{"id":96996,"date":"2026-02-06T11:10:12","date_gmt":"2026-02-06T08:10:12","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-justinian-topulli-degjenerimi-i-elitave\/"},"modified":"2026-02-06T11:10:12","modified_gmt":"2026-02-06T08:10:12","slug":"nga-justinian-topulli-degjenerimi-i-elitave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-justinian-topulli-degjenerimi-i-elitave\/","title":{"rendered":"\u200bNga Justinian Topulli: Degjenerimi i elitave"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Justininan-Topulli_20250414_152337_0000-e1745132466750.png\" alt=\"\u200bNga Justinian Topulli: Degjenerimi i elitave\"\/><\/figure>\n<p>P\u00ebrfshirja n\u00eb turpe morale e elitave politike dhe jo vet\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re dhe as e papritur, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie t\u00eb gjat\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb shfaq her\u00eb pas here t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebrhershme se, njeriu mbetet po ai q\u00eb ka qen\u00eb kurdoher\u00eb, n\u00eb veset dhe virtytet e tij.<\/p>\n<p>Evoluimi i shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb, ndryshimi i konceptimit t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe rritja e mir\u00ebqenies nuk e ndryshojn\u00eb n\u00eb thelb natyr\u00ebn njer\u00ebzore, e cila mbetet po e nj\u00ebjt\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb degjenerimi moral q\u00eb nxor\u00ebn n\u00eb pah dosjet e Epsteinit, jan\u00eb thjesht nj\u00eb konfirmim i k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete njer\u00ebzore t\u00eb pandryshueshme.<\/p>\n<p>Pa diskutim q\u00eb p\u00ebrmasa e degjenerimit moral t\u00eb elitave t\u00eb sotme \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe dhe e panjohur, edhe pse mund t\u00eb mos merret vesh kurr\u00eb e plot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, por ajo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe her\u00eb pas here, f\u00eblliq\u00ebsin\u00eb e st\u00ebrmadhe q\u00eb qarkullon n\u00ebp\u00ebr kanalet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, ku gjakon kjo elit\u00eb.<\/p>\n<p>Degjenerimi moral \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e korrupsionit moral t\u00eb nd\u00ebrgjegjes njer\u00ebzore, dhe vjen nga natyra e tij e dob\u00ebt p\u00ebr t\u2019u joshur pas epsheve dhe pasioneve dhe p\u00ebr t\u2019a tejkaluar mas\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Krijuesi na ka rr\u00ebfyer se njeriut i jan\u00eb zbukuruar dashuria p\u00ebr grat\u00eb dhe pasurit\u00eb materiale, dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb tij, pas s\u00eb cil\u00ebs ai rend. Ndaj dhe n\u00eb thelb, dashuria p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat, edhe pse \u00ebsht\u00eb tok\u00ebsore, por padyshim, teprimi dhe tejkalimi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e prish dhe e d\u00ebmton njeriun.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb njeriu t\u2019i p\u00ebrmbahet mesatares, apo t\u00eb duhur\u00ebs dhe t\u00eb nevojshmes, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr veprimet e tij. Kjo ndjenj\u00eb kultivohet nga edukimi dhe m\u00ebsimet morale dhe mbik\u00ebqyret nga shoq\u00ebria dhe ligjet, sepse shumica e njer\u00ebzve e kan\u00eb t\u00eb pamundur q\u00eb racionaliteti dhe emocionaliteti i tyre vetjak t\u2019i vet\u00ebp\u00ebrmbaj\u00eb ata.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuar p\u00ebr t\u00eb mos iu p\u00ebrmbajtur k\u00ebtyre normave morale jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i tejkaluar ato, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit ose pasuris\u00eb. Dhe kjo na kujton fjal\u00ebt e para t\u00eb shpalljes hyjnore, e cila na tregon se njeriu i kalon kufijt\u00eb duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb lig\u00ebsi, n\u00eb momentin q\u00eb ai e sheh veten t\u00eb vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm, t\u00eb pushtetsh\u00ebm e t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se nd\u00ebrgjegjja e tij personale \u00ebsht\u00eb shuar dhe tejkaluar apo p\u00ebr\u00e7udnuar me koh\u00eb, ligji dhe shoq\u00ebria jan\u00eb pengesat q\u00eb pasuria dhe pushteti ia mund\u00ebsojn\u00eb t\u2019i kap\u00ebrcej\u00eb leht\u00ebsisht. K\u00ebshtu q\u00eb, para tij nuk mbetet m\u00eb asnj\u00eb barrier\u00eb p\u00ebr t\u2019u zhytur n\u00eb gjirizin e f\u00eblliq\u00ebsis\u00eb morale, mjafton q\u00eb ajo t\u2019i jap\u00eb atij k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ekstreme trupore, q\u00eb ndoshta t\u00eb tjer\u00ebt nuk e shijojn\u00eb dot, ose jo pa pasoja.<\/p>\n<p>T\u00eb ndjehesh i vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm t\u00eb b\u00ebn arrogant, imoral e amoral, t\u00eb shtyn ta shikosh veten n\u00eb pozit\u00ebn e nj\u00eb per\u00ebndie, e duke qen\u00eb se njeriu nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb i till\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb sillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Krijuesi na e kujton vazhdimisht se ne jemi rob\u00ebr t\u00eb Tij, dhe se pasuria e fuqia relative e p\u00ebrkohshme q\u00eb posedojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion, q\u00eb mund t\u00eb qart\u00ebsohet vet\u00ebm duke pranuar realitetin hyjnor dhe duke edukuar veten dhe shoq\u00ebrin\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahen atij.<\/p>\n<p>Bota moderne n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, duke dashur t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kontrollin e nd\u00ebrgjegjes njer\u00ebzore nga m\u00ebsimet fetare, me racionalitetin e pretenduar unik njer\u00ebzor, d\u00ebshtoi kobsh\u00ebm duke prodhuar n\u00eb mjaft raste realitete shpesh m\u00eb monstruoze dhe t\u00eb degjeneruara, edhe n\u00eb p\u00ebrmasa shtrirjeje, sesa ato q\u00eb vet\u00eb kishte kritikuar dhe pretenduar t\u2019i zhdukte nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Elitat e t\u00eb gjitha llojeve, politike, ekonomike, sociale, kulturore, shkencore dhe artistike, duhet t\u00eb ndalen s\u00eb marri rolin e Zotit n\u00eb tok\u00eb, duke stisur modele e koncepte mbi jet\u00ebn, q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtetat e trash\u00ebguara hyjnore dhe t\u00eb provuara tashm\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra vjet. Lig\u00ebsia te njer\u00ebzit nuk kurohet p\u00ebrmes iluzionit t\u00eb risive t\u00eb vazhdueshme, por tek kthimi dhe respektimi i mesazhit t\u00eb braktisur hyjnor.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfshirja n\u00eb turpe morale e elitave politike dhe jo vet\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re dhe as e papritur, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie t\u00eb gjat\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb shfaq her\u00eb pas here t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebrhershme se, njeriu mbetet po ai q\u00eb ka qen\u00eb kurdoher\u00eb, n\u00eb veset dhe virtytet e tij. Evoluimi i shkenc\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":96995,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-96996","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96996\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}