{"id":8346,"date":"2014-07-18T15:03:08","date_gmt":"2014-07-18T13:03:08","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=8346"},"modified":"2014-07-18T15:03:08","modified_gmt":"2014-07-18T13:03:08","slug":"de-maiziere-shqiptaret-asnje-shans-per-azil-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/de-maiziere-shqiptaret-asnje-shans-per-azil-ne-gjermani\/","title":{"rendered":"De Maiziere: Shqiptar\u00ebt, asnj\u00eb shans p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/DeMaiziere.jpg\" alt=\"DeMaiziere\" width=\"260\" height=\"200\" class=\"alignleft size-full wp-image-8347\" \/><\/p>\n<p><strong>DW<\/strong><\/p>\n<p>Intervist\u00eb ekskluzive me Ministrin e Brendsh\u00ebm Federal t\u00eb Gjermanis\u00eb, Thomas de Maizi\u00e8re.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> Z. Minist\u00ebr de Maizi\u00e8re, cilat jan\u00eb motivet kryesore politike t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me homologun Tuaj francez BernardCazeneuve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Serbi, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Thomas de Maizi\u00e8re:<\/strong> Arsyeja e vizit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me kolegun tim francez \u00ebsht\u00eb vendimi politik q\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb pran\u00eb BE. K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb hedhur disa hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. N\u00eb janar filluan negociatat zyrtare t\u00eb pranimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb BE. Nj\u00eb vendim i K\u00ebshillit n\u00eb fund t\u00eb qershorit njohu zyrtarisht Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. P\u00ebrsa i p\u00ebrket rritjes s\u00eb theksuar t\u00eb numrit t\u00eb azilk\u00ebrkuesve nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb bind homolog\u00ebt e mi t\u00eb adaptojn\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb kufizuar emigracionin e paligjsh\u00ebm, p.sh. kjo mund t\u00eb arrihet duke p\u00ebrmir\u00ebsuar politikat p\u00ebr integrimin e pakicave dhe duke luftuar trafikun e paligjsh\u00ebm t\u00eb emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> Gjermania ka mb\u00ebshtur fuqimisht Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt hyrjes n\u00eb BE, si n\u00eb aspektin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe, ashtu edhe si vend an\u00ebtar i BE deri n\u00eb finalizimin me marrjen e statusit t\u00eb vendit kandidat muajin e shkuar. Hapi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb hapja e negociatave t\u00eb pranimit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe BE. Si mundet ta mb\u00ebshtes\u00eb Gjermania Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb integrimit? Po me Serbin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Thomas de Maizi\u00e8re:<\/strong> Negociatat q\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb m\u00eb pas kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me afatin ligjor p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb vendet kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim m\u00eb pran\u00eb BE. N\u00eb vendimin e tyre vendet an\u00ebtare t\u00eb BE kan\u00eb p\u00ebrcaktuar kritere p\u00ebr t\u2019u plot\u00ebsuar. Gjermania dhe Franca duan t\u2019i ofrojn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje aktive n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Serbis\u00eb ne po planifikojm\u00eb t\u00eb organizojm\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb vizit\u00ebs sime shk\u00ebmbime stafesh p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur hapat zbatuese t\u00eb k\u00ebtij procesi. Angazhimi yn\u00eb synon gjithashtu t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb kushtet n\u00eb k\u00ebto vende n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb atdheun e tyre dhe k\u00ebshtu ata t\u00eb vendosin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar atje.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> N\u00ebn kujdesin e Kancelares Merkel m\u00eb 28 gusht do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Berlin nj\u00eb konferenc\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb i kushtohet integrimit n\u00eb BE t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. A do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb axhend\u00ebn e k\u00ebsaj konference edhe \u00e7\u00ebshtjet e nj\u00eb lufte m\u00eb efikase kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit apo ato p\u00ebr t\u00eb garantuar m\u00eb shum\u00eb siguri p\u00ebr qytetar\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p><strong>Thomas de Maizi\u00e8re:<\/strong> Konferenca ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb theksoj\u00eb angazhimin ton\u00eb t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb perspektiv\u00ebn e pranimit n\u00eb BE p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Ne gjithashtu d\u00ebshirojm\u00eb forcimin e bashk\u00ebpunimit rajonal mes k\u00ebtyre vendeve. Zbatimi i kapitullit mbi shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs si pjes\u00eb e procesit t\u00eb zgjerimit ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr Qeverin\u00eb Federale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Konferenca natyrisht do t\u00eb ndalet edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> Le t\u00eb kthehemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e azilk\u00ebrkuesve: Deri tani Gjermania mbetet destinacioni kryesor p\u00ebr ata. K\u00ebt\u00eb vit pritet q\u00eb rreth 175.000 persona t\u00eb depozitojn\u00eb aplikimet e tyre p\u00ebr azil, shif\u00ebr kjo, q\u00eb konsiderohet m\u00eb e larta n\u00eb dy dekadat e fundit. Pas heqjes s\u00eb regjimit t\u00eb vizave, n\u00eb Gjermani pati nj\u00eb rritje t\u00eb madhet t\u00eb numrit t\u00eb azilk\u00ebrkuesve nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, mes tyre edhe t\u00eb azilk\u00ebrkuesve nga Shqip\u00ebria. Cilat jan\u00eb arsyet q\u00eb ata deklarojn\u00eb kur aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e azilit n\u00eb Gjermani? A mundet Gjermania t\u00eb thith\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb till\u00eb n\u00eb rritje azilk\u00ebrkuesish? Cilat jan\u00eb kriteret kryesore t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes?<\/p>\n<p><strong>Thomas de Maizi\u00e8re:<\/strong> Gjermania u jep statusin e azilantit t\u00eb huajve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb frik\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb fakte dhe situata konkrete, nga p\u00ebrndjekja n\u00eb vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb rac\u00ebs, fes\u00eb, komb\u00ebsis\u00eb, pik\u00ebpamjeve politike ose an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shoq\u00ebror. Numri i aplikant\u00ebve p\u00ebr azil nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akute menj\u00ebher\u00eb pas heqjes s\u00eb regjimit t\u00eb vizave p\u00ebr shtetasit nga k\u00ebto vende. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbi 90% e t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave p\u00ebr azil t\u00eb paraqitura n\u00eb BE nga shtetasit e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb drejtuar p\u00ebr n\u00eb Gjermani. Megjithat\u00eb, shum\u00eb pak prej t\u00eb ardhurve t\u00eb rinj p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb statusin e azilantit. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se shumica e tyre kan\u00eb kryesisht arsye ekonomike p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani. Procesi i shqyrtimit t\u00eb aplikimeve t\u00eb tyre konsumon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb burimeve q\u00eb ka n\u00eb dispozicion sistemi gjerman i azilit, gj\u00eb q\u00eb fare qart\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb azilk\u00ebrkuesve, t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, periudha e q\u00ebndrimit t\u00eb aplikant\u00ebve p\u00ebr azil nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb minimizohet. Me q\u00ebllim p\u00ebrshpejtimin e procedimit t\u00eb aplikimeve t\u00eb tilla, Qeveria Federale po planifikon miratimin e legjislacionit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb klasifikuar k\u00ebto vende si vende t\u00eb sigurta t\u00eb origjin\u00ebs. Gjithsesi, ajo q\u00eb po aplikohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u00ebsht\u00eb: shtetasit shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb azil n\u00eb Gjermani. Ata n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb rikthehen. Prandaj \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil n\u00eb Gjermani.<br \/>\nGjermania pret p\u00ebraf\u00ebrsisht 200.000 aplikime p\u00ebr azil n\u00eb vitin 2014 (nga t\u00eb cilat 175.000 jan\u00eb aplikime p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe 25.000 aplikime vijuese). N\u00eb 2013 ka pasur af\u00ebrsisht 127.000 aplikime q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Gjermania do t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rritje t\u00eb madhe, p\u00ebrtej rritjes n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb BE. Kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb probleme dhe barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Zyr\u00ebn Federale t\u00eb Emigracionit, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kryerjen e procedurave t\u00eb azilit, si edhe p\u00ebr Landet Federale dhe autoritetet lokale, t\u00eb cilat nga ana e tyre jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr akomodimin e azilk\u00ebrkuesve.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> Bundestagu gjerman ka miratuar koh\u00ebt e fundit rregulla t\u00eb reja si mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur fluksin e azilk\u00ebrkuesve. Ju lutem a mund t\u00eb paraqisni thelbin e k\u00ebtyre rregullave? A jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb aspekte humanitare dhe kur hyjn\u00eb n\u00eb fuqi k\u00ebto rregulla?<\/p>\n<p><strong>Thomas de Maizi\u00e8re:<\/strong> Qeveria Federale po planifikon t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb akt ligjor p\u00ebr klasifikimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si Bosnj\u00eb-Hercegovina, ish-Republikat Jugosllave t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe Serbis\u00eb si vende t\u00eb sigurta t\u00eb origjin\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrpunimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr azil nga shtetasit e k\u00ebtyre vendeve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pak shanse p\u00ebr sukses dhe p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar k\u00ebshtu nj\u00eb riatdhesim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb tyre.<br \/>\nProcedura ligjore p\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt akt vazhdon ende por projekt akti \u00ebsht\u00eb miratuar tashm\u00eb nga Parlamenti.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> Shqip\u00ebria nuk b\u00ebn pjes\u00eb ende n\u00eb list\u00ebn e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat Gjermania i konsideron si vende t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs. A do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje mes Qeveris\u00eb Federale dhe asaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lidhur me azilk\u00ebrkuesit?<\/p>\n<p><strong>Thomas de Maizi\u00e8re:<\/strong> Ne do t\u00eb shqyrtojm\u00eb n\u00ebse Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb list\u00ebn e vendeve t\u00eb sigurta t\u00eb origjin\u00ebs. Ne po shohim nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb numrit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr azil t\u00eb paraqitura nga shtetas shqiptar\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur azilin. N\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, 3913 shtetas shqiptar\u00eb k\u00ebrkuan azil n\u00eb Gjermani krahasuar me 325 aplikime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2013. Ne do t\u00eb monitorojm\u00eb nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb prirje dhe do t\u2019i japim p\u00ebrgjigjen e duhur. P\u00ebrvoja n\u00eb Franc\u00eb tregon se klasifikimi i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si vende t\u00eb sigurta t\u00eb origjin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb efektive. Q\u00ebkur Franca klasifikoi Shqip\u00ebrin\u00eb si vend t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb dhjetor 2013, numri i azikl\u00ebrkuesve atje \u00ebsht\u00eb ulur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb. <\/p>\n<p>Qeveria gjermane \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt me qeverit\u00eb e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor edhe p\u00ebr rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr azil. Ne nuk po planifikojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Qeveria Federale dhe qeverit\u00eb e vendeve t\u00eb origjin\u00ebs kryesisht kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objektiv, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtja e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetasve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE dhe reduktimi i numrit t\u00eb aplikimeve t\u00eb pabazuara p\u00ebr azil. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb integrim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pakicave t\u00eb tilla si rom\u00ebt n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr rrjeteve t\u00eb migrimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.Vendet e interesuara duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe t\u00eb shtojn\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00eb k\u00ebto fusha. N\u00eb bisedimet q\u00eb kam pasur kam inkurajuar partner\u00ebt e mi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto masa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DW Intervist\u00eb ekskluzive me Ministrin e Brendsh\u00ebm Federal t\u00eb Gjermanis\u00eb, Thomas de Maizi\u00e8re. DW: Z. Minist\u00ebr de Maizi\u00e8re, cilat jan\u00eb motivet kryesore politike t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me homologun Tuaj francez BernardCazeneuve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Serbi, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur m\u00eb par\u00eb? Thomas de Maizi\u00e8re: Arsyeja e vizit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me kolegun tim francez [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-8346","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8346","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8346"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8346\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}