{"id":86976,"date":"2025-12-22T18:45:04","date_gmt":"2025-12-22T15:45:04","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-agim-baci-barazia-gjinore-ne-dac-dhe-nen-optiken-europiane\/"},"modified":"2025-12-22T18:45:07","modified_gmt":"2025-12-22T15:45:07","slug":"nga-agim-baci-barazia-gjinore-ne-dac-dhe-nen-optiken-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-agim-baci-barazia-gjinore-ne-dac-dhe-nen-optiken-europiane\/","title":{"rendered":"Nga Agim Ba\u00e7i: \u201cBarazia gjinore\u201d, n\u00eb da\u00e7 dhe n\u00ebn optik\u00ebn europiane"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/agim-baci.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb ligj b\u00ebhet mjet p\u00ebr t\u2019i detyruar njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb nj\u00ebsoj, ai pushon s\u00eb qeni ligj dhe kthehet n\u00eb instrument p\u00ebr tirani\u201d. K\u00ebshtu paralajm\u00ebronte filozofi francez Monstequieu, duke dh\u00ebn\u00eb ndoshta nj\u00eb nga definicionet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb mbrap\u00ebshtive dhe lig\u00ebsis\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb projekt, si n\u00eb rastin e debatit mbi \u201cvet\u00ebp\u00ebrcaktimin gjinor\u201d, ku nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e shoq\u00ebris\u00eb k\u00ebrkon t\u2019i imponohet shumic\u00ebs duke shpikur koncepte q\u00eb mund t\u00eb ndryshojn\u00eb jo thjesht kuptimin mbi gjinin\u00eb, por edhe logjik\u00ebn, shkenc\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm lidhur me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb ridifinuar konceptin mbi gjinin\u00eb?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, duhet t\u00eb pohojm\u00eb se, projektligji \u201cP\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore\u201d nuk ka lidhje me Konvent\u00ebn e Stambollit, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta mbrojn\u00eb hartuesit e projektligjit \u201cP\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore\u201d. N\u00eb fakt, mbrojt\u00ebsit e projektligjit b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb keqlexim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb projektligji q\u00eb s\u2019ka lidhje as me frym\u00ebn dhe as me tekstin e Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>Konventa e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e dhun\u00ebs ndaj grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje, e njohur si Konventa e Stambollit (miratuar n\u00eb vitin 2011), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dokumentet m\u00eb serioze q\u00eb njeh dhun\u00ebn ndaj grave si shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe form\u00eb diskriminimi gjinor. Por q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb mbroj\u00eb grat\u00eb dhe vajzat nga dhuna, t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb autor\u00ebt, t\u00eb ofroj\u00eb strehim p\u00ebr viktimat dhe t\u00eb edukoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. N\u00eb asnj\u00eb moment ky dokument nuk shpik koncepte t\u00eb reja mbi \u201cgjinin\u00eb sociale\u201d apo \u201cvet\u00ebp\u00ebrcaktimin gjinor\u201d. Dhe aq m\u00eb pak, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manual ideologjik p\u00ebr t\u00eb rishkruar kuptimin e burrit dhe gruas. Madje, n\u00eb nenin 3(c), Konventa shpjegon se \u201cgjini\u201d n\u00ebnkupton rolet, sjelljet dhe atributet q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri i konsideron t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr burrat dhe grat\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, fjala \u201cgjini\u201d aty nuk ka asnj\u00eb lidhje me identitetin personal apo ndjenjat subjektive t\u00eb individit.<\/p>\n<p>Konventa flet p\u00ebr rolet shoq\u00ebrore q\u00eb krijojn\u00eb pabarazi \u2014 jo p\u00ebr t\u2019i ndryshuar apo p\u00ebr t\u2019i shpikur s\u00ebrish. Ajo \u00ebsht\u00eb binare n\u00eb thelb: trajton dy kategori, burrin dhe gruan. Asgj\u00eb n\u00eb tekstin e saj nuk sugjeron ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb \u201cgjinie t\u00eb tret\u00eb\u201d apo t\u00eb nj\u00eb \u201cspektri gjinor\u201d q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb legalizoj\u00eb projektligji shqiptar. Nga hyrja deri te neni i fundit, Konventa \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht e fokusuar tek grat\u00eb. Madje, n\u00eb Preambul\u00eb thuhet shprehimisht: \u201cDhuna kund\u00ebr grave \u00ebsht\u00eb manifestim i marr\u00ebdh\u00ebnieve historikisht t\u00eb pabarabarta t\u00eb pushtetit nd\u00ebrmjet burrave dhe grave.\u201d<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shum\u00eb shtete evropiane e kan\u00eb ratifikuar Konvent\u00ebn pa ndryshuar p\u00ebrkufizimin binar t\u00eb gjinis\u00eb. Konventa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb adresuar nj\u00eb pabarazi reale mes grave dhe burrave \u2013 jo p\u00ebr t\u00eb promovuar teori t\u00eb reja identitare q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb baz\u00eb juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat q\u00eb shpesh p\u00ebrdoret p\u00ebr ta \u201cmb\u00ebshtetur\u201d projektligjin shqiptar \u00ebsht\u00eb neni 4(3) i Konvent\u00ebs, i cili ndalon diskriminimin p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit seksual apo identitetit gjinor. Por ky nen nuk ndryshon p\u00ebrkufizimin e \u201cgjinis\u00eb\u201d. Ai vet\u00ebm siguron q\u00eb askush t\u00eb mos p\u00ebrjashtohet nga mbrojtja n\u00ebse \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klauzol\u00eb procedurale e mosdiskriminimit, jo nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr ridefinim gjinor.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb rastin e projektligjit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb debat tani n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb keqlexuar ky nen, duke e kthyer n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ideologjike, \u00e7ka p\u00ebrmbys vet\u00eb logjik\u00ebn e Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb prej neneve t\u00eb saj, Konventa e Stambollit nuk i k\u00ebrkon shteteve:<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb iniciativa q\u00eb disa vende i kan\u00eb ndjekur sipas politikave t\u00eb tyre t\u00eb brendshme, por nuk burojn\u00eb nga Konventa. N\u00eb thelb, Konventa q\u00ebndron mbi realitetin biologjik dhe shoq\u00ebror t\u00eb dy gjinive \u2014 sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb kuptohen pabarazit\u00eb q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dhun\u00eb ndaj grave. Pretendimi se projektligji shqiptar \u201charmonizohet me Konvent\u00ebn e Stambollit\u201d \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb truk politik se nj\u00eb fakt ligjor. Konventa nuk njeh \u201cidentitetin gjinor\u201d si kategori ligjore, nuk k\u00ebrkon ridefinim t\u00eb burrit e gruas dhe nuk flet p\u00ebr \u201cgjini fluide\u201d. Q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb mbroj\u00eb grat\u00eb nga dhuna, jo t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb konceptin e gruas.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky projektligj do t\u00eb miratohet pa ndryshimet e propozuara nga shum\u00eb kritik\u00eb, ai jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb humbas\u00eb lidhjen me Konvent\u00ebn e Stambollit, por edhe me logjik\u00ebn e vet\u00eb barazis\u00eb gjinore. Sepse barazia gjinore, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, duhet t\u00eb bazohet n\u00eb ekzistenc\u00ebn reale t\u00eb dy gjinive dhe\u00a0 jo n\u00eb mohimin e tyre. Dhe k\u00ebt\u00eb, m\u00eb qart\u00eb se kushdo, e ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb Evropa.<\/p>\n<p>Madje, nj\u00eb projektligj i till\u00eb nuk bie ndesh vet\u00ebm me Konvent\u00ebn e Stambollit, me t\u00eb cilin po abuzohet duke e marr\u00eb si mbrojtje, por edhe me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojt\u00ebsit e projektligjit pretendojn\u00eb se ligji \u00ebsht\u00eb i harmonizuar me Strategjin\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore 2020\u20132025. Por me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb kuptohet se, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga keqinterpretimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj nj\u00eb dokumenti zyrtar t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb fakt, projektiligji shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb, p\u00ebrkundrazi, ai devijon thell\u00ebsisht prej tyre duke i shtremb\u00ebruar nocionet baz\u00eb mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet e gjith\u00eb politika evropiane p\u00ebr barazin\u00eb gjinore. Dokumenti strategjik i Komisionit Evropian e p\u00ebrcakton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00ebllimin e vet: t\u00eb siguroj\u00eb barazin\u00eb nd\u00ebrmjet grave dhe burrave, pra mes dy sekseve biologjike. \u00c7do politik\u00eb, mas\u00eb, apo objektiv i saj \u2013 q\u00eb nga mbyllja e hendekut t\u00eb pagave deri tek balanca n\u00eb vendimmarrje \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar mbi k\u00ebt\u00eb bosht binar.<\/p>\n<p>Pretendimi se BE-ja ka kaluar drejt nj\u00eb kuptimi \u201cfluide\u201d t\u00eb gjinis\u00eb apo nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimi t\u00eb kategorive \u201cburr\u00eb\u201d dhe \u201cgrua\u201d me \u201cidentitete gjinore subjektive\u201d \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i pav\u00ebrtet\u00eb. Asnj\u00eb dokument i BE-s\u00eb nuk e mb\u00ebshtet nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb. Madje, projektligji n\u00eb fjal\u00eb keqp\u00ebrdor q\u00ebllimisht fraz\u00ebn q\u00eb ndodhet n\u00eb strategjin\u00eb e BE-s\u00eb \u2013 \u201cn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diversitetin e tyre\u201d \u2013 p\u00ebr t\u00eb justifikuar p\u00ebrfshirjen e koncepteve q\u00eb lidhen me identitetin gjinor.<\/p>\n<p>BE-ja nuk flet p\u00ebr \u201cdiversitet gjinor\u201d, por p\u00ebr diversitet t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs brenda kategoris\u00eb s\u00eb grave apo burrave \u2013 p.sh. p\u00ebrvoja e nj\u00eb gruaje me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, e nj\u00eb gruaje migrante apo e nj\u00eb gruaje t\u00eb moshuar. K\u00ebto jan\u00eb dimensione sociale, jo krijim i kategorive t\u00eb reja gjinore.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, vlen t\u00eb themi se, shtremb\u00ebrimi i rreziksh\u00ebm i projektligjit \u00ebsht\u00eb bashkimi artificial i \u00e7\u00ebshtjeve gjinore me ato t\u00eb identitetit seksual, pasi n\u00eb asnj\u00eb dokument zyrtar t\u00eb Komisionit, Parlamentit apo K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb nuk ekziston nj\u00eb formulim q\u00eb njeh juridikisht \u201cvet\u00ebp\u00ebrcaktimin gjinor\u201d si baz\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e politikave publike.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i k\u00ebtij koncepti n\u00eb projektligjin shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb import ideologjik, pa referenc\u00eb juridike n\u00eb kuadrin e BE-s\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shum\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si Franca, Hungaria, Greqia, Polonia apo Italia, kan\u00eb refuzuar ta p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebt\u00eb nocion n\u00eb legjislacionin e tyre komb\u00ebtar. K\u00ebshtu, q\u00eb \u00ebsht\u00eb absurde t\u00eb pretendohet se miratimi i k\u00ebtij ligji \u201cna afron me BE-n\u00eb\u201d, kur shum\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb vet\u00eb BE-s\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar me kujdes nga kornizat e tyre ligjore.<\/p>\n<p>\u2026Ndaj, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ndaloj\u00eb, t\u00eb reflektoj\u00eb dhe t\u00eb ndjek\u00eb shembullin e vendeve q\u00eb kan\u00eb guxuar t\u00eb thon\u00eb: mjaft me ideologji, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u kthyer te realiteti biologjik dhe te mbrojtja e v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi.com<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKur nj\u00eb ligj b\u00ebhet mjet p\u00ebr t\u2019i detyruar njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb nj\u00ebsoj, ai pushon s\u00eb qeni ligj dhe kthehet n\u00eb instrument p\u00ebr tirani\u201d. K\u00ebshtu paralajm\u00ebronte filozofi francez Monstequieu, duke dh\u00ebn\u00eb ndoshta nj\u00eb nga definicionet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb mbrap\u00ebshtive dhe lig\u00ebsis\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb projekt, si n\u00eb rastin e debatit mbi \u201cvet\u00ebp\u00ebrcaktimin gjinor\u201d, ku nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":86978,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-86976","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86976"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86976\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":86979,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86976\/revisions\/86979"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}