eb fakt ishte tentim i tyre p\u00ebr ekspansion territorial pa ndonj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Edhe pas k\u00ebsaj lufte, por edhe pas t\u00eb dyt\u00ebs me radh\u00eb, problemi i kufijve n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb ende aktual dhe i pazgjidhur. Jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri serb\u00ebt ata q\u00eb shkaktojn\u00eb probleme n\u00eb vendosjen e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb kufijve.<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb botuar vepra t\u00eb panum\u00ebrta historike n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje q\u00eb i parapriu Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Shumica e k\u00ebtyre veprave vrasjen n\u00eb Sarajev\u00eb e kan\u00eb cil\u00ebsuar si akt terrorist t\u00eb kryer nga mendja dhe dora serbe. Pik\u00ebpamja e bot\u00ebs ka sh\u00ebnuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb aspektin e kuptimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi nuk ka ndryshuar aspak q\u00ebndrimi ndaj fqinj\u00ebve q\u00eb nga dita e vrasjes terroriste n\u00eb Sarajev\u00eb. Beogradi ende e konsideron k\u00ebt\u00eb vrasje si t\u00eb drejt\u00eb dhe patriotike. Serbia, duke aplikuar t\u00eb nj\u00ebjtat metoda q\u00eb i p\u00ebrdorte para nj\u00eb shekulli, ende e destabilizon Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn, duke mos e njohur realitetin dhe faktin e kufijve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb, me 28 qershor 1914, mij\u00ebra njer\u00ebz duke q\u00ebndruar dy an\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs kryesore n\u00eb Sarajev\u00eb, pritnin ardhjen e Franc Ferdinandit, trash\u00ebgimtarin e fronit austro-hungarez. N\u00eb mesin e turm\u00ebs, n\u00eb pozita t\u00eb ndryshme ishin vendosur Muhamed Mehmedbashiq, Vaso Qubriloviq, Nedelko Qabrinoviq, Cvjetko Popoviq dhe Trifun Grabezh. Ata kishin p\u00ebr detyr\u00eb ta vrisnin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25824,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-8015","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8015\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}