{"id":86191,"date":"2025-12-21T21:54:21","date_gmt":"2025-12-21T18:54:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ajetet-dhe-suret-e-para-qe-jane-shpallur\/"},"modified":"2025-12-21T21:54:21","modified_gmt":"2025-12-21T18:54:21","slug":"ajetet-dhe-suret-e-para-qe-jane-shpallur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ajetet-dhe-suret-e-para-qe-jane-shpallur\/","title":{"rendered":"Ajetet dhe suret e para q\u00eb jan\u00eb shpallur"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Libri-i-njerezve-te-medhenj-Kurani-Famelarte-1.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>Dijetar\u00ebt kan\u00eb disa mendime, p\u00ebrsa i p\u00ebrket sures apo ajetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shpallur:<\/p>\n<p>Mendimi i par\u00eb: Pjesa e par\u00eb e shpallur nga Kurani jan\u00eb 5 ajetet e para t\u00eb sures Alak: \u201cLexo me emrin e Zotit t\u00ebnd, i Cili krijoi (gjith\u00e7ka). E krijoi njeriun nga nj\u00eb dro\u00e7k\u00eb gjaku! Lexo! Zoti yt \u00ebsht\u00eb Bujari m\u00eb i madh, i Cili e m\u00ebsoi njeriun t\u00eb shkruaj\u00eb me pen\u00eb, ia m\u00ebsoi atij at\u00eb q\u00eb nuk e dinte\u201d[1].<\/p>\n<p>Argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb hadithi, ku Aishja (r.a) tregon: \u201cEndrra e v\u00ebrtet\u00eb ka qen\u00eb tregues i zbules\u00ebs\/shpalljes tek i D\u00ebrguari i Allahut (a.s). Sa her\u00eb q\u00eb shikonte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ajo realizohej si drita e agimit. M\u00eb pas filloi t`i p\u00eblqente vetmia. Ai izolohej n\u00eb shpell\u00ebn Hira dhe p\u00ebr disa net b\u00ebnte adhurim (meditonte). Ai (a.s) merrte ushqim me vete p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb shpell\u00eb. M\u00eb pas kthehej tek Hadixhja (r.a), merrte furnizimin e nevojsh\u00ebm dhe shkonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shpell\u00eb. I D\u00ebrguari i Allahut (a.s) vazhdoi t\u00eb vepronte k\u00ebshtu, derisa i erdhi e v\u00ebrteta, pik\u00ebrisht aty tek shpella Hira. I D\u00ebrguari i Allahut (a.s) na tha: \u201cEngj\u00eblli erdhi dhe m\u00eb tha: \u201cLexo\u201d. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja: \u201cUn\u00eb nuk di t\u00eb lexoj\u201d. Ai m\u00eb kapi dhe m\u00eb shtr\u00ebngoi, aq sa u ndjeva keq, pastaj m\u00eb l\u00ebshoi dhe m\u00eb tha: \u201cLexo\u201d. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja p\u00ebrs\u00ebri: \u201cUn\u00eb nuk di t\u00eb lexoj\u201d. Ai m\u00eb kapi p\u00ebrs\u00ebri dhe m\u00eb shtr\u00ebngoi, aq sa u ndjeva p\u00ebrs\u00ebri keq. M\u00eb pas m\u00eb l\u00ebshoi dhe m\u00eb tha: \u201cLexo\u201d. Un\u00eb i thash\u00eb: \u201cUn\u00eb nuk di t\u00eb lexoj\u201d. Ai m\u00eb kapi edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb shtr\u00ebngoi, pastaj m\u00eb l\u00ebshoi dhe m\u00eb pas m\u00eb tha: \u201cLexo me emrin e Zotit t\u00ebnd, i Cili krijoi (gjith\u00e7ka). E krijoi njeriun nga nj\u00eb dro\u00e7k\u00eb gjaku! Lexo! Zoti yt \u00ebsht\u00eb Bujari m\u00eb i madh, i Cili e m\u00ebsoi njeriun t\u00eb shkruaj\u00eb me pen\u00eb, ia m\u00ebsoi atij at\u00eb q\u00eb nuk e dinte\u201d[2]<\/p>\n<p>Aishja (r.a) thot\u00eb: \u201cSurja e par\u00eb e shpallur nga Kurani \u00ebsht\u00eb surja Alak\u201d[3]<\/p>\n<p>Mendimi i dyt\u00eb: Pjesa e par\u00eb e shpallur nga Kurani \u00ebsht\u00eb surja \u201cMudethir\u201d.<\/p>\n<p>Ithtar\u00ebt e k\u00ebtij mendimi e argumentojn\u00eb k\u00ebt\u00eb me hadithin e Ebu Selemeh ibn Abdurrahmanit, i cili ka th\u00ebn\u00eb: \u201cE pyeta Xhabir ibn Abdullahun (r.a): \u201cCila pjes\u00eb e Kuranit \u00ebsht\u00eb shpallur e para\u201d? Ai m\u00eb tha: \u201cSurja Mudethir\u201d. Un\u00eb i thash\u00eb: \u201cMos \u00ebsht\u00eb surja Alak\u201d. Ai m\u00eb tha: \u201cDo t`iu tregoj at\u00eb q\u00eb m\u00eb ka treguar i D\u00ebrguari i Allahut (a.s): \u201cUn\u00eb q\u00ebndrova p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb shpell\u00ebn Hira. Pasi mbarova q\u00ebndrimin, dola. Kur zbrita n\u00eb lugin\u00eb, pash\u00eb para dhe pas, djathtas dhe majtas. M\u00eb pas pash\u00eb n\u00eb qiell, kur \u00e7`t\u00eb shikoja, ishte ai (Xhibrili). Fillova t\u00eb dridhem. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi tek Hadixhja dhe i thash\u00eb t\u00eb m\u00eb mbulonte. Allahu m\u00eb shpalli: \u201cO ti imbuluar! Ngrihu dhe paralajm\u00ebro\u201d[4]<\/p>\n<p>Lind pyetja: \u201cCili \u00ebsht\u00eb mendimi m\u00eb i drejt\u00eb\u201d? Nuk ka dyshim, se mendimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb mendimi m\u00eb i drejt\u00eb. N\u00eb lidhje me hadithin e Xhabirit (r.a), imam Sujuti jep k\u00ebto p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p>1 \u2013 Xhabiri (r.a) \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr suren e plot\u00eb dhe jo p\u00ebr pjes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur. Vet\u00eb fakti se Profeti (a.s) e ka par\u00eb Xhibrilin (a.s) jasht\u00eb shpell\u00ebs \u00ebsht\u00eb tregues, se ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb po e shikonte Xhibrilin (a.s), sepse her\u00ebn e par\u00eb e kishte par\u00eb at\u00eb brenda n\u00eb shpell\u00eb, nd\u00ebrsa surja Mudethir \u00ebsht\u00eb shpallur pas nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar kohore, ku shpallja u nd\u00ebrpre.<\/p>\n<p>2 \u2013 K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rifillim t\u00eb shpalljes dhe jo me shpallje fillestare, pasi shpallja e par\u00eb ishte zbritja e 5 ajeteve t\u00eb para t\u00eb sures Alak.<\/p>\n<p>3 \u2013 Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr urdh\u00ebrin e par\u00eb q\u00eb i jepet Muhamedit si i D\u00ebrguar i Allahut (a.s), ku urdh\u00ebrohet t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb popullin e tij.<\/p>\n<p>4 \u2013 Kjo sure (Mudethir) \u00ebsht\u00eb shpallur p\u00ebr nj\u00eb shkak t\u00eb caktuar. I D\u00ebrguari I Allahut (a.s) shkoi n\u00eb sht\u00ebpi i frik\u00ebsuar dhe u mbulua. At\u00ebher\u00eb u shpall surja Mudethir, nd\u00ebrsa surja Alak nuk \u00ebsht\u00eb shpallur p\u00ebr ndonj\u00eb shkak t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>5 \u2013 Ky \u00ebsht\u00eb mendimi i Xhabirit (r.a), i cili e p\u00ebrcakton vet\u00eb, se kjo \u00ebsht\u00eb surja e par\u00eb, nd\u00ebrsa Aishja (r.a) e p\u00ebrshkruan transmetimin e saj si p\u00ebrjetim t\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut (Paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb), madje thot\u00eb se vet\u00eb ai (a.s) e ka rr\u00ebfyer k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Mendimi i tret\u00eb: Pjesa e par\u00eb e shpallur nga Kurani \u00ebsht\u00eb surja Fatiha, mir\u00ebpo hadithi q\u00eb transmetohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nuk i plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb hadith i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Mendimi i kat\u00ebrt: Pjesa e par\u00eb e shpallur nga Kurani \u00ebsht\u00eb fjala \u201cBismilahir`rrahmanirr`rrahim\u201d, mir\u00ebpo argumenti q\u00eb flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb grad\u00ebn e hadithit t\u00eb Aishes (r.a) dhe Xhabirit (r.a), prandaj nuk merret p\u00ebr baz\u00eb.<\/p>\n<p>[3] \u2013 Hakimi (2873). Hadithi \u00ebsht\u00eb Sahih.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi.com<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dijetar\u00ebt kan\u00eb disa mendime, p\u00ebrsa i p\u00ebrket sures apo ajetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shpallur: Mendimi i par\u00eb: Pjesa e par\u00eb e shpallur nga Kurani jan\u00eb 5 ajetet e para t\u00eb sures Alak: \u201cLexo me emrin e Zotit t\u00ebnd, i Cili krijoi (gjith\u00e7ka). E krijoi njeriun nga nj\u00eb dro\u00e7k\u00eb gjaku! Lexo! Zoti yt \u00ebsht\u00eb Bujari m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":86192,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-86191","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":86193,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86191\/revisions\/86193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}