{"id":83378,"date":"2025-06-08T22:54:23","date_gmt":"2025-06-08T20:54:23","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/gjergj-bardhi-mysafir-te-sheherliu-pjeter-argjendari-ne-kumanove\/"},"modified":"2025-06-08T22:55:42","modified_gmt":"2025-06-08T20:55:42","slug":"gjergj-bardhi-mysafir-te-sheherliu-pjeter-argjendari-ne-kumanove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/gjergj-bardhi-mysafir-te-sheherliu-pjeter-argjendari-ne-kumanove\/","title":{"rendered":"Gjergj Bardhi mysafir te \u201csheh\u00ebrliu\u201d Pjet\u00ebr argjendari n\u00eb Kumanov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div id=\"article-457511\" auto_robot_readability=\"219.66195451752\">\n                                <img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/wp-header-logo-35.png\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-83379\" \/><\/p>\n<p>                                                                    \u201cN\u2019or\u00eb t\u00eb von\u00eb arrit\u00ebm n\u00eb qytetin e Kratov\u00ebs ku q\u00ebndruem 8 dit\u00eb dhe zum\u00eb vend n\u00eb qelin\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb \u2018Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb\u2019. Kisha dhe qelia jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb truell. U dham\u00eb atyne katolik\u00ebve t\u00eb shkret\u00eb \u00e7do k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb mundshme shpirtnore, tue meshue \u00e7do dit\u00eb, tue predikue dhe tue ua m\u00ebsue doktrin\u00ebn e Krishtit atyne t\u00eb krishten\u00ebve, sepse t\u00eb gjith\u00eb ishin shqiptar\u00eb, megjithat\u00eb e dinin gjuh\u00ebn ilirike. Dhe k\u00ebta kishin ardh\u00eb nga Dibri, d.m.th. nga Shqipnia e ep\u00ebr\u201d, e p\u00ebrshkruante Kratov\u00ebn ipeshkvi i Tivarit, Gjergj Bardhi udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Kratov\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1637<\/p>\n<p>Vizitori i radh\u00ebs i viseve lindore ishte ipeshkvi i Tivarit, Gjergj Bardhi, raporti i par\u00eb i t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb ruajtur, nd\u00ebrsa udh\u00ebtimi i tij i dyt\u00eb u nd\u00ebrmor m\u00eb 20 tetor t\u00eb vitit 1637 dhe ai n\u00eb Kratov\u00eb i gjeti rreth 220 besimtar\u00eb katolik\u00eb.\u00a0<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 20 t\u00eb marsit 1638 u ngrit\u00ebm nga Karadaku p\u00ebr t\u00eb shkue drejt Kratov\u00ebs. Pasi udh\u00ebtuem gjith\u00eb at\u00eb dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr male e pyje dhe vende t\u00eb dyshimta, mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb quejtun Kumanov\u00eb. K\u00ebtu nuk gjendej asnj\u00eb sht\u00ebpi katolik\u00ebsh, ve\u00e7 p\u00ebr at\u00eb nat\u00eb hym\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e nj\u00eb turku, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb me madh\u00ebsi 2 hapash ku banonte nj\u00eb argjantar, i cili jetonte me at\u00eb zanat dhe ai ishte nga katundet e Karadakut, katolik, i quejtun me em\u00ebn: Pjet\u00ebr argjantari. At\u00eb mbramje fjet\u00ebm n\u2019at\u00eb stall\u00eb. Tri or\u00eb pasi kaloi mesnata, u ngrit\u00ebm nga vendi i thanun i Kumanov\u00ebs dhe ec\u00ebm gjith\u00eb dit\u00ebn\u201d.\u00a0<\/p>\n<p>Para se t\u00eb vazhdojm\u00eb me paraqitjen e udh\u00ebtimit n\u00eb vijim, duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se n\u00eb ligjin e mir\u00ebnjohur osman \u201cMbi Tok\u00ebn\u201d t\u00eb vitit 1609 lidhur me p\u00ebrfshirjen e \u00a0banor\u00ebve n\u00eb radh\u00ebt e \u201csheherlive\u201d thuhej: \u201cBanor\u00ebt e Parajs\u00ebs \u2013 kur regjistrohen p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb qytete dhe qyteza, ku kan\u00eb jetuar p\u00ebr dhjet\u00eb vjet radhazi ose m\u00eb shum\u00eb, ata nuk p\u00ebrjashtohen nga detyrimet rajas\u201d. Por, n\u00ebse b\u00ebhet regjistrimi i vilajetit (krahin\u00ebs) dhe b\u00ebhet regjistri i qytetar\u00ebve t\u00eb regjistruar n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb till\u00eb, ata pushojn\u00eb s\u00eb qeni raj\u00eb dhe b\u00ebhen sheherli \u2013 qytetar\u00eb. G\u00ebzimi i statusit t\u00eb sheh\u00ebrlis\u00eb e kishte kuptimin edhe t\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane.\u00a0<\/p>\n<p>\u201cN\u2019or\u00eb t\u00eb von\u00eb arrit\u00ebm n\u00eb qytetin e Kratov\u00ebs ku q\u00ebndruem 8 dit\u00eb dhe zum\u00eb vend n\u00eb qelin\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb \u2018Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb\u2019. Kisha dhe qelia jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb truell. U dham\u00eb atyne katolik\u00ebve t\u00eb shkret\u00eb \u00e7do k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb mundshme shpirtnore, tue meshue \u00e7do dit\u00eb, tue predikue dhe tue ua m\u00ebsue doktrin\u00ebn e Krishtit atyne t\u00eb krishten\u00ebve, sepse t\u00eb gjith\u00eb ishin shqiptar\u00eb, megjithat\u00eb e dinin gjuh\u00ebn ilirike. Dhe k\u00ebta kishin ardh\u00eb nga Dibri, d.m.th. nga Shqipnia e ep\u00ebr. Kisha ishte e mo\u00e7me. Kishte vneshta t\u00eb mira dhe 4 dyqane q\u00eb ia kishin lan\u00eb t\u00eb krishten\u00ebt e atij vendi. Sht\u00ebpi t\u00eb krishten\u00ebsh ishin 38, frym\u00eb 358. Famullitar i vendit t\u00eb thanun ishte nj\u00eb far\u00eb prifti shqiptar, plak 60 vje\u00e7, i dob\u00ebt n\u00eb dituni e me shkoll\u00eb t\u00eb pakt\u00eb. Nuk e dinte as gjuh\u00ebn italishte as latine, aq ma pak ilirishten. Ai prift quhej Dom Nikoll\u00eb Kolesi. T\u2019ardhunat e meshtarit, bashk\u00eb me rentat e vneshtave, kapeshin gjith\u00ebsejt n\u00eb 65 tolar\u00eb n\u00eb vjet. Ushqimi, atij dhe nj\u00eb gjakoni, u mjaftonte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kishte 40 sht\u00ebpi hebrejsh, skizmatik\u00ebsh ishin 100 sht\u00ebpi dhe turqish 300\u201d.\u00a0<\/p>\n<p>Padyshim, se raporti i Gjergj Bardhit nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pos pjes\u00ebs kur flet p\u00ebr origjin\u00ebn e shqiptar\u00ebve katolik\u00eb kratovas, me \u00e7ka duket t\u2019i ket\u00eb l\u00ebnduar ndjenjat e pasardh\u00ebsve t\u00eb Nikoll\u00eb Arbanasit, por edhe t\u00eb Bardh dhe Nikoll\u00eb Arnautit, kur s\u00eb paku nuk e b\u00ebn ve\u00e7imin e atyre, q\u00eb ishin autokton\u00eb dhe atyre q\u00eb m\u00eb von\u00eb erdh\u00ebn si zejtar\u00eb t\u00eb profilizuar t\u00eb argjendaris\u00eb. Megjithat\u00eb, mund t\u00eb thuhet se me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs, q\u00eb zgjati nga tetori i vitit 1641 deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 1642, arqipeshkvi Bardhi n\u00eb raport me besimtar\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i qart\u00eb. N\u00eb dioqez\u00ebn e tij, ai p\u00ebrfshin gjithashtu \u201cShkupin, Karadakun e Shkupit, Novob\u00ebrd\u00ebn. Janjev\u00ebn, Gjakov\u00ebn, Kratov\u00ebn e disa vende t\u00eb tjera\u201c dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri, duke pohuar se n\u00eb \u201cn\u00eb Serbin\u00eb jugore, flitet gjuha arbanase, ndaj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb arabansit duan q\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb e tyre t\u00eb jen\u00eb arban\u00eb (\u201cdella propria lingua albanese&#8221;) \u2013 ka shkruar Bardhi, duke e t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen se arbanasve t\u00eb k\u00ebtyre viseve duhet ndihmuar, p\u00ebrndryshe ata do t\u00eb konvertohen n\u00eb mysliman\u00eb ose do t\u00eb p\u00ebrfshihnen n\u00eb \u201cvallen skizmatike\u201c. P\u00ebrve\u00e7 rreziqeve dhe sfidave para t\u00eb cilave ishin gjetur arban\u00ebt kratovas, mund t\u00eb thuhet se gjith\u00e7ka ishte kthyer kund\u00ebr tyre. K\u00ebshtu kur n\u00eb fund t\u00eb tetorit t\u00eb vitit 1642, Bardhi u gjet n\u00eb rrethinat e Prizrenit, ai shkroi se \u201cu dasht q\u00eb ta nd\u00ebrpriste vizit\u00ebn p\u00ebr disa muaj, pasi n\u00eb ver\u00ebn q\u00eb e lam\u00eb pati shum\u00eb vdekje nga murtaja. Ka disa zona q\u00eb akoma jan\u00eb t\u00eb infektuara si Shkupi, Janjeva e Nobob\u00ebrda, ku un\u00eb nuk marr kuraj\u00ebn t\u00eb shkoj\u201d, shkroi ai<\/p>\n<figure class=\"image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/ef526c7d-bf73-48b2-b974-4ac0f8d0f305.webp?q=90&#038;w=980\" alt=\"\"\/><figcaption>Nexhip bej Draga kajmekami i Kratov\u00ebs n\u00eb vitet 1896-1902.<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Fillimet e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb Nikoll\u00eb Arbanasit, Bardh dhe Nikoll\u00eb Arnautit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e radh\u00ebs t\u00eb vitit 1651, thuhet se \u201cn\u00eb Kratov\u00eb numri i katolik\u00ebve arrin n\u00eb 200 besimtar\u00eb, por pas pes\u00ebdhjetepes\u00eb viteve, gjegj\u00ebsisht m\u00eb 20 maj t\u00eb vitit 1706 arqipeshkvi i Shkupit, Petar Karaxhiq shkruante se Kratova \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e shkat\u00ebrruar dhe turqit nuk lejojn\u00eb m\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet asnj\u00eb vend. Pra, raporti i fundit vjen pas ofensiv\u00ebs s\u00eb njohur t\u00eb gjeneralit austriak Eneo Piccolominit. Paraprakisht, m\u00eb 24 shtator t\u00eb vitit 1689, markgrafi Badenski mposhti seraskerin Rexhep Pash\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Nishit dhe m\u00eb pas u t\u00ebrhoq drejt jugut. Urdhrin e radh\u00ebs Badenski e l\u00ebshoi m\u00eb 4 tetor t\u00eb vitit 1689, dhe p\u00ebrve\u00e7se q\u00eb Piccolominit iu dha komandimi mbi Nishin dhe zon\u00ebs p\u00ebrreth, ai u urdh\u00ebrua t\u00eb niste nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb re \u201cn\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb malit Hemus drejt detit, Hercegovin\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, e cila p\u00ebrfundimisht do ta shk\u00ebpuste Bosnj\u00ebn nga provincat e tjera turke. Drejtimi kryesor i ofensiv\u00eb ishte Nish-Prokuple-Prishtin\u00eb-Shkup dhe pasojat e dep\u00ebrtimit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb gjeneralit u pan\u00eb kur n\u00eb mesin e jav\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb tetorit q\u00eb nga Gryka e G\u00ebrdelic\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Vranj\u00ebs, Lugina e Preshev\u00ebs e deri n\u00eb Kumanov\u00eb thuajse gjith\u00e7ka u rr\u00ebnua. Lufta si opsion n\u00eb oborrin austriak, u shfaq me t\u00eb paraqiturit e \u201cMemorialit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d nga grofi Mars, i cili m\u00eb 22 mars\/1 prill 1690, ia dor\u00ebzoi perandorit Leopold. M\u00eb pastaj vet\u00eb perandori ia dor\u00ebzoi memorialin kreut t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb pallatit, Theodor Stratman, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb thirrje p\u00ebr kryengritje. K\u00ebshtu, m\u00eb 27 mars\/6 prill, n\u00eb Zyr\u00ebn e Pallatit u shpall thirrje p\u00ebr popujt ballkanik\u00eb p\u00ebr kryengritje. Shpallja iu drejtua t\u00eb gjitha vendeve, q\u00eb i p\u00ebrkasin mbret\u00ebris\u00eb hungareze \u2013 \u00a0Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb, Mezis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Silistr\u00ebs, Iliris\u00eb, Maqedonis\u00eb, Rashis\u00eb\u201d. Mir\u00ebpo, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar edhe m\u00eb par\u00eb, sundimi austriak n\u00eb Kosov\u00eb ishte shum\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr dhe trupat austriake u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e sip\u00ebr, pasi nj\u00eb ushtri e p\u00ebrbashk\u00ebt tartaro\u2013osmane ia m\u00ebsyu Kosov\u00ebs. Lidhur me pasojat e t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtris\u00eb austriake flet edhe nj\u00eb kronik\u00eb italiane e titulluar \u201cLa sagra lega contro la potenza ottomana\u201d e autorit Simpliciano \u00a0Bizozeri (1642 \u2013 1704) botuar n\u00eb Milano n\u00eb vitin 1700. Sipas osmanologes Olga Zirojeviq n\u00eb t\u00eb shkruhet se \u201ct\u00eb krishter\u00ebt u d\u00ebbuan prej Prizreni, Peje, Vranje, Vushtrrie, Mitrovice, prej shum\u00eb vendeve madje edhe prej vendbanimeve, q\u00eb ishin larg Kosov\u00ebs\u201d. N\u00eb vazhdim Bizozeri e ka p\u00ebrshkruar arritjen e t\u00eb krishter\u00ebve kosovar\u00eb dhe t\u00eb viseve p\u00ebrreth edhe n\u00eb Beograd.\u00a0<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Beograd, njer\u00ebzit arrinin n\u00eb grupe deri n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 1690, madje deri n\u00eb vjesht\u00ebn e k\u00ebtij viti. Grupet e para u nis\u00ebn nga Kosova, m\u00eb pastaj nga krahina e Preshev\u00ebs, Kumanov\u00ebs, Kratov\u00ebs, Pollogut, vendbanimeve p\u00ebrreth, nga Gryka e Ka\u00e7anikut, Novi Pazari, etj. Kalimi midis lumit Sava dhe Danub ishte i organizuar. Grupi i fundit i refugjat\u00ebve kaloi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr m\u00eb 6 tetor 1690\u2026\u201d.Megjithat\u00eb, t\u00ebrheqja e ushtris\u00eb austriake nuk ishte paralajm\u00ebrimi i vet\u00ebm ogurzi p\u00ebr koh\u00ebt e v\u00ebshtira q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pastaj. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb e ka zanafill\u00ebn edhe \u201cnd\u00ebrhyrja e Rusis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Evrop\u00ebs\u201d pasojat e s\u00eb cil\u00ebs nd\u00ebrhyrje p\u00ebr shqiptar\u00ebt do t\u00eb v\u00ebrehen sidomos nga gjysma e shekullit XIX.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb mitrovicas n\u00eb krye t\u00eb Kratov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr grahmat e fundit t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb Nikoll\u00eb Arbanasit, Bardh dhe Nikoll\u00eb Arnautit, padyshim q\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb ndryshme duket t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar edhe atdhetari Nexhip bej Draga (1867-1920) \u00a0i cili ishte kajmekam i Kratov\u00ebs n\u00eb vitet 1896-1902. Por, me gjas\u00eb p\u00ebr ngjarjet e fundit t\u00eb shqiptar\u00ebve kratovas, do t\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsohet edhe nga raportet zyrtare, q\u00eb kajmekami Draga i ka d\u00ebrguar n\u00eb kryeqendr\u00ebn e perandoris\u00eb n\u00eb Stamboll.\u00a0<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa q\u00eb nga viti 1912 e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, shqiptar\u00ebt kratovas mund t\u00eb takohen n\u00eb Kumanov\u00eb, Shkup dhe qendra t\u00eb tjera t\u00eb Maqedonis\u00eb, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve deklarohen turq. M\u00eb pastaj, mund t\u00eb takohen n\u00eb vet\u00eb Kratov\u00ebn, por tashm\u00eb t\u00eb mbuluar nga trash\u00ebsia e bloz\u00ebs s\u00eb shekujve t\u00eb rr\u00ebnuar mbi ta. E, sa u p\u00ebrket pasardh\u00ebsve t\u00eb Nikoll\u00eb Arbanasit, Bardh dhe Nikoll\u00eb Arnautit, ata mund t\u00eb gjenden edhe n\u00eb tokat e Vojvodin\u00ebs s\u00eb sotme, n\u00eb Nikinci e H\u00ebrtkovci, e pse jo edhe n\u00eb rrafshinat e Austro-Hungaris\u00eb s\u00eb dikurshme.<\/p>\n<figure class=\"media\"><\/figure>\n<\/p><\/div>\n<p><script async defer crossorigin=\"anonymous\" src=\"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js#xfbml=1&#038;version=v19.0\"\n        nonce=\"Flj9jXUC\"><\/script><script>\n        ! function(f, b, e, v, n, t, s) {\n            if (f.fbq) return;\n            n = f.fbq = function() {\n                n.callMethod ?\n                    n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)\n            };\n            if (!f._fbq) f._fbq = n;\n            n.push = n;\n            n.loaded = !0;\n            n.version = '2.0';\n            n.queue = [];\n            t = b.createElement(e);\n            t.async = !0;\n            t.src = v;\n            s = b.getElementsByTagName(e)[0];\n            s.parentNode.insertBefore(t, s)\n        }(window, document, 'script',\n            'https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/fbevents.js');\n        fbq('init', '323636046078012');\n        fbq('track', 'PageView');\n    <\/script><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cN\u2019or\u00eb t\u00eb von\u00eb arrit\u00ebm n\u00eb qytetin e Kratov\u00ebs ku q\u00ebndruem 8 dit\u00eb dhe zum\u00eb vend n\u00eb qelin\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb \u2018Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb\u2019. Kisha dhe qelia jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb truell. U dham\u00eb atyne katolik\u00ebve t\u00eb shkret\u00eb \u00e7do k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb mundshme shpirtnore, tue meshue \u00e7do dit\u00eb, tue predikue dhe tue ua m\u00ebsue doktrin\u00ebn e Krishtit atyne t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":83379,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[2008],"class_list":["post-83378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83378"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83381,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83378\/revisions\/83381"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83379"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}