{"id":84458,"date":"2025-07-10T13:34:35","date_gmt":"2025-07-10T11:34:35","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dosja-e-prokurorise-nje-prokuror-e-nje-gjyqtare-ne-vendngjarje-si-deshmitare-rrefimi-i-tyre-per-rastin-e-agon-zejnullahut\/"},"modified":"2025-07-10T13:34:35","modified_gmt":"2025-07-10T11:34:35","slug":"dosja-e-prokurorise-nje-prokuror-e-nje-gjyqtare-ne-vendngjarje-si-deshmitare-rrefimi-i-tyre-per-rastin-e-agon-zejnullahut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dosja-e-prokurorise-nje-prokuror-e-nje-gjyqtare-ne-vendngjarje-si-deshmitare-rrefimi-i-tyre-per-rastin-e-agon-zejnullahut\/","title":{"rendered":"Dosja e Prokuroris\u00eb: Nj\u00eb prokuror e nj\u00eb gjyqtare n\u00eb vendngjarje si d\u00ebshmitar\u00eb- rr\u00ebfimi i tyre p\u00ebr rastin e Agon Zejnullahut"},"content":{"rendered":"<div>\n            <!-- image --><\/p>\n<div class=\"td-post-featured-image\"><a href=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?fit=879%2C516&amp;ssl=1\" data-caption=\"\"><img loading=\"lazy\" width=\"696\" height=\"409\" class=\"entry-thumb td-modal-image lazyload\" alt=\"\" title=\"agoni\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=696,409&#038;ssl=1\" decoding=\"async\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?w=879&amp;ssl=1 879w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=300%2C176&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=768%2C451&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=715%2C420&amp;ssl=1 715w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=150%2C88&amp;ssl=1 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=696,409&#038;ssl=1 696w\" data-sizes=\"auto\" data-eio-rwidth=\"696\" data-eio-rheight=\"409\"\/><noscript><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"696\" height=\"409\" class=\"entry-thumb td-modal-image\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=696,409&#038;ssl=1\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?w=879&amp;ssl=1 879w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=300%2C176&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=768%2C451&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=715%2C420&amp;ssl=1 715w, https:\/\/i0.wp.com\/www.mesazhi.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=150%2C88&amp;ssl=1 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/agoni.jpg?resize=696,409&#038;ssl=1 696w\" sizes=\"auto, (max-width: 696px) 100vw, 696px\" alt=\"\" title=\"agoni\" data-eio=\"l\"\/><\/noscript><\/a><\/div>\n<p>            <!-- content --><\/p>\n<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka siguruar Dosjen e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtar\u00ebve policor\u00eb: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia t\u00eb qytetarit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan. Ndaj pes\u00eb t\u00eb dyshuarve, Gjykata n\u00eb Lipjan ka caktuar mas\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Dosjen e Prokuroris\u00eb, si d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb q\u00eblluan n\u00eb nat\u00ebn kritike n\u00eb vendin e ngjarjes tregohet se ishin qytetari G.B., prokurori Ardian Emini dhe bashk\u00ebshortja e tij- gjyqtarja Elvira Emini. Ata kan\u00eb d\u00ebshmuar se tani i ndjeri Zejnullahu at\u00eb nat\u00eb kishte shfaqur sjellje t\u00eb pakontrolluara, kishte ndal\u00eb vetura, madje e kishte goditur n\u00eb kok\u00eb gjyqtaren Emini.<\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, m\u00eb 7 korrik n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitarit \u00ebsht\u00eb intervistuar qytetari G.B., i cili ka th\u00ebn\u00eb se rreth or\u00ebs 00:00 ka qen\u00eb n\u00eb vetur\u00ebn \u201cGolf 7\u201d dhe duke kaluar kishte par\u00eb tani t\u00eb ndjerin Agon Zejnullahu i cili ishte af\u00ebr nj\u00eb veture \u201cTiguan\u201d dhe d\u00ebshironte t\u00eb hynte n\u00eb at\u00eb vetur\u00eb. Mir\u00ebpo, thot\u00eb se nga ajo vetur\u00eb dol\u00ebn nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb grua, t\u00eb cil\u00ebt nuk e lejuan t\u00eb hynte n\u00eb vetur\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb moment kishte menduar se po kacafyteshin.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari G.B., ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb at\u00eb moment e ka ndal\u00eb vetur\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb afruar tek k\u00ebta persona, duke menduar se jan\u00eb duke u kacafytur dhe kishte dashur t\u2019i ndaj\u00eb, por se kur ishte afruar e kuptoi se nuk po kacafyteshin por q\u00eb vozit\u00ebsi i vetur\u00ebs i tha se Agoni d\u00ebshironte t\u00eb hynte n\u00eb vetur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam marr\u00eb Agonin dhe e kam afruar tek vetura ime, ku jam munduar ta qet\u00ebsoj dhe e kam pyetur se \u00e7far\u00eb ka, nd\u00ebrsa i nj\u00ebjti vet\u00ebm m\u00eb thoshte \u201clargomi se po m\u00eb ngucin, mos i le me m\u00eb nguc njer\u00ebzit rri me mua\u201d ku k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb e ka p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb\u201d, citohet se deklaroi d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, tani i ndjeri kishte qen\u00eb i d\u00ebrrmuar dhe mezi q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i dilte shkum\u00eb nga goja.<\/p>\n<p>\u201cDisa her\u00eb jam munduar ta bind\u00eb q\u00eb ta d\u00ebrgoj tek doktori apo tek sht\u00ebpia e tij, mir\u00ebpo nuk ka pranuar, m\u00eb pas aty ka ardhur edhe Prokurori Ardian Emini, i cili ka qen\u00eb kalimtar i rastit dhe i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb ndalur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shikuar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur pasi q\u00eb njihemi mes vete\u201d, tha G.B.<\/p>\n<p>Sipas tij, tani i ndjeri gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs kishte ndjesin\u00eb se dikush po e ndjek dhe n\u00eb momentin q\u00eb ndonj\u00eb kalimtar i kalonte af\u00ebr, ai menj\u00ebher\u00eb shikonte se si t\u00eb largohej nga aty. Por. thot\u00eb se e bindi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, duke menduar se do t\u00eb vij\u00eb ndihma e par\u00eb dhe do ta qet\u00ebsonin at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPas disa minutave aty ka ardh\u00eb nj\u00eb patrull\u00eb policore dhe Agoni ka dashur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb vetur\u00eb zyrtare, por jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb, por \u00e7do vetur\u00eb q\u00eb ka kaluar Agoni ka dashur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb vetur\u00eb dhe n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb afruar af\u00ebr vetur\u00ebs zyrtare Agoni \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb, m\u00eb pas kur \u00ebsht\u00eb ngritur \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb vetur\u00eb mir\u00ebpo zyrtar\u00ebt policor\u00eb nuk e kan\u00eb ditur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe e kan\u00eb p\u00ebrdorur sprejin lotsjell\u00ebs, e m\u00eb pas Agoni ka hyr\u00eb n\u00eb vetur\u00ebn time\u201d, citohet se deklaroi G.B.<\/p>\n<p>N\u00eb Dosje thuhet se d\u00ebshmitari deklaroi q\u00eb tani i ndjeri Zejnullahu i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb mos t\u2019i lejoj\u00eb \u201cta ngucin\u201d, duke e p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb dhe shikonte rreth vetur\u00ebs n\u00ebse ndodhet dikush n\u00eb t\u00eb dhe duke menduar vet\u00ebm si t\u00eb dal\u00eb nga vetura p\u00ebr t\u2019u larguar.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb vetur\u00eb prap\u00eb ka pasur shkum\u00eb n\u00eb goj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e fshinte me bluz\u00eb tek kraharori her\u00eb pas here\u201d, thuhet se deklaroi G.B.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ka th\u00ebn\u00eb se Agoni disa her\u00eb kishte tentuar t\u00eb dal\u00eb nga vetura por q\u00eb e ndaloi, duke u munduar ta qet\u00ebsonte sepse e kishte par\u00eb se di\u00e7ka nuk ishte n\u00eb rregull dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje e kishte par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb moment Agoni e ka shtyr\u00eb der\u00ebn e vetur\u00ebs duke e hapur dhe ka dal\u00eb nga vetura me \u00eb\u2019rast ka tentuar t\u00eb largohet nga zyrtar\u00ebt policor, mir\u00ebpo t\u00eb nj\u00ebjtit e kan\u00eb kapur dhe e kan\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr tok\u00eb, m\u00eb pas nga nj\u00eb vetur\u00eb e modelit Audi me ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb ka dal\u00eb nj\u00eb qytetar me rroba civile i cili m\u00eb duket se ka qen\u00eb zyrtar policor sepse i nj\u00ebjti ju ka ndihmuar gjat\u00eb arrestimit, un\u00eb i kam njoftuar zyrtar\u00ebt policor q\u00eb t\u00eb mos e ngucin sepse Agoni nuk ka fuqi p\u00ebr t\u00eb rezistuar, nd\u00ebrsa e kam d\u00ebgjuar Agonin duke ju th\u00ebn\u00eb polic\u00ebve \u201cmos m\u00eb lidhni se nuk kam b\u00ebr\u00eb kurgjo\u201c, citohet se deklaroi G.B.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb momentin kur zyrtar\u00ebt policor\u00eb ishin mbi trupin e Agonit dhe nj\u00ebri prej tyre ia kishte vendosur gjurin mbi shpin\u00eb tek pjesa e qaf\u00ebs duke e shtypur p\u00ebr toke, at\u00ebher\u00eb, Agoni u kishte th\u00ebn\u00eb \u201cnuk muni mem lidh se un\u00eb punoj sigurim\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026dhe pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve un\u00eb e kam marr\u00eb nj\u00eb shof\u00ebr metalike t\u00eb cil\u00ebn ja kam afruar zyrtarit policor sepse i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe aty i kam par\u00eb dy apo tri tuba shkum\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe ju kam th\u00ebn\u00eb zyrtar\u00ebve policor lene mos e munoni se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje me ba kurgjo, mir\u00ebpo asnj\u00eb prej zyrtar\u00ebve nuk ka folur me mua, nd\u00ebrsa m\u00eb pas e kam par\u00eb se Agonin kan\u00eb tentuar ta ngrisin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb por q\u00eb ka qen\u00eb pa vet\u00ebdije\u201d, deklaroi G.B.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Prokuroris\u00eb, ky d\u00ebshmitar ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb pas zyrtar\u00ebt policor\u00eb jan\u00eb munduar t\u2019ia lagin syt\u00eb Agonit dhe jan\u00eb munduar ta kthjellin me shuplaka n\u00eb faqe, e q\u00eb m\u00eb pas aty erdhi autoambulanca, ku menj\u00ebher\u00eb Agonin e kan\u00eb vendosur n\u00eb lese, e ku Agoni ende i kishte duart e lidhura. M\u00eb pas, d\u00ebshmitari tha se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e di \u00e7far\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u00c7ka deklaroi prokurori Ardian Emini, n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitarit?<\/p>\n<p>Prokurori Ardian Emini ka deklaruar se ai dhe bashk\u00ebshortja- gjyqtarja Elvira Emini at\u00eb nat\u00eb kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur. Tha se gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar kishte qen\u00eb prokuror kujdestar dhe se n\u00eb koh\u00ebn kur ishte duke ecur me bashk\u00ebshorten, \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga Policia p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime lidhur me nj\u00eb rast. N\u00eb at\u00eb moment, tha se bashk\u00ebshortja e tij b\u00ebrtiti dhe pa nj\u00eb person q\u00eb u largua nga prapa tyre dhe se bashk\u00ebshortja i tha se e kishte goditur me grusht prapa n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI nj\u00ebjti person q\u00eb p\u00ebr mua ishte i panjohur kaloj me vrap n\u00eb shiritin e kund\u00ebrt t\u00eb rrug\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb me duar para dhe duke penguar automjetet q\u00eb l\u00ebviznin, menj\u00ebher\u00eb kam kontaktuar Stacionin Policor n\u00eb Lipjan duke i njoftuar se nj\u00eb person b\u00ebn veprime t\u00eb pakontrolluara duke sulmuar kalimtar\u00ebt e rastit por edhe veturat\u201d, citohet se deklaroi prokurori.<\/p>\n<p>E p\u00ebr nj\u00eb moment, ai ka th\u00ebn\u00eb se pa q\u00eb ai person ka ndalur nj\u00eb vetur\u00eb dhe ka tentuar t\u00eb hyj\u00eb apo ka hyr\u00eb brenda saj, pasi nuk i kujtohet sakt\u00eb ngase ishte n\u00eb larg\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 me sa kam par\u00eb e ka goditur nj\u00eb person brenda k\u00ebsaj veture, pastaj vozit\u00ebsi i k\u00ebsaj veture ka dal\u00eb jasht\u00eb dhe se kam par\u00eb jan\u00eb kacafytur mes vete e m\u00eb pas vozit\u00ebsi ka hipur n\u00eb vetur\u00eb duke u larguar nga vendi i ngjarjes, pastaj qytetari n\u00eb fjal\u00eb ka penguar nj\u00eb vetur\u00eb tjet\u00ebr e cila nuk \u00ebsht\u00eb ndaluar, sa kam v\u00ebrejtur kjo vetur\u00eb e ka goditur pak n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb\u201d, deklaroi prokurori.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Emini tha se tani i ndjeri ka vazhduar t\u00eb pengoj\u00eb edhe vetura t\u00eb tjera e pastaj ka kaluar n\u00eb shiritin tjet\u00ebr n\u00eb trotuar dhe bisedonte me nj\u00eb person i cili e kishte ndal\u00eb vetur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 e po ashtu edhe un\u00eb jam afruar p\u00ebr ta qet\u00ebsuar p\u00ebr sigurin\u00eb e tij dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, i nj\u00ebjti ka qen\u00eb n\u00eb gjendje halucinacione me aq sa un\u00eb e kam par\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, merremi vesh si burrat, nuk ju kam p\u00ebrgjigjur duke pritur patrull\u00ebn policore, personin tjet\u00ebr i cili ishte ndaluar me vetur\u00eb e kam njohur si qytetar por emrin e tij nuk e di, i nj\u00ebjti bisedonte me t\u00eb dyshuarin duke i th\u00ebn\u00eb se a t\u00eb d\u00ebrgoj tek sht\u00ebpia apo t\u00eb d\u00ebrgoj tek vetura jote\u201d, kishte deklaruar prokurori.<\/p>\n<p>Ai tha se tani i ndjeri i kishte treguar se ku e ka vetur\u00ebn, por nuk kishte pranuar ta d\u00ebrgonte n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 thash sipas njohurive q\u00eb kam i nj\u00ebjti ka kund\u00ebrmuar n\u00eb alkool dhe sipas p\u00ebrshkrimit tim ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb alkoolizuar dhe nga goja kishte vazhdimisht fluska p\u00ebshtyme apo shkum\u00eb t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb ballon\u00ebve, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb mbi vetull ka pasur nj\u00eb plag\u00eb dhe ka qen\u00eb pak i gjakosur, syt\u00eb i ka pasur n\u00e7 gjendje t\u00eb hapur jo normale\u201d, tha Emini.<\/p>\n<p>Sipas tij, patrulla policore \u00ebsht\u00eb vonuar diku 10-15 minuta, pasi i kishte telefonuar s\u00ebrish i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se patrulla ishte n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, e pasi u kishte th\u00ebn\u00eb se personi n\u00eb fjal\u00eb kishte sjellje t\u00eb rrezikshme dhe mund t\u00eb paraqes\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e tij dhe t\u00eb qytetar\u00ebve, i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se shum\u00eb shpejt vjen patrulla policore.<\/p>\n<p>\u201c\u2026ne kemi q\u00ebndruar rreth 2 apo 3 minuta, ku ky person ka folur vet me vete fjal\u00eb t\u00eb pakuptimta, pas 2 apo 3 minutave qytetari q\u00eb ka qen\u00eb af\u00ebr ka insistuar ta d\u00ebrgoj n\u00eb sht\u00ebpi por i nj\u00ebjti nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur dhe un\u00eb jam larguar duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb qytetit, i dyshuari ka filluar t\u00eb vrapoj\u00eb para meje n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment ka ardhur patrulla policore nga rruga e ambulantes si\u00e7 njihet, i dyshuari ashtu n\u00eb vrapim t\u00eb pakontrolluar tenton t\u00eb hap\u00eb der\u00ebn e an\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb prapa t\u00eb vetur\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb por nuk ka arritur ta hap\u00eb dhe n\u00eb momentin q\u00eb vetura e Policis\u00eb ka l\u00ebvizur i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb dhe nga ky moment un\u00eb dhe bashk\u00ebshortja ime kemi vazhduar p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn ton\u00eb dhe nuk kemi par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhur m\u00eb tej\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, sa i p\u00ebrket sulmit q\u00eb tani i ndjeri i ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, u kishte th\u00ebn\u00eb se po t\u00eb jet\u00eb nevoja do ta kontaktoj\u00eb Policia.<\/p>\n<p>\u00c7ka deklaroi gjyqtarja Elvira Emini n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitares?<\/p>\n<p>Gjyqtarja Emini ka th\u00ebn\u00eb se ajo me bashk\u00ebshortin e saj Ardian Emini derisa ishin duke ecur nat\u00ebn kritike, kishte v\u00ebrejtur nj\u00eb person q\u00eb po b\u00ebnte sjellje t\u00eb pakontrolluara.<\/p>\n<p>\u201cTek vendi i ndarjes mes dy shiritave, e kam v\u00ebrejtur se i nj\u00ebjti ishte kapur p\u00ebr shtyll\u00ebn e ndri\u00e7imit t\u00eb nat\u00ebs, dhe t\u00ebrhqur zvarr\u00eb p\u00ebr shtylle, sa n\u00eb an\u00ebn e majft\u00eb e n\u00eb t\u00eb djasht\u00ebn. Po ashtu e qitke nga nj\u00eb hap n\u00eb rrug\u00eb, para vetuave q\u00eb kalonin, dhe p\u00ebrs\u00ebri u kthejke\u201d, citohet se deklaroi Emini.<\/p>\n<p>Sipas saj, pasi e kishte v\u00ebrejtur se Zejnullahu po i b\u00ebnte k\u00ebto sjellje, nuk kishte shikuar drejt nga frika se ishte person me \u00e7rregullime, dhe pasi kishin kaluar at\u00eb pjes\u00eb, bashk\u00ebshorti i tij i cili ishte kujdestar si prokuror, n\u00eb at\u00eb moment e kishte nj\u00eb telefonat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026deri sa ishte duke biseduar n\u00eb telefon, un\u00eb u koncentrova n\u00eb rrug\u00eb dhe vazhduam te ecim, dhe p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb e kam v\u00ebrejt\u00eb hapat e atij personi dhe pasi i kam d\u00ebgju hapat, jam mundu mu largu pak, por ishte e kote sepse ai personi m\u00eb goditi pas kok\u00ebs, dhe p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb iku, e kaloj rrug\u00ebn dhe doli prap\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dy korsive duke vazhduar me sjelljet e tij\u201d, ka deklaruar gjyqtarja.<\/p>\n<p>Ajo tha se n\u00eb ato momente kishte b\u00ebrtitur shum\u00eb dhe i kishte th\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit ta lajm\u00ebroj\u00eb Policin\u00eb. Tha se tani t\u00eb ndjerin e pa prap\u00eb duke u dal\u00eb veturave p\u00ebrpara, dhe se nj\u00eb vetur\u00eb u ndal p\u00ebr t\u00eb mos e shkelur.<\/p>\n<p>Sipas saj, tani i ndjeri e kishte hapur der\u00ebn e prapme t\u00eb asaj veture dhe dhe hyri n\u00eb vetur\u00eb, nd\u00ebrsa shoferi kishte dal\u00eb p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb nga vetura dhe e kishte nxjerr\u00eb jasht\u00eb saj, duke e t\u00ebrhequr zvarr\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr e vetur\u00ebs kishte dal\u00eb nj\u00eb grua, e cila mundohej ta kapte shoferin me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i ikte rrezikut nga ky person.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, tha se tani i ndjeri kishte ndal\u00eb vetura t\u00eb tjera, u kishte dal\u00eb p\u00ebrpara dhe se e kishte par\u00eb q\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb e ka goditur pak, e q\u00eb i nj\u00ebjti kishte r\u00ebn\u00eb p\u00ebr tok\u00eb. Tha se vetura kishte vazhduar, teksa Zejnullahu u dilte p\u00ebrpara gjitha veturave, gati duke bllokuar gjith\u00eb komunikacionin.<\/p>\n<p>Gjyqtarja tha se bashk\u00ebshorti i saj e lajm\u00ebroi Policin\u00eb duke u treguar se personi n\u00eb fjal\u00eb po b\u00ebnte sjellje t\u00eb pakontrolluara, tha se prit\u00ebn pak, e m\u00eb pas prokurori u afrua ta qet\u00ebsoj\u00eb tani t\u00eb ndjerin. Tha se prej atij momenti kur po q\u00ebndronte me bashk\u00ebshortin e saj, ai person nuk kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb probleme.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar, dhe kisha frik\u00ebn mos po e sulmon edhe bashk\u00ebshortin tim. Pas rreth 10-15 minutash ka ardh patrulla policore, edhe ne momentin kur ka ardh patrulla, ende pa arrit mire, bashk\u00ebshorti im u nis n\u00eb drejtim timin sepse u lodh duke prit dhe ne ato momente ai person u nis pas bashk\u00ebshortit tim ne drejtim tonin, dhe ata pun\u00ebtor\u00ebt e taksive kan\u00eb ikur brenda ne lokal nga frika mos po i sulmon i nj\u00ebjti, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk e dija kah te ia mbaja, kisha friken se mos po vjen me me sulmua mua\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Por, tha se n\u00eb ato momente arriti patrulla policore dhe se Zejnullahu ishte n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, ku me sa ka par\u00eb, e kishte hapur der\u00ebn e vetur\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar, pastaj \u00ebsht\u00eb ngritur dhe ka filluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, e q\u00eb policia kishte vrapuar n\u00eb drejtim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 ai person tentojke p\u00ebr t\u00eb i ik\u00eb polic\u00ebve dhe m\u00eb tej ka vrapu tek nj\u00eb vetur\u00eb e bardh\u00eb Golf, dhe e ka hap der\u00ebn \u00ebsht\u00eb fut n\u00eb at\u00eb vetur\u00eb. Ne u lodh\u00ebm pas k\u00ebsaj ngjarje dhe vendos\u00ebm t\u00eb ecim p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Un\u00eb dhe bashk\u00ebshorti u dakorduam q\u00eb mos t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ankes\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, duke marr parasysh edhe pozitat t\u00eb cilat i kemi nk desh\u00ebm q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e madhe n\u00ebp\u00ebr portale, pasi q\u00eb ne e v\u00ebrejt\u00ebm se i nj\u00ebjti nk e kishte personale me neve, por kishte \u00e7rregullime dhe q\u00ebllimi i tij ishte pothuajse i nj\u00ebjt\u00eb me t\u00eb gjitha\u201d, citohet se deklaroi gjyqtarja Emini. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n<\/p><\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka siguruar Dosjen e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtar\u00ebve policor\u00eb: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia t\u00eb qytetarit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan. Ndaj pes\u00eb t\u00eb dyshuarve, Gjykata n\u00eb Lipjan ka caktuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":84459,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[3803],"class_list":["post-84458","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84458\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}