{"id":96992,"date":"2026-02-06T11:05:12","date_gmt":"2026-02-06T08:05:12","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-sadullah-bajrami-pse-po-hapen-dosjet-e-erreta-sot\/"},"modified":"2026-02-06T11:05:12","modified_gmt":"2026-02-06T08:05:12","slug":"nga-sadullah-bajrami-pse-po-hapen-dosjet-e-erreta-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-sadullah-bajrami-pse-po-hapen-dosjet-e-erreta-sot\/","title":{"rendered":"Nga Sadullah Bajrami*: Pse po hapen dosjet e err\u00ebta sot?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/600358033_1473098904818072_2439220748914563630_n.jpg\" alt=\"Nga Sadullah Bajrami*: Pse po hapen dosjet e err\u00ebta sot?\"\/><\/figure>\n<p>Fal\u00ebnderimi i takon Allahut, Zotit t\u00eb bot\u00ebve, Atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb i Drejt\u00eb, q\u00eb sheh gjith\u00e7ka dhe q\u00eb e nxjerr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb drit\u00eb edhe kur njer\u00ebzit p\u00ebrpiqen ta mbulojn\u00eb. Salavatet dhe selamet qofshin mbi t\u00eb D\u00ebrguarin e Allahut \ufdfa, mbi familjen dhe shok\u00ebt e tij, dhe mbi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e ndjekin rrug\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs deri n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit.<\/p>\n<p>\u200bZbulesat e fundit q\u00eb po tronditin bot\u00ebn nuk jan\u00eb thjesht aksidente mediatike apo loj\u00ebra politike. Hapja e dosjeve t\u00eb mbyllura prej dekadash dhe rr\u00ebzimi i figurave q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb u paraqit\u00ebn si \u201celit\u00eb morale\u201d, jan\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb procesi m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu jan\u00eb m\u00ebsimet q\u00eb na tregojn\u00eb se pse kjo po ndodh pik\u00ebrisht tani:<\/p>\n<p>\u200b1. Allahu nuk e sjell drejt\u00ebsin\u00eb pa e demaskuar zullumin<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia hyjnore nuk zbret mbi mashtrime t\u00eb pademaskuara. Allahu i nxjerr zullumqar\u00ebt n\u00eb shesh q\u00eb askush t\u00eb mos mashtrohet m\u00eb nga fasada e tyre e \u201ccivilizimit\u201d apo \u201chumanizmit\u201d.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb nd\u00ebshkohen, ata duhet t\u00eb humbin \u00e7do grim\u00eb respekti n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>\u200b2. Afati i dh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebshir\u00eb, por grumbullim prove<\/p>\n<p>Shum\u00eb pyesin: \u201cPse u lan\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb kaq gjat\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p>Allahu u jep afat zullumqar\u00ebve q\u00eb e keqja e tyre t\u00eb piqet plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ky afat sh\u00ebrben q\u00eb dosja e tyre t\u00eb jet\u00eb aq e r\u00ebnd\u00eb, sa askush t\u00eb mos gjej\u00eb dot arsyetim p\u00ebr ta kur t\u00eb vij\u00eb koha e llogaris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ligj i qart\u00eb hyjnor \u00ebsht\u00eb: Allahu e gris perden p\u00ebrpara se t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur maska bie, zemrat \u00e7lirohen nga admirimi i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ndyr\u00ebsira del n\u00eb drit\u00eb, askush nuk qan p\u00ebr zullumqarin dhe askush nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>\u200b4. P\u00ebrgjigjja ndaj lutjes s\u00eb t\u00eb zullumtuarit (Viktim\u00ebs)<\/p>\n<p>Dosjet po hapen sepse lutjet e viktimave nuk kan\u00eb fund (nuk shuhen).<\/p>\n<p>Kur njeriu i pafajsh\u00ebm dhunohet n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, ai nuk ka mbrojt\u00ebs tjet\u00ebr ve\u00e7 Allahut.<\/p>\n<p>Profeti \ufdfa ka paralajm\u00ebruar: \u201cRuaju lutjes s\u00eb viktim\u00ebs, sepse mes saj dhe Allahut nuk ka perde.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb Islam, njeriu nuk \u00ebsht\u00eb num\u00ebr, as mjet dhe as material p\u00ebr interesat e t\u00eb fuqishm\u00ebve.<\/p>\n<p>Allahu thot\u00eb: \u201cNe i kemi nderuar bijt\u00eb e Ademit.\u201d<\/p>\n<p>Kur kjo shenjt\u00ebri shkelet dhe njeriu posht\u00ebrohet, heshtja e bot\u00ebs nuk e mbyll \u00e7\u00ebshtjen. At\u00ebher\u00eb fillon nd\u00ebrhyrja e Allahut p\u00ebr t\u00eb rikthyer nderin e njeriut p\u00ebrmes demaskimit t\u00eb dhunuesve.<\/p>\n<p>\u200b6. Kur njer\u00ebzit heshtin, flet Drejt\u00ebsia Hyjnore<\/p>\n<p>Kur shoq\u00ebria, institucionet dhe ligjet njer\u00ebzore heshtin p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb, Allahu e gris perden p\u00ebrmes ngjarjeve t\u00eb papritura.<\/p>\n<p>Dosjet hapen jo sepse sistemi u b\u00eb i drejt\u00eb, por sepse Allahu nuk e lejon tok\u00ebn e Tij t\u00eb sundohet p\u00ebrgjithmon\u00eb nga ndyr\u00ebsira.<\/p>\n<p>\u200b7. Rrjetet e pushtetit kalben nga brenda<\/p>\n<p>Zbulesat po tregojn\u00eb se krimi ka nj\u00eb \u201cdat\u00eb skadence\u201d.<\/p>\n<p>Allahu i b\u00ebn zullumqar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrplasen me nj\u00ebri-tjetrin, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb tradhtia dhe lufta p\u00ebr pushtet brenda rrjeteve t\u00eb tyre t\u00eb b\u00ebhet shkak p\u00ebr nxjerrjen e sekreteve n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>K\u00ebto dosje po zgjojn\u00eb vet\u00ebdijen e njer\u00ebzve mbi standardet e dyfishta.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb b\u00ebrtasin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe moralin, shpesh rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb arkitekt\u00ebt e skllav\u00ebrimit dhe degjenerimit. Kjo \u00ebsht\u00eb koha kur maskat e \u201ccivilizimit\u201d po bien.<\/p>\n<p>Hapja e krimeve pas 20 apo 30 viteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr \u00e7do zullumqar t\u00eb sot\u00ebm:<\/p>\n<p>\u00c7do veprim \u00ebsht\u00eb i num\u00ebruar dhe koha nuk e fshin krimin, vet\u00ebm sa e r\u00ebndon at\u00eb.<\/p>\n<p>\u200b10. Nd\u00ebshkimi i atyre q\u00eb ndotin t\u00eb Shenjt\u00ebn<\/p>\n<p>M\u00ebsimi m\u00eb i ashp\u00ebr vjen p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn fen\u00eb apo moralin si mburoj\u00eb p\u00ebr ndyr\u00ebsirat e tyre. Kushdo q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb mbuloj\u00eb krimin me emrin e Zotit, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb turp\u00ebrim t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u200b11. Zullumqari nuk ka streh\u00eb para drit\u00ebs s\u00eb t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga k\u00ebto rrjete kan\u00eb menduar se teknologjia, muret e larta dhe aleancat e fshehta do t\u2019i mbrojn\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Por zbulesat po tregojn\u00eb se asnj\u00eb sh\u00ebrbim sekret, asnj\u00eb kod i fsheht\u00eb dhe asnj\u00eb pasuri nuk mund ta ndal\u00eb demaskimin kur Allahu vendos q\u00eb sekreti i tyre t\u00eb b\u00ebhet publik.<\/p>\n<p>Kjo tregon se pushteti i tyre ishte vet\u00ebm nj\u00eb iluzion.<\/p>\n<p>\u200b12. Fundi i \u201ct\u00eb paprekshm\u00ebve\u201d \u00ebsht\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr lakmitar\u00ebt<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u2019i ken\u00eb lakmuar k\u00ebto figura p\u00ebr pasurin\u00eb, ndikimin dhe jet\u00ebn e tyre luksoze.<\/p>\n<p>Por hapja e dosjeve sot po na tregon se pas asaj fasade fshihej nj\u00eb gremin\u00eb ndyr\u00ebsie dhe nj\u00eb ankth i vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky demaskim vjen si nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb mendon se suksesi i nd\u00ebrtuar mbi haram dhe mbi gjakun e t\u00eb tjer\u00ebve ka q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Allahu po na tregon se fundi i tyre \u00ebsht\u00eb posht\u00ebrim, q\u00eb asnj\u00eb njeri me mend n\u00eb kok\u00eb t\u00eb mos d\u00ebshiroj\u00eb kurr\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>\u200b13. Heshtja kolektive si terren p\u00ebr zullumin<\/p>\n<p>Hapja e k\u00ebtyre dosjeve na m\u00ebson se k\u00ebto rrjete t\u00eb err\u00ebta nuk u nd\u00ebrtuan brenda nj\u00eb nate, por u ushqyen nga heshtja dhe indiferenca jon\u00eb.<\/p>\n<p>Kur njer\u00ebzit e mir\u00eb heshtin, kriminel\u00ebt b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb na tregon se mbrojtja e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm detyr\u00eb e institucioneve, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb amanet p\u00ebr \u00e7do individ. Duhet q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb thuhet at\u00ebher\u00eb kur ajo rrezikohet, e jo vet\u00ebm kur ajo zbulohet.<\/p>\n<p>\u200b14. Ndihma e Allahut vjen befas dhe nga njer\u00ebz t\u00eb lig\u00eb<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po shohim sot \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se Allahu krijon terrenin p\u00ebr ngritjen e Islamit dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb ne nuk i parashikojm\u00eb dot.<\/p>\n<p>Ndihma e Allahut vjen befas dhe ndonj\u00ebher\u00eb Ai e forcon k\u00ebt\u00eb fe edhe p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb lig\u00eb, ashtu si\u00e7 ka ardhur n\u00eb hadith se Allahu e ndihmon k\u00ebt\u00eb fe edhe me nj\u00eb njeri gjynahqar apo t\u00eb degjeneruar.<\/p>\n<p>Kur zullumqar\u00ebt demaskojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, ata pa dashje po i sh\u00ebrbejn\u00eb pastrimit t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr triumfin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u200b15. Pastrimi si parath\u00ebnie e nj\u00eb ngritjeje t\u00eb re<\/p>\n<p>Kjo val\u00eb zbulesash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb pastrimi.<\/p>\n<p>Toka po pastrohet nga plehunat e hipokrizis\u00eb q\u00eb t\u2019i lihet vendi nj\u00eb epoke ku e v\u00ebrteta dhe drejt\u00ebsia do t\u00eb bartet nga njer\u00ebz q\u00eb krenohen me fen\u00eb dhe jetojn\u00eb me nder.<\/p>\n<p>Mos l\u00ebr asnj\u00eb zullumqar pa e posht\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb para ahiretit.<\/p>\n<p>Mos l\u00ebr asnj\u00eb mask\u00eb pa e gris\u00eb dhe asnj\u00eb viktim\u00eb pa drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>O Allah, Ti q\u00eb po e pastron tok\u00ebn, p\u00ebrgatite at\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse kjo tok\u00eb \u00ebsht\u00eb e Jotja dhe ndyr\u00ebsirat nuk jan\u00eb t\u00eb denja ta sundojn\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fal\u00ebnderimi i takon Allahut, Zotit t\u00eb bot\u00ebve, Atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb i Drejt\u00eb, q\u00eb sheh gjith\u00e7ka dhe q\u00eb e nxjerr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb drit\u00eb edhe kur njer\u00ebzit p\u00ebrpiqen ta mbulojn\u00eb. Salavatet dhe selamet qofshin mbi t\u00eb D\u00ebrguarin e Allahut \ufdfa, mbi familjen dhe shok\u00ebt e tij, dhe mbi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e ndjekin rrug\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":96991,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-96992","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96992\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}