E diel, 21 Shkurt 2016
Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Xheb Bush, është tërhequr nga gara.
Ai u tërhoq nga gara pas rezultateve të dobëta në Karolinën e Jugut. “Jam krenar për fushatën që kemi bërë. Por populli i Iowas, New Hempshire, Karolinës së Jugut foli dhe unë e respektoj vendimin e tyre, prandaj sot po i jap fund fushatës sime”, deklaroi ai.
Ish-guvernatori i Floridas tha se çdokush që do të marrë postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të dijë se “duhet të jetë shërbëtor dhe jo pronar”.
“Presidenti i ardhshëm duhet të shërbejë me nder dhe përulje”, tha Bush.
Xheb Bush është djali i ish-presidentit Xhorxh Bush dhe vëllai i ish-presidentit Xhorxh W. Bush
Etiketa: Amerikë, jeb bush, Zgjedhjet