{"id":98150,"date":"2026-02-13T20:10:10","date_gmt":"2026-02-13T17:10:10","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pavaresia-e-kosoves-dhe-pergjegjesia-jone-fetare-dhe-kombetare\/"},"modified":"2026-02-13T20:10:10","modified_gmt":"2026-02-13T17:10:10","slug":"pavaresia-e-kosoves-dhe-pergjegjesia-jone-fetare-dhe-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pavaresia-e-kosoves-dhe-pergjegjesia-jone-fetare-dhe-kombetare\/","title":{"rendered":"Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/FB_IMG_1771001450759-1.jpg\" alt=\"Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare\"\/><\/figure>\n<p>Me rekomandim t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs, Myftiut Naim ef. T\u00ebrnava, sot, n\u00eb t\u00eb gjitha xhamit\u00eb e Kosov\u00ebs, u mbajt hytbe e p\u00ebrbashk\u00ebt me tem\u00ebn \u201cPavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb xhuman\u00eb e fundit t\u00eb muajit Shaban dhe dal\u00ebngadal\u00eb po i afrohemi muajit t\u00eb bekuar Ramazan, muajit t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs, faljes dhe pastrimit shpirt\u00ebror.<br \/>\nRamazani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb hyjnore p\u00ebr besimtarin, nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u afruar m\u00eb shum\u00eb me Allahun, p\u00ebr ta forcuar besimin, durimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb morale.<br \/>\nPejgamberi yn\u00eb i dashur, Muhamedi a.s., na ka p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr ardhjen e k\u00ebtij muaji duke th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n\u201cJu erdhi Ramazani, muaj i bekuar, agj\u00ebrimin e t\u00eb cilit ua obligoi Allahu i Madh\u00ebruar\u2026\u201d<br \/>\nMuaji i agj\u00ebrimit, k\u00ebtij adhurimi (ibadeti) me vlera dhe shp\u00ebrblim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin Allahu i Madh\u00ebruar urdh\u00ebroi dhe tha:<br \/>\n\u201cO besimtar\u00eb! Ju \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar agj\u00ebrimi, ashtu si u ishte urdh\u00ebruar atyre para jush, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ruheni nga t\u00eb k\u00ebqijat.\u201d (El Bekare, 183).<\/p>\n<p>Ramazani ve\u00e7 t\u00eb tjerash na m\u00ebson vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen, drejt\u00ebsin\u00eb, sakrific\u00ebn dhe solidaritetin \u2013 vlera k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pandara edhe nga historia jon\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Para nesh \u00ebsht\u00eb edhe 17 Shkurti, dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. 17 shkurti i vitit 2008 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb e zakonshme, por p\u00ebrmbyllje e nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb sakrifice, dhimbjeje dhe q\u00ebndrese. Pavar\u00ebsia nuk erdhi si dhurat\u00eb, as rast\u00ebsisht. Ajo erdhi pas dekadash shtypjeje, mohimi t\u00eb t\u00eb drejtave, p\u00ebrndjekjesh, burgimesh, masakrash dhe nj\u00eb lufte \u00e7lirimtare t\u00eb past\u00ebr, q\u00eb synonte nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm: lirin\u00eb, dinjitetin dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nPadrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 spastrimi etnik, ndalimi i gjuh\u00ebs, dhuna policore e ushtarake, gjenocidi, djegia e sht\u00ebpive, shkat\u00ebrrimi i xhamive, varrezat masive \u2013 ishin zullum i qart\u00eb.<br \/>\nEdhe pse Islami \u00ebsht\u00eb fe e paqes, dhe lufta nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, Kurani na m\u00ebson se vet\u00ebmbrojtja \u00ebsht\u00eb e lejuar, kur padrejt\u00ebsia b\u00ebhet sistematike:<br \/>\n\u201cDhe luftoni n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut kund\u00ebr atyre q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr jush, por mos e kaloni kufirin.\u201d<br \/>\n(El Bekare, 190)<br \/>\nAndaj, kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb histori hakmarrjeje, por histori e rezistenc\u00ebs ndaj zullumit. Allahu i Madh\u00ebruar thot\u00eb: \u201c\u2026Allahu nuk i do zullumqar\u00ebt.\u201d (Ali Imran, 57, 140).<\/p>\n<p>Lufta \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ishte luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, p\u00ebr liri dhe p\u00ebr nder. Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kapitull lavdie n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Bijt\u00eb dhe bijat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi u ngrit\u00ebn p\u00ebr ta mbrojtur popullin dhe atdheun. Sakrifica e familjes Jashari, me n\u00eb krye komandantin legjendar Adem Jashari \u00ebsht\u00eb shembull i rrall\u00eb n\u00eb histori p\u00ebr bes\u00eb, q\u00ebndres\u00eb dhe flijim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, Kosova vazhdon t\u00eb sfidohet. Si besimtar\u00eb, ne jemi t\u00eb obliguar ta mbrojm\u00eb shtetin ton\u00eb me men\u00e7uri, maturi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, duke kontribuar n\u00eb forcimin e institucioneve, ruajtjen e rendit, unitetit dhe stabilitetit. Nuk guxojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi penges\u00eb e shtetit ton\u00eb, por mb\u00ebshtetje e tij. Nuk guxojm\u00eb t\u00eb provokohemi as nga armiku i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, e as nga instrumentet e tij q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb brenda vendit ton\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrtimi i shtetit n\u00eb Medin\u00eb nga Pejgamberi a.s. \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se feja dhe shteti funksionojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njeriut. Pa shtet, feja dhe liria jan\u00eb t\u00eb pambrojtura. Para vitit 1999, edhe liria fetare n\u00eb Kosov\u00eb ishte e cenuar pik\u00ebrisht sepse nuk kishte shtet q\u00eb ta garantonte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e sh\u00ebnojm\u00eb 17 Shkurtin, dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, zemrat tona jan\u00eb t\u00eb mbushura me krenari, por edhe me shqet\u00ebsim p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb po u b\u00ebhen \u00e7lirimtar\u00ebve tan\u00eb. Ne besojm\u00eb n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tyre, n\u00eb luft\u00ebn e tyre t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb drejt\u00eb dhe \u00e7lirimtare.<br \/>\nAta jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e historis\u00eb son\u00eb t\u00eb lavdishme dhe bart\u00ebs t\u00eb proceseve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb simbolike, m\u00eb 17 shkurt, n\u00eb Prishtin\u00eb do t\u00eb mbahet marshi protestues \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u00e7lirimtar\u00ebve tan\u00eb q\u00eb po mbahen padrejt\u00ebsisht n\u00eb Hag\u00eb. Ne, si besimtar\u00eb dhe si qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, kemi t\u00eb drejt\u00eb dhe obligim moral q\u00eb ta ngrem\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr drejt\u00ebsi, dinjitet dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia Islame mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm marshin, duke porositur qytetar\u00ebt q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, t\u00eb qet\u00eb dhe dinjitoze, t\u2019i p\u00ebrgjigjen k\u00ebtij marshimi, duke treguar unitet, maturi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ashtu si\u00e7 na m\u00ebson feja jon\u00eb islame. Z\u00ebri yn\u00eb i bashkuar \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se nuk harrojm\u00eb sakrific\u00ebn, nuk pranojm\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb dhe nuk lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb njolloset lufta jon\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e atdheut.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb amanet. Amanet i d\u00ebshmor\u00ebve, i \u00e7lirimtar\u00ebve dhe i brezave q\u00eb vijn\u00eb pas nesh. Ta ruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb amanet me drejt\u00ebsi, ndershm\u00ebri, unitet dhe angazhim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr shtetin ton\u00eb. Nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb shoq\u00ebri humb vler\u00ebn e tij kur shoq\u00ebria mbushet me padrejt\u00ebsi e p\u00ebr\u00e7arje.<br \/>\nAndaj, sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb na duhet forcimi i kohezionit social p\u00ebrmes forcimit t\u00eb vlerave t\u00eb harmonis\u00eb, respektit, mir\u00ebbesimit dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare, duke qen\u00eb shembull p\u00ebr rajonin dhe bot\u00ebn mbar\u00eb, si dhe bashk\u00ebpunimin  n\u00eb interes t\u00eb kombit dhe atdheut ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jet\u00eb 17 Shkurti jo vet\u00ebm dit\u00eb feste, por edhe dit\u00eb reflektimi, p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe p\u00ebrkushtimi.<br \/>\nLe ta sh\u00ebnojm\u00eb 17 Shkurtin me fal\u00ebnderim ndaj Allahut p\u00ebr shtetin t\u00eb cilin e g\u00ebzojm\u00eb, me lutje p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt, me respekt p\u00ebr \u00e7lirimtar\u00ebt dhe me p\u00ebrkushtim p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Allahu e bekoft\u00eb Kosov\u00ebn, e forcoft\u00eb unitetin ton\u00eb dhe e ruajt lirin\u00eb ton\u00eb t\u00eb fituar me sakrific\u00eb!<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rekomandim t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs, Myftiut Naim ef. T\u00ebrnava, sot, n\u00eb t\u00eb gjitha xhamit\u00eb e Kosov\u00ebs, u mbajt hytbe e p\u00ebrbashk\u00ebt me tem\u00ebn \u201cPavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare\u201d. Jemi n\u00eb xhuman\u00eb e fundit t\u00eb muajit Shaban dhe dal\u00ebngadal\u00eb po i afrohemi muajit t\u00eb bekuar Ramazan, muajit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":98149,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-98150","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98150"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98150\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98149"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}