Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Yıldırım: 15 korriku është dita e ruajtjes së demokracisë

Prizren Post | 19:29 - 16.07.2016

Në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar sot krahas të gjitha partive, zyrtarëve më të lartë të vendit merrte pjesë edhe Gjenerali i Forcave të Përgjithshme të Turqisë Hulusi Akar.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një fjalim të mbajtur në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Turqisë ka deklaruar: ”Sot është një ditë e madhe. Është dita kur jemi bërë një trup i vetëm në këtë ditë të vështirë. Sot AK Partia, CHP, MHP, dhe HDP dhe të gjitha partitë politike jashtë Parlamentit i kanë thënë të gjithë një zëri ‘Jo puçit’ dhe dita kur i kanë dalë për zot demokracisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata që janë ngritur për grusht shteti kundër popullit, i kanë bërë vetes së tyre grusht shteti. Tashmë 15 korriku është dita e ruajtjes së demokracisë. Sot është dita e përkujtimit, dita e festës, uroj që të jetë për mirë. Fundi i atyre që zgjasin duart ndaj kësaj godine e cila është ikonë e vullnetit të popullit dhe do të jetë në 50 vite, 100 vite dhe 1000 vite, do të jetë i njëjtë. Askush nga ata të cilët tentojnë të organizojnë apo bëjnë puç ushtarak nuk do të shpëtojnë pa ndëshkim. Inshallah tani e tutje askush nuk do të mund të ngrejë dorë kundër këtij Parlamenti. Por edhe nëse do të ketë nga ata të cilët do të mundohen të ngrenë dorë do të ju vijnë përpara syve ata që bënë këtë veprim natën e mbrëmshme”, u shpreh kryeministri i Turqisë.

Në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar sot krahas të gjitha partive, zyrtarëve më të lartë të vendit merrte pjesë edhe Gjenerali i Forcave të Përgjithshme të Turqisë Hulusi Akar.


Arivisti Company