{"id":87015,"date":"2025-12-22T18:58:16","date_gmt":"2025-12-22T15:58:16","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/zija-cela-politikane-te-pakualifikuar-me-shume-se-shofere-pa-patente\/"},"modified":"2025-12-22T18:58:17","modified_gmt":"2025-12-22T15:58:17","slug":"zija-cela-politikane-te-pakualifikuar-me-shume-se-shofere-pa-patente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/zija-cela-politikane-te-pakualifikuar-me-shume-se-shofere-pa-patente\/","title":{"rendered":"Zija \u00c7ela: Politikan\u00eb t\u00eb pakualifikuar, m\u00eb shum\u00eb se shofer\u00eb pa patent\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/zija-Cela-1.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>Ai nuk e mban mend se ku ndodhej n\u00eb momentin kur u dha lajmi i rr\u00ebzimit t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, por mban mend ndikimin q\u00eb kjo ngjarje pati tek ai dhe tek e gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb 30-vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, shkrimtari Zija \u00c7ela u p\u00ebrgjigjet pyetjeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje madhore, ndikimin e saj n\u00eb t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr tranzicionin e gjat\u00eb dhe \u201cfajtor\u00ebt\u201d e ngecjes n\u00eb vendnum\u00ebro.<\/p>\n<p>Z. \u00c7ela, ky vit sh\u00ebnon 30-vjetorin e shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb nga ato ngjarje epokale, q\u00eb gjithsecili e kujton \u201cku ishte dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte n\u00eb ato momente\u201d. N\u00ebse ju vjen nd\u00ebrmend, ku ndodheshit dhe cili ka qen\u00eb p\u00ebrjetimi juaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mbi ngjarjet q\u00eb po shpaloseshin me shembjen e barrier\u00ebs, q\u00eb ndante Berlinin, Gjermanin\u00eb, Europ\u00ebn dhe Lindjen me Per\u00ebndimin?<\/p>\n<p>S\u2019m\u00eb kujtohet \u00e7far\u00eb po b\u00ebja, por m\u00eb kujtohet l\u00ebvizja mendore. Sado paradoksale, p\u00ebr disa \u00e7aste u zhvendosa n\u00eb Kin\u00eb. Po mendoja se n\u00eb krahasim me Murin e Madh kinez, ndon\u00ebse ai berlinezi ishte shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, shembja e tij p\u00ebr nga efekti dhe simbolika po ia kalonte shum\u00ebfish. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kisha shkruar romanin \u201cGjaku i dall\u00ebndyshes\u201d dhe po hidhja sh\u00ebnimet e para p\u00ebr \u201cGjysm\u00ebn e Xhokond\u00ebs\u201d. N\u00eb nj\u00eb riprodhim t\u00eb prer\u00eb vertikalisht p\u00ebrgjysm\u00eb, njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm nuk e njihnin se cila ishte, as Mona Liz\u00ebn e famshme. Por edhe vet\u00eb banor\u00ebt e Barabis\u00eb, e cila gabimisht njihej edhe si Barbar\u00ec, ndiheshin si p\u00ebrgjysm\u00eb. Prandaj, gjith\u00eb ankth, pyesnin nj\u00ebri-tjetrin: Ku e kemi gjysm\u00ebn tjet\u00ebr? Nuk e kemi pasur asnj\u00ebher\u00eb apo e kemi pasur dhe e kemi humbur? Kam p\u00ebrshtypjen se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje k\u00ebrkimi e gjeti popullin ton\u00eb shembja e Murit t\u00eb Berlinit. E gjeti n\u00eb izolim politik, n\u00eb mjerim ekonomik dhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, tenxhere me kapak, sip\u00ebr kapakut nj\u00eb gur i r\u00ebnd\u00eb, l\u00ebnda brenda n\u00eb vlim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>A mendoni se shembja e Murit t\u00eb Berlinit mij\u00ebra kilometra larg Shqip\u00ebris\u00eb, pati nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zhvillimin e ngjarjeve n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte gabim t\u00eb mendohej ndryshe. Pavar\u00ebsisht se ku ndodhet qendra e nj\u00eb t\u00ebrmeti, kur \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb, vala godit\u00ebse p\u00ebrcillet territor m\u00eb territor. Edhe historia e zhvillimit t\u00eb njer\u00ebzimit ka krijuar e krijon pllakat e veta tektonike. P\u00ebrplasjet e tyre jan\u00eb nganj\u00ebher\u00eb kontinentale. Mjaft t\u00eb kujtojm\u00eb efektet e Revolucionit Francez, atij leninist n\u00eb Rusi, ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb nazifashist\u00ebve etj. R\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit qe m\u00eb shum\u00eb se europiane. Efektet do t\u00eb b\u00ebheshin euroatlantike, sepse shpejt do t\u00eb binte edhe e ashtuquajtura \u201cPerdja e Hekurt\u201d.<\/p>\n<p>Ka pasur shum\u00eb kritika mbi mosrealizimin e aspiratave t\u00eb 1989-\u00ebs. Jan\u00eb kritika t\u00eb shfaqura n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. Ju vet\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb tranzicionit, keni pasur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb momente kritike t\u00eb rrug\u00ebtimit politik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sot, kur ktheni kok\u00ebn pas, si e shikoni k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim?<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kritikat, ka di\u00e7ka q\u00eb kurr\u00eb s\u2019mund t\u00eb harrohet: \u00e7lirimi i brendsh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb, kalimi nga totalitarizmi n\u00eb demokraci. Po \u00e7\u2019rrug\u00eb kemi ndjekur? At\u00eb me rrath\u00eb koncentrik\u00eb n\u00eb form\u00ebn e sust\u00ebs. N\u00ebse teli i saj hapet, p\u00ebr nga gjat\u00ebsia mbetet po aq sa kur ishte sust\u00eb. Ve\u00e7se pa ato sp\u00ebrdredhjet e shumta dhe tat\u00ebpjetat st\u00ebrmunduese q\u00eb marrin koh\u00eb, ai lirohet gjithashtu edhe nga tensioni. \u00c7do shtypje e sust\u00ebs nga lart ose nga posht\u00eb e rrit tensionin, duke shkaktuar k\u00ebrcime t\u00eb pap\u00ebrmbajtura. T\u00eb gjith\u00eb e kujtojm\u00eb (s\u2019po i p\u00ebrmend shkaqet paraprir\u00ebse) si na \u201ck\u00ebrceu damari\u201d n\u00eb vitin 1997 dhe i shemb\u00ebm muret me yrysh. Ve\u00e7se k\u00ebsaj here pa\u00a0pik\u00ebn e lavdis\u00eb, sepse shemb\u00ebm muret e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim pas n\u00eb koh\u00eb me tridhjet\u00eb vite. A jeni n\u00eb gjendje t\u00eb kujtoni si e imagjinonit Shqip\u00ebrin\u00eb pas 2 apo 3 dekadash, n\u00eb at\u00eb vit t\u00eb larg\u00ebt 1989?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb u p\u00ebrfshim\u00eb nga ekzaltimi, duke marr\u00eb n\u00eb duar dylbit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr at\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt ishte larg. Dhe, \u00e7udit\u00ebrisht, shihnim gjith\u00eb ngjyra, sepse edhe lentet e tejqyr\u00ebs na ktheheshin n\u00eb qelqe kaleidoskopi. Deri n\u00eb at\u00eb\u00a0vit, un\u00eb kisha pasur rast t\u00eb shihja Budapestin e Prag\u00ebn. Por kishte t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin par\u00eb Per\u00ebndimin. K\u00ebshtu q\u00eb, sipas p\u00ebrvoj\u00ebs, secili b\u00ebnte krahasime me Tiran\u00ebn ton\u00eb mizorisht t\u00eb fshikur. Natyrisht, ishim \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00eb. Por pa nj\u00eb formim t\u00eb plot\u00eb teorik p\u00ebr sistemin e ardhsh\u00ebm, mbeteshim disi n\u00eb kufijt\u00eb e empirizmit. Prandaj, t\u00ebr\u00eb shpirti i protest\u00ebs, energjis\u00eb popullore dhe aspirat\u00ebs s\u00eb saj, mori nj\u00eb karakter disi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke u koncentruar n\u00eb parull\u00ebn e student\u00ebve: \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa!\u201d. Dhe \u00ebsht\u00eb e pamohueshme se Per\u00ebndimi e SHBA-ja u gjet\u00ebn t\u00eb gatshme t\u2019i ndihnin k\u00ebtij shnd\u00ebrrimi epokal.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht entuziazmit q\u00eb p\u00ebrfshiu t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb ato dit\u00eb kur Shqip\u00ebria linte pas nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb 50 vite t\u00eb regjimit totalitar dhe hynte n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, t\u00eb panjohur, t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike, t\u00eb pakt\u00eb ishin ata q\u00eb e ndienin se rruga q\u00eb do t\u00eb ndiqej nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb autostrad\u00eb, por nj\u00eb gar\u00eb me pengesa. Pyetja \u00ebsht\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: \u00c7far\u00eb shkoi mir\u00eb n\u00eb tranzicionin shqiptar gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve? Dhe \u00e7far\u00eb shkoi keq?<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, shkoi mir\u00eb p\u00ebrmbysja e tiranis\u00eb dhe p\u00ebrqafimi i rrug\u00ebs s\u00eb re. Mir\u00ebpo, kur hodh\u00ebm nj\u00eb hap p\u00ebrpara, tjetr\u00ebn ende e kishim mbrapa. Dhe \u00e7far\u00eb ndodhi? Ec\u00ebm n\u00eb fillim, pastaj l\u00ebvizja erdhi duke u ngadal\u00ebsuar, aq sa u duk sikur pushoi. P\u00ebrfytyrimi m\u00eb \u00e7on s\u00ebrish te pozicioni statik, ai me nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb para e tjetr\u00ebn prapa. N\u00eb kuptimin e figursh\u00ebm, tranzicioni i gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb sparkat\u00eb e gjat\u00eb, e cila rrezikon shqyerje shal\u00ebsh. Ja \u00e7far\u00eb shkoi keq e p\u00ebr dreq, ky trans e ky shans u zvarrit dhe u shkalafit deri n\u00eb rraskapitje.<\/p>\n<p>93 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve jan\u00eb pro integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Gj\u00eb q\u00eb na b\u00ebn ndoshta popullin m\u00eb pro europian, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb populizmave dhe ekstremizmave. Megjithat\u00eb, sot, 3 dekada m\u00eb von\u00eb, Shqip\u00ebria \u201cende pret te porta\u201d. Pse kjo vones\u00eb? Cil\u00ebt mendoni se jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ta humbasim \u201ctrenin e integrimit\u201d gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve?<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia e trenit, aq sa ngatht\u00ebsia, padituria, shpesh dhe egoizmi e marr\u00ebzia jon\u00eb. Ne u ndodh\u00ebm n\u00eb peron n\u00eb koh\u00ebn e duhur, madje hip\u00ebm n\u00eb tren. Por me t\u00eb kaluar stacionet e para, e zgjidh\u00ebm vagonin ton\u00eb nga karvani i lokomotiv\u00ebs. Pse e zgjidh\u00ebm? Sepse na i mor\u00ebn mendt\u00eb konfliktet e brendshme, cila parti do t\u00eb rrinte n\u00eb krye t\u00eb vendit dhe cila kast\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu, na shkrepi q\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtimit ta b\u00ebnim m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Hop k\u00ebtu, hop aty, kur arrit\u00ebm mbas 30 vjet\u00ebsh, port\u00ebn e gjet\u00ebm t\u00eb mbyllur. E bash te porta sh\u00ebnohet dilema e thekshme, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ngjalli debate: P\u00ebrse nuk na pranoi as k\u00ebt\u00eb tetor Europa, t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt e d\u00ebshirojn\u00eb kaq masivisht? Sa ndodhi p\u00ebr nevoja t\u00eb reformimit t\u00eb Unionit dhe sa p\u00ebr fajet tona? Po pranoj se nj\u00ebrin gisht, pik\u00ebrisht treguesin, mund ta kthejm\u00eb edhe nga vendimmarr\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Por, m\u00eb falni p\u00ebr pyetjen, cilin gisht na mbetet t\u00eb kthejm\u00eb nga vetja?!..<\/p>\n<p>A mendoni se klasa politike shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u2013 n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin e saj \u2013 ia ka dal\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pesh\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka kjo periudh\u00eb tredekad\u00ebshe n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr klas\u00eb, t\u00eb vjen nd\u00ebr mend edhe klasi. A vijn\u00eb protagonist\u00ebt e saj nga shkollat e politik\u00ebs moderne? Nuk hyjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebp. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, sot ende kemi m\u00eb shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb pakualifikuar, sesa shofer\u00eb t\u00eb makinave pa patent\u00eb. Pavar\u00ebsisht nga m\u00ebnyra si u b\u00eb, korruptive, anarkike, rr\u00ebmbyese, nepotike, \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb kapitaliz\u00ebm n\u00eb ekonomi. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se kemi edhe kapitaliz\u00ebm, n\u00eb kuptimin bashk\u00ebkohor t\u00eb fjal\u00ebs. Kam parasysh modele t\u00eb kapitalizmit q\u00eb bazohen tek interesat e nd\u00ebrsjella, fiton pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, por fitojn\u00eb edhe pun\u00ebmarr\u00ebsit. Kurse ne (ka disa shkaqe) kemi shfryt\u00ebzim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, shfryt\u00ebzim t\u00eb eg\u00ebr. Prandaj, me gjith\u00eb nd\u00ebrrimin e sistemit, shum\u00ebkush e urren kapitalizmin. Nga ana tjet\u00ebr, prej kujtimit mjeran t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe nivelit shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb jetes\u00ebs, shum\u00ebkush urren edhe aspiratat socialiste, ato t\u00eb tipit me shp\u00ebrndarje kaq t\u00eb paarsyeshme t\u00eb t\u00eb ardhurave. Majtas e djathtas d\u00ebgjohen dokrra, nd\u00ebrsa asgj\u00ebkund nuk shihet doktrin\u00eb. Themeli i nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb sundimi i ligjit. Sa mendoni se e kemi \u201cnd\u00ebrtuar\u201d k\u00ebt\u00eb themel gjat\u00eb tranzicionit postkomunist shqiptar. Aty ku pushteti \u00ebsht\u00eb mbi shtetin, ligji gjendet gjithnj\u00eb n\u00ebn shkelmat e qeveritar\u00ebve. \u00c7far\u00eb paftash hekuri paskan pasur n\u00ebn k\u00ebpuc\u00eb, o Zot, k\u00ebta qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb?!<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se rrug\u00ebtimi i v\u00ebshtir\u00eb, plot gropa dhe pengesa i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 3 dekada, na ka zbritur t\u00eb gjith\u00ebve me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe na ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb realist\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb presim nga e ardhmja. \u00c7far\u00eb mendoni se rezervon kjo e ardhme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Por, a thua v\u00ebrtet kemi zbritur me k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb tok\u00eb?!.. Pse ahere, k\u00ebta realist\u00ebt, tash q\u00eb kan\u00eb zbritur, thon\u00eb shpesh se ndodhen n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb (terren politik), q\u00eb qytetar\u00ebve u luan n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb?! Dhe, tekefundit, nga kemi zbritur? P\u00ebrgjigjja dihet, nga iluzionet e gabuara, q\u00eb kurr\u00eb nuk po kthehen n\u00eb vet\u00ebqortim e vet\u00ebkorrigjim. Por p\u00ebrball\u00eb zhg\u00ebnjimit, q\u00eb ka si burim g\u00ebnjimin e mashtrimin nga politika, ekziston nj\u00eb mburoj\u00eb: dyshimi. Dyshimi aktiv dhe i arsyesh\u00ebm i hap rrug\u00ebn s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn askush nuk e zot\u00ebron si absolute. Sa p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u2026 Patjet\u00ebr, patjet\u00ebr, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje e fundit: Ku e shihni Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb 2049-\u00ebn?<\/p>\n<p>S\u2019di pse, kjo pyetje po m\u00eb nd\u00ebrmend Orwell-in. V\u00ebrtet profecia e \u201cVitit \u201884\u2033 nuk u p\u00ebrmbush, sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb\u00a0natyr\u00ebn e shkrimtar\u00ebve, por vizionet e autorit kan\u00eb mbetur t\u00eb patundura. N\u00eb vitin 2049, jasht\u00eb do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb. Ma merr mendja se atje ku do t\u00eb ndodhen, shqipja do t\u00eb d\u00ebgjohet\u00a0gjithnj\u00eb e m\u00eb pak. Nd\u00ebrkaq, t\u00eb t\u00ebrhequr nga klima dhe deti, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr turist\u00eb do t\u00eb flasin n\u00eb Shqip\u00ebri gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Europa e Bashkuar edhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb reformohet, p\u00ebr shkak t\u00eb rivalitetit t\u00eb vendeve t\u00eb m\u00ebdha dhe trysnis\u00eb nga vendet e vogla, q\u00eb do ta ndiejn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr bjerrjen e sovranitetit. Por duke qen\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e re perandorake, shpresoj se zgjidhjet do t\u00eb arrihen me paqe. Vitin e shkuar kam botuar romanin \u201cDjalli komik\u201d. N\u00eb rajonin e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb ku zhvillohen ngjarjet, ka union, por si\u00e7 ka k\u00ebrkesa p\u00ebr exite, ka gjithashtu k\u00ebrkesa p\u00ebr pranim. Me marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, merret vendim q\u00eb ndaj Horket\u00ebs, qytetit-shtet m\u00eb t\u00eb prapambetur dhe nga v\u00ebrshonin emigrant\u00eb, t\u00eb ngrihen mure. Arkitekt Danieli p\u00ebrgatitet p\u00ebr konkursin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Por si e koncepton maketin? T\u00ebr\u00eb konstrukti i ngjan form\u00ebs s\u00eb trupit t\u00eb njeriut. Dhe ashtu si dy fytyra, ka dy shpina, ve\u00e7se nj\u00ebr\u00ebn t\u00eb kthyer nga Horketa, tjetr\u00ebn nga Vitistani. Kur e pyesin arkitektin se ku \u00ebsht\u00eb betoni, ku jan\u00eb hekurat dhe telat me gjemba, ai p\u00ebrgjigjet se nuk ka barrier\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, sesa kurrizi i njeriut. Sa her\u00eb q\u00eb dikush ia kthen shpin\u00ebn tjetrit, ka ngritur n\u00eb mes nj\u00eb mur. Me gjas\u00eb, p\u00ebr bot\u00ebn njer\u00ebzore ky do t\u00eb mbetet i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Dhe k\u00ebtu po ndalem, s\u2019po i \u00e7oj m\u00eb tej k\u00ebto mure, pasi te ne shoq\u00ebrohen shpesh edhe me kobure. \/Bota.a.\/GazetaePrizrenit.net<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>gazetaeprizrenit<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai nuk e mban mend se ku ndodhej n\u00eb momentin kur u dha lajmi i rr\u00ebzimit t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, por mban mend ndikimin q\u00eb kjo ngjarje pati tek ai dhe tek e gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare. N\u00eb 30-vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, shkrimtari Zija \u00c7ela u p\u00ebrgjigjet pyetjeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje madhore, ndikimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":87016,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-87015","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87015"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87015\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87017,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87015\/revisions\/87017"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}