{"id":93784,"date":"2026-01-17T17:45:07","date_gmt":"2026-01-17T14:45:07","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/u-mashtruam-gruaja-qe-i-joshi-burrat-e-huaj-te-luftojne-per-rusine\/"},"modified":"2026-01-17T17:45:07","modified_gmt":"2026-01-17T14:45:07","slug":"u-mashtruam-gruaja-qe-i-joshi-burrat-e-huaj-te-luftojne-per-rusine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/u-mashtruam-gruaja-qe-i-joshi-burrat-e-huaj-te-luftojne-per-rusine\/","title":{"rendered":"\u201cU mashtruam\u201d: Gruaja q\u00eb i joshi burrat e huaj t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Polina-Alexandrovna-Azarnykh.jpg\" alt=\"\u201cU mashtruam\u201d: Gruaja q\u00eb i joshi burrat e huaj t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>Nj\u00eb hetim i BBC Eye zbulon se si qindra burra nga vende t\u00eb varfra jan\u00eb joshur me premtime p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb sigurt, paga t\u00eb larta dhe shtet\u00ebsi ruse, por p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Rasti i Omarit, nj\u00eb sirian 26-vje\u00e7ar, hedh drit\u00eb mbi nj\u00eb rrjet rekrutimi t\u00eb drejtuar p\u00ebrmes Telegramit, ku mashtrimi, k\u00ebrc\u00ebnimet dhe shfryt\u00ebzimi i t\u00eb huajve duket se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbushur radh\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Flak\u00ebt p\u00ebrpijn\u00eb skajet e pasaport\u00ebs s\u00eb Omarit. \u201cPo digjet mir\u00eb\u201d, d\u00ebgjohet t\u00eb thot\u00eb n\u00eb rusisht nj\u00eb grua q\u00eb nuk duket n\u00eb video.<\/p>\n<p>Omar, nj\u00eb pun\u00ebtor nd\u00ebrtimi sirian 26-vje\u00e7ar, kishte rreth n\u00ebnt\u00eb muaj q\u00eb ishte d\u00ebrguar n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit n\u00eb luft\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb kur videoja mb\u00ebrriti n\u00eb telefonin e tij.<\/p>\n<p>Ai e njohu menj\u00ebher\u00eb z\u00ebrin e gruas. Ishte Polina Alexandrovna Azarnykh, e cila, sipas tij, e kishte ndihmuar t\u00eb regjistrohej p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr Rusin\u00eb, duke i premtuar pun\u00eb t\u00eb paguar mir\u00eb dhe shtet\u00ebsi ruse. Por tani ajo ishte e zem\u00ebruar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seri mesazhesh zanore nga Ukraina, Omari, q\u00eb flet me pseudonim p\u00ebr arsye sigurie, tregon se si p\u00ebrfundoi i bllokuar dhe i tmerruar n\u00eb zon\u00ebn e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se Azarnykh i kishte premtuar se, n\u00ebse i paguante 3.000 dollar\u00eb, do t\u00eb siguronte q\u00eb ai t\u00eb kishte nj\u00eb rol joluftarak. Por, sipas tij, ai u d\u00ebrgua n\u00eb betej\u00eb pas vet\u00ebm 10 dit\u00ebsh trajnim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai refuzoi t\u00eb paguante dhe, si reagim, ajo i dogji pasaport\u00ebn.<\/p>\n<p>Omar thot\u00eb se u p\u00ebrpoq t\u00eb refuzonte pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb mision, por komandant\u00ebt e tij e k\u00ebrc\u00ebnuan se do ta vrisnin ose do ta burgosnin.<\/p>\n<p>\u201cNa mashtruan\u2026 kjo grua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtruese dhe g\u00ebnjeshtare\u201d, thot\u00eb Omar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim i BBC Eye ka zbuluar m\u00ebnyr\u00ebn se si Azarnykh, nj\u00eb ish-m\u00ebsuese 40-vje\u00e7are, p\u00ebrdor nj\u00eb kanal n\u00eb Telegram p\u00ebr t\u00eb joshur t\u00eb rinj, shpesh nga vende t\u00eb varfra, q\u00eb t\u00eb bashkohen me ushtrin\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Videot e saj t\u00eb buz\u00ebqeshura dhe postimet optimiste ofrojn\u00eb \u201ckontrata nj\u00ebvje\u00e7are\u201d p\u00ebr \u201csh\u00ebrbim ushtarak\u201d.<\/p>\n<p>BBC World Service ka identifikuar pothuajse 500 raste ku ajo ka siguruar dokumente, t\u00eb njohura si ftesa, q\u00eb u lejojn\u00eb marr\u00ebsve t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Rusi p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ushtrin\u00eb. K\u00ebto dokumente u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kryesisht burrave nga Siria, Egjipti dhe Jemeni, t\u00eb cil\u00ebt duket se i kan\u00eb d\u00ebrguar asaj t\u00eb dh\u00ebnat e pasaport\u00ebs p\u00ebr t\u2019u regjistruar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rekrut\u00eb dhe familjar\u00ebt e tyre i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb BBC-s\u00eb se ajo i ka mashtruar, duke u krijuar bindjen se do t\u00eb shmangnin luftimet, duke mos i informuar qart\u00eb se nuk mund t\u00eb largoheshin pas nj\u00eb viti dhe duke k\u00ebrc\u00ebnuar ata q\u00eb e kund\u00ebrshtonin. E kontaktuar nga BBC, ajo i ka mohuar k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>Dymb\u00ebdhjet\u00eb familje i kan\u00eb treguar BBC-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinj q\u00eb, sipas tyre, jan\u00eb rekrutuar nga ajo dhe tani jan\u00eb t\u00eb vdekur ose t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Brenda vendit, Rusia ka zgjeruar sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak, ka rekrutuar t\u00eb burgosur dhe ka ofruar shp\u00ebrblime gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u2019u regjistruar, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vazhduar operacionet n\u00eb Ukrain\u00eb, pavar\u00ebsisht humbjeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Sipas NATO-s, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion ushtar\u00eb rus\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb ose plagosur q\u00eb nga pushtimi i plot\u00eb n\u00eb vitin 2022, me rreth 25.000 t\u00eb vrar\u00eb vet\u00ebm n\u00eb muajin dhjetor 2025.<\/p>\n<p>Hulumtimet e BBC News Russian, t\u00eb bazuara n\u00eb njoftime vdekjesh dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera publike, sugjerojn\u00eb se humbjet e trupave ruse n\u00eb Ukrain\u00eb u rrit\u00ebn m\u00eb shpejt se kurr\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet sakt\u00ebsisht sa t\u00eb huaj jan\u00eb bashkuar me ushtrin\u00eb ruse. Analiza e BBC Russian, e cila ka shqyrtuar edhe numrin e t\u00eb huajve t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb plagosur, sugjeron se t\u00eb pakt\u00ebn 20.000 persona mund t\u00eb jen\u00eb regjistruar, p\u00ebrfshir\u00eb nga vende si Kuba, Nepali dhe Koreja e Veriut.<\/p>\n<p>Edhe Ukraina ka p\u00ebsuar humbje t\u00eb m\u00ebdha ushtarake dhe gjithashtu ka pranuar luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb radh\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Kontakti i par\u00eb i Omarit me Azarnykhun ndodhi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2024, kur ai mbeti i bllokuar n\u00eb aeroportin e Mosk\u00ebs, pothuajse pa para, s\u00eb bashku me 14 sirian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Siri kishte shum\u00eb pak vende pune dhe pagesat ishin t\u00eb ul\u00ebta. Omar thot\u00eb se nj\u00eb rekrutues atje u kishte ofruar burrave at\u00eb q\u00eb ata e kuptuan si pun\u00eb civile p\u00ebr ruajtjen e objekteve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Rusi. Ata fluturuan drejt Mosk\u00ebs, por aty m\u00ebsuan se ishin mashtruar.<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar zgjidhje n\u00eb internet, nj\u00ebri nga grupi gjeti kanalin e Azarnykhut n\u00eb Telegram dhe i shkroi asaj, thot\u00eb Omar.<\/p>\n<p>Ajo i takoi brenda pak or\u00ebsh n\u00eb aeroport dhe i d\u00ebrgoi me tren n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rekrutimi n\u00eb Bryansk, n\u00eb Rusin\u00eb per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Atje, sipas Omarit, ajo u ofroi kontrata nj\u00ebvje\u00e7are me ushtrin\u00eb ruse, me nj\u00eb pag\u00eb mujore rreth 2.500 dollar\u00eb dhe nj\u00eb pages\u00eb regjistrimi prej 5.000 dollar\u00ebsh \u2013 shuma q\u00eb p\u00ebr ta ishin t\u00eb paimagjinueshme n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Omar thot\u00eb se kontratat ishin n\u00eb rusisht, gjuh\u00eb q\u00eb asnj\u00ebri prej tyre nuk e kuptonte. Azarnykh u mori pasaportat, duke u premtuar se do t\u2019ua siguronte shtet\u00ebsin\u00eb ruse. Ajo gjithashtu u premtoi se do t\u00eb shmangnin rolet luftarake n\u00ebse i paguanin asaj nga 3.000 dollar\u00eb secili nga pagesa e regjistrimit.<\/p>\n<p>Por, sipas tij, brenda rreth nj\u00eb muaji ai u gjend n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit, me vet\u00ebm 10 dit\u00eb trajnim dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb vdesim 100% k\u00ebtu\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb nga mesazhet zanore t\u00eb d\u00ebrguara ekipit hetues t\u00eb BBC-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb t\u00eb plagosur, shum\u00eb shp\u00ebrthime, shum\u00eb bombardime. N\u00ebse nuk vdes nga shp\u00ebrthimi, vdes nga copat q\u00eb bien mbi ty\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb maj t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>\u201cTrupa kudo\u2026 kam shkelur mbi trupa t\u00eb vdekur, Zoti m\u00eb falt\u00eb\u201d, raportoi ai n\u00eb muajin pasues. \u201cN\u00ebse dikush vdes, e kam par\u00eb me syt\u00eb e mi, e fusin n\u00eb nj\u00eb thes plehrash dhe e hedhin pran\u00eb nj\u00eb peme\u201d.<\/p>\n<p>Pas gati nj\u00eb viti, Omar zbuloi di\u00e7ka q\u00eb thot\u00eb se Azarnykh nuk ia kishte shpjeguar: nj\u00eb dekret rus i vitit 2022 i jep ushtris\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i zgjas\u00eb automatikisht kontratat e ushtar\u00ebve deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ma vazhdojn\u00eb kontrat\u00ebn, jam i humbur \u2013 o Zot\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kanali i Azarnykh n\u00eb Telegram ka rreth 21.000 ndjek\u00ebs. Postimet e saj shpesh u k\u00ebrkojn\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb bashkohen me ushtrin\u00eb ruse t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb pasaport\u00ebs. M\u00eb pas, ajo publikon dokumente ftese, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me lista emrash.<\/p>\n<p>BBC ka identifikuar mbi 490 ftesa t\u00eb tilla q\u00eb ajo ka d\u00ebrguar gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit p\u00ebr burra nga vende si Jemeni, Siria, Egjipti, Maroku, Iraku, Bregu i Fildisht\u00eb dhe Nigeria.<\/p>\n<p>N\u00eb postimet e saj p\u00ebrmendet rekrutimi p\u00ebr nj\u00eb \u201cbatalion nd\u00ebrkomb\u00ebtar elitar\u201d dhe b\u00ebhet e qart\u00eb se edhe personat q\u00eb ndodhen ilegalisht n\u00eb Rusi \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb ata me viza t\u00eb skaduara, mund t\u00eb aplikojn\u00eb.<\/p>\n<p>BBC ka folur me tet\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj, p\u00ebrfshir\u00eb Omarin, q\u00eb jan\u00eb rekrutuar prej saj, si dhe me familjar\u00ebt e 12 burrave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhdukur ose t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre mendojn\u00eb se Azarnykh i ka mashtruar ose shfryt\u00ebzuar rekrut\u00ebt. Ata thon\u00eb se burrat e dinin se po bashkoheshin me ushtrin\u00eb, por nuk prisnin t\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit. Disa, si Omari, ndjen\u00eb se kishin trajnim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm ose besonin se do t\u00eb mund t\u00eb largoheshin pas nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>N\u00eb Egjipt, Yousef, edhe ky em\u00ebr i ndryshuar \u2013 i tregoi BBC-s\u00eb se v\u00ebllai i tij i madh, Mohammed, kishte nisur studimet universitare n\u00eb Jekaterinburg t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Por ai e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paguante tarifat universitare dhe, sipas Yousefit, i tregoi familjes se nj\u00eb grua ruse me emrin Polina kishte filluar t\u2019i ofronte ndihm\u00eb online, p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00eb me ushtrin\u00eb ruse, gj\u00eb q\u00eb ai besonte se do t\u2019i lejonte t\u00eb vazhdonte studimet.<\/p>\n<p>\u201cAjo i premtoi strehim dhe shtet\u00ebsi\u2026 shpenzime mujore\u201d, thot\u00eb Yousef. \u201cPapritur e d\u00ebrguan n\u00eb Ukrain\u00eb. Ai u gjend n\u00eb luft\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Telefonata e fundit e Mohammedit ishte m\u00eb 24 janar 2024. Rreth nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, Yousef thot\u00eb se familja mori nj\u00eb mesazh n\u00eb Telegram nga nj\u00eb num\u00ebr rus, q\u00eb p\u00ebrmbante imazhe t\u00eb trupit t\u00eb Mohammedit. M\u00eb von\u00eb, ata m\u00ebsuan se ai ishte vrar\u00eb pothuajse nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Azarnykh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cnj\u00eb nga rekrutueset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d p\u00ebr ushtrin\u00eb ruse, thot\u00eb Habib, nj\u00eb tjet\u00ebr sirian q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb forcat ushtarake ruse. Ai pranoi t\u00eb filmohej, por foli me pseudonim nga frika e pasojave.<\/p>\n<p>Habib thot\u00eb se ai dhe Azarnykh \u201ckan\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr rreth tre vjet p\u00ebr ftesa vizash drejt Rusis\u00eb\u201d. Ai nuk dha detaje t\u00eb tjera dhe BBC nuk ka mundur ta konfirmoj\u00eb rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Megjithat\u00eb, nj\u00eb foto e publikuar n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb vitin 2024 e tregon at\u00eb p\u00ebrkrah saj.<\/p>\n<p>Azarnykh, e cila vjen nga rajoni Voronezh n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Rusis\u00eb, m\u00eb par\u00eb drejtonte nj\u00eb grup n\u00eb Facebook q\u00eb ndihmonte student\u00eb arab\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr studime, p\u00ebrpara se t\u00eb hapte kanalin e saj n\u00eb Telegram n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Sipas Habibit, shumica e rekrut\u00ebve t\u00eb huaj mb\u00ebrrinin duke menduar se do t\u00eb kishin role sigurie, si ruajtja e objekteve ose q\u00ebndrimi n\u00eb pika kontrolli. \u201cArab\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu po vdesin menj\u00ebher\u00eb. Disa e humb\u00ebn mendjen \u2013 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh trupa t\u00eb pajet\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Habib tregon se ka takuar Omarin dhe grupin e sirian\u00ebve n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr st\u00ebrvitjeje ushtarake. \u201cAjo u kishte premtuar shtet\u00ebsi, paga t\u00eb mira dhe siguri\u201d, thot\u00eb ai. \u201cPor sapo firmos nj\u00eb kontrat\u00eb k\u00ebtu, nuk ka asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar.\u201d<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebri prej tyre nuk dinte t\u00eb p\u00ebrdorte arm\u00eb. Edhe kur q\u00eblloheshin, zgjidhnin t\u00eb mos kthenin zjarrin\u2026 por n\u00ebse nuk q\u00ebllon, do t\u00eb vritesh\u201d, shpjegon ai. \u201cPolina i merrte burrat duke e ditur se ata do t\u00eb vdisnin\u201d.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ajo \u201cmerrte 300 dollar\u00eb nga ushtria p\u00ebr \u00e7do person q\u00eb rekrutonte\u201d. BBC nuk ka mundur ta verifikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim, megjith\u00ebse edhe rekrut\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se besonin se ajo paguhej p\u00ebr \u00e7do rekrutim.<\/p>\n<p>Postimet e Azarnykhut nga mesi i vitit 2024 fillojn\u00eb t\u00eb theksojn\u00eb se rekrut\u00ebt do t\u00eb \u201cmarrin pjes\u00eb n\u00eb luftime\u201d dhe p\u00ebrmendin luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu t\u00eb gjith\u00eb e kuptonit shum\u00eb mir\u00eb se po shkonit n\u00eb luft\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb video n\u00eb tetor 2024. \u201cMenduat se mund t\u00eb merrnit pasaport\u00eb ruse, t\u00eb mos b\u00ebnit asgj\u00eb dhe t\u00eb jetonit n\u00eb nj\u00eb hotel me pes\u00eb yje?\u2026 Asgj\u00eb nuk ndodh falas\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, n\u00eb vitin 2024, BBC ka d\u00ebgjuar nj\u00eb mesazh zanor q\u00eb Azarnykh i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb n\u00ebne, djali i s\u00eb cil\u00ebs sh\u00ebrbente n\u00eb ushtri. Azarnykh thot\u00eb se gruaja kishte publikuar di\u00e7ka t\u00eb tmerrshme p\u00ebr ushtrin\u00eb ruse dhe, duke p\u00ebrdorur fjal\u00eb fyese, e k\u00ebrc\u00ebnon jet\u00ebn e djalit dhe e paralajm\u00ebron: \u201cDo t\u00eb t\u00eb gjej ty dhe gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tu\u201d.<\/p>\n<p>BBC b\u00ebri disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kontaktuar Azarnykhun. Fillimisht ajo tha se do t\u00eb pranonte nj\u00eb intervist\u00eb n\u00ebse gazetar\u00ebt do t\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb Rusi, por BBC e refuzoi p\u00ebr arsye sigurie. M\u00eb von\u00eb, kur u pyet n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb p\u00ebr pretendimet se rekrut\u00ebve u ishin premtuar role joluftarake, ajo e mbylli telefonin.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhe zanore t\u00eb d\u00ebrguara m\u00eb pas, ajo tha se puna e BBC-s\u00eb ishte \u201cjo profesionale\u201d dhe paralajm\u00ebroi p\u00ebr procedura ligjore p\u00ebr shpifje. Ajo gjithashtu u shpreh me gjuh\u00eb fyese, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cArab\u00ebt tan\u00eb t\u00eb nderuar mund t\u2019i fusin akuzat e tyre atje ku e din\u00eb vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>BBC kontaktoi Ministrin\u00eb e Jashtme dhe Ministrin\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr koment, por nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2022, presidenti rus, Vladimir Putin kishte mb\u00ebshtetur rekrutimin e burrave nga Lindja e Mesme, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ata motivoheshin nga ideologjia dhe jo nga parat\u00eb: \u201cKa njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb vijn\u00eb vullnetarisht, jo p\u00ebr para, por p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00eb\u201d.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim i BBC Eye zbulon se si qindra burra nga vende t\u00eb varfra jan\u00eb joshur me premtime p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb sigurt, paga t\u00eb larta dhe shtet\u00ebsi ruse, por p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Rasti i Omarit, nj\u00eb sirian 26-vje\u00e7ar, hedh drit\u00eb mbi nj\u00eb rrjet rekrutimi t\u00eb drejtuar p\u00ebrmes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":93783,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[3803],"class_list":["post-93784","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93784","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93784"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93784\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93783"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93784"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93784"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93784"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}