{"id":86967,"date":"2025-12-22T18:44:56","date_gmt":"2025-12-22T15:44:56","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-milazim-krasniqi-levizja-e-decanit-po-mashtron-sepse-katolicizmi-nuk-eshte-shqiptarizem\/"},"modified":"2025-12-22T18:44:58","modified_gmt":"2025-12-22T15:44:58","slug":"nga-milazim-krasniqi-levizja-e-decanit-po-mashtron-sepse-katolicizmi-nuk-eshte-shqiptarizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-milazim-krasniqi-levizja-e-decanit-po-mashtron-sepse-katolicizmi-nuk-eshte-shqiptarizem\/","title":{"rendered":"Nga Milazim Krasniqi: \u201cL\u00ebvizja e De\u00e7anit\u201d po mashtron, sepse Katolicizmi nuk \u00ebsht\u00eb Shqiptariz\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/556541011_24689529950737220_3711002460293225868_n-e1763881088911.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja e De\u00e7anit\u201d dhe grupe t\u00eb tjera hibride antishqiptare e kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kal\u00eb t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb vet donkishoteske tez\u00ebn se gjoja kalimi n\u00eb katoliciz\u00ebm siguron forcim n\u00eb shqiptariz\u00ebm. Barazimin e katolicizmit me shqiptarizmin, po tentojn\u00eb ta paketojn\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundimtare, edhe pse asnj\u00eb shenj\u00eb barazie nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb nd\u00ebrmjet katolicizmit si nj\u00eb religjion bot\u00ebror dhe shqiptarizmit, si nj\u00eb identitet komb\u00ebtar i nj\u00eb kombi t\u00eb vog\u00ebl ballkanik. Prandaj do ta analizoj k\u00ebtu shkurt, por mjaftuesh\u00ebm sakt\u00eb, se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb katolicizmi dhe cili \u00ebsht\u00eb relacioni eventual i tij me shqiptarizmin. Pse? Publiku yn\u00eb i gjer\u00eb, sidomos shumica muslimane ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpjegim, sidomos gjeneratat e reja, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb po edhe n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb ndeshen me ide p\u00ebr konvertim. Prandaj, publiku yn\u00eb i ekspozuar sulmeve brutale t\u00eb k\u00ebtyre kryqtar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm donkishotesk n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb diaspor\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb dinte disa t\u00eb v\u00ebrteta themelore mbi katolicizmin si besim fetar.<\/p>\n<p>E para, katolicizmi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Krishterimit, si religjion bot\u00ebror. Pra, katolicizmi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e religjionit bot\u00ebror e jo e ndonj\u00eb ideologjie komb\u00ebtare. Nga ndarja (shizma) e kishave e vitit 1054 jan\u00eb krijuar ndasi e dallime doktrinare brenda Krishterimit, por katolicizmi ka qen\u00eb dhe ka mbetur pjes\u00eb thelb\u00ebsore e tij, nd\u00ebrsa Kisha Katolike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb mbinacionale. Th\u00ebn\u00eb thjesht, katolicizmi nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb dekor nacional t\u00eb asnj\u00eb kombi, as n\u00eb dekor nacional italian, as gjerman, as brazilian, as spanjoll, m\u00eb s\u00eb paku n\u00eb dekor nacional shqiptar. Nd\u00ebrsa Kisha katolike me p\u00ebrb\u00ebrjen e saj heterogjene dhe me shtrirjen e saj globale, assesi nuk mund t\u00eb ket\u00eb tipare t\u00eb ndonj\u00eb kishe komb\u00ebtare, si\u00e7 i kan\u00eb kishat ortodokse, ruse, greke, rumune, bullgare, serbe.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket dokrin\u00ebs s\u00eb katolicizmit, ajo mb\u00ebshtetet n\u00eb librat e shenjt\u00eb (Bibl\u00ebn), n\u00eb traditat dhe n\u00eb koncilet e Kish\u00ebs. Kisha katolike e mban si themelues t\u00eb vetin Jezu Krishtin (Isa, a.s.) Rrjedhimisht, nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb identitet nacional shqiptar, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb buronte nga katolicizmi e nga Kisha Katolike. Meq\u00eb brenda katolicizmit sot n\u00eb bot\u00eb aderojn\u00eb rreth nj\u00eb miliard\u00eb e pes\u00ebqind milion\u00eb njer\u00ebz, \u00ebsht\u00eb naive t\u00eb mendohet se shqiptar\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb ndikim ose ndonj\u00eb vend t\u00eb spikatur brenda tij a brenda Kish\u00ebs Katolike.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket festave fetare katolike, natyrisht q\u00eb edhe ato jan\u00eb brenda historis\u00eb dhe dokrin\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs e aspak t\u00eb lidhura me ndonj\u00eb histori a tradit\u00eb shqiptare.Pandaj \u00ebsht\u00eb naivitet pretendimi se p\u00ebrmes tyre forcohet kujtesa e identiteti komb\u00ebtar. N\u00eb \u00e7do religjion, festat fetare jan\u00eb festa fetare, nuk b\u00ebhen kurr\u00eb festa komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket gjuh\u00ebs s\u00eb liturgjis\u00eb, gjuha latine ka qen\u00eb gjuha zyrtare, deri n\u00eb Koncilin e Dyt\u00eb t\u00eb Vatikanit (1962-1965.) Pra, edhe gjenerata t\u00eb t\u00ebra t\u00eb shqiptar\u00ebve katolik\u00eb kan\u00eb jetuar e kan\u00eb d\u00ebgjuar liturgjit\u00eb latinisht, por ajo nuk i ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb pak shqiptar\u00eb. Kisha Katolike, nga ana e saj, ka proklamuar ekumenizmin si q\u00ebllim final t\u00eb sajin n\u00eb raport me kishat e tjera t\u00eb shumta. Nd\u00ebrsa n\u00eb raport me religjionet e tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Islamin, ka proklamuar dialogun nd\u00ebrfetar dhe toleranc\u00ebn. Pra, Kisha Katolike ka proklamuar pajtim dhe toleranc\u00eb, duke u shk\u00ebputur nga praktikat e s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke pasur para sysh k\u00ebt\u00eb histori, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje dhe k\u00ebto zhvillime brenda katolicizmit e Kish\u00ebs Katolike, mund t\u00eb nxirren k\u00ebto p\u00ebrfundime: 1. Katolicizmi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e krishterimit si religjion bot\u00ebror e nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kurrsesi religjion komb\u00ebtar i ndokujt. Pra, as i shqiptar\u00ebve, p\u00ebr \u00e7ka p\u00ebrhapin mjegull militant\u00ebt e \u201cL\u00ebvizjes s\u00eb De\u00e7anit.\u201d 2. \u201cKisha katolike \u00ebsht\u00eb mbinacionale dhe e centralizuar\u201d, si\u00e7 thuhet qart\u00eb edhe n\u00eb Enciklopedin\u00eb Kroate. Si e till\u00eb ajo nuk mund t\u00eb fragmentohet n\u00eb \u201ckish\u00eb katolike shqiptare.\u201d 3. Doktrina e katolicizmit buron nga Bibla, nga traditat dhe nga koncilet e Kish\u00ebs, jo nga praktika a histori komb\u00ebtare shqiptare. K\u00ebt\u00eb doktrin\u00eb nuk mund ta ndryshojn\u00eb konvertit\u00ebt e organizimeve t\u00eb sotme hibride, si \u201cL\u00ebvizja e De\u00e7anit.\u201d\u00a0 4. Nj\u00eb pjes\u00eb e kombit shqiptar i p\u00ebrkasin k\u00ebtij besimi, por numri i tyre \u00ebsht\u00eb pothuajse simbolik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb miliard\u00eb e gjysm\u00eb katolik\u00ebve anek\u00ebnd planetit. Kontributi atdhetar i klerik\u00ebve dhe besimtar\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb brenda kombit ton\u00eb shqiptar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e l\u00ebvizjeve tona komb\u00ebtare, kulturore e politike. Por si n\u00eb rastin e komuniteteve t\u00eb tjera fetare, ajo e ka burimin te ndjenjat komb\u00ebtare, te ideologjia komb\u00ebtare, te zhvillimet historike, jo te doktrina katolike, si e atill\u00eb. 5. Kisha Katolike ka hequr dor\u00eb nga konvertimet me dhun\u00eb dhe ka shpall ekumenizmin dhe dialogun nd\u00ebrfetar e toleranc\u00ebn me besimet e tjera fetare. Prandaj, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb konvertime me dhun\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb vet\u00eb Selia e Shenjt\u00eb ta shpreh\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb ndaj organizimeve hibride si \u201cL\u00ebvizja e De\u00e7anit\u201d, e cila fton n\u00eb konvertim me dhun\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb katolicizmit. Dhe \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb shteti i Vatikanit ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur, me \u00e7ka do t\u00eb qart\u00ebsohej plot\u00ebsisht se kush flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb katolicizmit lidhur me Kosov\u00ebn dhe banor\u00ebt e saj.\u00a0 Sidoqoft\u00eb,\u00a0 edhe pa at\u00eb njohje\u00a0 zyrtare,\u00a0 mund t\u00eb thuhet se k\u00ebrkesat e \u201cL\u00ebvizjes s\u00eb De\u00e7anit\u201d p\u00ebr kthim nga Islami n\u00eb katoliciz\u00ebm, jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me strategjin\u00eb e Vatikanit p\u00ebr dialog e toleranc\u00eb me Islamin. Tendencat e \u201cL\u00ebvizjes s\u00eb De\u00e7anit\u201d jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur me koh\u00ebn e Rekonkuist\u00ebs, kur Kisha b\u00ebnte kthimin me dhun\u00eb n\u00eb katoliciz\u00ebm. E dyta, theksimi i aspektit nacional nga \u201cL\u00ebvizja e De\u00e7anit\u201d, ka afri me doktrin\u00ebn e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, e cila e thekson identitetin nacional. Prandaj, gjasat jan\u00eb se kjo l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb brenda konceptit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, nd\u00ebrsa katolicizmin e p\u00ebrdor\u00eb si mask\u00eb p\u00ebr t\u00eb mashtruar.<\/p>\n<p>E fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim: besimtar\u00ebt katolik\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb kombit ton\u00eb shqiptar dhe jan\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje t\u00eb \u00e7oroditur. Deri sot nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb rast q\u00eb ndonj\u00eb katolik tradicional t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje (p\u00ebrve\u00e7 personelit n\u00eb dy-tre kisha.) Rrjedhimisht \u201cL\u00ebvizja e De\u00e7anit\u201d nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kthim n\u00eb katoliciz\u00ebm, aq m\u00eb pak me forcimin e shqiptarizmit. Ideja e tyre qendrore \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht dob\u00ebsimi i shqiptarimzit n\u00eb Kosov\u00eb, sepse pa dob\u00ebsimin e shqiptarizmit n\u00eb Kosov\u00eb, nuk mund t\u00eb kthehet ndikimi i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa dob\u00ebsimi i shqiptarizmit n\u00eb Kosov\u00eb nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa u dob\u00ebsuar identiteti islam i shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Identiteti yn\u00eb islam ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt me ortodoksin\u00eb serbe, q\u00eb nga koha kur edhe kalimi masiv i shqiptar\u00ebve n\u00eb Islam ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ikje nga gllab\u00ebrimi nga pretendimet gllab\u00ebruese t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, p\u00ebr t\u2019i kthyer shqiptar\u00ebt ortodoks n\u00eb serb\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe sot fusha e betej\u00ebs nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi.com<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cL\u00ebvizja e De\u00e7anit\u201d dhe grupe t\u00eb tjera hibride antishqiptare e kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kal\u00eb t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb vet donkishoteske tez\u00ebn se gjoja kalimi n\u00eb katoliciz\u00ebm siguron forcim n\u00eb shqiptariz\u00ebm. Barazimin e katolicizmit me shqiptarizmin, po tentojn\u00eb ta paketojn\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundimtare, edhe pse asnj\u00eb shenj\u00eb barazie nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb nd\u00ebrmjet katolicizmit si nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":86968,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-86967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86967"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":86969,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86967\/revisions\/86969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}