{"id":87021,"date":"2025-12-22T18:58:19","date_gmt":"2025-12-22T15:58:19","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/profesori-salihu-pas-intervistimeve-priten-akuzat-nga-gjykata-speciale\/"},"modified":"2025-12-22T18:58:20","modified_gmt":"2025-12-22T15:58:20","slug":"profesori-salihu-pas-intervistimeve-priten-akuzat-nga-gjykata-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/profesori-salihu-pas-intervistimeve-priten-akuzat-nga-gjykata-speciale\/","title":{"rendered":"Profesori Salihu: Pas intervistimeve, priten akuzat nga Gjykata Speciale"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Ismet-Salihajj.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>Pas intervistimit t\u00eb personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, Zyra e Prokurorit Special me seli n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb rast se i v\u00ebrteton dyshimet si t\u00eb bazuara, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ngreh akuzat ndaj t\u00eb dyshuarve, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Ismet Salihu, profesor i t\u00eb Drejt\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas tij, duke u bazuar n\u00eb rrjedh\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara, q\u00eb njihet si Gjykata Speciale p\u00ebr krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos n\u00eb dy muajt e fundit, procedura e gjykimit t\u00eb personave t\u00eb dyshuar do t\u00eb filloj\u00eb s\u00eb shpejti. Ai shpreh mendimin se nuk do t\u00eb ket\u00eb interferime politike ndaj k\u00ebsaj gjykate dhe se askush i pafajsh\u00ebm, nuk do t\u00eb d\u00ebnohet nga kjo gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Profesor Salihu, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar me seli n\u00eb Hag\u00eb, ka ftuar m\u00eb shum\u00eb se 40 persona p\u00ebr t\u2019i intervistuar, qoft\u00eb si d\u00ebshmitar\u00eb apo t\u00eb dyshuar p\u00ebr krimet e pretenduara t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, prej janarit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000. Cilat jan\u00eb procedurat pas intervistimit?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa d\u00ebshmitar\u00ebt ftohen sipas standardeve, sipas rregullave t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb kodet penale t\u00eb shteteve ve\u00e7 e ve\u00e7, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Kodi i Procedur\u00ebs Penale t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebtu me nj\u00eb p\u00ebrjashtim, p\u00ebr shkak se nj\u00eb num\u00ebr i d\u00ebshmitar\u00ebve do t\u00eb ken\u00eb statusin e d\u00ebshmitarit t\u00eb mbrojtur q\u00eb i thon\u00eb anonim dhe ai do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb, mir\u00ebpo z\u00ebri i tij, fytyra e tij nuk do t\u00eb identifikohet p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut q\u00eb mund t\u2019i ekspozohet nga personat e dyshuar ose persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Sa mund t\u00eb zgjas\u00eb kjo procedura e mbledhjeve t\u00eb fakteve pas intervistimit?<\/p>\n<p>Ismet Salihu: Pas intervistimit, kjo \u00ebsht\u00eb procedur\u00eb para-penale, paraprake dhe procedura mund t\u00eb zgjas\u00eb var\u00ebsisht prej situat\u00ebs, prej rastit konkret mund t\u00eb zgjas\u00eb nj\u00eb jav\u00eb, dy jav\u00eb, nj\u00eb-dy muaj \u2013 aty nuk ka afat t\u00eb caktuar. Nd\u00ebrsa, kur t\u00eb ngrihet akuza, at\u00ebher\u00eb jan\u00eb afatet e caktuara me ligj.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kur mund t\u00eb priten sipas jush aktakuzat e para nga Prokurori Special dhe m\u00eb pas edhe gjykimet e para nga Dhomat e Specializuara?<\/p>\n<p>Ismet Salihu: Sipas rrjedh\u00ebs s\u00eb gjertanishme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale dhe sidomos situat\u00ebs s\u00eb fundit, k\u00ebto dy muajt e fundit, procedura e gjykimit t\u00eb personave t\u00eb dyshuar jam i bindur se s\u00eb shpejti do t\u00eb filloj\u00eb, p\u00ebr shkak se Gjykata Speciale pothuajse qe dhjet\u00eb vjet \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mendoj n\u00eb hetime. Ju e dini se, tani \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 kryeprokurori i tret\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion dhe sipas disa njohurive t\u00eb fundit t\u00eb mija, Gjykat\u00ebn Speciale krahas k\u00ebtij prokurori t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm kryesor, kryeprokurorit pra, jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i prokuror\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb udh\u00ebhequr hetimet dhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm prej t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre prokuror\u00ebve jan\u00eb pik\u00ebrisht shtetas amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Cilat jan\u00eb dallimet n\u00eb procedurat gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat i zbaton Dhoma e Specializuar, n\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb krahasim me Tribunalin e Hag\u00ebs?<\/p>\n<p>Ismet Salihu: Kryesisht procedura \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. Aq mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar baza juridike, legjislacioni i k\u00ebsaj gjykate dhe vet\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt q\u00eb kan\u00eb t\u00eb garantuar nj\u00eb autonomi adekuate, q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb interferime politike episodike etj, q\u00eb askush i pafajsh\u00ebm nuk do t\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, sipas t\u00eb gjitha k\u00ebtyre parametrave dhe standardeve q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb legjislacion dhe n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e trupit gjykues dhe prokuror\u00ebve. Mundet dikush t\u00eb lirohet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve, provave, mir\u00ebpo sipas bindjes sime nuk do t\u00eb d\u00ebnohet i pafajsh\u00ebm askush.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, procedura \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, me nj\u00eb p\u00ebrjashtim substancial n\u00eb krahasim me procedur\u00ebn dhe juridiksionin e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, i cili si\u00e7 e dini, ka pushuar s\u00eb punuari pas 20 vjet\u00ebsh pun\u00eb. Ky dallim konsiston n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb shprehimisht, n\u00eb Ligjin p\u00ebr juridiksionin e k\u00ebsaj gjykate thuhet aty shprehimisht n\u00eb dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse se n\u00eb rastet kur ndonj\u00eb person \u00ebsht\u00eb proceduar, \u00ebsht\u00eb zhvilluar gjykim dhe ka p\u00ebrfunduar gjykimi, qoft\u00eb i gjykat\u00ebs vendore nacionale t\u00eb Kosov\u00ebs, qoft\u00eb i gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 ka qen\u00eb Tribunali i Hag\u00ebs, se p\u00ebr at\u00eb l\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar procedura, kjo gjykat\u00eb (Speciale) nuk ka juridiksion q\u00eb ta gjykoj\u00eb m\u00eb at\u00eb l\u00ebnd\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, k\u00ebtu do t\u00eb respektohet ai parimi \u201cNon bis in idem\u201dose jo p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb t\u00eb gjykoheshdhe t\u00eb d\u00ebnohesh p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A mund t\u00eb mbrohen n\u00eb liri personat ndaj t\u00eb cil\u00ebve ngrihet aktakuz\u00eb?<\/p>\n<p>Ismet Salihu: Puna e k\u00ebsaj gjykate do t\u00eb zhvillohet sipas Ligjit p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj gjykate, ku jan\u00eb t\u00eb rregulluara disa \u00e7\u00ebshtje kryesore t\u00eb procedur\u00ebs. Por, kjo gjykat\u00eb do t\u00eb punoj\u00eb edhe sipas ligjeve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, kjo gjykat\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb procedur\u00ebn edhe sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas ligjit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, pra, Ligjit Penal t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Ligjit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb aspektin e pyetjes q\u00eb e shtruat ju \u2013 se a mund t\u00eb vendoset q\u00eb ndonj\u00eb prej personave t\u00eb dyshuar t\u00eb mbrohet n\u00eb liri \u2013 kjo varet prej vet vendimit, bindjes, vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate t\u00eb Hag\u00ebs, tash q\u00eb i them Gjykat\u00eb Speciale. Mendoj q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb, por nuk besoj q\u00eb do t\u00eb lejohet p\u00ebr shkak t\u00eb ekzistimit t\u00eb rrezikut se mund t\u00eb ndikoj\u00eb te d\u00ebshmitar\u00ebt ose t\u2019i rrezikoj\u00eb ata, p\u00ebr shkak se nj\u00eb num\u00ebr i d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb mbrojtur. Por, ata mund t\u00eb zbulohen dhe t\u00eb rrezikohen.<\/p>\n<p>Ismet Salihu: Vet\u00ebm me nj\u00eb p\u00ebrjashtim mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb person, i cili m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykuar dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar gjykimi nga gjykatat vendore t\u00eb Kosov\u00ebs ose nga Tribunali i Hag\u00ebs. Mundet q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb zhvillohet procedur\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr, n\u00ebse n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb zbuluar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja, t\u00eb cilat mund t\u00eb administrojn\u00eb prova se personi i caktuar \u00ebsht\u00eb fajtor. S\u00eb dyti, , pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar procedura ndaj personit t\u00eb caktuar, qoft\u00eb aktgjykim lirues ose d\u00ebnues, n\u00ebse n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar se ai person ka kryer edhe ndonj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjykata nuk ka ditur ose nuk ka mundur t\u00eb dij\u00eb se \u00ebsht\u00eb kryer \u2013 por q\u00eb n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar \u2013 at\u00ebher\u00eb, gjithashtu, i nj\u00ebjti person mund t\u00eb thirret prap\u00eb, t\u00eb zhvillohet procedur\u00eb penale dhe t\u00eb gjykohet.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, si e shihni ftes\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryeministrit t\u00eb dor\u00ebhequr, Ramush Haradinaj? Ai ka marr\u00eb ftes\u00eb nga Zyra e prokurorit Special p\u00ebr t\u2019u intervistuar, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dyshuarit. Haradinaj, tashm\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb dy procese n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs..<\/p>\n<p>Ismet Salihu: Ne me keqardhje e kemi pranuar k\u00ebt\u00eb lajm se Haradinaj \u00ebsht\u00eb ftuar si i dyshuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale. Por, sipas t\u00eb gjitha gjasave, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb zbuluar disa t\u00eb dh\u00ebna ose disa krime, p\u00ebr t\u00eb cilat pretendohet se \u00ebsht\u00eb fajtor Ramush Haradinaj. Rikujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb gjykimin e fundit, Ramush Haradinaj \u00ebsht\u00eb liruar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fakteve, t\u00eb dh\u00ebnave dhe provave. P\u00ebrndryshe, ai nuk \u00ebsht\u00eb i liruar si i pafajsh\u00ebm, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale, n\u00eb procedur\u00ebn penale, \u00ebsht\u00eb parim q\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb provave askush nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet, t\u00eb shpallet fajtor. Madje, n\u00eb rastet kur ka dyshime n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ose nuk \u00ebsht\u00eb fajtor, ka kryer apo nuk ka kryer vep\u00ebr penale, \u00ebsht\u00eb parim n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb penale, jo vet\u00ebm te ne, por edhe te shtetet tjera, si dhen n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe nacionale, q\u00eb n\u00eb ato raste duhet t\u00eb vendoset n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb akuzuarit. K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb situatat dhe zoti Haradinaj, sipas t\u00eb gjitha gjasave \u00ebsht\u00eb ftuar p\u00ebr krimet e pretenduara q\u00eb jan\u00eb kryer gjat\u00eb luft\u00ebs ose eventualisht pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo gjykat\u00eb ka juridiksion lidhur me periudh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb veproj\u00eb, prej 1 janarit t\u00eb vitit 1998 e deri m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit 2000, q\u00eb i bie 18 muaj gjat\u00eb luft\u00ebs dhe 18 muaj pas luft\u00ebs. E dim\u00eb, mjerisht, q\u00eb pas luft\u00ebs jan\u00eb kryer nj\u00eb num\u00ebr i vrasjeve, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. Kan\u00eb qen\u00eb vrasje shum\u00eb makabre t\u00eb aktivist\u00ebve, kryesisht t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebta persona q\u00eb jan\u00eb ftuar (nga Zyra e Prokurorit Special) dhe q\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb nivelet n\u00eb pushtet, em status t\u00eb caktuar shtet\u00ebror dhe politik, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebse posa\u00e7\u00ebrisht q\u00eb kan\u00eb pasur nivele m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas t\u00eb gjitha gjasave, k\u00ebta persona do t\u00eb akuzohen nga kjo gjykat\u00eb, sipas vij\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb komanduese. Komandanti p\u00ebrgjigjet, t\u00eb shpallet fajtor dhe t\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb tri situata.<\/p>\n<p>E para, n\u00ebse ka urdh\u00ebruar nj\u00eb person ose grup personash q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb krime t\u00eb luft\u00ebs. Situata e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb, n\u00eb rast se komandanti e ka ditur q\u00eb disa ushtar\u00eb ose grupe ushtar\u00ebsh po p\u00ebrgatiten q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb krime t\u00eb luft\u00ebs dhe nuk i pengon ose parandalon.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, situata e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e sajon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb komandantit ose komanduesit, n\u00ebse nuk e ka ditur se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur dhe kryer krimi, por nd\u00ebrkoh\u00eb ka marr\u00eb vesh dhe \u00ebsht\u00eb njoftuar se \u00ebsht\u00eb krimi ose krimet, si dhe nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebshkuar kryer\u00ebsit e krimit ose t\u2019ua dor\u00ebzoj\u00eb ata organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur p\u00ebr krimin, qoft\u00eb gjykatave ushtarake (gjat\u00eb luft\u00ebs) ose pas luft\u00ebs, gjykatave vendore t\u00eb rregullta.\/REL<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>gazetaeprizrenit<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas intervistimit t\u00eb personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, Zyra e Prokurorit Special me seli n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb rast se i v\u00ebrteton dyshimet si t\u00eb bazuara, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ngreh akuzat ndaj t\u00eb dyshuarve, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Ismet Salihu, profesor i t\u00eb Drejt\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":87022,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-87021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87021"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87023,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87021\/revisions\/87023"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}