{"id":87012,"date":"2025-12-22T18:58:14","date_gmt":"2025-12-22T15:58:14","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kim-mehmeti-te-shkohet-ne-zgjedhje-ldk-ja-e-sheh-shtetin-si-grazhd-vv-ja-e-ka-humbur-lojen\/"},"modified":"2025-12-22T18:58:15","modified_gmt":"2025-12-22T15:58:15","slug":"kim-mehmeti-te-shkohet-ne-zgjedhje-ldk-ja-e-sheh-shtetin-si-grazhd-vv-ja-e-ka-humbur-lojen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kim-mehmeti-te-shkohet-ne-zgjedhje-ldk-ja-e-sheh-shtetin-si-grazhd-vv-ja-e-ka-humbur-lojen\/","title":{"rendered":"Kim Mehmeti: T\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje, LDK-ja e sheh shtetin si grazhd, VV-ja e ka humbur loj\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/kim-mehmeti.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>Shkrimtari Kim Mehmeti po e sheh vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga bllokada politike e krijimit t\u00eb koalicionit t\u00eb ri qeveritar. Zgjedhjet e reja po i sheh si mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSipas meje, n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, zgjedhjet jan\u00eb zgjidhje, sepse popullit i jepet mund\u00ebsia ta korrigjoj\u00eb vetveten, duke i \u00e7uar drejt zhb\u00ebrjes ato parti q\u00eb e \u2018zhb\u00ebn\u00eb\u2018 vendin\u201d, vler\u00ebson Mehmeti n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me shkrim p\u00ebr Gazet\u00ebn Express.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, sipas Mehmetit, LDK\u2019ja po e sheh Shtetin si grazhd (vend ku iu vendosen ushqimet kafsh\u00ebve) p\u00ebr t\u2019i ushqyer t\u00eb fortit e Partis\u00eb. Vet\u00ebvendosjen po e sheh si parti q\u00eb Shtetin po e sheh si kopsht q\u00eb duhet mir\u00ebmbajtur e pasuruar.<\/p>\n<p>Express: Si e shihni zgjidhjen e bllokad\u00ebs s\u00eb koalicionit nd\u00ebrmjet LDK\u2019s\u00eb e VV\u2019s\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb bllokuar rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Presidentit, i cili do t\u00eb votohet n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021?<br \/>\nK. Mehmeti:\u00a0Mendoj se bllokada nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thell\u00eb se aq dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me p\u00ebrballjen e dy mend\u00ebsive politike: at\u00eb t\u00eb LDK\u2019s\u00eb, q\u00eb shtetin e sheh si grazhd nga i cili duhet t\u00eb ushqehen t\u00eb fortit e partis\u00eb, dhe mend\u00ebsin\u00eb e VV\u2019s\u00eb, q\u00eb shtetin e sheh si kopsht q\u00eb duhet mir\u00ebmbajtur dhe pasuruar.<\/p>\n<p>Andaj, LDK-ja, si t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera q\u00eb e kan\u00eb zhvatur Kosov\u00ebn, e ka frik\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr vetveten. Andaj, t\u00eb ardhmen e vendit e barazon me t\u00eb nes\u00ebrmen e drejtuesve t\u00eb saj, me postet q\u00eb atyre do u mund\u00ebsonin t\u00eb mbroheshin nga e v\u00ebrteta p\u00ebr partin\u00eb dhe vetveten.<\/p>\n<p>Dhe me ket\u00eb zvarritje t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb, LDK\u2019ja e arriti suksesin par\u00ebsor t\u00eb saj, q\u00eb para syve t\u00eb popullit VV\u2019n\u00eb ta barazoj\u00eb me vetveten, ta tregoj\u00eb p\u00ebrpara popullit si parti t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat, parti q\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme i ka postet sesa pozit\u00ebn mjerane t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj, kam p\u00ebrshtypjen se q\u00eb tani VV\u2019ja e ka e humbur loj\u00ebn me LDK\u2019n\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb duke e humbur loj\u00ebn, mbase pse LDK\u2019a ka zgjedhur q\u00eb n\u00eb vend se ta mbroj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs, t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e drejtuesve t\u00eb saj. Pra, VV\u2019ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb LDK\u2019je e cila nuk do t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb asnj\u00eb ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, sepse ajo nuk ka forc\u00eb ta ndryshoj\u00eb vetveten.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, VV\u2019ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebs \u2013\u00a0ta b\u00ebj\u00eb \u2018\u00e7kapjen\u2019 e shtetit me nj\u00eb nga \u2018kap\u00ebsit\u2019 e saj m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb LDK\u2019ja? Dhe me di\u00e7ka alogjike: q\u00eb korrupsionin ta luftoj\u00eb edhe me ata q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kapitalist\u00eb duke u marr\u00eb me politik\u00eb. Pra, drejtuesve t\u00eb VV\u2019s\u00eb u ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb hise t\u00eb shtiren se nuk e din\u00eb q\u00eb vet\u00ebm hajduti mund t\u00eb pasurohet nga politika.<\/p>\n<p>Express: Vet\u00ebvendosje po k\u00ebmb\u00ebngul se p\u00ebr Presidentin \u00ebsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb flitet, nd\u00ebrsa LDK\u2019ja po k\u00ebrkon tash t\u00eb definohet \u00e7\u00ebshtja e Shefit t\u00eb Shtetit. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj, po p\u00ebrmenden edhe zgjedhjet. A duhet t\u00eb jet\u00eb opsion q\u00eb t\u00eb shkohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb votime p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve t\u00eb dy partive, VV\u2019s\u00eb e LDK\u2019s\u00eb?<br \/>\nK.Mehmeti:\u00a0LDK-ja nuk e ka hallin e p\u00ebrcaktimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Shefit t\u00eb Shtetit, por definimin e t\u00eb ardhmes s\u00eb disa prej drejtuesve t\u00eb saj, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb kaluar korruptive politike. Pra, ajo do q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb poste, q\u00eb do ta mbrojn\u00eb at\u00eb nga e shkuara e saj keqqeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk duhet harruar se edhe VV\u2019ja parazgjedhore u b\u00eb strehimore\u00a0 e disa personaliteteve, t\u00eb cilat, q\u00eb dit\u00ebn kur jan\u00eb lindur, kan\u00eb d\u00ebnesur partiakisht dhe q\u00eb sot nuk din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrpos t\u00eb sh\u00ebtisin nga nj\u00ebra n\u00eb tjetr\u00ebn parti, duke e pasur me vete thesin e\u00a0 p\u00ebrhersh\u00ebm me vota.<\/p>\n<p>Por e di se \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjykosh e t\u00eb vler\u00ebsosh duke qen\u00eb v\u00ebzhgues. Andaj e them: Mos qofsh n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e Kryetarit t\u00eb VV\u2019s\u00eb. Sinqerisht m\u00eb dhimbset, sepse m\u00eb ngjan n\u00eb kopshtar q\u00eb d\u00ebshiron ta ringjall\u00eb kopshtin e l\u00ebn\u00eb me vite pas dore, e ku kan\u00eb kullotur lirsh\u00ebm \u2018thi\u2019 e \u2018dhi\u2019, kopsht q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur p\u00ebrplot me kullosa t\u00eb egra. Kuptohet, si kopshtar i till\u00eb, nuk e ke leht\u00eb t\u2019i ndalosh \u2018kafsh\u00ebt\u2019 t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb kullosin aty, ku vite me radh\u00eb kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb t\u00eb papenguara nga askush dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos i p\u00ebrgjak\u00ebsh duart duke e pastruar lulishten nga kullosat gjembor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas meje, n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, zgjedhjet jan\u00eb zgjidhje, sepse popullit i jepet mund\u00ebsia ta korrigjoj\u00eb vetveten, duke i \u00e7uar drejt zhb\u00ebrjes ato parti q\u00eb e \u2018zhb\u00ebn\u00eb\u2018 vendin.<\/p>\n<p>Express: A e shihni nj\u00eb kandidat konsensual p\u00ebr President apo duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb tradita e votimit t\u00eb Shefit t\u00eb Shtetit nj\u00eb person politik?<br \/>\nK.Mehmeti:\u00a0Sipas meje, duhet t\u2019i jepet fund nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb loj\u00ebs nd\u00ebrpartiake p\u00ebr t\u00eb zgjedhur president edhe njer\u00ebz q\u00eb as t\u00eb af\u00ebrmit e tyre nuk do t\u2019i kishin zgjedhur p\u00ebr kryefamiljar. E kjo b\u00ebhet shum\u00eb thjesht: me nj\u00eb ndryshim kushtetues q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte q\u00eb Presidentin e vendit ta zgjidhte populli.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 duket, k\u00ebt\u00eb nuk e do asnj\u00eb parti, sepse k\u00ebshtu do u merrej nj\u00eb nga postet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb pran\u00eb grazhdit t\u00eb shtetit, nj\u00eb nga postet q\u00eb e forcojn\u00eb partin\u00eb, por e dob\u00ebsojn\u00eb shtetin.<\/p>\n<p>Express: Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, n\u00ebse vendi shkon n\u00eb zgjedhje si pasoj\u00eb e mospajtimeve partiake, pasi votuesit m\u00eb 6 tetor s\u2019kan\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb shkuar prap\u00eb n\u00eb zgjedhje, por p\u00ebr t\u2019u formuar institucionet?<\/p>\n<p>K. Mehmeti:\u00a0P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb mund ta p\u00ebrcaktoj\u00eb vet\u00ebm populli. Dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb do t\u2019i humbiste ato zgjedhje.<\/p>\n<p>Por, sidoqoft\u00eb, n\u00eb vendet \u2018hajdutokrate\u2019, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Kosova, zgjedhjet e shpeshta jan\u00eb varf\u00ebrim i buxhetit shtet\u00ebror, por edhe pasurim i vet\u00ebdijes dhe kultur\u00ebs politike shum\u00ebpartiake si dhe pastrim i vendit nga \u2018llomet\u2019 partiake. Pra, ato mund t\u00eb jen\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb populli t\u2019i sheh e t\u2019i korrigjoj\u00eb gabimet e veta.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>gazetaeprizrenit<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari Kim Mehmeti po e sheh vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga bllokada politike e krijimit t\u00eb koalicionit t\u00eb ri qeveritar. Zgjedhjet e reja po i sheh si mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara Kosov\u00ebn. \u201cSipas meje, n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, zgjedhjet jan\u00eb zgjidhje, sepse popullit i jepet mund\u00ebsia ta korrigjoj\u00eb vetveten, duke i \u00e7uar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":87013,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-87012","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87012","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87012"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87012\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87014,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87012\/revisions\/87014"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}