Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Xharra: Shpend Ahmeti po synon zvarritjen e ndërtimit të xhamisë së madhe nëpërmjet shoqërisë civile

Prizren Post | 13:16 - 15.07.2017

Sipas Xharres, Vetëvendosje ka marrë votat e komunitetit mysliman për t’ua plotësuar kërkesat e tash po angazhon anëtarët e shoqërisë civile për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë.

“Shpendi po fshihet pas shoqërisë së vet civile për Xhaminë e Madhe! Të gjithë e kemi parë flirtin që Vetëvendosje ka bërë me komunitetin mysliman. Jo pse vetë janë besimtarë, sepse shumica në krye të saj janë ateistë dhe nuk besojnë në asgjë, por vetëm sa për t’ua marrë votat. U kanë premtuar edhe lejimin e shamisë pas moshës 16 vjeçare”, ka shkruar Xharra, në FB.

Veprimet e Ahmetit, Xharra i ka quajtur hipokrizi.

“Një grup jo i vogël i myslimanëve praktikues u kanë dhënë edhe votën, duke i parë si parti të vetme që plotëson kërkesat e tyre. Duke qenë se rritja e votave të Vetëvendosjes ka ardhur pikërisht nga ky komunitet, tash Shpend Ahmeti po e kamuflon zvarritjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Dardani me kundërshtimin e disa emrave të shoqërisë civile, që kanë shërbyer gjithnjë si marioneta të Vetëvendosjes. Paska dalë një kërkesë gjoja nga “banorët e lagjes Dardania”, që të ndryshohet projekti i xhamisë, sepse s’po u përshtatka me arkitekturën urbane. Këta edhe mund të jenë banorë të kësaj lagjeje, por para se gjithash janë një grup aktivistësh dhe mbështetësish të Vetëvendosjes nga shoqëria civile. Ne, secili kemi qëndrimet tona, por dallimi është se dikush ka guxim të flasë hapur e dikush jo. Kjo është hipokrizi e Shpend Ahmetit me votat dhe komunitetin e myslimanëve!”, ka shtuar jo.


Etiketa:
Arivisti Company