{"id":84312,"date":"2025-06-29T18:10:35","date_gmt":"2025-06-29T16:10:35","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shperngulja-ngjarja-qe-nderroi-rrjedhat-e-historise-se-islamit\/"},"modified":"2025-06-29T18:11:38","modified_gmt":"2025-06-29T16:11:38","slug":"shperngulja-ngjarja-qe-nderroi-rrjedhat-e-historise-se-islamit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shperngulja-ngjarja-qe-nderroi-rrjedhat-e-historise-se-islamit\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebrngulja, ngjarja q\u00eb nd\u00ebrroi rrjedhat e historis\u00eb s\u00eb Islamit"},"content":{"rendered":"<div>\n            <!-- image --><\/p>\n<div class=\"td-post-featured-image\">\n<figure><a href=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?fit=960%2C959&amp;ssl=1\" data-caption=\"Prof. Ekrem Maqedonci\"><img loading=\"lazy\" width=\"696\" height=\"695\" class=\"entry-thumb td-modal-image lazyload\" alt=\"\" title=\"ekrem maqedonci\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=696,695&#038;ssl=1\" decoding=\"async\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?w=960&amp;ssl=1 960w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=300%2C300&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=150%2C150&amp;ssl=1 150w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=768%2C767&amp;ssl=1 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=696,695&#038;ssl=1 696w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=420%2C420&amp;ssl=1 420w\" data-sizes=\"auto\" data-eio-rwidth=\"696\" data-eio-rheight=\"695\"\/><noscript><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"696\" height=\"695\" class=\"entry-thumb td-modal-image\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=696,695&#038;ssl=1\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?w=960&amp;ssl=1 960w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=300%2C300&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=150%2C150&amp;ssl=1 150w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=768%2C767&amp;ssl=1 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=696,695&#038;ssl=1 696w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekrem-maqedonci.jpg?resize=420%2C420&amp;ssl=1 420w\" sizes=\"auto, (max-width: 696px) 100vw, 696px\" alt=\"\" title=\"ekrem maqedonci\" data-eio=\"l\"\/><\/noscript><\/a><figcaption class=\"wp-caption-text\">Prof. Ekrem Maqedonci<\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n<p>            <!-- content --><\/p>\n<p>N\u00ebse ju nuk e ndihmoni (Muhamedin a.s.), at\u00eb e ka ndihmuar Allahu, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur pabesimtar\u00ebt e detyruan t\u00eb emigronte vet\u00eb t\u00eb dytin (me Ebu Bekrin), kur ata ishin n\u00eb shpell\u00eb dhe (Muhamedi a.s.) i thoshte shokut t\u00eb vet\u00eb (Ebu Bekrit r.a.): \u201cMos u pik\u00ebllo (friko) se v\u00ebrtet\u00eb Allahu \u00ebsht\u00eb me ne\u2026\u201d (Et-Tevbe, 40)<br \/>Ardhja e Muhamedit a.s. ishte n\u00eb momentet m\u00eb kritike, n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb kulminacionin e devijimit t\u00eb njer\u00ebzimit, at\u00ebher\u00eb kur njer\u00ebzia kishin lajthitur larg nga e v\u00ebrteta, sepse kishte kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb nga misioni i Isait a.s, deri te misioni i Muhamedit a.s. Kjo periudh\u00eb kohore n\u00eb historin\u00eb islame njihej si koha e injoranc\u00ebs dhe padrejt\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha. Ajo ishte koha kur i forti e d\u00ebmtonte t\u00eb ligun, pasaniku e shtypte t\u00eb varfrin, kur kryheshin gjakderdhje e krime duke u thirrur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb traditave dhe kabileve t\u00eb tyre, ishte kjo koh\u00eb kur njer\u00ebzit e adhuronin gurin, zjarrin, idhujt, dhe sendet e kota.<br \/>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Muhamedi a.s. filloi misionin e tij, orvatej n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i orientuar njer\u00ebzit kah e v\u00ebrteta, mir\u00ebpo nuk ishte leht\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb njer\u00ebzimit, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb fund epok\u00ebs se besimeve t\u00eb kota, epok\u00ebs s\u00eb injoranc\u00ebs dhe mosdijes, p\u00ebr ta filluar nj\u00eb faqe t\u00eb re dhe t\u00eb past\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti.<br \/>Ishin Kurejshit\u00ebt t\u00eb par\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt u munduan n\u00eb \u00e7far\u00eb do m\u00ebnyre ti shtypin udh\u00ebzimet e tij. Ata provuan q\u00eb ta bindin Muhamedin a.s. t\u00eb t\u00ebrhiqet nga thirrja e tij n\u00eb Islam. I ofruan atij oferta t\u00eb ndryshme, t\u00eb udh\u00ebheqjes, pasuris\u00eb, martes\u00ebs etj., vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb Muhamedi a.s. ta ndryshonte q\u00ebndrimin e tij p\u00ebrball besimeve idhujtare dhe zakoneve injorante q\u00eb mbizot\u00ebronin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Muhamedi a.s. ishte i vendosur ne misionin e tij, sepse q\u00ebllimi i tij nuk ishte q\u00eb ai t\u00eb arrinte te ndonj\u00eb post politik, ekonomik, social apo ndonj\u00eb dobi t\u00eb k\u00ebsaj dynjaje \u00e7far\u00eb do qoft\u00eb ajo.<br \/>N\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Muhamedit a.s. p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme, ishte edhe vet\u00eb Hixhreti, ku t\u00eb gjith\u00eb historian\u00ebt islam e konsideruan si hapin m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb Muhamedit a.s. n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si ngjarjen e cila nd\u00ebrroi rrjedhat e historis\u00eb s\u00eb Islamit. Pas hixhretit musliman\u00ebt fitojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, tejkalo jn\u00eb etap\u00ebn e injoranc\u00ebs dhe rob\u00ebris\u00eb. Tani e tutje, do jen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb dijes dhe pun\u00ebs, zbulues t\u00eb shum\u00eb shkencave njer\u00ebzore, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kjo ndodhi e r\u00ebnd\u00ebsishme pas vete la shum\u00eb m\u00ebsime, urt\u00ebsi e leksione, q\u00eb njer\u00ebzia do p\u00ebrfitojn\u00eb nga to deri n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit.<\/p>\n<p>Leksione nga shp\u00ebrngulja e Muhamedit a.s.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr leksionet, urt\u00ebsit\u00eb, m\u00ebsimet, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ndodhis\u00eb s\u00eb hixhretit, dijetar\u00ebt islam theksuan:<br \/>1- Para hixhretit Pejgamberi a.s. ishte i orientuar ne formimin e personaliteteve, bashk\u00ebpunonte me disa persona t\u00eb caktuar, pa ndonj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Nd\u00ebr sa pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Medine orientohet n\u00eb formimin dhe themelimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit. Pik\u00ebrisht pas k\u00ebsaj ndodhie musliman\u00ebt filluan formimin e ushtris\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb tyre ekonomike, sociale dhe shoq\u00ebrore.<br \/>2- Bashkimi i musliman\u00ebve n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ku t\u00eb gjith\u00eb do jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjet e tyre, ishte nj\u00eb nga dobit\u00eb kryesore t\u00eb hixhretit. Tani ata do ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit, m\u00ebsimit dhe praktikimit t\u00eb islamit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pa ndonj\u00eb penges\u00eb apo rrezik nga pabesimtar\u00ebt e asaj kohe.<br \/>3- Zbulimi i fytyrave t\u00eb mynafik\u00ebve n\u00eb Medine ishte dobi e madhe p\u00ebr musliman\u00ebt, sepse kuptuan armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm t\u00eb tyre. N\u00eb Mek\u00eb mushrik\u00ebt ishin ata t\u00eb cil\u00ebt f lisnin dhe b\u00ebnin thirrje kund\u00ebr Muhamedit a.s. dhe pa suesve t\u00eb tij, ishin ata t\u00eb cil\u00ebt bartnin bajrakun n\u00eb luft\u00ebn e tyre kund\u00ebr besimtar\u00ebve, kjo gj\u00eb u mund\u00ebsonte mynafik\u00ebve q\u00eb t\u00eb fshiheshin pas veprimeve t\u00eb tyre dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pa ditur p\u00ebr Muhamedin a.s. Nd\u00ebrsa n\u00eb Medine pas progresit dhe t\u00eb arriturave t\u00eb musliman\u00ebve, mllefi i munafik\u00ebve n\u00eb krye me Abdullah bin Ubej bin Selul filloi t\u00eb shfaqet haptazi.(1) Muhamedi a.s. me sahab\u00ebt e tij kuptuan armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm dhe filluan t\u00eb ken\u00eb kujdes ndaj tyre.<br \/>4- Hixhreti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndodhi e madhe historike q\u00eb na m\u00ebson neve se rezultatet arrihen vet\u00ebm me pun\u00eb.(2) Muhamedi a.s. kur la vendin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb tij, la vendlindjen e tij, ndihej i persekutuar dhe m\u00ebrzitur. N\u00eb ato momente Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm iu drejtua me nj\u00eb ajet Kuranor: \u201cM\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ai i cili ta zbriti ty Kuranin, prap\u00eb do t\u00eb kthej ty n\u00eb vendlindje (Meke)\u201d (El Kasas,85). Disa nga komentator\u00ebt e Kuranit mendojn\u00eb se, ky ajet ka qen\u00eb premtim i drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr Pejgamberin a.s. se ai do t\u00eb kthehet n\u00eb Meke, mir\u00ebpo ai me gjith\u00eb premtimin q\u00eb kishte, nuk q\u00ebndroi duarkryq n\u00eb Medine, organizoi sahab\u00ebt, formoi ushtrin\u00eb, b\u00ebri marr\u00ebveshje dhe luft\u00ebra, derisa erdhi si \u00e7lirimtar i Mek\u00ebs s\u00eb bekuar, e t\u00ebra kjo p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar neve se me pun\u00eb arrihen suksese t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>5- Me ndodhin\u00eb e hixhretit Muhamedi a.s. na m\u00ebsoi neve se, besimtari me imanin (besimin) dhe durimin t\u00eb tij, mund t\u00eb tejkalojm\u00eb edhe sprovat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebsaj dynjaje. Na tregoi neve se besimtari nuk gux on t\u00eb gjunj\u00ebzohet leht\u00eb para problemeve, telasheve dhe armiqve t\u00eb k\u00ebsaj dynjaje.(3) Na tregoi se p\u00ebrgatitja imanore, shpirt\u00ebrore, dhe morale luan rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e njeriut p\u00ebrball barrierave dhe problemeve njer\u00ebzore.<br \/>6- N\u00eb realizimin e projektit t\u00eb hixhretit ishin angazhuar disa t\u00eb rinj\u00eb, n\u00eb mesin e tyre vet\u00eb Aliu r.a. dhe f\u00ebmij\u00ebt e Ebu Bekrit r.a. Prandaj, ishte nj\u00eb indikacion se rinia Islame mund t\u00eb jet\u00eb faktor pozitiv n\u00eb shoq\u00ebri, dhe duhet t\u00eb kontribuoj n\u00eb realizimin e shum\u00eb projekteve t\u00eb musliman\u00ebve.(4)<br \/>7- Prij\u00ebsi i besimtar\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr besimtar\u00ebt dhe popullin e vet\u00eb. Pejgamberi a.s. nuk b\u00ebri shp\u00ebrnguljen nga Meka derisa t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt u shp\u00ebrngulen dhe u larguan nga Meka, derisa siguroi besimtar\u00ebt nga ndonj\u00eb rrezik i mundsh\u00ebm nga mushrik\u00ebt. Ai (dhe nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i Sahab\u00ebve)(5) ishin t\u00eb fundit q\u00eb mor\u00ebn rrug\u00ebn e hixhretit.(6)<br \/>8- Zgjedhja e Medin\u00ebs si qend\u00ebr t\u00eb Musliman\u00ebve tre gon p\u00ebr strategjin\u00eb dhe largpam\u00ebsin\u00eb e Pejgamberit a.s. Pozita gjeografike e Medin\u00ebs ishte e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr tu vet\u00ebmbrojtur nga \u00e7do sulm i mundsh\u00ebm i armikut. Prandaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr \u00e7do prij\u00ebs ushtarak q\u00eb t\u00eb mundohet t\u00eb gjej pozita gjeografike t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ushtrin\u00eb dhe luft\u00ebtar\u00ebt e tij.(7)<br \/>9- Dobi tjet\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrlidhet me zgjedhjen e Medin\u00ebs si qend\u00ebr p\u00ebr musliman\u00ebt, \u00ebsht\u00eb edhe dob\u00ebsimi i armi kut (kurejshit\u00ebve) n\u00eb aspektin ekonomik. Kurejshit\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb tregtin\u00eb e tyre me Sham (Sirin\u00eb e sotme), e b\u00ebnin duke ndjekur rrug\u00ebn Meke-Medine-Sham. Pas hixhretit tregtia dhe gjendja e tyre ekonomike ishte n\u00eb r\u00ebnie e sip\u00ebr. Tregtar\u00ebt nuk ndiheshin t\u00eb sigurt n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt Medin\u00ebs, sidomos kur ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr persekutimet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb ua kishin b\u00ebr\u00eb besimtar\u00ebve.<br \/>10- Dashuria dhe respekti i madh q\u00eb kishin banor\u00ebt e Medines (Ensar\u00ebt) p\u00ebr Muhamedin a.s dhe muhaxher\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej indikacioneve t\u00eb m\u00ebdha se, musliman\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb human dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb emigrant\u00ebt e larguar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb raste luft\u00ebrash apo krizash. Ensar\u00ebt me zem\u00ebrgjersi t\u00eb madhe hapen dyert e tyre p\u00ebr Muhamedin a.s. dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin emigruar me t\u00eb, me bujarin e tyre i ushqyen ata p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dhe ishin t\u00eb g\u00ebzuar dhe krenar me humanitetin e tyre. Transmeton Imam Buhariu nga El-berra bin Azib t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk i kam par\u00eb Medinasit asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar se sa dit\u00ebn q\u00eb prit\u00ebn Muhamedin a.s. (d.m.th. kur ai b\u00ebri hixhretin)\u201d.(8)<br \/>N\u00eb fund mund t\u00eb themi se, jeta, fjala dhe vepra e as nj\u00eb njeriu n\u00eb k\u00ebt\u00eb rruzull tok\u00ebsor nuk ka reflektuar e shndritur sa ajo e profetit Muhamed a.s.. T\u00ebr\u00eb jeta e tij ishte e st\u00ebrmbushur me urt\u00ebsi, m\u00ebsime dhe porosi. K\u00ebt\u00eb na e tregon edhe vet\u00eb Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb kur thot\u00eb: \u201cM\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ju shembull p\u00ebr jet\u00ebn tuaj keni Muhamedin a.s\u201d (El Ahzab, 21). Ibn Kethiri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ajet shprehet se \u00ebsht\u00eb ajeti baz\u00eb i cili iu tregon musliman\u00ebve se ata duhet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga fjal\u00ebt, veprat dhe ndodhit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe t\u00eb mundohen ta pasojn\u00eb at\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur.(9)<br \/>Edhe dijetar\u00ebt tjer\u00eb theksojn\u00eb se, shp\u00ebrngulja e Muhamedit a.s. prej Mek\u00ebs n\u00eb Medine, vuajtjet e p\u00ebrjetuara p\u00ebr ta udh\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb ymet n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, urt\u00ebsit\u00eb e konkluduara nga kjo ndodhi, motivojn\u00eb musliman\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shtuar dashurin, respektin, dhe vler\u00ebsimin e tyre p\u00ebr vul\u00ebn e profet\u00ebve, sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>________________<br \/>1) \u201cFi -t-terih el-islamij\u201d f. 49-50, Dr. Shevki Ebu Halil.<br \/>2) \u201cEs-siretu-nebevije\u201d (1-42) Dr. Mehdi Rizkullah Ahmed.<br \/>3) \u201cFikhu-siretu -nebevije\u201d f.193-207, Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan el-Buti.<br \/>4) \u201cEs-siretu-nebevije\u201d (1-42) Dr. Mehdi Rizkullah Ahmed.<br \/>5) Nuk kishte mbetur n\u00eb Mek\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Ebu Bekrit, Aliut, dhe nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i besimtar\u00ebve q\u00eb ishin penguar nga Mushrik\u00ebt p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb hixhretin.<br \/>6) \u201cMin mein es-sireti\u201d, f. 162, Salih Ahmed Esh-shemi.<br \/>7) \u201cSiretu-nebevije\u201d (1-443,444) Dr. Alij Muhamed Es-salabi.<br \/>8) \u201cSahihul Buhari\u201d nr. 3925.<br \/>9) \u201cTefsirul-Kuranil-Adhim\u201d (4-211) Ibn Kethir.<\/p>\n<p>Dituria Islame 290<\/p>\n<p><strong>Prof. Ekrem Maqedonci<\/strong><\/p>\n<\/p><\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Ekrem Maqedonci N\u00ebse ju nuk e ndihmoni (Muhamedin a.s.), at\u00eb e ka ndihmuar Allahu, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur pabesimtar\u00ebt e detyruan t\u00eb emigronte vet\u00eb t\u00eb dytin (me Ebu Bekrin), kur ata ishin n\u00eb shpell\u00eb dhe (Muhamedi a.s.) i thoshte shokut t\u00eb vet\u00eb (Ebu Bekrit r.a.): \u201cMos u pik\u00ebllo (friko) se v\u00ebrtet\u00eb Allahu \u00ebsht\u00eb me ne\u2026\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":84313,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-84312","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84312"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84312\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84314,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84312\/revisions\/84314"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}