Yjet e futbollit që agjërojnë Ramazanin


E enjte, 11 Korrik 2013

Edhe pse janë në fazën përgatitore me ekipet e tyre në prag të sezonit të ri futbollistik, sërish ata nuk heqin dorë nga besimi i tyre edhe pse stafet mjekësore shpeshherë ua ndalojnë me pretekstin e humbjes së formes sportive.

Janë futbollistët myslimanë, të cilët i kryejnë ritet e tyre fetare pavarësisht ngarkesës fizike dhe stërvitjeve të stërmundishme.

Edhe pse jemi në kulmin e të nxehtit, emra të njohur të futbolit botëror jane duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Xherdan Shaqiri, Eric Abidal, Yaya Toure, Kolo Toure, Papis Demba Cisse, Arda Turan, Demba Ba, Ilkay Gundogan, Hatem Ben Arfa, Cheick Tiote, Hamit Altintop, Isac Belfodil, Mesut Ozil, Karim Benzema, Sulley Muntari, Edin Dzeko, Ribery, Kanoute, Sissokho, Diaby, Nasri janë disa nga emrat më të famshëm të futbollit që po vijojnë normalisht ritin e agjërimit duke mos hequr dorë nga besimi i tyre.