{"id":87027,"date":"2025-12-22T18:58:22","date_gmt":"2025-12-22T15:58:22","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ketij-populli-i-duhen-me-shume-libra-kenge-komedi-piktura-pak-politike\/"},"modified":"2025-12-22T18:58:23","modified_gmt":"2025-12-22T15:58:23","slug":"ketij-populli-i-duhen-me-shume-libra-kenge-komedi-piktura-pak-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ketij-populli-i-duhen-me-shume-libra-kenge-komedi-piktura-pak-politike\/","title":{"rendered":"K\u00ebtij populli i duhen m\u00eb shum\u00eb libra, k\u00ebng\u00eb, komedi, piktura, pak politik\u00eb."},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/jorgo-papingji.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>Intervista: Flet Mjeshtri i Madh, Jorgo Papingji:<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb moment delikat, politika duhet t\u00eb jet\u00eb elastike si arti<\/p>\n<p>-Si do ta cil\u00ebsoj\u00eb Papingji situat\u00ebn politike n\u00eb vend?<\/p>\n<p>Nuk jam marr\u00eb m\u00eb e politik\u00eb, pasi politika m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr vendim tim, p\u00ebr kombin tim \u00ebsht\u00eb poezia, arti. Nj\u00eb peoni p\u00ebr Atdheun \u00ebsht\u00eb sa mij\u00ebra fjal\u00eb boshe t\u00eb politikan\u00ebve. Sot m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb politika shqiptare duhet t\u2019i th\u00ebrras\u00eb mendjes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e qet\u00eb, gjakftoht\u00eb, korrekte me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb vendit t\u00eb saj. Politikan\u00ebt b\u00ebjn\u00eb ligjet, ata tensionojn\u00eb situat\u00ebn pasojat i vuan populli. Me \u00e7\u2019t\u00eb drejt\u00eb kjo klas\u00eb politike luan me fatin e popullit ton\u00eb t\u00eb shum\u00ebvuajtur? Me \u00e7\u2019t\u00eb drejt\u00eb kjo klas\u00eb politike acaron situat\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb degjeneroj\u00eb dhe p\u00ebrkeq\u00ebsohet m\u00eb tej? Kush jua jep k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb luajn\u00eb me jet\u00ebn e nj\u00eb populli q\u00eb iu ka besuar me d\u00ebshir\u00eb fatet e tij? P\u00ebr mendimin tim kjo klas\u00eb politike duhet t\u00eb largohet pasi jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fytyra p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vjet. Ju lutem, kujdes. Jemi n\u00eb zgripin e acarimit dhe t\u00eb humbjes s\u00eb orientimit. Kujdes, kujdes. Larg zjarrit dhe kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb. Larg mendjemadh\u00ebsis\u00eb dhe arroganc\u00ebs. Larg molotov\u00ebve dhe provokimeve. Zgjedhjet t\u00eb zhvillohen t\u00eb qeta, sipas fregullave sipas Kushtetut\u00ebs. Bibla e politikan\u00ebve \u00ebsht\u00eb Kushtetuta. T\u00eb zbatohet si\u00e7 duhet pa an\u00ebsi. K\u00ebtij populli i duhen m\u00eb shum\u00eb libra, k\u00ebng\u00eb, komedi, piktura, pak politik\u00eb<\/p>\n<p>-Sot ka shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb por tekstet e k\u00ebng\u00ebve vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar?<\/p>\n<p>Sot nuk ka tekste. Sot ka fjal\u00eb. Poezi do t\u00eb thot\u00eb fjal\u00eb e bukur, fjal\u00eb e art\u00eb, fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthen. Poezi apo tekst k\u00ebnge do t\u00eb thot\u00eb: Fjal\u00eb magjie. Sot n\u00eb nj\u00eb tekst k\u00ebnge ka vet\u00ebm 4 fjal\u00eb. Kaq! Ku \u00ebsht\u00eb fjala e magjishme?! N\u00eb poezi kur lexon t\u00eb rr\u00ebqethet misht\u00eb. Ngrihesh n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga emocionet. K\u00ebnga ka tekst, ka muzik\u00eb, ka k\u00ebng\u00ebtar. Pa tekst t\u00eb bukur si do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e bukur?! Poezia ka ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Perandor\u00eb, President\u00eb, Kryeministra, nj\u00eb popull. Poezia \u00ebsht\u00eb fjala m\u00eb e bukur e zotit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto situata, a vazhdon Jorgo t\u00eb krijoj\u00eb?<\/p>\n<p>Normal \u00ebsht\u00eb i vetmi ngush\u00ebllim. Krijimtaria m\u00eb largon nga ky terr q\u00eb e ka \u00e7uar vendin politika. D\u00ebgjoj n\u00eb televizione lajme t\u00eb pabesueshme dhe marr lapsin. Aty gjej ngush\u00ebllim. Aty sikur largoj hallet. Tashm\u00eb po p\u00ebrgatitem p\u00ebr tekstet e disa k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb njohur, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pak koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb shk\u00ebputur nga pjaca e k\u00ebng\u00ebs, nga CD dhe kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb rikthehen apo kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb me shum\u00eb pretendime. K\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rikthehen me t\u00eb nj\u00ebjtat parametra. Rikthimi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe duhet nj\u00eb pun\u00eb e madhe nga t\u00eb dyja pal\u00ebt k\u00ebng\u00ebtari, autori i tekstit dhe kompozitori.<\/p>\n<p>\u2013Keni qen\u00eb pjes\u00eb e shum\u00eb Festivaleve t\u00eb K\u00ebng\u00ebs n\u00eb RTSH, kini sukseset tuaja n\u00eb to, por keni pasur dhe zhg\u00ebnjime? Po k\u00ebshtu dhe n\u00eb Festivalin e F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr?<\/p>\n<p>Normal t\u00eb gjitha ndodhin. Ky \u00ebsht\u00eb evenimenti m\u00eb i madh i muzik\u00ebs s\u00eb leht\u00eb shqiptare n\u00eb Radio Televizion, eveniment ku un\u00eb prej afro 40- vjet\u00ebsh kam qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs i rregullt. Un\u00eb kam qen\u00eb jo vet\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs por fitues i shum\u00eb \u00e7mimeve dhe nga viti n\u00eb vit po rris p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj vetes, k\u00ebrkesat n\u00eb raport me koh\u00ebn dhe pjekurin\u00eb time krijuese. Por po ashtu dua t\u00eb flas p\u00ebr Festivalin e F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr. Ashtu si n\u00eb Festivalin e RTSH edhe n\u00eb Festivalin e F\u00ebmij\u00ebve kam qen\u00eb po aq vjet pjes\u00ebmarr\u00ebs ku aty kam marr\u00eb 27 \u00e7mime. Ky festival gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb formave t\u00eb reja, pasi ka nj\u00eb natyr\u00eb tjet\u00ebr. Ka nj\u00eb bukuri tjet\u00ebr. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Z\u00ebrat e tyre jan\u00eb si cic\u00ebrimat e zogjve q\u00eb t\u00eb relaksojn\u00eb. Ky festival organizohet gjithmon\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fest\u00ebs s\u00eb 1 Qershorit, Fest\u00ebs s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve. F\u00ebmij\u00ebt nuk duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr politik\u00eb, p\u00ebr hallet e shqet\u00ebsimet, ata duan t\u00eb realizojn\u00eb \u00ebndrrat e tyre, d\u00ebshirat e tyre. Ata duan k\u00ebng\u00eb dhe lodra. Ndaj ky festival ka af\u00ebrisht gjysm\u00eb shekulli\u00a0q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar gjithmon\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Ka pasur tentativa t\u00eb ndryshme q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb pse mos ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb qytet tjet\u00ebr, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb miratuar. P\u00ebr mua them sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, sepse ato vende q\u00eb e kan\u00eb tradit\u00ebn t\u00eb ruajn\u00eb tradit\u00ebn e tyre p\u00ebr at\u00eb lloj aktivitetesh q\u00eb ata e kan\u00eb t\u00eb pasur me eksperienc\u00eb, prodhimtari dhe me raporte t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb festival. Zgjedhja e Shkodr\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Festival n\u00eb moniz\u00ebm s\u2019ka qen\u00eb e rast\u00ebsishme. Ky qytet ka tradita ta vjetra n\u00eb muzik\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat me kuptime politike, ato b\u00ebheshin me nj\u00eb shp\u00ebrndarje gjeografike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb aktiviteteve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dikush b\u00ebnte muzik\u00ebn e vet. Ku festivali i Gjirokastr\u00ebs b\u00ebnte muzik\u00ebn Popullore, Festivali i Shkodr\u00ebs merrte muzik\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Po nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shp\u00ebrndarja gjeografike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr ka edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb e ka zanafill\u00ebn n\u00eb kultur\u00ebn shkodrane, n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr muzik\u00ebn shkodrane, tek talentet q\u00eb ka prodhuar Shkodra. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb ku muzika mbillet dhe lul\u00ebzon, dhe pse mos t\u00eb mbillej q\u00eb n\u00eb far\u00eb kjo muzik\u00eb e t\u00eb pritej sa t\u00eb rritej e t\u00eb b\u00ebnte lule. Pra, Shkodra u p\u00ebrzgjodh si nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb do talente, q\u00eb e do muzik\u00ebn dhe q\u00eb e ka hak q\u00eb t\u00eb jet\u00eb aty.<\/p>\n<p>\u2013Je lidhur shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb Festival t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ndoshta edhe si kompensim i di\u00e7kaje t\u00eb munguar, pasi duhet t\u00eb kesh pasur f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb?<\/p>\n<p>-E v\u00ebrtet\u00eb, e till\u00eb ka qen\u00eb f\u00ebmij\u00ebria ime.\u00a0Sot mund t\u00eb them se kam pran\u00eb vetes shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. F\u00ebmij\u00ebria ime m\u00eb ka shoq\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rritjes sime. Brenda vetes jam sa plak aq edhe f\u00ebmij\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb pleq\u00ebri q\u00eb mbaj ma zhduk kjo f\u00ebmij\u00ebri q\u00eb mbaj brenda vetes. Un\u00eb mendoj se artisti po ta ket\u00eb brenda vetes k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe po t\u00eb dij\u00eb t\u2019i marri er\u00eb k\u00ebsaj f\u00ebmij\u00ebrie nuk plaket asnj\u00ebher\u00eb. Ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e \u00e7uditshme nganj\u00ebher\u00eb, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn time t\u00eb hershme kam pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb merrem me artin. Q\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb kopsht b\u00ebja teat\u00ebr kukullash. Un\u00eb kam lindur n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpi po ashtu b\u00ebja teat\u00ebr. Ishte nj\u00eb tenxhere hajati dhe ne n\u00eb at\u00eb tenxhere merrnim kukulla dhe e me dor\u00ebn lart b\u00ebnim kukulla t\u00eb ngjarjes q\u00eb ne kishim sajuar vet\u00eb ose kishim d\u00ebgjuar. M\u00eb von\u00eb pastaj kur b\u00ebnim fletoren e kujtimeve n\u00eb fund t\u00eb vitit gjithmon\u00eb m\u00eb shkruanin Jorgo Papingji regjisor. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb nuk e kisha iden\u00eb se \u00e7far\u00eb ishte regjisori. Ngadal\u00eb ngadal\u00eb kjo u binjak\u00ebzua me veten time. Shpirti binjak i imi ka qen\u00eb d\u00ebshira gjithmon\u00eb p\u00ebr artin, kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb shkruaj. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ne kishin nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs \u201c Fjala Jon\u00eb\u201d, kjo ishte gazet\u00eb muri. Aty ishte nj\u00eb redaksi q\u00eb shkruanin artikuj p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrve\u00e7 problematikave t\u00eb ndryshme t\u00eb m\u00ebdha, si gj\u00ebra q\u00eb ndodhnin n\u00eb klas\u00eb etj. dhe un\u00eb u b\u00ebra kryeredaktor i asaj reviste, p\u00ebrvoja e par\u00eb q\u00eb pastaj m\u00eb ndoqi m\u00eb von\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb, q\u00eb nga viti 1948. Un\u00eb kam filluar t\u00eb shkruaj shum\u00eb shpejt. Kam pasur nj\u00eb n\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdesshme q\u00eb na m\u00ebsonte vazhdimisht edhe kur nuk kishim shkoll\u00eb. Un\u00eb jam rritur pa baba dhe n\u00ebn\u00ebn e kishin edhe baba edhe n\u00ebn\u00eb. Ajo i donte f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb edukuar dhe t\u00eb kulturuar. Kjo si\u00e7 duket dha frytet mbrapa, dhe pastaj erdha n\u00eb Tiran\u00eb . N\u00eb Tiran\u00eb kam ardhur nga klasa e kat\u00ebrt fillore dhe k\u00ebtu kam filluar t\u00eb ndjek m\u00ebsimet n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb me shum\u00eb em\u00ebr q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb quhej \u201cShkolla e kuqe\u201d. Kjo shkoll\u00eb ka pasur m\u00ebsues shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb mbjell\u00eb di\u00e7ka tek formimi im. Ato\u00a0dijeni dhe vlera njer\u00ebzore q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ata m\u00ebsues un\u00eb i ndjej ende nj\u00eb filiza t\u00eb mbjell\u00eb tek vetja ime. Qoft\u00eb p\u00ebr artin, kultur\u00ebn, gjuh\u00ebn e huaj etj. Dhe nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur poezin\u00eb e par\u00eb q\u00eb kam shkruar. Si sot m\u00eb vjen n\u00eb mendje kjo poezi, pasi e kam shkruar n\u00eb fletoren e kujtimit.<\/p>\n<p>Aty e kam l\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe kujtimin p\u00ebr shokun tim, e kam l\u00ebn\u00eb me poezi. K\u00ebt\u00eb ngjarje e mbajta me vete dhe pastaj e shkrova n\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Kam nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb pas kur kam ardhur k\u00ebtu q\u00eb e ka zanafill\u00ebn n\u00eb ato materiale t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb p.sh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb poezi e formuar, q\u00eb p\u00ebrkon me vitet e hershme t\u00eb rinis\u00eb ?<\/p>\n<p>-B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr klas\u00eb t\u00eb par\u00eb gjimnaz, d.m.th, n\u00eb klas\u00eb t\u00eb 8-t\u00eb. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb isha prezantuar si krijues. Dhe n\u00eb festivalin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb u b\u00eb dy vjet m\u00eb von\u00eb un\u00eb u paraqita me Aleksand\u00ebr Lalon, dhe pastaj shkuam n\u00eb Shkod\u00ebr. Pastaj \u00e7do varg q\u00eb q\u00eb kam shkruar e ka pasur f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb brenda si; shqet\u00ebsimet e f\u00ebmij\u00ebve, lodrat e f\u00ebmij\u00ebve. Marr\u00ebdh\u00ebniet e f\u00ebmij\u00ebve, inatin, dashuris\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs. Edhe n\u00eb rrug\u00eb kur m\u00eb shikonin ndoshta thoshin se ky nuk \u00ebsht\u00eb normal, ecja me let\u00ebr p\u00ebrpara kur shikoja p.sh. vajza q\u00eb luanin me litar un\u00eb e skicoja dhe thosha se k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj k\u00ebng\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe e kam b\u00ebr\u00eb. E ndjej veten shum\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjitha lodrat e f\u00ebmij\u00ebve kan\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, si e ka kush e ka, loja symbyllazi, nj\u00eb nga vajzat me litar etj. Kam nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb ka fituar \u00e7mim dhe k\u00ebndohet edhe sot si p.sh.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb dhe k\u00ebndohet kur luhet ajo loj\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb e asimilueshme dhe e bukur.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot un\u00eb kam shkruar\u00a0mbi 600 k\u00ebng\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, ndoshta mund ta ket\u00eb kaluar pak, t\u00eb cilat pothuajse t\u00eb gjitha kan\u00eb \u00e7mime. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit n\u00eb festivalet e Shkodr\u00ebs un\u00eb kam qen\u00eb i pari n\u00eb \u00e7mim. Ka aktivitet q\u00eb i kam marr\u00eb \u00e7mimet e para dhe t\u00eb dyta dhe t\u00eb treta bashk\u00eb. Ka pasur 1 deri n\u00eb 3 dhe jo m\u00eb tep\u00ebr se tre, sepse nuk lejohet. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara dhe un\u00eb jam detyruar t\u2019i b\u00ebj. Kur ka njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, nuk i thua dot jo. Se ka prind\u00ebr q\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e vet ta nxjerrin sa m\u00eb mir\u00eb, por at\u00eb do edhe kompozitori e q\u00eb e kompozon at\u00eb tekst, por at\u00eb do edhe organizatori q\u00eb e organizon festivalin q\u00eb jan\u00eb disa parametra q\u00eb t\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb shkruash. N\u00eb jet\u00ebn time un\u00eb i kam provuar t\u00eb gjitha gjinit\u00eb e letrave, kam shkruar k\u00ebng\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rinj, p\u00ebr festivale dhe k\u00ebng\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e festivaleve q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Shqip\u00ebri si \u201cK\u00ebnga magjike\u201d etj.<\/p>\n<p>-Shpesh her\u00eb kur mblidhemi, se un\u00eb kam punuar n\u00eb arsim dhe kam qen\u00eb drejtor shkolle dhe pastaj kam punuar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Pionierit Nr.4, dhe sa her\u00eb organizoheshim dhe kur ndaheshim pastaj thoshin se ne t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb ndahemi k\u00ebtej. Un\u00eb i thosha, jo, se un\u00eb kam mbarur Shkencat e Natyr\u00ebs, Fizik\u00ebn. N\u00eb jet\u00ebn time kam dh\u00ebn\u00eb Fizik\u00eb.<\/p>\n<p>-Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ju q\u00eb ishit dhe ndiheshit q\u00eb f\u00ebmij\u00eb regjisor t\u00eb shkolloheni p\u00ebr Fizik\u00eb?<\/p>\n<p>-P\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e mir\u00eb t\u00eb shkollave t\u00eb mesme, para se t\u00eb dilte e drejta e studimit, organizoheshin olimpiada. Qe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur njer\u00ebz t\u00eb aft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb fitonin me merit\u00eb burs\u00eb. At\u00ebher\u00eb un\u00eb isha nx\u00ebn\u00ebs i mir\u00eb dhe me prirje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr fizik\u00ebn, sensi im ishte orientuar si vrojtues i thell\u00eb i natyr\u00ebs dhe sakt\u00ebsis\u00eb. Madje i kisha me aq shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb sa n\u00eb periudh\u00ebn e gjimnazit dhe t\u00eb shtat\u00ebvje\u00e7ares un\u00eb mbaja \u00e7el\u00ebsat e laboratorit t\u00eb fizik\u00ebs dhe t\u00eb kimis\u00eb. Un\u00eb luaja rolin e laborantit p\u00ebr profesor\u00ebt etj. Un\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja m\u00ebsim e kisha lexuar nga kurioziteti. Pjes\u00ebmarrja ime n\u00eb nj\u00eb olimpiad\u00eb dhe fitimi i \u00e7mimit t\u00eb par\u00eb i k\u00ebsaj olimpiade t\u00eb Fizik\u00ebs q\u00eb u b\u00eb n\u00eb vitin 1960, kur isha maturant n\u00eb shkoll\u00ebn \u201c\u00c7ajupi\u201d ku kaluam nga shkolla e \u201c kuqe\u201d n\u00eb shkoll\u00ebn \u201c\u00c7ajupi\u201d.\u00a0At\u00ebher\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb i merrnin shkencat e natyr\u00ebs.\u00a0Fillova fakultetin e Fizik\u00ebs duke mos pasur qejf t\u00eb dilja m\u00ebsues. Kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb studioja p\u00ebr inxhinieri elektrike. M\u00eb von\u00eb nuk pata mund\u00ebsi t\u00eb hyja tek inxhinieria elektrike dhe vazhdova Fizik\u00ebn.<\/p>\n<p>-N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ju ishit shum\u00eb i lidhur me Fizik\u00ebn, a nuk ishit i lidhur me m\u00ebsuesin e let\u00ebrsis\u00eb fare?<\/p>\n<p>-Edhe me m\u00ebsuesin e let\u00ebrsis\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb i lidhur, sepse un\u00eb i doja letrat dhe leximin shum\u00eb, shkruaja shum\u00eb bukur, ku hartimet e mia lexoheshin shum\u00eb her\u00eb para klas\u00ebs. Madje hartimet i shkruaja edhe n\u00eb vargje.\u00a0N\u00eb shkoll\u00eb jam mbajtur me prirje t\u00eb mira p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. T\u00eb gjitha i kam pasur brenda vetes si Let\u00ebrsin\u00eb, edhe Fizik\u00ebn, edhe Regjisorin, edhe Skenaristin dhe i kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pun\u00eb. Kam punuar edhe n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pionierit dhe grupet artistike dhe koncertet i kam nd\u00ebrtuar vet\u00eb, skenarin vet\u00eb dhe t\u00eb gjitha vet\u00eb. Isha nj\u00eb njeri me disa duar q\u00eb i b\u00ebja vet\u00eb dhe prandaj shkonin gj\u00ebrat aq mir\u00eb sa nuk ishte nevoja t\u00eb mblidhja t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>-K\u00eb do t\u00eb ve\u00e7onit si dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs suaj n\u00eb kuadrin e krijimtaris\u00eb?<\/p>\n<p>-N\u00eb kuadrin e krijimtaris\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs sime do t\u00eb ve\u00e7oja dit\u00ebn kur mora pjes\u00eb n\u00eb Festivalin e t\u00eb rriturve dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fitova \u00e7mim t\u00eb tret\u00eb. Kjo u realizua n\u00eb festivalin e 14-t\u00eb. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb me Aleksand\u00ebr Lalon. Atmosfera mbas festivalit t\u00eb 11-t\u00eb ishte shum\u00eb e ngrir\u00eb, mungonte kuraja p\u00ebr t\u00eb shkruar tema t\u00eb lira, sepse pati edhe pasoja. At\u00ebher\u00eb poet\u00ebt nuk kishin kuraj\u00eb t\u00eb shkruanin tema lirike. N\u00eb at\u00eb vit un\u00eb shkrova nj\u00eb tem\u00eb lirike. Aty thjesht ishte nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb tregonte vet\u00ebm dashurin\u00eb dhe q\u00eb nuk merrej fare as me politik\u00eb dhe as me probleme t\u00eb tjera shoq\u00ebrore. K\u00ebng\u00ebt q\u00eb kan\u00eb fituar \u00e7mime t\u00eb para kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb bukura, me muzik\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur. K\u00ebnga q\u00eb un\u00eb fitova dhe mora \u00e7mim t\u00eb tret\u00eb titullohej \u201cKur jemi bashk\u00eb t\u00eb dy\u201d. K\u00ebnga ka qen\u00eb shum\u00eb muzikale e k\u00ebnduar nga Liliana Kondak\u00e7i dhe Luan Zhegu. Ky \u00e7mim m\u00eb dha nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh dhe q\u00eb nga ai vit asnj\u00ebher\u00eb nuk i jam ndar\u00eb festivalit.<\/p>\n<p>-At\u00eb moment kur k\u00ebnga juaj mori \u00e7mim t\u00eb tret\u00eb, ku ishit dhe si u ndjet\u00eb?<\/p>\n<p>-Kur k\u00ebnga mori \u00e7mim t\u00eb tret\u00eb un\u00eb isha duke pir\u00eb kafen\u00eb me Aleksand\u00ebr Lalon, me autorin e muzik\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb radio q\u00eb kishim, d\u00ebgjuam \u00e7mimet. \u00c7mimi ishte nj\u00eb piktur\u00eb dhe jo lek\u00eb. \u00c7mimi u paguhej 14 lek\u00eb t\u00eb vjetra me 12 vargje. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs ua blinte pikturat piktor\u00ebve p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ato, dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre i shp\u00ebrndante n\u00eb festivale. Mbas disa vitesh pastaj kam edhe nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i bukur kujtimi. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb m\u2019u dogj edhe televizori dhe p\u00ebr mua ishte shum\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb fitova \u00e7mimin dhe m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb televizor SONY.<\/p>\n<p>-K\u00ebt\u00eb \u00e7mim e fitova para 12 vjet\u00ebsh, n\u00eb 1996. Kam shum\u00eb \u00e7mime t\u00eb para, por ky ishte \u00e7mimi i par\u00eb i madh. Festivali mbaronte, m\u00eb 29 dhjetor dhe un\u00eb nuk kisha televizor p\u00ebr Vit t\u00eb Ri. Dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb m\u00ebrzitjeje del q\u00eb nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb sponsorizoi Festivalin dha televizor.<\/p>\n<p>-Ku ndjeni m\u00eb shum\u00eb emocion, tek festivalet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb apo tek ata p\u00ebr t\u00eb rritur?<\/p>\n<p>-\u00c7do lloj aktiviteti ka emocionet e veta q\u00eb nuk krahasohen me nj\u00ebri\u00a0-tjetrin. Un\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite marr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha festivalet e t\u00eb rriturve, por k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ma jep festivali i f\u00ebmij\u00ebve nuk ma jep asnj\u00eb festival tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>-A kujtoni ndonj\u00eb emocion n\u00eb festivalin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb mes tyre ju keni qen\u00eb I emocionuar?<\/p>\n<p>-Ajo m\u00eb ka ndjekur gjith\u00eb jet\u00ebn. Un\u00eb \u00e7do vit kam pjes\u00ebmarrje n\u00eb festival, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs qoft\u00eb edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet \u00ebsht\u00eb bukur kur thon\u00eb q\u00eb ky xhaxhi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebng\u00ebn, t\u00eb p\u00ebrqafon etj., \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb zgjat shum\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaq.<\/p>\n<p>-Un\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb zbraz\u00ebti t\u00eb madhe shpirt\u00ebrore, un\u00eb e lidh shum\u00eb kompozimin e muzik\u00ebs me tekstin. Sot k\u00ebng\u00ebt e Festivalit t\u00eb Radio Televizionit nuk kan\u00eb tekst, pra ka p\u00ebrs\u00ebritje fjal\u00ebsh dhe nj\u00eb refren me dy tri fjal\u00eb, kur teksti \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthen t\u00eb mall\u00ebngjen.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thoni ju p\u00ebr k\u00ebto tekstet e sotme t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebng\u00ebve?<\/p>\n<p>-Un\u00eb nuk marr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb tekste e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tjer\u00ebve. Gjithmon\u00eb \u00e7do njeri q\u00eb krijon ka sensin e krahasimit. Mund t\u00eb them q\u00eb ka nga t\u00eb gjitha asortimentet, ka t\u00eb bukura. Dhe shija e njer\u00ebzve nuk ka marr\u00eb nj\u00eb formim t\u00eb plot\u00eb ku tenton dhe kjo ka arsyen e vet. Ne u hap\u00ebm, se ishim t\u00eb mbyllur dhe k\u00ebshtu hyn\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat. Mbas kaq vjet\u00ebsh po kalon ajo q\u00eb ne kopjuam dhe shkunden ato t\u00eb tep\u00ebrtat dhe del nj\u00eb gjethe e gjelb\u00ebr dhe e bukur. Un\u00eb them se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb krijimtari dhe do\u00a0ta filtroj\u00eb.\u00a0Un\u00eb po ndjej se tekstit po i jepet m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Nj\u00eb tekst i bukur duhet muzikuar bukur, kur muzika nuk thot\u00eb dot at\u00eb q\u00eb thot\u00eb teksti nuk del k\u00ebnga bukur.<\/p>\n<p>-A \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb me politik\u00eb profesori dhe a keni ndonj\u00eb peng n\u00eb jet\u00eb?<\/p>\n<p>-E ndjej politik\u00ebn si pjes\u00eb q\u00eb duam nuk duam ne \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb ti do t\u00eb arrish.\u00a0\u00cbsht\u00eb e lidhur me mentalitetin q\u00eb ke ti p\u00ebr jet\u00ebn. Me d\u00ebshirat q\u00eb ke. Dhe g\u00ebnjen ai q\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk e ndjek politik\u00ebn. Un\u00eb kam vet\u00ebm nj\u00eb peng n\u00eb jet\u00eb, q\u00eb nuk kam njohur tim at\u00eb! Babai im ka vdekur kur un\u00eb isha gjasht\u00eb muajsh!<\/p>\n<p>-E shikoj q\u00eb duhanin e keni pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, mund t\u2019ju pyes, pse?<\/p>\n<p>-T\u00eb gjith\u00eb krijuesit kan\u00eb tekat e tyre. Un\u00eb nuk filloj t\u00eb shkruaj n\u00eb qoft\u00eb se nuk pi duhan. Dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs e mbaj n\u00eb dor\u00eb qoft\u00eb edhe kur shikoj tymin. Kjo \u00ebsht\u00eb tek\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb krijuesit. Un\u00eb p.sh., kam e dhe nj\u00eb tek\u00eb tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb shkruaj n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb komode . Un\u00eb marr \u00e7ant\u00ebn time dhe shkoj punoj n\u00eb nj\u00eb kafe ku ka shum\u00eb zhurm\u00eb dhe, n\u00eb fund, kur mbaroj krijimin , vet\u00ebm m\u00eb pas gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmendem them\u00a0, un\u00eb kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb zhurm\u00eb k\u00ebtu dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nes\u00ebrmen shkoj atje.\/Gazeta Telegraf<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>gazetaeprizrenit<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista: Flet Mjeshtri i Madh, Jorgo Papingji: Jemi n\u00eb nj\u00eb moment delikat, politika duhet t\u00eb jet\u00eb elastike si arti -Si do ta cil\u00ebsoj\u00eb Papingji situat\u00ebn politike n\u00eb vend? Nuk jam marr\u00eb m\u00eb e politik\u00eb, pasi politika m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr vendim tim, p\u00ebr kombin tim \u00ebsht\u00eb poezia, arti. Nj\u00eb peoni p\u00ebr Atdheun \u00ebsht\u00eb sa mij\u00ebra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":87028,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-87027","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87027"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87029,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87027\/revisions\/87029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87028"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}