{"id":83257,"date":"2025-06-08T12:12:14","date_gmt":"2025-06-08T10:12:14","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/racat-dhe-fete-e-maqedonise-ne-prag-te-luftes-se-pare-ballkanike\/"},"modified":"2025-06-08T12:14:27","modified_gmt":"2025-06-08T10:14:27","slug":"racat-dhe-fete-e-maqedonise-ne-prag-te-luftes-se-pare-ballkanike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/racat-dhe-fete-e-maqedonise-ne-prag-te-luftes-se-pare-ballkanike\/","title":{"rendered":"Racat dhe fet\u00eb e Maqedonis\u00eb n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike"},"content":{"rendered":"<div id=\"article-457500\" auto_robot_readability=\"256\">\n<div class=\"article-author-information\">\n<ul class=\"filan_fisteku_info\">\n<\/ul><\/div>\n<h2>\u201cSikur popullata e Maqedonis\u00eb t\u00eb ishte homogjene, problemi maqedonas do t\u00eb ishte zgjidhur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, por p\u00ebrzierja e racave ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb karakteristik\u00eb e sh\u00ebnuar e Gadishullit Ballkanik dhe ajo nuk \u00ebsht\u00eb manifestuar n\u00eb asnj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb Maqedoni\u201d, ka shkruar Luigi Villari n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1912 n\u00eb \u201cThe Nacional Geographic Magazine\u201d. N\u00eb vijim do ta sjellim tekstin e reportazhit me shum\u00eb pak shkurtime q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb prag t\u00eb fillimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike. Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb merret parasysh se n\u00eb reportazh, Villari e ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjen maqedonase n\u00eb kufij t\u00eb tjer\u00eb prej k\u00ebtyre q\u00eb i njohim sot. Titulli dhe mestitujt jan\u00eb t\u00eb Redaksis\u00eb<\/h2>\n<p><strong>Luigi Villari<\/strong><\/p>\n<p><strong>Maqedonia. Vendi nuk formon nj\u00ebsi racore, gjuh\u00ebsore dhe as politike<\/strong><br \/>\u00a0 \u00a0<br \/>\u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb filloj duke shpjeguar se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptohet me termin Maqedoni. Vendi nuk formon nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb racore, gjuh\u00ebsore dhe as nj\u00ebsi politike. Gjeografikisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb unitet, i kufizuar nga mali Sharr n\u00eb veri, malet shqiptare n\u00eb per\u00ebndim, lumi Bistrica e Deti Egje n\u00eb jug dhe malet Rodope n\u00eb lindje. K\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb historis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor ka qen\u00eb e formuar nj\u00eb mbret\u00ebri. Vendi q\u00eb ne tani e quajm\u00eb Maqedoni p\u00ebrb\u00ebhet nga tri vilajetet e Selanikut, Manastirit dhe Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtja maqedonase i referohet kushteve t\u00eb atyre krahinave. Shprehja, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb zgjeruar shpesh edhe n\u00eb vilajetin Adrianopoj\u00ebs, ku kushtet jan\u00eb disi t\u00eb ngjashme. Por, gjeografikisht, ky vilajet \u00ebsht\u00eb mjaft i ndar\u00eb nga Maqedonia. Duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se ndarja turke e perandoris\u00eb n\u00eb vilajete nuk u b\u00eb duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb linjat natyrore ose etnografike t\u00eb demarkacionit, por m\u00eb tep\u00ebr me synimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb elemente konfliktuale n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin territor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rregullim administrativ t\u00eb thjeshtohej detyra e qeveris\u00eb. Ky konfuzion gjuh\u00ebsh dhe besimesh e b\u00ebn problemin e reform\u00ebs ose autonomis\u00eb maqedonase m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sesa q\u00eb ishte n\u00eb rastin e Greqis\u00eb, Kret\u00ebs, Bullgaris\u00eb ose Serbis\u00eb. Por, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qeveria turke ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzierje racash&#8230; Natyra malore e brendshme e b\u00ebri Maqedonin\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u pushtuar dhe pushtuesit e ndrysh\u00ebm kurr\u00eb nuk ishin n\u00eb gjendje t\u2019i absorbonin plot\u00ebsisht popujt e ndrysh\u00ebm q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb t\u00eb. Nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe e nj\u00eb rrethi u pushtua nga pushtuesi, banor\u00ebt aborigjen\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb malet dhe atje ruajt\u00ebn ekzistenc\u00ebn e tyre, k\u00ebshtu nj\u00eb rac\u00eb u vendos n\u00eb breg t\u00eb detit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr mbante pjes\u00ebn e brendshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qendra t\u00eb caktuara \u2013 qytete t\u00eb m\u00ebdha, porte detare, fusha pjellore \u2013 t\u00ebrhoq\u00ebn burra nga t\u00eb gjitha racat p\u00ebr q\u00ebllime leht\u00ebsie biznesi. Prandaj n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb popullsi mbizot\u00ebruese; n\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00eb tjet\u00ebr, dhe n\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri dy ose m\u00eb shum\u00eb raca ekzistojn\u00eb krah p\u00ebr krah nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Ndarja e racave n\u00eb Maqedoni nuk bazohet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb ndryshimin e origjin\u00ebs ose t\u00eb llojit antropologjik. Ne mund t\u00eb gjejm\u00eb tipa karakteristik\u00eb grek\u00eb, tipa bullgar\u00eb, ose turq, por midis atyre q\u00eb e quajn\u00eb veten grek\u00eb ka shum\u00eb sosh origjina e t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb greke&#8230;. N\u00eb rrethe t\u00eb caktuara gjejm\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tri racave t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb flasin gjuh\u00ebn e tyre p\u00ebrkat\u00ebse por t\u00eb gjitha jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme p\u00ebr nga lloji. Gjuha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet m\u00eb i besuesh\u00ebm i klasifikimit, pasi pjesa m\u00eb e madhe e grek\u00ebve flasin greqisht, e bullgar\u00ebve, bullgarisht. Por feja b\u00ebn nj\u00eb dallim tjet\u00ebr, dhe metoda turke e klasifikimit t\u00eb popujve sipas besimeve t\u00eb tyre e tejkalon ndarjen sipas rac\u00ebs ose gjuh\u00ebs.<\/p>\n<figure class=\"image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/903c55cf-dbcf-4d79-9005-7bf30cce17f4.webp?q=90&#038;w=980\" alt=\"\"\/><figcaption>\u201cPazar i vjet\u00ebr n\u00eb Maqedoni\u201d (Foto: Felix J. Koch \/ National Geographic, 1912) \u00a0<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Numri i pasakt\u00eb i shqiptar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre fetare<\/strong><\/p>\n<p>Ne mund t\u00eb themi se p\u00ebr mysliman\u00ebt, feja \u00ebsht\u00eb vija e ndarjes, pasi t\u00eb gjith\u00eb ata (p\u00ebrve\u00e7 shqiptar\u00ebve) nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb si turq. P\u00ebr bullgar\u00ebt vij\u00ebn ndar\u00ebse e paraqet kisha e tyre komb\u00ebtare, pasi praktikisht \u00e7do an\u00ebtar i partis\u00eb bullgare \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Kish\u00ebs Ekzarkiste, megjith\u00ebse, natyrisht, propaganda \u00ebsht\u00eb baza e ndarjes, pasi kisha \u00ebsht\u00eb kryesisht nj\u00eb institucion politik. P\u00ebr grek\u00ebt vija ndar\u00ebse \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje partie, bazuar n\u00eb respektimin e ides\u00eb greke t\u00eb civilizimit, dhe partia greke p\u00ebrfshin shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb racave t\u00eb tjera. Mir\u00ebpo, p\u00ebr serb\u00ebt dhe rumun\u00ebt vija ndar\u00ebse \u00ebsht\u00eb kryesisht komb\u00ebsia, sepse ata nuk kan\u00eb kish\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si bullgar\u00ebt, dhe shum\u00eb prej tyre q\u00eb jan\u00eb serb\u00eb ose rumun\u00eb nga raca nuk i p\u00ebrkasin partive serbe ose rumune. Dikur banor\u00ebt origjinal\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb ndoshta i p\u00ebrkisnin rac\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb ne i quajm\u00eb thrakas, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dihet shum\u00eb pak, nd\u00ebrsa pjesa per\u00ebndimore e gadishullit ishte e populluar nga ilir\u00ebt. Pasardh\u00ebsit e t\u00eb par\u00ebve thuhet se jan\u00eb kuco-vlleh\u00ebt ose rumun\u00ebt, nd\u00ebrsa k\u00ebta t\u00eb fundit, pra ilir\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga shqiptar\u00ebt. Duhet theksuar se grek\u00ebt kurr\u00eb nuk pat\u00ebn sukses n\u00eb helenizimin e plot\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, pasi vendbanimet e tyre ishin t\u00eb kufizuara n\u00eb qytetet bregdetare. Pastaj erdhi pushtimi romak. U nd\u00ebrtuan rrug\u00ebt, qytetet u themeluan n\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e vendit dhe u krijuan kolonit\u00eb ushtarake. Thrakasit s\u00eb shpejti p\u00ebrvet\u00ebsuan sjelljet dhe gjuh\u00ebn e romak\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ishin njer\u00ebzit e par\u00eb t\u00eb civilizuar me t\u00eb cil\u00ebt kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt k\u00ebshtu q\u00eb ndikimi grek mbijetoi vet\u00ebm n\u00eb bregdet. Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb Perandoris\u00eb Romake lindore, me civilizimin e saj t\u00eb p\u00ebrzier greko-latin, t\u00eb dy gjuh\u00ebt vazhduan t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb, si dhe disa nga dialektet lokale&#8230;.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 latinishtes q\u00eb flitet nga vendbanimet e izoluara t\u00eb vlleh\u00ebve t\u00eb pensionuar, n\u00eb male flitet edhe dialekti i ilir\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 dihet ishin t\u00eb kufizuar n\u00eb rajonin per\u00ebndimor t\u00eb njohur si Shqip\u00ebria. K\u00ebshtu, q\u00eb n\u00eb shekullin IX n\u00eb Maqedoni e kemi shumic\u00ebn e elementeve q\u00eb tani p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb popullsin\u00eb e k\u00ebtij vendi \u2013 grek\u00ebt n\u00eb bregdet dhe n\u00eb qytetet e m\u00ebdha; sllav\u00ebt n\u00eb brend\u00ebsi, ilir\u00ebt ose shqiptar\u00ebt n\u00eb per\u00ebndim dhe vendbanimet e izoluara t\u00eb thrakasve ose vllehve t\u00eb latinizuar n\u00eb male. Duhet kujtuar se m\u00eb pastaj vet\u00eb sllav\u00ebt u ndan\u00eb n\u00eb dy grupe \u2013 n\u00eb bullgar\u00ebt e sllavizuar dhe serb\u00ebt&#8230;.<\/p>\n<figure class=\"image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/48b6f69b-641b-4530-b0ef-430462ebb620.webp?q=90&#038;w=980\" alt=\"\"\/><figcaption>\u201cKafehane n\u00eb Maqedoni\u201d, (Foto: Felix J. Koch \/ National Geographic, 1912) \u00a0<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>M\u00ebnyrat turke t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb popujve ballkanik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs k\u00ebto raca mund t\u00eb ishin bashkuar, megjith\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Gadishullit Ballkanik, procesi ishte i ngadalt\u00eb. Por, pushtimi turk mbik\u00ebqyri dhe kristalizoi racat e ndryshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb secila t\u00eb ruante komb\u00ebsin\u00eb dhe individualitetin e vet. Turqit kurr\u00eb nuk ishin aq t\u00eb mjaftuesh\u00ebm sa t\u00eb absorbonin popujt e n\u00ebnshtruar, por ishin mjaft t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb secili prej tyre t\u00eb b\u00ebhet mbizot\u00ebrues. Ndryshe nga pushtuesit e tjer\u00eb, ata nuk u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb popujve t\u00eb n\u00ebnshtruar t\u2019ua impononin gjuh\u00ebn ose zakonet e tyre, por p\u00ebrpjekjet e tyre ishin t\u00eb orientuara kryesisht drejt konvertimit t\u00eb k\u00ebtyre popujve n\u00eb islam. Megjithat\u00eb edhe me k\u00ebt\u00eb rast ata popuj q\u00eb nuk pranuan t\u00eb konvertohen, pushteti i mbajti n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb inferioriteti. Nj\u00eb num\u00ebr i grek\u00ebve, sllav\u00ebve, shqiptar\u00ebve dhe vllehve u b\u00ebn\u00eb mysliman\u00eb, por ata q\u00eb nuk e pranuan islamin dhe ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb p\u00ebrballeshin me persekutime dhe shp\u00ebrthime t\u00eb her\u00ebpashershme t\u00eb fanatizmit t\u00eb eg\u00ebr, prandaj edhe ishin n\u00eb gjendje ta ruanin komb\u00ebsin\u00eb e tyre. N\u00eb fakt k\u00ebta elemente konfliktuale mbijetuan deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. N\u00eb rastin e Maqedonis\u00eb, ky rivalitet midis racave t\u00eb krishtera e ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e qeverisjes mjaft t\u00eb leht\u00eb. Turqit i shfryt\u00ebzuan plot\u00ebsisht k\u00ebto ndryshime, por shtypja dhe persekutimi i vazhduesh\u00ebm ka p\u00ebrfunduar duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe anarkia e keqadministrimit dhe luft\u00ebs civile ka arritur nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb q\u00eb disa ndryshime t\u00eb regjimit ndihen nga t\u00eb gjith\u00eb popujt si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri absolute.<\/p>\n<p><strong>Mysliman\u00ebt e Maqedonis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Maqedonia ishte vendi i par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb iu n\u00ebnshtrua sundimit osman, dhe shum\u00eb koh\u00eb para pushtimit t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs turqit e n\u00ebnshtruan at\u00eb dhe e mbush\u00ebn me koloni t\u00eb shumta turke. T\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb njohin Turqin\u00eb, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb mira t\u00eb individit mysliman, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb turkut osmanli t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i matur, i duruesh\u00ebm, fetar, i past\u00ebr n\u00eb zakonet e tij, dinjitoz n\u00eb dukje, por gjithashtu nuk ka dyshim p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb plot\u00eb q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb sundimtar i mir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht kur i duhet t\u00eb sundoj\u00eb mbi t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paarmatosur nd\u00ebrsa ai \u00ebsht\u00eb i armatosur, i cili nuk mund t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do dhun\u00eb t\u00eb kryer prej tij ndaj tyre, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet edhe arrogant e mizor. N\u00eb nj\u00eb komunitet kryesisht bujq\u00ebsor, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb lindin grindje p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs, dhe n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb turku ai q\u00eb fiton avantazhin. Mysliman\u00ebt vuajn\u00eb nga kaosi i plot\u00eb dhe korrupsioni i qeveris\u00eb turke, nd\u00ebrsa n\u00eb teori jan\u00eb klas\u00eb e privilegjuar. Turqit jan\u00eb n\u00eb thelb nomad\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjet n\u00eb Evrop\u00eb, ata jan\u00eb p\u00ebrjetuar jo m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb ushtri okupuese q\u00eb mban vendin me nj\u00eb mandat ushtarak. Ideja e braktisjes s\u00eb Rumelis\u00eb (me Rumeli, turqit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00ebnkuptojn\u00eb Turqin\u00eb Evropiane) konsiderohet prej tyre si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u menduar, megjith\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme, ata nuk d\u00ebshirojn\u00eb ta shohin at\u00eb t\u00eb realizuar.<\/p>\n<p><strong>Muhaxhir\u00ebt e fanatizuar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse vendi do t\u00eb vihej n\u00ebn nj\u00eb qeveri t\u00eb krishter\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e sigurt p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr shumica e turqve do t\u00eb ktheheshin p\u00ebr n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Para pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bullgaris\u00eb dhe Serbis\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto vende kishin nj\u00eb popullsi t\u00eb madhe turke, e cila ngadal\u00eb por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar q\u00ebkur k\u00ebto dy vende u ndan\u00eb nga Perandoria Osmane e mbetur. Karakteristik\u00eb tjet\u00ebr e turqve t\u00eb trazuar (d\u00ebbuar) \u00ebsht\u00eb prirja e tyre p\u00ebr t\u2019u mbledhur n\u00ebp\u00ebr qytete. Por, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e numrit t\u00eb tyre. Raca turke tregon nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u2019u zvog\u00ebluar&#8230; N\u00eb Maqedoni, megjithat\u00eb, numri i tyre mbahet me mjete artificiale. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, institucionet civile dhe ushtarake mbajn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh dhe ushtar\u00ebsh n\u00eb vend, por kontigjenti m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb furnizuar nga muhaxhir\u00ebt, ose emigrant\u00ebt nga provincat e emancipuara. Nga Thesalia, Bullgaria, Bosnja dhe Kreta ka pasur nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb mysliman\u00ebve, dhe shumic\u00ebs s\u00eb tyre u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb toka n\u00eb Maqedoni, pjes\u00ebrisht sepse k\u00ebtu kishte m\u00eb shum\u00eb prona t\u00eb disponueshme dhe pjes\u00ebrisht pasi tani territori maqedonas e paraqet n\u00eb fakt provinc\u00ebn kufitare. Gjat\u00eb ngritjes s\u00eb fundit, autoritetet osmane vendos\u00ebn k\u00ebto muhaxhir\u00eb n\u00eb tokat, pronar\u00ebt e krishter\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave ishin vrar\u00eb ose ishin larguar. Ky fenomen e shtoi edhe nj\u00eb element t\u00eb ri shqet\u00ebsues t\u00eb situat\u00ebs, pasi emigrant\u00ebt jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht kund\u00ebr fqinj\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lufta p\u00ebr identitet midis t\u00eb krishter\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me numrin aktual t\u00eb turqve n\u00eb tri vilajetet e Maqedonis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb merren statistika t\u00eb besueshme. Sipas llogaritjeve m\u00eb t\u00eb besueshme, popullsia myslimane nuk arrin n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 700 000, prej t\u00eb cil\u00ebve, ndoshta nj\u00eb e treta jan\u00eb turq \u2013 osmanlinj. T\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb rreth 1 300 000 deri n\u00eb 1 500 000, prandaj \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se vendi nuk mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb tok\u00eb myslimane, aq m\u00eb pak si nj\u00eb vend turk. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb bashkuar nga gjuha, nga lidhjet racore dhe as nga synimet politike. \u00cbsht\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb deri tani e ka penguar emancipimin e vendit. N\u00eb Maqedoni ka kat\u00ebr bashk\u00ebsi t\u00eb krishtera \u2013 grek\u00eb, bullgar\u00eb, serb\u00eb dhe rumun\u00eb, ose kuco-vlleh; secila prej atyre komb\u00ebsive lidhet me nj\u00ebrin apo tjetrin vend t\u00eb Ballkanit nga lidhjet gjuh\u00ebsore dhe synimet politike. T\u00eb krishter\u00ebt e Maqedonis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrkasin Kish\u00ebs Lindore ose Ortodokse, me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa shqiptar\u00ebve katolik\u00eb n\u00eb veri dhe disa t\u00eb konvertuarve t\u00eb misioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb huaja. Por, kishtarisht t\u00eb krishter\u00ebt e Maqedonis\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy kisha kryesore: Patrikan\u00ebn Greke ose Ekumenike dhe Kish\u00ebn Eksarkiste Bullgare. T\u00eb par\u00ebs i p\u00ebrkasin t\u00eb gjith\u00eb grek\u00ebt, serb\u00ebt, vlleh\u00ebt, shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e bullgar\u00ebve; nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shumica e bullgar\u00ebve. Kjo ndarje \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej shkaqeve kryesore t\u00eb urrejtjes midis grek\u00ebve dhe bullgar\u00ebve.<\/p>\n<figure class=\"image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/95a2a3e5-bbbf-4b2b-9bd4-fa03b860efba.webp?q=90&#038;w=980\" alt=\"\"\/><figcaption>Ballina e \u201cThe Nacional Geographic Magazine\u201d, n\u00ebntor 1912<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Kryeprift\u00ebrinjt\u00eb grek\u00eb \u2013 truri i Turqis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Kostandinopoj\u00ebs, megjith\u00ebse grek\u00ebt iu n\u00ebnshtruan persekutimeve, masakrave t\u00eb koh\u00ebpaskohshme dhe pla\u00e7kitjeve t\u00eb shpeshta nga sunduesit e rinj, megjithat\u00eb atyre pushteti iu dha privilegje t\u00eb caktuara, dhe p\u00ebrfundimisht sidomos kreu kishtar grek e fitoi nj\u00eb pozicion me ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. Me termin grek at\u00ebbot\u00eb n\u00ebnkuptoheshin jo vet\u00ebm helen\u00ebt, por t\u00eb gjith\u00eb ish-subjektet e Perandoris\u00eb Romake Lindore q\u00eb aderonin n\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse. Si rrjedhoj\u00eb e situat\u00ebs ata u konstituuan me nj\u00eb bashk\u00ebsi ose komunitet, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebshill laik dhe nj\u00eb kishtar, i cili merrej me pun\u00ebt e brendshme t\u00eb njer\u00ebzve dhe shum\u00eb zyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme u jepeshin zakonisht grek\u00ebve. Grek\u00ebt u b\u00ebn\u00eb truri i Turqis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e civilizimit n\u00eb Levant. Gjuha greke ishte gjuha e kultur\u00ebs, madje edhe midis t\u00eb krishter\u00ebve jo-helen\u00eb, dhe kisha greke u shnd\u00ebrrua nj\u00eb agjenci e fuqishme p\u00ebr promovimin e ideve greke. Por, n\u00eb shekullin e XVII ndikimi grek ra dhe l\u00ebvizjet kryengrit\u00ebse n\u00eb at\u00eb q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb Mbret\u00ebria e Greqis\u00eb b\u00ebri q\u00eb turqit nis\u00ebn t\u2019i shihnin helen\u00ebt me dyshim dhe urrejtje. Kur Greqia u b\u00eb e lir\u00eb, banor\u00ebt e atij vendi konsideruan se puna e emancipimit ishte kryer por pjesa d\u00ebrmuese e grek\u00ebve e synoni aneksimin e nj\u00eb pjese shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb territorit osman. Disa madje \u00ebnd\u00ebrruan p\u00ebr ringjalljen e perandoris\u00eb greke, me kryeqytet n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, megjithat\u00eb shumica e kufizoi aspirat\u00ebn e tyre n\u00eb Thesali, Maqedoni dhe n\u00eb disa ishuj bregdetar\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb shumic\u00ebn e qyteteve t\u00eb Maqedonis\u00eb, elementi grek \u00ebsht\u00eb m\u00eb i spikaturi, dhe n\u00eb disa m\u00eb i pasuri. Edhe tani tregtia dhe bankat jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb duart e tyre \u2013 edhe pse rumun\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb jan\u00eb konkurrent\u00eb t\u00eb fort\u00eb, megjithat\u00eb, dyqanet dhe bujtinat thuajse t\u00eb gjitha mbajn\u00eb vet\u00ebm mbishkrime greke. N\u00eb kafenet\u00eb dhe vendet publike d\u00ebgjohet t\u00eb flitet shum\u00eb greqisht dhe shumica e njer\u00ebzve me t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebtari bie n\u00eb kontakt jan\u00eb grek\u00eb ose flasin greqisht, por sa i p\u00ebrket numrit aktual ata jan\u00eb shum\u00eb inferior\u00eb ndaj sllav\u00ebve dhe kjo mund t\u00eb shihet n\u00eb vende si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kastoria, ku qyteti \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht grek, nd\u00ebrsa rrethina \u00ebsht\u00eb e banuar nga nj\u00eb popullsi pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht bullgare. Por, patriot\u00ebt grek\u00eb nuk i llogarisin vet\u00ebm grek\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tyre. Ata pretendojn\u00eb vlleht\u00eb, shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb dhe bullgar\u00ebt q\u00eb nuk i p\u00ebrmbahen kish\u00ebs bullgare dhe i quajn\u00eb grek\u00eb \u201cVlachophone\u201d, \u201cAlbanophone\u201d dhe \u201cBulgarophone\u201d, me nj\u00eb fjal\u00eb, ata i konsiderojn\u00eb grek\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u201cmaqedonasit\u201d q\u00eb nuk jan\u00eb bashkuar n\u00eb kish\u00ebn bullgare \u201cskizmatike\u201d, p\u00ebrve\u00e7 serb\u00ebve n\u00eb ekstremin e veriut, q\u00eb jan\u00eb ithtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb greke dhe t\u00eb \u201cIdes\u00eb s\u00eb Madhe\u201d (greke). K\u00ebshtu p\u00ebrve\u00e7 synimit p\u00ebr pushtim, ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb tok\u00eb greke! Sa i p\u00ebrket numrit aktual t\u00eb grek\u00ebve, statistikat ndryshojn\u00eb mjaft \u2013 nga 50 000 n\u00eb 700 000, por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vija bregdetare dhe rrethet jugper\u00ebndimore q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen si helene thjesht apo edhe mbizot\u00ebruese. Numri e tyre ndoshta arrin n\u00eb rreth 300.000 banor\u00eb.<\/p>\n<p><i><strong>Vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Shtojc\u00ebs p\u00ebr kultur\u00eb<\/strong><\/i><\/p>\n<figure class=\"media\"><\/figure>\n<p>\u00a0<\/p>\n<\/p><\/div>\n<p><script async defer crossorigin=\"anonymous\" src=\"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js#xfbml=1&#038;version=v19.0\"\n        nonce=\"Flj9jXUC\"><\/script><script>\n        ! function(f, b, e, v, n, t, s) {\n            if (f.fbq) return;\n            n = f.fbq = function() {\n                n.callMethod ?\n                    n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)\n            };\n            if (!f._fbq) f._fbq = n;\n            n.push = n;\n            n.loaded = !0;\n            n.version = '2.0';\n            n.queue = [];\n            t = b.createElement(e);\n            t.async = !0;\n            t.src = v;\n            s = b.getElementsByTagName(e)[0];\n            s.parentNode.insertBefore(t, s)\n        }(window, document, 'script',\n            'https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/fbevents.js');\n        fbq('init', '323636046078012');\n        fbq('track', 'PageView');\n    <\/script><br \/><a href=\"https:\/\/www.koha.net\/shtojca-kulture\/racat-dhe-fete-e-maqedonise-ne-prag-te-luftes-se-pare-ballkanike\">source<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cSikur popullata e Maqedonis\u00eb t\u00eb ishte homogjene, problemi maqedonas do t\u00eb ishte zgjidhur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, por p\u00ebrzierja e racave ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb karakteristik\u00eb e sh\u00ebnuar e Gadishullit Ballkanik dhe ajo nuk \u00ebsht\u00eb manifestuar n\u00eb asnj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb Maqedoni\u201d, ka shkruar Luigi Villari n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1912 n\u00eb \u201cThe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":83258,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[2008],"class_list":["post-83257","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83257"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83261,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83257\/revisions\/83261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}