Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Yıldırım: Deklaratat e kryeministrit të Irakut janë të rrezikshme dhe provokuese

Prizren Post | 12:21 - 08.10.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ankara – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në lidhje me deklaratën e kryeministrit irakian, Hajdar al-Ibadi, se “ushtarët turq mos të kujtojnë se janë në piknik”, tha se “Këto deklarata të Bagdadit dhe të ngjashme me to i konsiderojnë si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe provokuese”, raporton Anadolu Agency.

I pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Irakut, Yıldırım, ka vlerësuar se “Kush e thotë se janë në piknik? Ushtarët kanë një detyrë dhe kryejnë detyrën e tyre. Edhe ushtarët tanë atje janë me detyrë. Po luftojnë me DAESH-in që është problem kryesor në botë. Këtë luftë nuk e kryejmë vetëm ne në Siri, në Irak, por e bëjnë të gjitha vendet. Këtë luftë e kryejnë Kombet e Bashkuara, forcat e koalicionit, Amerika, Rusia, të gjithë janë mbi 60 vende që luftojnë atje. Shumë vende që kanë dhe nuk kanë lidhje fizike apo shpirtërore kanë ushtarë, ekspertë dhe kryejnë këtë luftë në emër të njerëzisë. Për këtë arsye këto deklarata të Bagdadit dhe të ngjashme me to i konsideroj jashtëzakonisht të rrezikshme dhe provokuese.”


Arivisti Company