{"id":92395,"date":"2026-01-11T11:40:05","date_gmt":"2026-01-11T08:40:05","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/gjithcka-ne-llogari-te-qytetarit-cmimet-e-larta-qe-po-veshtiresojne-jetesen-ne-kosove\/"},"modified":"2026-01-11T11:40:06","modified_gmt":"2026-01-11T08:40:06","slug":"gjithcka-ne-llogari-te-qytetarit-cmimet-e-larta-qe-po-veshtiresojne-jetesen-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/gjithcka-ne-llogari-te-qytetarit-cmimet-e-larta-qe-po-veshtiresojne-jetesen-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Gjith\u00e7ka n\u00eb llogari t\u00eb qytetarit \u2013 \u00c7mimet e larta q\u00eb po v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb jetes\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/markete.jpg\" style=\"width:100%;height:auto;margin-bottom:20px\"\/><\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte rritja e \u00e7mimit edhe n\u00eb produktet baz\u00eb, viti 2026-t\u00eb nisi me nj\u00eb tjet\u00ebr rritje, e q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faturat e ujit, por pritet q\u00eb Qeveria n\u00eb ardhje t\u00eb vendos kontroll dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u00eb leht\u00ebsonte jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Safet G\u00ebrxhaliu, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka deklaruar se viti 2026 do t\u00eb jet\u00eb po aq, n\u00eb mos m\u00eb sfidues se viti paraprak, p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit t\u00eb lart\u00eb dhe var\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe nga importet.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kuptohet e v\u00ebrteta q\u00eb kaloi nj\u00eb vit maratonik me zgjedhje dhe p\u00ebrfundoi me 28 dhjetor dhe num\u00ebrimi i votave ka p\u00ebrfunduar, \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb. Besoj q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimin e vet dhe mendoj se nuk kemi arsye p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar ask\u00ebnd. Jan\u00eb mbi 51 p\u00ebr qind t\u00eb fituara te partia fituese dhe besoj q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb drejt s\u00eb ardhmes. N\u00eb vitin 2026 kemi shum\u00eb probleme t\u00eb bartura nga viti 2025 dhe viti 2026 do t\u00eb jet\u00eb po aq sfidues, ndoshta edhe m\u00eb sfidues sesa viti paraprak. Nga fakti q\u00eb pas konstituimit t\u00eb institucioneve Kosov\u00ebn e presin sfida t\u00eb shumta politike edhe integruese, mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb presion diplomatik sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb dhe Asociacionin, n\u00eb aspektin ekonomik me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po hyhet n\u00eb nj\u00eb vit ku inflacioni \u00ebsht\u00eb bartur n\u00eb janar, kemi nj\u00eb ngritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb produkteve esenciale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, jemi n\u00eb 5.4 p\u00ebr qind t\u00eb inflacionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkalla m\u00eb e lart\u00eb e inflacionit jo vet\u00ebm n\u00eb krahasim me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, ka deklaruar G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Sipas tij, inflacioni n\u00eb Kosov\u00eb ka arritur n\u00eb 5.4 p\u00ebr qind, nivel ky m\u00eb i larti jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb, duke e zbehur efektin e rritjes ekonomike t\u00eb paralajm\u00ebruar prej rreth 4 p\u00ebr qind.  K\u00ebtu ai p\u00ebrmend dhe paralaj\u00ebmrimin p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs n\u00eb muajin mars.<\/p>\n<p>\u201cSado q\u00eb thuhet q\u00eb Kosova do t\u00eb ket\u00eb rritje ekonomike kat\u00ebr p\u00ebr qind, besoj q\u00eb kjo shkall\u00eb e inflacionit e shkrin pesh\u00ebn e rritjes ekonomike, sepse n\u00ebse mendojm\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr rritje ekonomike at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb dyfishi i inflacionit dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta arrij\u00eb Kosova me vite t\u00eb t\u00ebra. Kemi rritje t\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb sh\u00ebrbimeve komunale, n\u00eb mars pritet ngritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb sfida t\u00eb cilat do ta godasin qytetarin e Kosov\u00ebs dhe krejt k\u00ebsaj i shtohet edhe fakti q\u00eb krahasuar me vendet evropiane shum\u00eb produkte esenciale jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Kosov\u00eb sesa atje. Prandaj duhet ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet dhe dua t\u00eb besoj se kjo fitore politike do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb motiv shtes\u00eb q\u00eb bashk\u00ebrisht t\u00eb punohet m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr zhvillim ekonomik, dialog t\u00eb avancuar publik-privat, t\u00eb jemi t\u00eb orientuar drejt s\u00eb ardhmes dhe jo gjithmon\u00eb t\u00eb humbim koh\u00eb duke k\u00ebrkuar arsye p\u00ebr d\u00ebshtim. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb nuk mund ta ndryshojm\u00eb, qytetari ka nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillim ekonomik, p\u00ebr shtyrje t\u00eb proceseve integruese, p\u00ebr kthimin e shpres\u00ebs s\u00eb humbur se n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb jetohet dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e imazhit t\u00eb saj n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sepse t\u00eb jesh nd\u00ebr vite n\u00ebn sanksione nga BE-ja, t\u00eb mos kesh raporte t\u00eb mira politike dhe gjeostrategjike me SHBA-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, prandaj sfidat e 2026-s do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb shum\u00eb dimensione\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu theksoi se Kosova mbetet e varur nga importet, duke pritur q\u00eb n\u00eb vitin 2025 t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rekord me rreth 7 miliard\u00eb euro importe.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb e varur nga importet, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese nuk jemi t\u00eb varur vet\u00ebm nga importi i energjis\u00eb elektrike, por edhe i produkteve t\u00eb tjera. Fakti q\u00eb n\u00eb vitin 2025 do t\u00eb arrihet rekord i importeve prej shtat\u00eb miliard\u00eb euro. Kosova dhe Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 2025 kan\u00eb importuar bashk\u00ebrisht 16 miliard\u00eb euro, shtrohet pyetja se a nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet prodhimi vendor dhe ato t\u00eb hyra q\u00eb hyjn\u00eb nga turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri mos t\u00eb jen\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mallra, dhe ato remitanca q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mos dalin t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u2019u importuar mallra dhe sh\u00ebrbime. Prandaj duhet mir\u00ebqenie, duhet t\u00eb p\u00ebrcillen trend\u00ebt e inflacionit dhe standardi i jet\u00ebs. Nuk duhet t\u00eb kemi rritje qoft\u00eb t\u00eb pag\u00ebs minimale e asaj mesatare, Kosova meriton stabilitet\u201d, shtoi ekonomisti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetari shprehet i shqet\u00ebsuar p\u00ebr p\u00ebrballimin e jetes\u00ebs dhe k\u00ebrkon nga niveli qendror ulje t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>\u201cMe krahasuar me muajt e kaluar shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar, duhet me e p\u00ebrballuar gjithsesi jetesa \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, qeveria duhet me marr\u00eb masa edhe pak me i ul\u00eb \u00e7mimet, t\u00eb gjitha \u00e7mimet. Ne jemi tre an\u00ebtar\u00eb, e kam bashk\u00ebshorten shum\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, prej 2021 nuk ka asgj\u00eb, pes\u00eb vite me prit\u201d, potencoi qytetari.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte rritja e \u00e7mimit edhe n\u00eb produktet baz\u00eb, viti 2026-t\u00eb nisi me nj\u00eb tjet\u00ebr rritje, e q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faturat e ujit, por pritet q\u00eb Qeveria n\u00eb ardhje t\u00eb vendos kontroll dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u00eb leht\u00ebsonte jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Eksperti i ekonomis\u00eb, Safet G\u00ebrxhaliu, n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":92396,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-92395","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92395"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92395\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92397,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92395\/revisions\/92397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}