{"id":95670,"date":"2026-01-28T16:50:17","date_gmt":"2026-01-28T13:50:17","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/qosja-pengu-im-me-kadarene\/"},"modified":"2026-01-28T16:50:17","modified_gmt":"2026-01-28T13:50:17","slug":"qosja-pengu-im-me-kadarene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/qosja-pengu-im-me-kadarene\/","title":{"rendered":"Qosja: Pengu im me Kadaren\u00eb!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Rexhep-Qosja-1536x1024-1.jpg\" alt=\"Qosja: Pengu im me Kadaren\u00eb!\"\/><\/figure>\n<p>Njeriu q\u00eb aq shum\u00eb u f\u00ebrkua me Kadaren\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb lidhje me identitetin e shqiptar\u00ebve, akademik Rrexhep Qosja, i ka dedikuar shkrimtarit famoz nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb nj\u00eb vjetorin e ndarjes nda jeta. E quan nj\u00eb \u201ckrijues t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d q\u00eb kryekreje sh\u00ebnimit, p\u00ebr t\u00eb vijuar me ftes\u00ebn p\u00ebr rilexim.<\/p>\n<p>Aty, Qosja sjell dhe nj\u00eb rezyme t\u00eb njohjes me Kadaren\u00eb, si dhe vijimit t\u00eb raportit mes tyre.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb cek dhe mospajtimet e polemikat me t\u00eb, pa ia hequr meritat e atij q\u00eb ishte si shkrimtar.<\/p>\n<p>\u201cSot, m\u00eb 28 janar 2026, po sh\u00ebnohet 90-vjetori i lindjes s\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh shqiptar Ismail Kadare. Kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb dit\u00eblindja e nj\u00eb krijuesi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, por edhe dit\u00eb kujtese, sepse Ismail Kadare nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fizikisht mes nesh. Ai u nda nga jeta n\u00eb vitin 2024, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb ka tejkaluar koh\u00ebn e vet dhe kufijt\u00eb e gjuh\u00ebs s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Ismail Kadare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga emrat m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Ai \u00ebsht\u00eb shkrimtari q\u00eb e futi p\u00ebrvoj\u00ebn historike, mitike dhe etike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb hart\u00ebn e madhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb evropiane dhe bot\u00ebrore. Me romanet, eset\u00eb, poezin\u00eb dhe publicistik\u00ebn e tij, ai i dha gjuh\u00ebs shqipe nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb universale dhe i dha kultur\u00ebs shqiptare nj\u00eb z\u00eb t\u00eb dalluesh\u00ebm, t\u00eb d\u00ebgjuar dhe t\u00eb respektuar.<\/p>\n<p>Ismail Kadare dhe un\u00eb jemi njohur dhe jemi afruar qysh n\u00eb vitet shtat\u00ebdhjet\u00eb. Kemi qen\u00eb miq, bashk\u00ebbisedues, lexues dhe kritik\u00eb t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Kemi shkruar p\u00ebr vepr\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit dhe kemi ndar\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb nd\u00ebrsjella.<\/p>\n<p>Ne, t\u00eb dy, secili n\u00eb an\u00ebn e vet t\u00eb kufirit q\u00eb na ndante, u p\u00ebrball\u00ebm me fate t\u00eb ndryshme, t\u00eb r\u00ebnda dhe shpeshher\u00eb t\u00eb padrejta. Rrethanat historike, politike dhe shoq\u00ebrore, t\u00eb cilat nuk i zgjodh\u00ebm ne, por q\u00eb na u imponuan, na vun\u00eb p\u00ebrball\u00eb provave morale dhe intelektuale q\u00eb k\u00ebrkonin jo vet\u00ebm q\u00ebndres\u00eb, por edhe vendime t\u00eb v\u00ebshtira personale.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi i azilit politik nga Ismail Kadare n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb vitin 1990, u keqkuptua nga shum\u00ebkush q\u00eb nuk e kuptonte pesh\u00ebn morale t\u00eb asaj kohe. N\u00eb disa paraqitje publike n\u00eb medie, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, un\u00eb arsyetova se si ky akt nuk ishte arratisje nga atdheu, por refuzim i nj\u00eb sistemi q\u00eb i kishte v\u00ebn\u00eb kufij t\u00eb paduksh\u00ebm, por t\u00eb hekurt, mendimit t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kadare nuk iku p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten, por p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar vepr\u00ebn dhe lirin\u00eb e saj. Azili i tij ishte akt intelektual dhe etik: zgjedhja e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb heshtur t\u00eb diktatur\u00ebs. Historia e ka v\u00ebrtetuar se shkrimtari q\u00eb k\u00ebrkon liri nuk e braktis kombin; ai i sh\u00ebrben atij n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim do e d\u00ebshmoj shpejt duke e vizituar Ismail Kadaren\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 ndodh shpesh mes intelektual\u00ebve q\u00eb mendojn\u00eb thell\u00eb dhe ndryshe, kemi pasur edhe mospajtime, edhe polemika.<\/p>\n<p>Polemika jon\u00eb m\u00eb e njohur lidhej me \u00e7\u00ebshtjen e identitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ishin mendime t\u00eb ndryshme, argumente t\u00eb ndryshme, k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje themelore. K\u00ebto mospajtime nuk ishin personale; ato ishin intelektuale dhe kulturore. Megjithat\u00eb, si\u00e7 ndodh ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore, ato lan\u00eb pasoja edhe n\u00eb raportin ton\u00eb personal. Shoq\u00ebria jon\u00eb u zbeh dhe rrug\u00ebt tona, mjerisht, nuk u takuan m\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, duke e kujtuar Ismail Kadaren\u00eb n\u00eb 90-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, un\u00eb ndiej nevoj\u00eb t\u00eb theksoj di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: madh\u00ebshtia e tij si shkrimtar dhe r\u00ebnd\u00ebsia e tij historike p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare jan\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do mospajtimi. Let\u00ebrsia nuk matet me pajtime apo mospajtime personale, por me thell\u00ebsin\u00eb e mendimit, me fuqin\u00eb e gjuh\u00ebs dhe me ndikimin e saj afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Ismail Kadare ishte dhe mbetet para s\u00eb gjithash shkrimtar i kombit t\u00eb vet. Ai e deshi Shqip\u00ebrin\u00eb jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb deklarative, por krijuese. Ai e deshi at\u00eb duke e shnd\u00ebrruar historin\u00eb, dram\u00ebn dhe shpirtin shqiptar n\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb muajin qershor, edhe un\u00eb do b\u00ebhem 90 vje\u00e7. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos mendoj sa dometh\u00ebn\u00ebse dhe sa njer\u00ebzore do t\u00eb kishte qen\u00eb po t\u00eb ngrinim nj\u00eb dolli s\u00eb bashku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto dy jet\u00eb t\u00eb kaluara mes librave, polemikave, dashuris\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare. Ndoshta kjo mbetet nj\u00eb peng i imi njer\u00ebzor, por jo nj\u00eb peng kulturor, qytet\u00ebrues sepse dialogu yn\u00eb vazhdon n\u00ebp\u00ebrmjet veprave tona.<\/p>\n<p>Ismail Kadare sot nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr lavde t\u00eb rastit. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr lexim, rilexim dhe kuptim. Ai ka nevoj\u00eb q\u00eb vepra e tij t\u00eb trajtohet me seriozitet shkencor dhe me ndjeshm\u00ebri kulturore. Brezat q\u00eb vijn\u00eb mund ta lexojn\u00eb ndryshe, por gjithmon\u00eb do ta lexojn\u00eb. Dhe adhurojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndarja e tij nga jeta, po rithem, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndarje trupore. Emri, vepra dhe mendimi i tij, po rithem, jan\u00eb t\u00eb gjithmonsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 90-vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb tij, Ismail Kadare, po rithem, mbetet personalitet madhor historik i kultur\u00ebs shqiptare, nj\u00eb nga figurat q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb na sfidoj\u00eb, t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb dhe t\u00eb na frym\u00ebzoj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kujtoj me mall e nderim miku im, Ismail Kadare. Gjithmon\u00ebsia jote n\u00eb shpirtin e n\u00eb mendjen time \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00ebsi, p\u00ebrjet\u00ebsi, amshim. \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00ebsi madh\u00ebshtore: \u00ebsht\u00eb e kaluar, e sotme dhe e ardhme\u201d.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njeriu q\u00eb aq shum\u00eb u f\u00ebrkua me Kadaren\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb lidhje me identitetin e shqiptar\u00ebve, akademik Rrexhep Qosja, i ka dedikuar shkrimtarit famoz nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb nj\u00eb vjetorin e ndarjes nda jeta. E quan nj\u00eb \u201ckrijues t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d q\u00eb kryekreje sh\u00ebnimit, p\u00ebr t\u00eb vijuar me ftes\u00ebn p\u00ebr rilexim. Aty, Qosja sjell dhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":95669,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-95670","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95670"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95670\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95669"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}