{"id":95075,"date":"2026-01-25T00:35:12","date_gmt":"2026-01-24T21:35:12","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-siri-hoxha-shporta-me-karavidhe\/"},"modified":"2026-01-25T00:35:12","modified_gmt":"2026-01-24T21:35:12","slug":"nga-siri-hoxha-shporta-me-karavidhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-siri-hoxha-shporta-me-karavidhe\/","title":{"rendered":"Nga Siri Hoxha: Shporta me karavidhe"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/1H9A0665-e1769289639807.jpg\" alt=\"Nga Siri Hoxha: Shporta me karavidhe\"\/><\/figure>\n<p>(ose vijimi i nj\u00eb historie q\u00eb nuk dihet kur ka filluar dhe nuk dihet se kur mbaron, por q\u00eb dihet se do mbaroj\u00eb\u2026.)<\/p>\n<p>Kur filloi lufta n\u00eb Gaza dhe ashtu si u zhvillua, ndjeva se ajo luft\u00eb do t\u00eb groposte n\u00ebn rr\u00ebnojat e pashembullta t\u00eb saj jo vet\u00ebm sistemet, t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe gjith\u00eb l\u00ebmshin e hipokrizive politike t\u00eb nj\u00eb bote t\u00eb qelbur n\u00eb thelbin e vet, proto dhe postkolonial, por do t\u00eb p\u00ebrmbyste pa kthim gjith\u00eb p\u00ebrfytyrimin ton\u00eb mbi paradigmat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme globale q\u00eb kishin form\u00ebsuar jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e nj\u00eb Zoti q\u00eb s\u2019i b\u00ebn padrejt\u00ebsi askujt!<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ka nj\u00eb vit q\u00eb ardhja e Donald Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe mandatin e par\u00eb, ka prodhuar aq histori n\u00eb vetvete sa s\u2019kan\u00eb prodhuar t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt q\u00eb nga koha e Niksonit! Por kuptimi sasior i t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj do ishte qesharak po t\u00eb matej me brendin\u00eb e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhuar duksh\u00ebm apo lexuar midis rreshtash. Ngrehina e ligjit, t\u00eb drejt\u00ebs dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, po th\u00ebrmohet me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse, nd\u00ebrsa hasemi \u00e7do dit\u00eb me sfida gjith\u00ebfar\u00eblloji n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb individuale dhe kolektive, se ku dhe si do ta shihnim veten, n\u00ebse do t\u00eb ishim sprovuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb m\u00eb ka ngacmuar ta kontekstualizoj veten dhe shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb ortekun e periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e pas saj, p\u00ebr t\u00eb kuptuar pozicionimet e klas\u00ebs politike t\u00eb koh\u00ebs, si t\u00eb atyre q\u00eb u gdhin\u00eb fitimtar\u00eb e sidomos t\u00eb atyre q\u00eb u ngrys\u00ebn humb\u00ebs.<\/p>\n<p>Rastisi q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb isha duke lexuar kujtimet e Francesco Jacomonit, n\u00ebn titullin e stilizuar \u201cGjysma ime shqiptare\u201d. Padyshim q\u00eb i ndjeri, duke q\u00ebn\u00eb njeriu ky\u00e7 i nj\u00eb \u201cbashkimi\u201d politik \u2013 k\u00ebshtu e quan pushtimin, t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb relativizoj\u00eb kuptimin e gjithshkaje ngjau n\u00eb fatalizmin e zhvillimeve t\u00eb dala dore. Megjithat\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e tmerrshme zhg\u00ebnjimi t\u00eb pushton kur lexon (edhe p\u00ebrkund\u00ebr \u00e7do mir\u00ebdashje dhe mir\u00ebkuptimi) q\u00ebndrimet e klas\u00ebs politike t\u00eb koh\u00ebs. Servilizmi, disfatizmi dhe hipokrizia, e me tej shpirtvog\u00eblsia, p\u00ebr t\u00eb shitur nj\u00eb vend dhe nj\u00eb popull leht\u00ebsisht n\u00eb duart e huaja jan\u00eb aq spikat\u00ebse, sa e qart\u00ebson krejt duksh\u00ebm fundin e tyre t\u00eb honsh\u00ebm pas lufte. Dhe k\u00ebshtu fillon e u jep kuptim kuptimeve. Kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb dhe klasa politike q\u00eb ka dal\u00eb e del prej saj! Kujtoni koh\u00ebn e komunizmit! Lidhjet me Jugosllavin\u00eb, Bashkimin Sovjetik e Kin\u00ebn, p\u00ebshtjellimin e zorreve kur ishim t\u00eb lidhur pas tyre dhe t\u00eb vjellat q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb kur kujton prishjen me ta!<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e tranzicionit (krejt pa kuptim si term p\u00ebr nj\u00eb shtet n\u00eb tranzicion t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm), q\u00eb mban edhe mbiemrin e \u00e7uditsh\u00ebm \u201cdemokratik\u201d, jemi nginjur me nj\u00eb klas\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb paaft\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb posht\u00ebr, q\u00eb pasi nuk i ka l\u00ebn\u00eb gur mbi gur k\u00ebtij vendi, pasi ka shitur lir\u00eb n\u00eb tregun e krimit komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00ebn\u00eb e baba, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb kllounad\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb pazarit me fate njer\u00ebzish, ngrihet e t\u00eb shet edhe moral patriotik me flamur thesin e grisur t\u00eb nacionalizmit! E mbani mend se n\u00eb \u00e7\u2019vrim\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb \u201997-t\u00ebn k\u00ebta far\u00eb burrash?<\/p>\n<p>Dhe ja tek vjen sfida e rradh\u00ebs!\u00a0 I trazon p\u00ebrs\u00ebri ujrat (q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk gjejn\u00eb qet\u00ebsi as edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme), Presidenti Trump! Fton, t\u2019i bashkohen nism\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr Bordin e Paqes (trash\u00eb fare: OKB \u2013 n\u00eb e re sipas shijeve dhe kuptimeve t\u00eb tij t\u00eb tregut imobiliar), lloj lloj lider\u00ebsh e vendesh, ku t\u00eb mjafton ftesa p\u00ebr Putinin e Netanjahun p\u00ebr t\u00eb imagjinuar legjitimitetin dhe kredibilitetin! Q\u00eb atij, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vendit i ka ardhur ftesa, nuk i shkon mendja ta refuzoj\u00eb apo t\u00eb shpreh\u00eb ndonj\u00ebfar\u00eb kund\u00ebrshtimi kjo nuk t\u00eb befason, por egzaltimit t\u00eb tij i merr t\u00eb keqen Shefqet V\u00ebrlaci dhe \u201ckurora\u201d e zot\u00ebrinjve q\u00eb i \u00e7uan Kuror\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb Viktor Emanuelit III! Edhe V\u00ebrlaci mbajti fjalim para Musolinit, edhe ky do ta mbaj\u00eb n\u00eb Kneset, jav\u00ebn e ardhshme!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jesh gjykat\u00ebs n\u00eb gjyqin e historis\u00eb s\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jesh aktor!<\/p>\n<p>N\u00eb fund vjen finalja e dit\u00ebs s\u00eb enjte, s\u00e9anca n\u00eb at\u00eb q\u00eb, Zoti e di se pse, quhet ende Parlament! I Pari dhe i Vetmi i vendit, ju ka ngritur kurthin e rradh\u00ebs. Nuk ka shkuar atje ku \u00ebsht\u00eb ftuar, nd\u00ebrsa me nj\u00eb ironi therr\u00ebse u thot\u00eb se midis ftes\u00ebs s\u00eb babait dhe vajz\u00ebs vendosi t\u00eb pranoj\u00eb at\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs! Vet\u00eb ua thot\u00eb, \u2013 ju m\u00eb ngjani me nj\u00eb pyll kurthesh, ku t\u00eb gjith\u00eb kurthet jan\u00eb plot! K\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb duan ta shesin veten m\u00eb t\u00eb lart\u00eb moralisht(sic!!!) se I Pari, q\u00eb di\u00e7 t\u2019i thon\u00eb por fjal\u00ebt u ngecen n\u00eb gryk\u00eb, se at\u00eb q\u00eb duhet t\u2019ia thon\u00eb nuk ia thon\u00eb dot, se duhet t\u2019ia thon\u00eb vetes s\u00eb pari dhe ai prap\u00eb ua plas n\u00eb fytyr\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e vet, sa koh\u00eb q\u00eb ka pushtetin e pakufizuar dhe luan me fatin.<\/p>\n<p>Pse i k\u00ebrkojn\u00eb atij t\u00eb analizoj\u00eb ftes\u00ebn para se t\u2019i p\u00ebrgjigjet, kur n\u00eb parlament nxitojn\u00eb kush e kush m\u00eb par\u00eb t\u00eb deklarojn\u00eb s\u00eb ndjehen krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb dhe s\u2019kan\u00eb pritur p\u00ebr vete t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb analiz\u00eb politike, madje e shprehin hapur frik\u00ebn se mos keqkuptohen p\u00ebr \u00e7far\u00eb po duan t\u00eb thon\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo kalb\u00ebsir\u00eb pa kurfarr\u00eb etike dhe formimi \u00ebsht\u00eb klasa jon\u00eb politike, q\u00eb do b\u00ebnte me turp \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb ka pak cip\u00eb n\u00eb faqe! Dhe padyshim q\u00eb ky vend p\u00ebrtej katandisjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe, ka njer\u00ebz me moral e nder q\u00eb turp\u00ebrohen p\u00ebr \u00e7\u2019ngjan dhe e duan vendin si sht\u00ebpin\u00eb dhe familjen e tyre. Por k\u00ebta i llogarisin t\u00eb gjith\u00eb si veten. Nd\u00ebrkaq kurthet n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb do vijn\u00eb do jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb frikshme, zgjedhjet politike q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pamundura! N\u00eb fund Zoti do t\u2019i nxjerr\u00eb cullak, ashtu si\u00e7 e meritojn\u00eb, para historis\u00eb dhe s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs! \/tesheshi.com\/<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(ose vijimi i nj\u00eb historie q\u00eb nuk dihet kur ka filluar dhe nuk dihet se kur mbaron, por q\u00eb dihet se do mbaroj\u00eb\u2026.) Kur filloi lufta n\u00eb Gaza dhe ashtu si u zhvillua, ndjeva se ajo luft\u00eb do t\u00eb groposte n\u00ebn rr\u00ebnojat e pashembullta t\u00eb saj jo vet\u00ebm sistemet, t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe gjith\u00eb l\u00ebmshin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":95074,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-95075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95075\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}