{"id":82724,"date":"2023-10-09T14:55:40","date_gmt":"2023-10-09T12:55:40","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=82724"},"modified":"2023-10-09T14:55:40","modified_gmt":"2023-10-09T12:55:40","slug":"si-kishte-ndodhur-vjedhja-nga-thesari-i-shtetit-rasti-i-2-1-milione-eurove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/si-kishte-ndodhur-vjedhja-nga-thesari-i-shtetit-rasti-i-2-1-milione-eurove\/","title":{"rendered":"Si kishte ndodhur vjedhja nga Thesari i Shtetit? &#8211; Rasti i 2.1 milion\u00eb eurove"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/euros.jpeg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-65386\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/euros.jpeg 1600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/euros-300x169.jpeg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/euros-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/euros-768x432.jpeg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/euros-1536x864.jpeg 1536w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p><strong>PRISHTIN\u00cb &#8211; Kosova ishte trazuar nga lajmi se nj\u00eb pun\u00ebtor i Thesarit t\u00eb Kosov\u00ebs dyshohet se p\u00ebrmes kat\u00ebr transaksioneve t\u00eb ndryshme, ka b\u00ebr\u00eb transferimin e mbi 2 milion\u00eb eurove t\u00eb buxhetit n\u00eb llogari t\u00eb nj\u00eb kompanie private, LDA Group Shpk.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb theksohej se m\u00eb 9 tetor t\u00eb vitit 2020, Kadri Shala, si person p\u00ebrgjegj\u00ebs i kompanis\u00eb \u201cLDA GROUP SHPK\u201d i ka mund\u00ebsuar Labinot Grud\u00ebs, zyrtar n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, q\u00eb parat\u00eb nga Thesari i Shtetit n\u00eb vler\u00eb t\u00eb 2 milion\u00eb e 77 mij\u00eb e 995 eurove e 90 cent\u00eb t\u00eb transferohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Gjykata e Prishtin\u00ebs m\u00eb 07.12.2022, kishte shpallur fajtor\u00eb Labinot Grud\u00ebn dhe Kadri Shal\u00ebn, t\u00eb akuzuar p\u00ebr vjedhjen e 2 milion\u00eb eurove nga Thesari i Shtetit.Gjykata e d\u00ebnoi Labinot Grud\u00ebn me d\u00ebnim unik, d\u00ebnim me burg n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 11 viteve dhe d\u00ebnim me gjob\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 8500 euro.Po ashtu i shqiptoi d\u00ebnimin plot\u00ebsues me t\u00eb cilin ia ndalon ushtrimin e pun\u00ebve n\u00eb funksion publik.Nd\u00ebrsa, t\u00eb pandehurin Kadri Shala gjykata e d\u00ebnoi me d\u00ebnim unik, d\u00ebnim me burg n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 10 viteve dhe d\u00ebnim me gjob\u00eb n\u00eb vler\u00eb 33 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb shpallje t\u00eb vendimit njoftoi se e t\u00ebr\u00eb pasuria e fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme \u00ebsht\u00eb konfiskuar.Kujtojm\u00eb se Labinot Gruda pati pranuar faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn q\u00eb Prokuroria ia v\u00eb n\u00eb barr\u00eb, mir\u00ebpo gjykata e kishte refuzuar pranimin e faj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Kadri Shala kishte negociuar me Prokurorin\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb mir\u00ebpo nuk pat\u00ebn arritur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), kishte ngritur aktakuz\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamenti Special, kund\u00ebr t\u00eb pandehurve Labionot Gruda dhe Kadri Shala.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, i pandehuri Labinot Gruda akuzohet p\u00ebr veprat penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u2019\u2019, \u201cVjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes\u2019\u2019 si dhe \u201cShp\u00eblarje e paras\u00eb\u2019\u2019 n\u00eb bashk\u00ebkryerje me t\u00eb pandehurin Kadri Shal\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ndaj t\u00eb pandehurit me inicialet Kadri Shala \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuza p\u00ebr shkak t\u00eb veprave penale \u201cShp\u00eblarje e paras\u00eb\u2019\u2019 nga neni 308 t\u00eb KPRK-s\u00eb, lidhur me nenin 56 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Parandalimin e Shp\u00eblarjes se Paras\u00eb dhe Financimin e Terrorizmit, n\u00eb bashk\u00ebveprim me t\u00eb pandehurin Labinot Gruda dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018\u2019Ndihma\u2019\u2019 nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrlidhje me vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u2019\u2019 nga neni 414 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale njoftoi se si pasoj\u00eb e veprimeve inkriminuese t\u00eb t\u00eb pandehurve L.G dhe K.SH, buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm n\u00eb vler\u00eb prej dy milion e shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb euro e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb cent (2,077,995.90) euro.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Prokuroria kishte k\u00ebrkuar konfiskimin e kat\u00ebr (4) veturave t\u00eb cilat jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e k\u00ebtij aktiviteti kriminal, shum\u00ebn e t\u00eb hollave t\u00eb cilat jan\u00eb ngrir\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu nga ana e t\u00eb pandehurve sipas prokuroris\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej kompensimi i humbjes apo d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar Buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, deri n\u00eb p\u00ebrmbushjen e vler\u00ebs s\u00eb d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, gjykata lidhur me k\u00ebt\u00eb t\u00eb konfiskoj\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb t\u00eb pandehurve deri n\u00eb kompensimin e plot\u00eb t\u00eb d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministrja e Financave at\u00eb koh\u00eb, Hykmete Bajrami, gjat\u00eb nj\u00eb raportimi  para Komisionit Parlamentar p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Financave Publike, ishte shprehur se transferimi i mbi dy milion\u00eb eurove nga Thesari i Kosov\u00ebs n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb kompanie private ishte realizuar p\u00ebrmes nj\u00eb krimi kibernetik.<\/p>\n<p>\u201cPas tre minutave q\u00eb jam informuar, menj\u00ebher\u00eb e kemi denoncuar rastin n\u00eb Polici. Ky \u00ebsht\u00eb krim ekonomik i realizuar p\u00ebrmes nj\u00eb krimi t\u00eb thell\u00eb kibernetik, ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb qasje t\u00eb paautorizuara, jan\u00eb tejkaluar autorizimet ligjore, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb keqp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs zyrtare dhe jan\u00eb thyer passwordet (fjal\u00ebkalimet)\u201d, kishte deklaruar Bajrami.<\/p>\n<p><strong>Si u transferuan parat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Struktura e transferimit t\u00eb mjeteve financiare t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa zyrtar\u00eb, me hallka t\u00eb shumta t\u00eb kontrollit, kurse ka zyrtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb kompetenca m\u00eb specifike. P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe menaxhimi i mjeteve financiare, n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb se Financave, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb se cil\u00ebs funksionon Thesari i Kosov\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb publikuara n\u00eb Procedurat p\u00ebr Menaxhimin e qasjes s\u00eb p\u00ebrdorueseve n\u00eb Sistemin Informativ t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Financave t\u00eb Kosov\u00ebs, i quajtur me shkurtes\u00ebn SIMFK.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, p\u00ebrve\u00e7 punonj\u00ebsve t\u00eb Thesarit, t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb qasjes kan\u00eb edhe punonj\u00ebs t\u00eb organizatave buxhetore, q\u00eb caktohet nga organizatat p\u00ebrkat\u00ebse, por vet\u00ebm pasi t\u00eb kaluar procesin e trajnimit dhe certifikimin p\u00ebr modulin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebn organizata buxhetore hyjn\u00eb ministrit\u00eb dhe agjencit\u00eb e ndryshme t\u00eb shtetit. P\u00ebrdoruesit e sistemit vazhdimisht monitorohen.<\/p>\n<p>P\u00ebrdoruesi i k\u00ebtij sistemi n\u00eb momentin q\u00eb pranon k\u00ebrkes\u00ebn e aprovuar nga Thesari p\u00ebr qasje n\u00eb SIMFK, e b\u00ebn regjistrimin, i caktohet ID e p\u00ebrdoruesit, fjal\u00ebkalimi, klasa funksionale dhe grupi i siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Numri identifikues dhe fjal\u00ebkalimi i jepet vet\u00ebm shfryt\u00ebzuesit. Klasat funksionale, e q\u00eb jan\u00eb 33 t\u00eb tilla, p\u00ebrcaktojn\u00eb qasjen n\u00eb funksione t\u00eb caktuara p\u00ebr p\u00ebrdoruesit, sipas p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb ka. Nga k\u00ebto klasa, qasje n\u00eb t\u00eb gjitha funksionet dhe modulet e sistemit mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm udh\u00ebheq\u00ebsi i Divizionit p\u00ebr Menaxhim dhe kontroll t\u00eb brendsh\u00ebm dhe analist\u00eb funksional\u00eb, si dhe ndonj\u00eb zyrtar alternativ me autorizim t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit t\u00eb operimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb klasat e tjera, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb qasje vet\u00ebm zyrtar\u00ebt e organizatave buxhetore, zyrtar\u00eb t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive, zyrtar\u00ebt zotues p\u00ebr k\u00ebrkesa p\u00ebr blerje etj.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona zyrtar\u00eb kan\u00eb kode dhe fjal\u00ebkalime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb realizuar transfertat. Kurse n\u00eb Divizionin e pagesave n\u00eb Thesar, t\u00eb drejt\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm pun\u00ebtor\u00ebt e Thesarit. \u00c7do regjistrim i transfertave n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs duhet t\u00eb verifikohet, ku personi q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb realizuar transferte, vazhdimisht duhet t\u00eb jet\u00eb i monitoruar, i kontrolluar nga zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb pro\u00e7edurave, \u00e7do regjistrim i transfertave n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs duhet t\u00eb verifikohen, kryesisht shumat e m\u00ebdha t\u00eb mjeteve. Nevojitet edhe t\u00eb kontaktohen organizatat buxhetore dhe t\u00eb pyeten se a kan\u00eb realizuar vler\u00ebn e caktuar t\u00eb pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Monitorimin e transferave t\u00eb mjeteve e realizon nj\u00eb tjet\u00ebr Departament, q\u00eb kompleton dosjen e pagesave t\u00eb t\u00eb gjitha organizatave buxhetore.<\/p>\n<p><strong>Monitorimi i p\u00ebrdorueseve t\u00eb SIMFK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin kur Nj\u00ebsia e Monitorimit konstaton se p\u00ebrdoruesi b\u00ebn gabime sistematike gjat\u00eb regjistrimit t\u00eb transaksioneve n\u00eb SIMFK, Thesari nd\u00ebrmerr masa duke filluar me v\u00ebrejtje, pezullim i p\u00ebrkohsh\u00ebm i qasjes, deri tek marrja e \u00e7ertifikat\u00ebs p\u00ebr SIMFK t\u00eb l\u00ebshuar nga Thesari.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto raste, p\u00ebr rimarrjen e qasjes, do t\u00eb iniciohet pro\u00e7edura nga fillimi si edhe p\u00ebr p\u00ebrdoruesit e rinj, ku n\u00ebse organizata buxhetore ende konsideron se ai zyrtar financiar mund ta kryej\u00eb at\u00eb rol.\/KP\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb &#8211; Kosova ishte trazuar nga lajmi se nj\u00eb pun\u00ebtor i Thesarit t\u00eb Kosov\u00ebs dyshohet se p\u00ebrmes kat\u00ebr transaksioneve t\u00eb ndryshme, ka b\u00ebr\u00eb transferimin e mbi 2 milion\u00eb eurove t\u00eb buxhetit n\u00eb llogari t\u00eb nj\u00eb kompanie private, LDA Group Shpk. N\u00eb aktakuz\u00eb theksohej se m\u00eb 9 tetor t\u00eb vitit 2020, Kadri Shala, si person p\u00ebrgjegj\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65386,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[146,48,6468],"class_list":["post-82724","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","tag-ekonomi","tag-kosove","tag-thesari-i-shtetit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82724","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82724"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82724\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":82725,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82724\/revisions\/82725"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82724"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82724"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82724"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}