{"id":9632,"date":"2014-08-28T16:25:55","date_gmt":"2014-08-28T14:25:55","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=9632"},"modified":"2014-08-28T16:26:18","modified_gmt":"2014-08-28T14:26:18","slug":"koalicioni-ldk-aak-dhe-nisma-nuk-do-te-bejne-asnje-kompromis-me-pdk-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/koalicioni-ldk-aak-dhe-nisma-nuk-do-te-bejne-asnje-kompromis-me-pdk-ne\/","title":{"rendered":"Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb kompromis me PDK-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/08\/haradinaj.jpg\" alt=\"haradinaj\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-9633\" \/><\/p>\n<p>Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb kompromis me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb kompromis me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, sado q\u00eb aktgjykimi i shpallur nga Gjykata Kushtetuese provon t&#8217;i detyroj\u00eb subjektet tjera t\u00eb bisedojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb parti politike, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, lideri i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\n\u200bZoti Haradinaj, fillimisht cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb hapat q\u00eb ju dhe koalicioni pas-zgjedhor do t\u00eb ndiqni pas publikimit t\u00eb aktgjykimit t\u00eb plot\u00eb nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr rastin e zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: Ne kemi k\u00ebrkuar q\u00eb seanca t\u00eb mbahet n\u00eb afatin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb kohor, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb humbur shum\u00eb koh\u00eb. Kemi d\u00ebshir\u00eb q\u00eb seanca t\u00eb ndodh\u00eb sa m\u00eb shpejt. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr seanc\u00eb si koalicion me partner\u00ebt politik. Sipas nesh, seanca do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb; pra do t\u00eb konsumohet e drejta q\u00eb i ka atribuuar Gjykata Kushtetuese PDK-s\u00eb p\u00ebr kandidatur\u00ebn p\u00ebr kryetarin e Kuvendit, kurse epilogu dihet, pra do t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb votash.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, me d\u00ebshtimin e zgjedhjes s\u00eb kryetarit nga partia q\u00eb e ka marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ose q\u00eb i \u00ebsht\u00eb atribuuar kjo e drejt\u00eb nga Gjykata Kushtetuese, kjo e drejt\u00eb i kalon parlamentit dhe se deputet\u00ebt e parlamentit m\u00eb pas duhet t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin dhe kryesin\u00eb. Ne e kemi k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjetur, fatmir\u00ebsisht p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, ne e kemi kandidatin,kryetarin Isa Mustafa dhe i kemi votat dhe e presim k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar me pun\u00eb. Pra, p\u00ebr ne seanca e ardhshme do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sukses, sepse do t\u00eb zgjedhet kryetari i parlamentit, kryetari Mustafa.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\nKonsideroni se kjo pika q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb marr\u00ebveshje i jep mund\u00ebsi ligjore- kushtetuese Isa Mustaf\u00ebs q\u00eb t\u00eb kandidohet p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb Kuvendit?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: Un\u00eb kam folur p\u00ebr vendimin. Pra ne nuk e kund\u00ebrshtojm\u00eb vendimin, por e komentojm\u00eb at\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pik\u00ebpamjeve tona. E drejta n\u00eb komentim vlen. Ne jemi befasuar me k\u00ebt\u00eb vendim. Ai \u00ebsht\u00eb sikurse t\u00eb ishte shkruar n\u00eb zyrat e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e dukshme tendenca p\u00ebr t\u00eb na detyruar q\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb negociata me zotin Tha\u00e7i dhe me PDK-n\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb e mbajtjes me \u00e7do kusht t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb pushtetit. Q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, nuk bisedojm\u00eb, nuk negociojm\u00eb dhe nuk b\u00ebjm\u00eb bashk\u00eb-qeverisje me zotinTha\u00e7i. Ne jemi p\u00ebrcaktuar p\u00ebr ndryshime t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma dhe partner\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr ndryshime t\u00eb plota pa PDK-n\u00eb. Ne e kemi zgjidhjen n\u00eb Kuvend, pra nuk e qojm\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje pasi q\u00eb nuk e ka Kosova luksin p\u00ebr harxhime t\u00eb dhjet\u00ebra milionave dhe humbur koh\u00eb p\u00ebr zgjedhje.<\/p>\n<p>Po e them, \u00ebsht\u00eb fat i madh q\u00eb edhe pse PDK do t\u00eb d\u00ebshton p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb me kandidatur\u00ebn e saj, koalicioni LDK, AAK dhe Nisma dhe partner\u00ebt e kan\u00eb zgjidhjen. Andaj ne e mir\u00ebpresim mbajtjen e seanc\u00ebs n\u00eb afatin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb kohor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb me nd\u00ebrtimin e institucioneve.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\nKjo sipas jush, e p\u00ebrjashton p\u00ebrfundimisht mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb PDK t\u00eb merr postin e kryetarit t\u00eb Kuvendit, kurse koalicioni LDK, AAK dhe Nisma qeverin\u00eb?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: Nuk parashohim kompromis n\u00eb cilindo variant me PDK-n\u00eb. Pra, t\u00eb vetmit q\u00eb mund t\u00eb japin kryetarin e Kuvendit dhe zgjidhje t\u00eb situat\u00ebs \u00ebsht\u00eb koalicioni LDK, AAK dhe Nisma me partner\u00ebt politik. Pra, ky \u00ebsht\u00eb realiteti dhe nuk ka asgj\u00eb n\u00eb mes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb tendenca q\u00eb t\u00eb na kusht\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar. Do t\u00eb thot\u00eb e kan\u00eb gabim kuzhinat q\u00eb e kan\u00eb gatuar vendimin e till\u00eb, p\u00ebr shkak se k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koncept t\u00eb ndryshimeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb serioz e q\u00eb n\u00eb themel i ka ndryshimet e plota n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Shiheni si e kemi gjendjen, po i jap dy-tri argumente. Kur flasim p\u00ebr korrupsionin deri n\u00eb \u00e7&#8217;shkall\u00eb \u00ebsht\u00eb; kur flasim p\u00ebr rendin dhe ligjin kur flasim p\u00ebr hipokrizin\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra kan\u00eb bashk\u00eb-jetuar e flirtuar me fundamentalizmin e n\u00eb fund, nj\u00eb aksion spektakolar. \u00cbsht\u00eb tragjedi p\u00ebr Kosov\u00ebn, kjo qeveri e ka lejuar gjendjen t\u00eb vij\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, ne nuk po shkojm\u00eb p\u00ebr ndryshime t\u00eb pjesshme, sip\u00ebrfaq\u00ebsore apo vet\u00ebm sa p\u00ebr t&#8217;u arsyetuar, sepse ne jemi p\u00ebrcaktuar p\u00ebr ndryshime n\u00eb themel t\u00eb gjendjes n\u00eb vend dhe k\u00ebt\u00eb e sigurojm\u00eb vet\u00ebm duke b\u00ebr\u00eb prerje t\u00eb past\u00ebr me ata q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb gjendje q\u00eb jan\u00eb PDK dhe partner\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\nZoti Haradinaj, pse pas lirimit tuaj nga Haga ishit n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunonit me Tha\u00e7in, kurse sot jo?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: Po ishte q\u00eb kjo dit\u00eb mos me ndodh\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb 2012 i pata ofruar nj\u00eb dalje zotit Tha\u00e7i q\u00eb kur t\u00eb vjen kjo koh\u00eb, me u mbajt zgjedhje t\u00eb lira, me vendos qytetar\u00ebt, t\u00eb n\u00ebrtohen institucionet pa presione, pa v\u00ebshtir\u00ebsi, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb lir\u00eb, e ku do t\u00eb kishte edhe institucione q\u00eb do t\u00eb ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Pra, ishte q\u00ebllimi q\u00eb t\u00eb mos e lejonim vendin me ardh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje dhe ishte q\u00ebllimi q\u00eb Kosova t\u00eb fitoj\u00eb koh\u00eb dhe kualitete. Th\u00ebn\u00eb thjesht, p\u00ebr ta shp\u00ebtuar vendin. Fatkeq\u00ebsisht at\u00ebher\u00eb nuk kam arritur t&#8217;i jap dalje, kurse tani kemi vendosur t&#8217;ia japim daljen, por kuptohet me d\u00ebme t\u00eb caktuara p\u00ebr vendin, sepse kan\u00eb ndodhur d\u00ebme prej 2012 deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\nPo koalicioni LDK, AAK dhe Nisma sa \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe sa i ka ato votat cil\u00ebsore, si\u00e7 po vler\u00ebsohen n\u00eb opinione e analiza t\u00eb ndryshme?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb LDK, AAK, Nisma dhe partner\u00ebt politik i kan\u00eb votat, i kan\u00eb edhe cil\u00ebsore. Ne kemi p\u00ebrkrahje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Ky projekt \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i dobish\u00ebm p\u00ebr vendin. Pra, ky koalicion e ka vot\u00ebn p\u00ebr qeverisje, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e ka edhe klim\u00ebn e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ta z\u00ebm\u00eb n\u00eb raste t\u00eb caktuara, p\u00ebr vot\u00ebn p\u00ebr ushtrin\u00eb, me dy t\u00eb tretat dhe dy t\u00eb tretat e kualifikuara t\u00eb cilat ne i kemi; kemi pjes\u00ebmarrjen e pakicave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe e dim\u00eb se vota shqiptare nuk do t\u00eb mungoj\u00eb p\u00ebr Ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs, pra jemi n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb dobishme p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\nSa ka vend p\u00ebr Vet\u00ebvendosjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion dhe sidomos p\u00ebr kriteret apo kushtet e saj q\u00eb u ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje me dialogun dhe privatizimin?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: Tani ne jemi disa partner\u00eb n\u00eb bashk\u00eb-qeverisje dhe n\u00ebse edhe Vet\u00ebvendosje vendos t\u00eb na bashkohet, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t&#8217;i sjell edhe kontributet e veta, vlerat e parimet qeveris\u00ebse. Por, ato nuk mund t\u00eb jen\u00eb kushte p\u00ebr vlera e parime p\u00ebr t\u00eb cilat ne jemi p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb jen\u00eb kushte p\u00ebr parimet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb evropiane, p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb i dedikohet zhvillimit ekonomik dhe investimeve, p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me fqinj\u00ebt dhe p\u00ebrshpejtim t\u00eb proceseve integruese n\u00eb NATO, n\u00eb BE n\u00eb OKB.<\/p>\n<p>Ne e mendojm\u00eb njohjen nga Serbia t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ngase me t\u00eb do t\u00eb hiqeshin t\u00eb gjitha pengesat tjera q\u00eb pasojn\u00eb dhe vet\u00eb rajoni yn\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\nDo t\u00eb thot\u00eb se nuk pranoni kushte sa i p\u00ebrket privatizimit dhe dialogut me Serbin\u00eb?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: Nuk shkojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb dhe nuk kemi koh\u00eb me humb. Imagjinojeni pauzimin n\u00eb ekonomi q\u00eb do t\u00eb ishte vdekje. Por, po ashtu edhe pauzat e caktuara n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me fqinj\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb dobishme, sepse trendet jan\u00eb shum\u00eb dinamike. Secili vend n\u00eb rajon garon p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrshpejtuar proceset integruese dhe askush nuk e ka luksin e ndonj\u00eb pauze.<\/p>\n<p>Mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb hapet tema e njohjes kur t\u00eb vij\u00eb koha e duhur, n\u00eb momentin e duhur, pra ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb mbetemi peng i cil\u00ebsdo logjik\u00eb t\u00eb pauzimit, sepse do t\u00eb humbim n\u00eb planin e brendsh\u00ebm, n\u00eb planin rajonal dhe n\u00eb planin e jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>RADIO EVROPA E LIR\u00cb<br \/>\nDhe, p\u00ebrfundimisht, besoni se do t\u00eb jeni kryeminist\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat dhe \u00e7far\u00eb ndryshimesh do t\u00eb sillnit n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>RAMUSH HARADINAJ: Po, do t\u00eb udh\u00ebheqi me qeverin\u00eb e vendin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga LDK, AAK, Nisma dhe partner\u00ebt politik. Kemi identifikuar prioritetet e vendit, kryesisht ato grupohen. Pa rend e ligj nuk mund t\u00eb b\u00ebsh as ekonomi e as asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Zhvillimi ekonomik \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe kemi identifikuar mbi 100 prioritete urgjente p\u00ebr 100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes, e po ashtu edhe shtyllat e angazhimit ton\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb qeveris\u00ebs kat\u00ebr vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kemi punuar konkretisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe p\u00ebr fat un\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e koleg\u00ebve t\u00eb mi e njohim qeverisjen, i kuptojm\u00eb temat e qeverisjes, i kemi p\u00ebrcjell\u00eb edhe zhvillimet e brendshme qeveris\u00ebse, edhe ato buxhetore dhe t\u00eb gjitha q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb vend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos humbim koh\u00eb dhe t&#8217;i fitojm\u00eb koh\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb kompromis me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb kompromis me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, sado q\u00eb aktgjykimi i shpallur nga Gjykata Kushtetuese provon t&#8217;i detyroj\u00eb subjektet tjera t\u00eb bisedojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb parti politike, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-9632","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9632\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}