{"id":82938,"date":"2023-12-05T20:51:13","date_gmt":"2023-12-05T19:51:13","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=82938"},"modified":"2023-12-05T20:54:13","modified_gmt":"2023-12-05T19:54:13","slug":"nato-ja-shqyrton-perforcime-te-perhershme-ne-kosove-25-vjet-pas-zbarkimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nato-ja-shqyrton-perforcime-te-perhershme-ne-kosove-25-vjet-pas-zbarkimit\/","title":{"rendered":"NATO-ja shqyrton p\u00ebrforcime t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb Kosov\u00eb, 25 vjet pas zbarkimit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/kfor.jpeg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-82939\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/kfor.jpeg 1130w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/kfor-300x169.jpeg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/kfor-1024x575.jpeg 1024w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/kfor-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"(max-width: 1130px) 100vw, 1130px\" \/><\/p>\n<p><strong>PRISHTIN\u00cb &#8211; N\u00eb vitin 1999 ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr 78 dit\u00eb me radh\u00eb, NATO-ja ka bombarduar caqet e ushtris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme serbe.<\/strong><\/p>\n<p>Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb saj nga Kosova, n\u00eb qershor t\u00eb \u201999-\u00ebs, NATO-ja ka zbarkuar me misionin e saj paqeruajt\u00ebs KFOR, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 50.000 ushtar\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb prani ushtarake, e cila do t\u00eb garantoj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt p\u00ebr kthimin e t\u00eb gjith\u00eb refugjat\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb brenda vet\u00eb Kosov\u00ebs\u2026 Ne do t\u00eb merremi direkt dhe me vendosm\u00ebri me secilin q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb na pengoj\u00eb n\u00eb arritjen e k\u00ebsaj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb at\u00ebkoh\u00eb komandanti i NATO-s p\u00ebr Kosov\u00ebn, Michael Jackson.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, KFOR-i \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar n\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se 3.700 ushtar\u00eb vitin e kaluar. Sot num\u00ebron mbi 4.600. Trupat jan\u00eb shtuar k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb tensioneve n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Aleanca ka d\u00ebrguar qindra forca shtes\u00eb pas trazirave q\u00eb ka shkaktuar instalimi i kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri \u2013 me \u00e7\u2019rast jan\u00eb plagosur edhe dhjet\u00ebra ushtar\u00eb t\u00eb KFOR-it \u2013 si dhe pas incidentit n\u00eb Banjsk\u00eb, ku grupe t\u00eb armatosura serb\u00ebsh kan\u00eb sulmuar policin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke vrar\u00eb nj\u00eb polic.<\/p>\n<p>Ngjarja e 24 shtatorit n\u00eb Banjsk\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si m\u00eb e r\u00ebnda q\u00eb nga koha kur Kosova ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb vitin 2008 dhe ka nxitur shqet\u00ebsim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend. Kosova ka faj\u00ebsuar aparatin shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr sulmin, nd\u00ebrsa Serbia serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Millan Radoi\u00e7iq q\u00eb e ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajm\u00ebruar fillimisht n\u00eb Prishtin\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb vizite m\u00eb 20 n\u00ebntor, se NATO-ja do t\u00eb shqyrtoj\u00eb shtimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb forcave n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr ta mbajtur situat\u00ebn n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, n\u00eb margjina t\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb NATO-s n\u00eb Bruksel, Stoltenberg ka p\u00ebrs\u00ebritur se aleanca do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nevojitet p\u00ebr ta ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye do t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr shtimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb pranis\u00eb ushtarake n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cTani po shqyrtojm\u00eb n\u00ebse kjo rritje [e trupave] duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb afatgjate, n\u00ebse ka nevoj\u00eb p\u00ebr kapacitete t\u00eb reja, por deri m\u00eb tani kemi nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke shtuar numrin e trupave tona\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Stoltenberg.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb po k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe Shtetet e Bashkuara. Ndihm\u00ebssekretari amerikan i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe Euroaziatike, James O\u2019Brien, ka paralajm\u00ebruar si Kosov\u00ebn, ashtu edhe Serbin\u00eb se shkaktimi i trazirave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb n\u00ebnkuptonte p\u00ebrballje me NATO-n.<\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka th\u00ebn\u00eb se SHBA-ja nuk do rikthim t\u00eb konflikteve n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>\u201cNATO-ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me vendosm\u00ebri ndaj aktor\u00ebve q\u00eb synojn\u00eb ta destabilizojn\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. Ne kemi dislokuar trupa shtes\u00eb n\u00eb KFOR. Po ashtu, kemi thelluar bashk\u00ebpunimin me forc\u00ebn e udh\u00ebhequr nga Bashkimi Evropian n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Blinken.<\/p>\n<p>N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre zhvillimeve, diplomacia per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb trysni Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Nga Prishtina k\u00ebrkon themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, nd\u00ebrsa nga Beogradi njohjen de facto t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb e komenton edhe Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli amerikan p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb, paralajm\u00ebrimin e NATO-s p\u00ebr shtim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb forcave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk mendoj se kjo \u2018e p\u00ebrhershme\u2019 n\u00ebnkupton disa qindra vite. Ideja \u00ebsht\u00eb t\u00eb blihet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparim drejt formimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, drejt marr\u00ebveshjes q\u00eb BE-ja ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre. Un\u00eb mendoj se NATO-ja do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa i nevojitet. Ajo do ta ofroj\u00eb ndjenj\u00ebn e siguris\u00eb mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, se ajo do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb ruajtjen e paqes, derisa diplomat\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, thot\u00eb Kupchan p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Jasmin Mujanoviq, ekspert i politikave n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, thot\u00eb p\u00ebr Exposen\u00eb se shtimi i p\u00ebrhersh\u00ebm i forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb ndihmonte n\u00eb stabilizimin e rajonit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe do t\u00eb d\u00ebrgonte sinjal se NATO-ja i merr seriozisht k\u00ebrc\u00ebnimet e dukshme n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme. Mendoj se NATO-ja, p\u00ebrfundimisht, duhet t\u00eb punoj\u00eb drejt zgjerimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke i konsideruar Bosnj\u00ebn dhe Kosov\u00ebn si prioritete m\u00eb urgjente. Por, p\u00ebr momentin, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i mir\u00eb i nd\u00ebrmjet\u00ebm\u201d, thot\u00eb Mujanoviq.<\/p>\n<p>Ai shton se dy figurat q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga k\u00ebto tensione jan\u00eb presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili ende ka pretendime territoriale ndaj Kosov\u00ebs, si dhe presidenti i Republik\u00ebs S\u00ebrpska n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, Millorad Dodik, i cili ka tendenca secesioniste. P\u00ebr situat\u00ebn e krijuar edhe disa dekada pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb Ballkan, Mujanoviq, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fajit e hedh mbi vet\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cQeverit\u00eb per\u00ebndimore kan\u00eb ndaluar t\u2019i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje Ballkanit dhe kan\u00eb besuar se procesi i rind\u00ebrtimit dhe demokratizimit pas luft\u00ebs mund t\u00eb arrihet me kontribut minimal dhe me p\u00ebrfshirje minimale nga ana e tyre. K\u00ebshtu nuk ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Kur mendojm\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e pasluft\u00ebs n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb Japoni, p\u00ebrfshirja e aleat\u00ebve ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Mujanoviq shton se \u201cqasja e but\u00eb\u201d e Per\u00ebndimit ndaj presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka rrezikuar Kosov\u00ebn, por edhe Bosnj\u00ebn dhe Malin e Zi, ku militantizmi nacionalist serb, sipas tij, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim kryesor p\u00ebr sigurin\u00eb e brendshme.<\/p>\n<p>Ai nuk beson se n\u00eb Ballkan mund t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish konflikte t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb viteve \u201990, por thot\u00eb se dhuna me nj\u00eb intensitet t\u00eb ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb e mundshme.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm shprehet edhe Kupchan. Ai thot\u00eb se sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb \u201cngjarje alarmuese\u201d, ashtu si edhe mobilizimi i at\u00ebhersh\u00ebm i ushtris\u00eb serbe pran\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn. K\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr dhun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja e fundit q\u00eb Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duan tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vat\u00ebr e nxeht\u00eb. Kemi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Ukrain\u00eb dhe nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ndezur n\u00eb Lindjen e Mesme. Un\u00eb mendoj se q\u00ebllimi [i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare] \u00ebsht\u00eb ta mbaj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor stabil dhe ta shtyj\u00eb drejt paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n<p>Por, a e rrezikon paqen n\u00eb Ballkan edhe ndikimi rus? Diskutimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb intensifikuar kah mesi i muajit t\u00eb kaluar, kur presidenti i Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelensky, ka th\u00ebn\u00eb se Rusia \u201cdo t\u00eb sigurohet q\u00eb nj\u00eb vend ballkanik t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb luft\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Pretendimet e tij jan\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Sarajev\u00eb m\u00eb 20 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb shqet\u00ebsuar nga retorika secesioniste dhe p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse [n\u00eb Bosnje] si dhe nga nd\u00ebrhyrjet e huaja malinje, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Rusin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Stoltenberg.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebrs\u00ebrisin vazhdimisht se Rusia, p\u00ebrmes aleates s\u00eb saj, Serbis\u00eb, p\u00ebrpiqet ta destabilizoj\u00eb Kosov\u00ebn dhe shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook m\u00eb 19 n\u00ebntor, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka shkruar, mes tjerash, se \u201ck\u00ebrc\u00ebnimi nga Rusia dhe Serbia p\u00ebr stabilitetin, paqen dhe sigurin\u00eb rajonale po v\u00ebrehet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Rusia synon ndezjen e nj\u00eb vatre krize n\u00eb oborrin e BE-s\u00eb, p\u00ebr ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia p\u00ebrmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinj\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Kupchan thot\u00eb se nuk ka asnj\u00eb dyshim se Rusia b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb ndarjet e brendshme n\u00eb rajon, p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin e saj, por, sipas tij, roli i saj po venitet.<\/p>\n<p>\u201cA \u00ebsht\u00eb e interesuar [Rusia] t\u00eb nxis\u00eb tensione midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs dhe pastaj t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb ato tensione? Sigurisht q\u00eb po. Por, un\u00eb mendoj se nj\u00eb tablo m\u00eb e gjer\u00eb k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Rusia gradualisht po e humb terrenin e saj n\u00eb rajon. Qofshi serb\u00eb, kosovar\u00eb apo malazez\u00eb, ju shikoni pushtimin e Ukrain\u00ebs nga Rusia dhe thoni se ky nuk \u00ebsht\u00eb vend q\u00eb e duam si partner. Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb nga arsyet p\u00ebrse SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja po e p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb loj\u00ebn e tyre\u201d, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs ta komentoj\u00eb paralajm\u00ebrimin e NATO-s p\u00ebr rritje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb pranis\u00eb ushtarake n\u00eb Kosov\u00eb, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje, raporton REL.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb &#8211; N\u00eb vitin 1999 ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr 78 dit\u00eb me radh\u00eb, NATO-ja ka bombarduar caqet e ushtris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme serbe. Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb saj nga Kosova, n\u00eb qershor t\u00eb \u201999-\u00ebs, NATO-ja ka zbarkuar me misionin e saj paqeruajt\u00ebs KFOR, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 50.000 ushtar\u00ebsh. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":82939,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803,1428,287,1051],"class_list":["post-82938","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale","tag-kfor","tag-kosova","tag-nato"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82938"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82938\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":82940,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82938\/revisions\/82940"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}