{"id":8071,"date":"2014-06-30T22:49:26","date_gmt":"2014-06-30T20:49:26","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=8071"},"modified":"2014-06-30T22:49:26","modified_gmt":"2014-06-30T20:49:26","slug":"dy-opsionet-e-vv-se-per-ta-mbeshtetur-qeverine-e-koalicionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dy-opsionet-e-vv-se-per-ta-mbeshtetur-qeverine-e-koalicionit\/","title":{"rendered":"Dy opsionet e VV-s\u00eb p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur qeverin\u00eb e koalicionit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/kurti.jpg\" alt=\"kurti\" width=\"73%\" height=\"50%\" class=\"aligntop size-full wp-image-8072\" \/><\/p>\n<p>Lider\u00ebt e tri partive t\u00eb bllokut opozitar, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn, jan\u00eb duke shqyrtuar n\u00ebnt\u00eb k\u00ebrkesat e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje t\u00eb parashtruara si parakushte n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ofrimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ende nuk e kan\u00eb marr\u00eb edhe interpretimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00ebse do t\u00eb konsiderohet apo jo kushtetuese formimi i qeveris\u00eb pa partin\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve, LDK, AAK dhe Nisma i jan\u00eb p\u00ebrveshur pun\u00ebs p\u00ebr ndarjen e resor\u00ebve qeveritar dhe posteve udh\u00ebheq\u00ebse.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ajo q\u00eb u mungon k\u00ebtyre tri partive politike \u00ebsht\u00eb shumica e nevojshme n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, ky bllok, edhe n\u00ebse do t\u00eb merrte interpretimin pozitiv nga Kushtetuesja, do t\u00eb varet nga mb\u00ebshtetja dhe votat e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e sot\u00ebm t\u00eb bllokut opozitar do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe lideri i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Vet\u00ebvendosjes, Dardan Molliqaj ka th\u00ebn\u00eb se pranimi i k\u00ebrkesave t\u00eb Vet\u00ebvendosjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i domosdosh\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vet\u00ebvendosjen, mbeten dy opsione, ajo e p\u00ebrfshirjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri eventuale apo edhe e mb\u00ebshtetjes politike n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 se duhet nd\u00ebrruar kursin n\u00eb dialog dhe privatizim sigurisht q\u00eb ka edhe shum\u00eb fusha tjera t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilat ne kemi dallime. N\u00eb faz\u00ebn e tret\u00eb, besoj se duhet t\u00eb ket\u00eb disa jav\u00eb diskutime p\u00ebr programin qeveris\u00ebs. Dhe, n\u00ebse kalon edhe kjo faz\u00eb me sukses at\u00ebher\u00eb duhet ta shtrojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb organet e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim po ose jo p\u00ebrfshirjes s\u00eb saj n\u00eb qeverin\u00eb, si\u00e7 po quhet, t\u00eb opozit\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Molliqaj.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkesat kryesore q\u00eb Vet\u00ebvendosje i ka parashtruar bllokut LDK, AAK dhe Nisma p\u00ebr qeverin\u00eb e re kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb pozicion t\u00eb ri karshi dialogut me Serbin\u00eb dhe zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura, si dhe ndryshimin e plot\u00eb t\u00eb politikave t\u00eb privatizimit.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr p\u00ebrfshirjen eventuale t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb bllokun e ri q\u00eb po synon krijimin e qeveris\u00eb, Molliqaj thot\u00eb se do t\u00eb nevojitet edhe organizimi i referendumit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt politik.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb, me apo pa Vet\u00ebvendosjen, nj\u00eb qeveri e till\u00eb e bllokut opozitar, sipas Dardan Molliqajt, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mandat jo t\u00eb plot\u00eb, dy vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>\u201cNe besojm\u00eb q\u00eb dy vjet jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr q\u00ebllimin pse po krijohet kjo qeveri. Kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e zorit dhe nuk \u00ebsht\u00eb qeveri pse ne pajtohemi. por, p\u00ebr shkak t\u00eb rezultatit dhe rrethanave q\u00eb jan\u00eb krijuar pas 8 qershorit ne kemi marr\u00eb nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb e cila konsiston n\u00eb objektivin kryesor ta hequr partin\u00eb nga shteti, pra PDK-n\u00eb e cila ka kapur shtetin. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duhen rreth dy vite, por normalisht q\u00eb do t\u00eb diskutohen edhe tema tjera sepse ne nuk mund t\u00eb merremi vet\u00ebm me at\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Molliqaj.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 8 qershorit kan\u00eb nxjerr\u00eb si fituese Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, mir\u00ebpo pjesa tjet\u00ebr e spektrit politik i ka v\u00ebn\u00eb bllok bashk\u00ebpunimit me k\u00ebt\u00eb parti politike dhe tani po synon q\u00eb t\u00eb formoj qeverin\u00eb pa partin\u00eb fituese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrethan\u00eb e till\u00eb politike paraqet nj\u00eb risi p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e demokracis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb presidentja Atifete Jahjaga i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb interpretim rreth rrug\u00ebs ligjore e kushtetuese q\u00eb duhet ndjekur deri te formimi i qeveris\u00eb se re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka kumtuar se tashm\u00eb e ka marr\u00eb vendimin. Por, n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb k\u00ebtij autoriteti thuhet se ky vendim do t\u00eb b\u00ebhet publik dit\u00ebve n\u00eb vijim. \/rel\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lider\u00ebt e tri partive t\u00eb bllokut opozitar, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn, jan\u00eb duke shqyrtuar n\u00ebnt\u00eb k\u00ebrkesat e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje t\u00eb parashtruara si parakushte n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ofrimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. Ndon\u00ebse ende nuk e kan\u00eb marr\u00eb edhe interpretimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-8071","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8071\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}