{"id":90644,"date":"2026-01-04T09:15:07","date_gmt":"2026-01-04T06:15:07","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-auron-tare-miq-kjo-ndodhi-me-venezuelen\/"},"modified":"2026-01-04T09:15:10","modified_gmt":"2026-01-04T06:15:10","slug":"nga-auron-tare-miq-kjo-ndodhi-me-venezuelen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-auron-tare-miq-kjo-ndodhi-me-venezuelen\/","title":{"rendered":"Nga Auron Tare: Miq, kjo ndodhi me Venezuel\u00ebn\u2026"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Tare.png\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>Disa miq t\u00eb mi m\u00eb kan\u00eb pyetur mbr\u00ebm\u00eb se si e shikoj un\u00eb ngjarjen n\u00eb Venezuel\u00eb, sidomos prej k\u00ebtu ku jam n\u00eb Amerik\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se mendimi im ka ndonj\u00eb pesh\u00eb apo r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ngjarjen, por, meq\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb shkruaja di\u00e7ka, po ua plot\u00ebsoj d\u00ebshir\u00ebn me nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb perceptimit tim.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim se regjimi i gjat\u00eb i Maduros ka krijuar probleme t\u00eb m\u00ebdha sociale n\u00eb vendin e tij. Venezuela ka varf\u00ebri, papun\u00ebsi dhe plot probleme t\u00eb trash\u00ebguara, t\u00eb cilat, kur ballafaqohen me jet\u00ebn plot luks t\u00eb elit\u00ebs pran\u00eb Maduros, krijojn\u00eb nj\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb social.<\/p>\n<p>Maduro nuk pati dot as retorik\u00ebn dhe as karizm\u00ebn e Chavez-it, i cili mundi t\u00eb elektrizonte masat dhe t\u00eb krijonte nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe n\u00eb popull. Industria e naft\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e vjet\u00ebruar dhe pamund\u00ebsia p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e saj ka sjell\u00eb papun\u00ebsi dhe ngadal\u00ebsim t\u00eb ekonomis\u00eb. Edhe pse nj\u00eb vend q\u00eb pretendon model social, sh\u00ebrbimet baz\u00eb kan\u00eb mungesa t\u00eb theksuara, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb pasiguria t\u00eb sjell\u00eb edhe nj\u00eb rritje t\u00eb emigracionit.<\/p>\n<p>E p\u00ebrmbledhur, e gjith\u00eb kjo tregon se Maduro nuk kishte mb\u00ebshtetje reale nga ata q\u00eb pretendonte se p\u00ebrfaq\u00ebsonte. Fakti q\u00eb u arrestua n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit tregon qart\u00eb se njer\u00ebzit p\u00ebrreth e tradhtuan dhe se ushtrin\u00eb nuk e kishte m\u00eb n\u00eb krah.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu referuar fakteve t\u00eb botuara n\u00eb media serioze amerikane, Venezuela e Maduros ishte nj\u00eb vend konservator nga pik\u00ebpamja sociale. Nuk njihte abortin, martesat gay, t\u00eb drejtat e transgjinor\u00ebve apo ligje t\u00eb tjera mjaft t\u00eb debatueshme edhe nga konservator\u00ebt republikan\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Venezuela \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend autoritar, ku shteti kontrollon pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ekonomis\u00eb, si edhe aspektin social. \u00cbsht\u00eb vendi me rezervat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb dhe vendi me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb trafikut ilegal t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb. Show-t televizive mbi goditjet e varkave q\u00eb sillnin drog\u00eb drejt brigjeve amerikane ishin nj\u00eb limonad\u00eb q\u00eb askush nuk e g\u00eblltiste.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, Venezuela \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me regjim autoritar, i varf\u00ebr, i cili nuk e k\u00ebrc\u00ebnonte dot Amerik\u00ebn, por zot\u00ebron burimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb burime q\u00eb nuk kontrolloheshin nga amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pat\u00ebn koh\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndiqnin konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp t\u00eb Presidentit Trump pas arrestimit t\u00eb Maduros mund t\u00eb shihnin qart\u00ebsisht nj\u00eb nga shfaqjet m\u00eb interesante t\u00eb politik\u00ebs globale, n\u00ebse do ta krahasonim at\u00eb me periudh\u00ebn historike t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb dhe vendosjes s\u00eb Imperiumit, apo autoritetit t\u00eb Cezar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gore Vidal, nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb mprehta amerikane t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb librin e tij mbi r\u00ebnien e Republik\u00ebs, e ka paralajm\u00ebruar qart\u00eb rr\u00ebzimin e republikanizmit amerikan dhe vendosjen e dominanc\u00ebs imperiale. Por, asnj\u00ebher\u00eb, sipas mendimit tim, as n\u00eb librin e tij kjo nuk ka qen\u00eb m\u00eb e dukshme dhe m\u00eb e artikuluar sesa n\u00eb konferenc\u00ebn e 3 janarit nga Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, p\u00ebr ata q\u00eb e njohin mir\u00eb historin\u00eb, ky fjalim ishte nj\u00eb moment q\u00eb e ndan si me thik\u00eb tranzicionin nga Republika n\u00eb Imperiumin e Cezar\u00ebve (Presidentit). N\u00eb daljen e tij p\u00ebrball\u00eb gazetar\u00ebve, Trump tregoi qart\u00ebsisht se Kongresi Amerikan nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb organ i dobish\u00ebm apo vendimmarr\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e shtetit; p\u00ebrkundrazi, ai i posht\u00ebroi ata duke i quajtur \u201cnjer\u00ebz q\u00eb nxjerrin informacion\u201d, nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se nuk kishte arsye pse t\u2019i p\u00ebrfillte kongresmen\u00ebt.<\/p>\n<p>Presidenti Trump, me mjaft krenari, p\u00ebrs\u00ebriti se \u201cVenezuel\u00ebn do ta administronin vet\u00eb amerikan\u00ebt\u201d, pra si nj\u00eb provinc\u00eb e kapur me luft\u00eb, ku e drejta e pushtimit legjitimon \u00e7do veprim. Sekretari i Shtetit, Rubio, \u201cdo t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb administrim\u201d, u shpreh Trump, duke i dh\u00ebn\u00eb atij titullin e nj\u00eb \u201cLegati Augusti\u201d, t\u00eb ngjash\u00ebm me nj\u00eb administrator n\u00ebn urdhrat e Perandorit dhe jo t\u00eb Senatit.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio, n\u00eb nd\u00ebrhyrjet e tij, theksoi disa her\u00eb se n\u00eb veprime t\u00eb tilla nuk kishte asnj\u00eb arsye t\u00eb merrej mendimi i Kongresit dhe p\u00ebrs\u00ebriti fraz\u00ebn se Trump ishte nj\u00eb \u201cPresident q\u00eb duhej marr\u00eb seriozisht\u201d, edhe pse dikur argumentonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, shprehje si demokracia, e drejta e vet\u00ebvendosjes s\u00eb popujve, zgjedhjet e lira dhe slogane t\u00eb tjera u anashkaluan t\u00ebr\u00ebsisht dhe, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, Trump u tregua shum\u00eb i sinqert\u00eb duke i trajtuar k\u00ebto si shprehje pa ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi reale n\u00eb kontekstin e Venezuel\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAdministrimi i Venezuel\u00ebs nuk do t\u2019u kushtoj\u00eb asgj\u00eb taksapaguesve amerikan\u00eb\u201d, premtoi Trump, duke shtuar se nafta e Venezuel\u00ebs, nga sot, do t\u00eb administrohej nga administrata Trump. \u201cJo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb administrojm\u00eb naft\u00ebn, por do t\u00eb paguajm\u00eb edhe ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, deklaroi s\u00ebrish Trump, duke n\u00ebnkuptuar se n\u00eb projektin e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb Venezuel\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe shoq\u00ebrit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb cilat u larguan nga vendi pasi Hugo Chavez udh\u00ebhoqi nj\u00eb revolucion 25 vite m\u00eb par\u00eb, duke rr\u00ebzuar elit\u00ebn e korruptuar venezueliane nga pushteti dhe duke shtet\u00ebzuar burimet e naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet m\u00eb brilante t\u00eb Trump-it me gazetar\u00ebt ishte p\u00ebrgjigjja p\u00ebr lideren e opozit\u00ebs venezuelase, nj\u00eb zonj\u00eb t\u00eb cil\u00ebs vendet skandinave i dhan\u00eb \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb nj\u00eb vendim qart\u00ebsisht politik.<\/p>\n<p>\u201cZonja\u201d, u shpreh Trump, \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e mir\u00eb, por pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje dhe reputacion n\u00eb vend. Nuk kam asnj\u00eb arsye t\u00eb flas me t\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e planeve tona.\u201d Kaq mjaftoi p\u00ebr t\u00eb treguar impotenc\u00ebn e institucioneve t\u00eb Nobelit, si dhe d\u00ebshtimin e \u201cmb\u00ebshtetjes\u201d s\u00eb politik\u00ebs pa shtyll\u00eb kurrizore t\u00eb lidershipit europian ndaj opozit\u00ebs venezueliane.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb fakt, ende pa mbaruar konferenca p\u00ebr shtyp e Trump-it, n\u00eb llogarit\u00eb X t\u00eb lidershipit europian filluan mesazhet servile t\u00eb kryeministrave, t\u00eb cil\u00ebt kishin hallin e popullit venezuelas dhe jo \u00e7\u00ebshtjet e s\u00eb drejt\u00ebs ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Servilizmi europian ndaj Amerik\u00ebs mbi \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrballet me momentin kur Presidenti Trump do t\u00eb marr\u00eb Groenland\u00ebn si nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb legjitime p\u00ebr sigurin\u00eb amerikane ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb ndryshim nga europian\u00ebt, z\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare iu kund\u00ebrvun\u00eb me vendosm\u00ebri Presidentit Trump. Ata argumentojn\u00eb se nd\u00ebrhyrja amerikane n\u00eb Venezuel\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb ishte nj\u00eb shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb garanton sovranitetin e shteteve, por edhe nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb ndaj institucioneve legale t\u00eb krijuara pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe garantuar rendin bot\u00ebror.<\/p>\n<p>K\u00ebtij teatri absurd q\u00eb zhvillohej paradite iu pasua shfaqja e mbr\u00ebmjes s\u00eb mb\u00ebrritjes s\u00eb helikopter\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb transferonin Maduron n\u00eb burgun e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb New York. Regjia e p\u00ebrkryer, q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mjesht\u00ebr i televizioneve si Trump mund ta organizonte, kishte n\u00eb sfond helikopter\u00ebt dhe Statuj\u00ebn e Liris\u00eb. Ideja se e shkuara e Venezuel\u00ebs kalonte mbi Statuj\u00ebn me Pishtar n\u00eb Dor\u00eb dhe jo mbi puset e naft\u00ebs ishte mjaft dometh\u00ebn\u00ebse. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e ekraneve transmetonin imazhet e Maduros, pjesa tjet\u00ebr shfaqte ndeshjet e futbollit amerikan.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa miq t\u00eb mi m\u00eb kan\u00eb pyetur mbr\u00ebm\u00eb se si e shikoj un\u00eb ngjarjen n\u00eb Venezuel\u00eb, sidomos prej k\u00ebtu ku jam n\u00eb Amerik\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se mendimi im ka ndonj\u00eb pesh\u00eb apo r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ngjarjen, por, meq\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb shkruaja di\u00e7ka, po ua plot\u00ebsoj d\u00ebshir\u00ebn me nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb perceptimit tim. Nuk ka asnj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":90645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-90644","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90646,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90644\/revisions\/90646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}