{"id":8337,"date":"2014-07-16T18:41:48","date_gmt":"2014-07-16T16:41:48","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=8337"},"modified":"2018-12-09T11:05:28","modified_gmt":"2018-12-09T10:05:28","slug":"na-vrane-per-te-mos-u-kthyer-me-ne-shtepite-dhe-tokat-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/na-vrane-per-te-mos-u-kthyer-me-ne-shtepite-dhe-tokat-tona\/","title":{"rendered":"Na vran\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe tokat tona"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Camja-qe-mbijetoi-terrorin-Grek.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-49498\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Camja-qe-mbijetoi-terrorin-Grek.jpg 324w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Camja-qe-mbijetoi-terrorin-Grek-300x218.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 324px) 100vw, 324px\" \/><\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebfimi rr\u00ebngjeth\u00ebs i 87-vje\u00e7ares q\u00eb erdhi 16 vje\u00e7 nga \u00c7am\u00ebria p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj.<\/strong><\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb 87 vje\u00e7. \u00cbsht\u00eb e fundit f\u00ebmij\u00eb q\u00eb mbeti nga ata q\u00eb 70 vite m\u00eb par\u00eb erdh\u00ebn s\u00eb bashku me t\u00eb nga \u00c7am\u00ebria drejt Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku u lind dhe ku kaloi 15 vitet e para t\u00eb jet\u00ebs. Ajo ka flok\u00eb shum\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb i mbulon me shami t\u00eb bardh\u00eb. Edhe syt\u00eb i ka t\u00eb bardh\u00eb, sy q\u00eb lotojn\u00eb shpesh. Quhet Halide Mergjyshi, por t\u00eb gjith\u00eb e th\u00ebrrasin Mana. N\u00eb greqishten e vjet\u00ebr Mana do t\u00eb thot\u00eb \u201cn\u00ebn\u00eb\u201d. Dhe kjo thirrje nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njohin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb paktat gj\u00ebra q\u00eb i kujtojn\u00eb vendin e saj dhe masakr\u00ebn brenda sht\u00ebpis\u00eb ku lindi. Ka shum\u00eb pak gj\u00ebra q\u00eb e ngacmojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb nd\u00ebr mend at\u00eb koh\u00eb. Ka disa foto q\u00eb ia kan\u00eb sjell\u00eb fqinj\u00eb kur kan\u00eb shkuar n\u00eb Greqi, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj, emrin q\u00eb si p\u00ebr ironi e th\u00ebrresin n\u00eb greqisht dhe kujtimet.<\/p>\n<p>E shohim t\u00eb p\u00ebrlotet kur na rr\u00ebfen se si e kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga sht\u00ebpia dhe se nuk e di n\u00ebse do t\u00eb donte t\u00eb kthehej ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb jetonte atje. Por, ajo thot\u00eb se k\u00ebshtu do t\u2019u lotojn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve kur t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e saj. Refuzon t\u00eb thot\u00eb se po loton p\u00ebr t\u00eb pafund\u00ebn her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori, at\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb sa, p\u00ebr d\u00ebbimin nga sht\u00ebpia e saj 70 vite m\u00eb par\u00eb. Ajo vet\u00ebm tund kok\u00ebn duke dashur t\u00eb justifikohet se e kan\u00eb d\u00ebbuar nga ai vend sepse k\u00ebshtu kan\u00eb dashur ta nd\u00ebrtojn\u00eb historin\u00eb, popujt dhe ata q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn dje dhe ata q\u00eb udh\u00ebheqin sot.<\/p>\n<p><strong>Mban mend kur ke ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri? <\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht, q\u00eb e mbaj mend. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtim q\u00eb t\u00eb largohet as duke shkundur kok\u00ebn e as duke u plakur. Ishte n\u00ebntori i vitit 1944 kur kemi ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, nga Saranda, n\u00eb Qaf\u00eb Bot\u00eb. Mbaj mend si kemi ecur me k\u00ebmb\u00eb zbathur, jo vet\u00ebm un\u00eb, por shum\u00eb si un\u00eb. Dat\u00ebn e sakt\u00eb nuk e mbaj mend. Kam qen\u00eb 16 vje\u00e7 dhe dit\u00ebt e fundit n\u00eb vendin ku linda dhe ku kisha kaluar deri at\u00ebher\u00eb jet\u00ebn time kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngarkuara dhe me ngjarje t\u00eb tmerrshme. Kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duhet t\u00eb regjistroheshim, shum\u00eb prej nesh, t\u00eb mbijetuarve nuk mbanim mend as dit\u00eblindjet tona. Shumica e \u00e7am\u00ebve kan\u00eb nj\u00eb dit\u00eb lindjeje tjet\u00ebr nga ajo e v\u00ebrteta. Un\u00eb njoh shum\u00eb \u00e7am\u00eb q\u00eb e kan\u00eb dit\u00eblindjen p\u00ebr Vitin e Ri, m\u00eb 31 dhjetor sepse k\u00ebshtu jan\u00eb regjistruar, pasi nuk mbanin mend dit\u00eblindjen e tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh nga sht\u00ebpia me rrobat e trupit dhe t\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb marr\u00ebsh nga vendi yt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur. Un\u00eb as nj\u00eb gur nuk e kam nga vendi im, por shum\u00eb prej nesh e kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb gur nga streh\u00ebza e tyre. Dikush merrte nj\u00eb grusht dhe, t\u00eb tjer\u00eb puthnin tok\u00ebn, grat\u00eb q\u00eb ishin pa burra dhe f\u00ebmij\u00eb pran\u00eb qanin me ul\u00ebrima sepse papritur e pan\u00eb veten vet\u00ebm, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat q\u00eb kishin pran\u00eb dik\u00eb nuk nxirrnin asnj\u00eb fjal\u00eb nga goja, por vet\u00ebm tundnin kok\u00ebn. Un\u00eb nuk thoja asgj\u00eb, ashtu sikurse nuk mora dot asgj\u00eb. Thjesht kam ecur or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ke ti nga ajo koh\u00eb, nga ajo sht\u00ebpi?<\/strong> <\/p>\n<p>Asgj\u00eb ve\u00e7 kujtimeve t\u00eb k\u00ebqija dhe traditave q\u00eb i ndjek nj\u00eblloj si ata q\u00eb u vran\u00eb e u pren\u00eb aty. Nuk kam asgj\u00eb. E kam par\u00eb at\u00eb oborr dhe sht\u00ebpi pas shum\u00eb vitesh n\u00eb nj\u00eb fotografi q\u00eb nj\u00eb nga komshinjt\u00eb e mi e kish b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb pushimeve n\u00eb Greqi. Thuajse t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb historin\u00eb time k\u00ebtu n\u00eb lagje. Nga kujtimet mbaj mend se jetonim, si t\u00eb thuash, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtese me gjysh\u00ebrit e me xhaxhallar\u00ebt. Sepse nd\u00ebrtesat tona ishin si t\u00eb thuash t\u00eb m\u00ebdha, sa pallatet sot, me dy kate v\u00ebrtet, por me 40 dhoma. K\u00ebshtu e kishim ne sht\u00ebpin\u00eb. N\u00eb katin e par\u00eb kishim bodrumet, stall\u00ebn, si i thoni ju tani, kishim edhe dhomat p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt, edhe vendin ku mblidheshim n\u00ebp\u00ebr festa, edhe vendin ku gatuhej, edhe vendin ku mblidheshim t\u00eb hanim. K\u00ebto ishin t\u00eb gjitha n\u00eb katin e par\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin kishte vet\u00ebm dhoma ku flinin e rrinim. Eh, ajo sht\u00ebpi\u2026 Tani t\u00eb tjer\u00eb banojn\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, ndoshta f\u00ebmij\u00ebt e atyre q\u00eb na tradhtuan ne.<\/p>\n<p><strong>Si ju tradhtuan? <\/strong><\/p>\n<p>Mua m\u00eb vran\u00eb v\u00ebllan\u00eb, p\u00ebrpara syve. N\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt. Isha 16 vje\u00e7, nd\u00ebrsa ai ishte 21. Nuk do ta harroj kurr\u00eb at\u00eb sken\u00eb, madje as shum\u00eb nga ato q\u00eb pash\u00eb m\u00eb pas, gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk i harroj ul\u00ebrimat q\u00eb at\u00eb dit\u00eb vinin nga kati i par\u00eb, kur ushtar\u00ebt grek\u00eb kishin shqyer der\u00ebn dhe kishin rr\u00ebmbyer gj\u00ebrat m\u00eb me vler\u00eb. Florinjt\u00eb q\u00eb kishin n\u00eb vath grave ua t\u00ebrhoq\u00ebn nga veshi duke i \u00e7ar\u00eb. Nd\u00ebrsa meshkujt i mblidhnin t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u2019i pushkatuar n\u00eb oborr. Mua v\u00ebllan\u00eb ma vran\u00eb brenda n\u00eb sht\u00ebpi. E ata q\u00eb i vrisnin brenda sht\u00ebpi edhe i prisnin, p\u00ebrve\u00e7se i pushkatonin. Sepse tortura ishte n\u00eb syt\u00eb e familjar\u00ebve q\u00eb e shihnin mishin t\u00eb hidhej n\u00eb zjarr. Q\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes q\u00eb na zgjuan britmat, kam par\u00eb e d\u00ebgjuar histori q\u00eb mendja e t\u00eb rinjve sot mund edhe t\u00eb mos i pranoj\u00eb. Histori t\u00eb tjera t\u00eb trishta kam d\u00ebgjuar edhe kur mb\u00ebrrita n\u00eb Shqip\u00ebri. Ashtu sikurse mua m\u00eb vran\u00eb v\u00ebllan\u00eb p\u00ebrpara syve t\u00eb tjer\u00ebve u kishin vrar\u00eb e prer\u00eb n\u00ebn\u00ebn, baban\u00eb, burrin e f\u00ebmij\u00ebn, u kishin rr\u00ebmbyer florinjt\u00eb duke i premtuar se do t\u2019i mbronin n\u00eb bodrum dhe pastaj i kishin dor\u00ebzuar vet\u00eb te ushtar\u00ebt grek\u00eb duke i tradhtuar.<\/p>\n<p><strong>Pas nj\u00eb masakre si ajo e Paramithis\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Masakra e Paramithis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakurat e k\u00ebtij gjenocidi, sipas historian\u00ebve. P\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb jan\u00eb detyruar t\u00eb ecin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb dukej e vetmja alternativ\u00eb, pasi rrug\u00ebt me Turqin\u00eb ishin mbyllur dhe se Shqip\u00ebria ishte tashm\u00eb vendi m\u00eb i af\u00ebrt p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar tmerrit q\u00eb grek\u00ebt aso kohe filluan t\u00eb ushtronin mbi shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Halide Mergjyshi na tregon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atij rrug\u00ebtimi q\u00eb do t\u00eb ishte edhe nisja e nj\u00eb jete t\u00eb re q\u00eb nuk do ta kthente m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj t\u00eb lindjes.<\/p>\n<p><strong>Kur u nis\u00ebt p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri? <\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj ndodhie. Nuk na kish mbetur m\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 frik\u00ebs se grat\u00eb do t\u2019i p\u00ebrdhunonin pasi t\u00eb pushkatonin t\u00eb gjith\u00eb burrat n\u00eb Paramithi. Neve na kishin th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronim fe ose t\u00eb shkonim n\u00eb Turqi, kur u nd\u00ebrruan grek\u00ebt me turqit, por ne nuk donim t\u00eb linim sht\u00ebpin\u00eb e pasurin\u00eb q\u00eb kishim ven\u00eb. Ishte sht\u00ebpia jon\u00eb, vendi ku kishim jetuar e lindur. K\u00ebshtu nuk ik\u00ebm, e k\u00ebshtu jo vet\u00ebm q\u00eb na bastis\u00ebn, por edhe na vran\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, por edhe rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Si e mban mend rrug\u00ebn? Ke udh\u00ebtuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Po, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, e tronditur jo vet\u00ebm nga ato q\u00eb m\u00eb kishin ndodhur, por edhe me at\u00eb q\u00eb shihja rrug\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga ushtar\u00ebt grek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ke par\u00eb rrug\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p>Gra shtatz\u00ebna q\u00eb hidheshin nga shk\u00ebmbinj, hidheshin n\u00eb humnera p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar thikave dhe shpatave t\u00eb atyre. Ndonj\u00ebra q\u00eb nuk vraponte dot, p\u00ebrjetonte\u2026 \u00c7\u2019t\u00eb t\u00eb them, i kan\u00eb nxjerr\u00eb f\u00ebmij\u00ebn nga barku vet\u00ebm me nj\u00eb shpat\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Kam d\u00ebgjuar baballar\u00eb q\u00eb i mbanin n\u00eb kampe pas hekurave dhe shihnin vajz\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdhunohej e ul\u00ebrinte se nuk dinte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte. K\u00ebto nuk harrohen leht\u00eb. Por, s\u00ebrish d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00ebsh sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde. Nuk m\u00eb lejon kush t\u00eb vete edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb vdes. E kam t\u00eb ndaluar, thua se kam vrar\u00eb un\u00eb dhe jo m\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb ata.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshiron v\u00ebrtet t\u00eb shkosh n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ku ke vet\u00ebm kujtime t\u00eb k\u00ebqija? <\/strong><\/p>\n<p>Po, edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tok\u00ebn time, aty n\u00eb oborrin ku mblidhnim ullinjt\u00eb, ku luanim\u2026 Edhe burri im kishte histori t\u00eb tmerrshme n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij e kishte vendosur q\u00eb t\u00eb mos kthehej m\u00eb kurr\u00eb aty, por un\u00eb jo. Nuk e di n\u00ebse do t\u00eb doja t\u00eb jetoja aty, por ama t\u00eb shkoj kam shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Po ja q\u00eb nuk m\u00eb lejohet edhe tani pas 70 vjet\u00ebsh. Kam lindur n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk mund t\u00eb shkel dot.<\/p>\n<p><strong>Java \u00c7ame <\/strong><\/p>\n<p>27 Qershori i 1944-\u00ebs me vendim t\u00eb Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si dita e gjenocidit t\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame. Java e \u00c7am\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizim tradicional. Ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb vit u sh\u00ebnua 70-vjetori i gjenocidit dhe diskriminimit ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe se ky organizim u zhvillua nj\u00ebkoh\u00ebsisht si n\u00eb Tiran\u00eb ashtu edhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky organizim sh\u00ebnon organizimin e par\u00eb institucional n\u00eb Prishtin\u00eb. Aktiviteti kishte si synim vendosjen e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vet\u00ebdijes s\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb organizuar aktiviteti p\u00ebr \u00e7eljen e ekspozit\u00ebs s\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Historis\u00eb dhe Kultur\u00ebs \u00c7ame, me vepra arti kushtuar patriot\u00ebve t\u00eb shquar t\u00eb komunitetit \u00e7am dhe \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb shesh aty ku edhe u bashkuan n\u00eb turm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb atyre q\u00eb ran\u00eb n\u00eb vendin ku nuk shkojn\u00eb dot m\u00eb.<\/p>\n<p><strong>27 qershori, pjes\u00eb e historis\u00eb shqiptare <\/strong><\/p>\n<p>\u00c7am\u00ebria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr k\u00ebt\u00eb em\u00ebr nga lumi Tiamis, qysh n\u00eb koh\u00ebn e fiseve ilire, q\u00eb sot quhet Kalama, e q\u00eb p\u00ebrshkon krahin\u00ebn mes p\u00ebr mes. N\u00eb antikitet, n\u00eb trev\u00ebn e Greqis\u00eb, ka banuar fisi ilir i Thesprot\u00ebve. Enciklopedia e Madhe greke e botuar m\u00eb 1923, shkruan se para sundimit turk, n\u00eb \u00c7am\u00ebri ka sunduar princi Gjin Bue Shpata. Por, pas pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia fashiste, qeveria greke e Metaksait mori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash represive kund\u00ebr popullsis\u00eb \u00e7ame myslimane. Rreth 2000 t\u00eb rinj \u00e7am\u00ebr detyroheshin t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb pun\u00eb prej skllev\u00ebrish n\u00eb hapje llogoresh dhe nd\u00ebrtime ushtarake. 4000 burra mysliman\u00eb \u00e7am\u00eb, u internuan n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit t\u00eb Kret\u00ebs dhe t\u00eb Mitilinit gjat\u00eb vitit 1940 ku rreth 500 prej tyre gjet\u00ebn vdekjen. N\u00eb maj t\u00eb 1941, ushtria greke vrau rreth 300 \u00e7am\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. U la i lir\u00eb p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe, u hap\u00ebn shkollat, xhamit\u00eb dhe medreset\u00eb, por \u00c7am\u00ebria nuk u bashkua me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe administrohej nga nj\u00ebsi ushtarake italiane. U formua at\u00eb vit, n\u00eb Filat, t\u00eb nj\u00eb force ushtarake \u00e7ame prej 2000 vetash, n\u00ebn komand\u00ebn e Nuri Dinos dhe Dine Kalos. Kjo forc\u00eb, kishte p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e trevave \u00e7ame, por u kufizua vet\u00ebm n\u00eb Filat dhe Gumenic\u00eb. Pranvera e liris\u00eb \u00e7ame vazhdoi vet\u00ebm 3 vjet (1941 \u20131944). N\u00eb fillim t\u00eb 1944-\u00ebs, forcat shoviniste greke, t\u00eb udh\u00ebhequra nga gjenerali Napoleon Zerva filluan p\u00ebrgatitjet e ethshme p\u00ebr t\u00eb sulmuar trevat \u00e7ame. Forcat e gjeneral Zerv\u00ebs q\u00eb num\u00ebroheshin n\u00eb 10 mij\u00eb vet\u00eb ishin shumica me prejardhje \u00e7am\u00ebsh shqiptar\u00eb, por t\u00eb helenizuar nga kisha ortodokse greke. Edhe vet\u00eb gjeneral Zerva, ishte nj\u00eb i till\u00eb. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj force agresive ndodheshin reparte t\u00eb vogla \u00e7am t\u00eb armatosura keq dhe t\u00eb paorganizuara. M\u00eb 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke t\u00eb komanduara nga vet\u00eb gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kund\u00ebr fshatrave dhe qyteteve \u00e7ame. U dogj\u00ebn xhami, shkolla dhe gjith\u00e7ka q\u00eb identifikonte komb\u00ebsin\u00eb shqiptare. N\u00eb nj\u00eb xhami n\u00eb qytetin e Parathimis\u00eb u dogj\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb rreth 40 gra dhe f\u00ebmij\u00eb q\u00eb kishin shkuar atje p\u00ebr t\u00eb gjetur strehim. U dogj medreseja e qytetit dhe t\u00eb gjitha xhamit\u00eb n\u00eb qytet dhe n\u00eb fshat. Grek\u00ebt vran\u00eb vet\u00ebm n\u00eb krahin\u00ebn e Parathimis\u00eb dhe Marg\u00ebll\u00eb\u00e7it n\u00eb dat\u00ebn 27 qershor, 782 veta. E vetmja rezistenc\u00eb e armatosur u b\u00eb n\u00eb vendin e quajtur Munin, n\u00eb gusht t\u00eb 1944-\u00ebs, ku 72 \u00e7am\u00eb luftuan heroikisht p\u00ebr 24 or\u00eb kund\u00ebr 5 batalioneve greke t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 2500 vetash. T\u00eb 72 \u00e7am\u00ebt ran\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs duke i shkaktuar forcave greke 400 t\u00eb vrar\u00eb dhe 600 t\u00eb plagosur. Zerva q\u00eb drejtonte nga nj\u00eb maj\u00eb kodre, n\u00eb fund t\u00eb betej\u00ebs i deklaroi korrespondentit t\u00eb BBC-s\u00eb se mysliman\u00ebt \u00e7am\u00eb i kishin asgj\u00ebsuar lulen e ushtris\u00eb s\u00eb tij. Masakrat greke vazhduan n\u00eb Gumenic\u00eb dhe Filat, duke shkaktuar 2400 t\u00eb vrar\u00eb. Vran\u00eb deri m\u00eb 1 n\u00ebntor t\u00eb 1944-\u00ebs. 22 mij\u00eb \u00e7am\u00eb at\u00eb muaj hyn\u00eb n\u00eb kufirin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ata lan\u00eb mbrapa pasurin\u00eb e tyre q\u00eb llogaritet me vler\u00eb, 4 miliard\u00eb dollar\u00eb. Sht\u00ebpit\u00eb dhe tokat iu dhan\u00eb grek\u00ebve dhe vlleh\u00ebve nga zona e Gramozit, shp\u00ebrngulur gjat\u00eb luft\u00ebs civile.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rr\u00ebfimi rr\u00ebngjeth\u00ebs i 87-vje\u00e7ares q\u00eb erdhi 16 vje\u00e7 nga \u00c7am\u00ebria p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Ajo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb 87 vje\u00e7. \u00cbsht\u00eb e fundit f\u00ebmij\u00eb q\u00eb mbeti nga ata q\u00eb 70 vite m\u00eb par\u00eb erdh\u00ebn s\u00eb bashku me t\u00eb nga \u00c7am\u00ebria drejt Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49498,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1977],"class_list":["post-8337","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-cameria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8337"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8337\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}